Debati mes qeverisë e ricikluesve dhe shoqërisë civile për importin e mbetjeve mbetet në teori dhe hamendësime. Përplasja politike i ka sakrifikuar faktet, ndërsa kryeministri është bërë pre e të njëjtës retorikë që përdori për kundërshtarin. Vullnet Haka: Biznesi i riciklimit është në pikë të hallit. Me importim rrisim kapacitetin dhe mund të riciklojmë më shumë mbetje të vendit
Shqipëria do të rifillojë importin e mbetjeve që përdoren në industrinë e riciklimit, tre vjet pasi qeveria Rama e pati bllokuar këtë me vendimin e famshëm të parë që do e mbante Shqipërinë të pastër. Kryeministri e pati referuar në 2011 dhe më vonë ligjin 10463, të cilin me ndryshime e votoi dje në kuvend, si nismën që e kthente Shqipërinë në “koshin e mbetjeve të Europës”. Por shumica ndërroi mendim. Deputeti Eduard Shalësi mori përsipër të risillte në kuvend një rishikim të ligjit që sipas shumicës kufizon numrin e mbetjeve që importohen në vetëm katër grupe bazë: letra, druri, mineralet me ngjyrë dhe plastika. Po ashtu shumica thotë se kapacitetet kontrolluese janë rritur në dogana dhe se ligji i ri sidoqoftë mban të bllokuar importin e mbetjeve për incenerim (djegie) apo groposje. Opozita përveçse përdori të njëjtat terma kundër shumicës së sotme, nuk qe po aq e dhunshme në kundërshtim, me gjasë sepse ligji me pak ndryshime ishte ai që kishte miratuar vetë. Shoqëria civile e mbledhur rreth AKIP që i pati bërë oponencë ligjit në 2011 dhe pati mbledhur firmat për referendumin duke pasur mbështetjen atëherë edhe të opozitës që drejtohej nga Rama, i ka shpallur luftë këtij vendimi. Ajo e quan veten të prerë në besë, duke qenë se referendumi mund të bllokonte për një kohë të pacaktuar apo edhe përfundimisht importin dhe se anulimi i tij u bë vetëm për shkak të anulimit të ligjit. Duke etiketuar si plehra gjithë deputetët që votuan ligjin, protestuesit dje u kujdesën të shkruanin emrat e tyre në kazanët e mbeturinave në kryeqytet.
Në cepin e tyre ricikluesit nuk janë po aq të zëshëm. Të kapur mes politikës që herë i mbron dhe herë i përplas me përçmim, ata ankohen se po falimentojnë dhe se janë në ditët e tyre më të zeza. Vullnet Haka, pronar i një kompania riciklimi në kryeqytet dhe pjesëtarë i shoqatës së ricikluesve, thotë se ata po punojnë me 26.7 për qind të kapacitetit dhe se janë të ndëshkuar prej procesit të përdorur politikisht. “Nuk ka asnjë vend të botës që e ndalon importin”, i tha Haka Mapos, ndërsa një menaxhere prodhimi në kompaninë e tij na vuri në dukje makineritë e fikura që ilustronin sipas saj mungesën e lëndës së parë.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve sidoqoftë janë të acaruar me ligjin dhe rikthimin e tij. Ai është paraqitur në publik më herët, por edhe së fundmi si ndotje mbi ndotjen që ka pushtuar vendin. “Kancer’, “plehra”, “kosh plehrash” e togfjalësha të ngjashëm po përdoren për të ilustruar situatën. Por e gjithë kakofonia pro dhe kundër nuk duket se mbështet në ndonjë studim serioz përpos atyre të biznesit, i cili llogarit kostot dhe shpreson që duke importuar material të riciklueshëm prej jashtë të mund të bëhet më konkurrues në tregun vendës dhe atë të eksportit.
Kemi plehrat tona
Një prej kundërshtimeve më të ashpra kundër importit të mbetjeve është ai i prezencës së tyre thuajse në çdo cep të vendit. Ambientalistët e kanë vënë këtë në dukje prej vitesh, ndërsa deri vonë (e me gjasë edhe tani) landfille të improvizuara në gryka përrenjsh digjnin në natyrë mbetjet e qyteteve, një pjesë e të cilave përfundonin në shtrate lumenjsh e deri në det. Kështu pyetja që shumë i shtrojmë vetes është pse nuk mbledhim dhe nuk riciklojmë mbetjet tona?! Por riciklimi nuk është punë aq e thjeshtë. Ricikluesit, si Haka, vënë në dukje se shumica e mbetjeve të mbledhura në vend janë të pista. Riciklimi i plastikës për shembull është një proces delikat dhe ndotje ushqimore edhe të vogla mund ta shkatërrojnë procesin dhe dobësojnë produktin. Fakti që vendi i hedh në të njëjtin kosh mbeturinat i bën ato të vështira për t’u futur në këtë proces dhe me një cilësi më të dobët. Haka thotë se sot kompania e tij është e detyruar të punojë me kapacitet të ulët dhe të blejë më shtrenjtë material të ricikluar (lëndë e parë) me të cilin pasuron plastikën vendëse të mbledhur me dorë në mënyrë që ta fusë edhe këtë në përdorim. Riciklimi i këtyre mbetjeve do duhej të fillonte që në shtëpi dhe më pas në koshat bashkiakë e kështu me radhë. Kjo duket vite dritë larg. Shqipëria sapo ka filluar të ndërtojë landfille që është një hap i madh prej hedhjes kuturu të mbetjeve urbane që ka funksionuar deri tani. Kështu plehrat tona është vështirë të riciklohen dhe me gjasë të tilla do mbeten edhe në vijim. Ricikluesit siç thotë Haka kanë nevojë për “mbetje të pastra” që vijnë kryesisht prej industrisë ku plastika (një prej llojeve) të cilën ai e përdor për të prodhuar qese në një zinxhir të mbyllur përpunimi në Mëzes të kryeqytetit. Por ai thotë se vetëm nëse lejohet që industria të mëkëmbet dhe investojë ajo mund të jetë më pas në gjendje të riciklojë edhe më shumë prej mbetjeve që ndodhen në vend.
Të rrezikshme?!
Ambientalistët nga ana e tyre nuk gjejnë arsye për të besuar këtë version të industrisë. Importi i mbetjeve për ta është një shtesë mbetjesh mbi ato që ne kemi dhe që nuk jemi në gjendje t’i menaxhojmë dhe jo më t’i riciklojmë. Fakt për ta është se sido që të rrotullohet procesi i riciklimit krijon mbetje. “Deri në 2 për qind”, tha dje Shalësi në një emision televiziv edhe pse e quajti këtë të papërfillshme. Ky 2 për qindësh, mbetje e mbetjeve, është shqetësimi bazë për ambientalistët edhe pse më fanatikët ndër ta rendisin në ndotje edhe transportin e këtyre mbetjeve nga një vend në tjetrin, gazrat që lëshohen në atmosferë dhe ndotjen e ujit që përdoret në larjen e këtyre mbetjeve që më herët mund të kenë shërbyer si ambalazhim i materialeve me kimikate.
Haka nuk e mohon që ashtu siç çdo industri riciklimi krijon ndotje, por ai thotë se ato janë minimale dhe jo të ndryshme nga industritë e tjera. Ndërkohë prej pozicionit të tij pretendimet se do të futen lëndë të rrezikshme e të ngjashme janë të pabaza. Ai shpjegon se rruga që mbetjet për riciklim të vijnë deri në Shqipëri është e gjatë dhe u nënshtrohet një sërë procedurash e kalimesh në dogana që sipas tij e pamundësojnë apo e bëjnë të kapshëm abuzimin nëse të tillë do ketë. Por Haka ka edhe një mbrojtje tjetër. Ai thotë se si biznesmen, pa përfshirë nëse është i përgjegjshëm apo jo, ai nuk do të importonte mbetje të rrezikshme të cilat nuk mund t’i riciklojë. “Ne i blejmë me para mbetjet”, thotë ai duke vënë në dukje se sa i pakuptimtë tingëllon për të blerja e mbetjeve që nuk mund të përdoren. Në kompaninë e tij ta ilustrojnë këtë me dengje materialesh të riciklueshme të lëna mënjanë. Një pjesë e tyre na thonë janë mbetje që nuk mund të riciklohen aty ( pjesë metali, kartonë apo plastikë e një lloji tjetër), të cilat kompania i shet te ricikluesit përkatës. Menaxherja e kompanisë na thotë se ata përpiqen të riciklojnë çdo gjë, pasi çdo material që futet aty është i blerë me para dhe i kushton kompanisë.
Biznes si gjithë të tjerët
Për publikun sidoqoftë mbetet dilemë se si vende të Europës nëse ky është një proces fitimprurës nuk e kryejnë vetë. Haka thotë se e gjithë kjo është vetëm biznes. “Ka një bursë për mbetjet në Europë dhe aty ricikluesit edhe shqiptarë blejnë materialin që iu duhet”, thotë ai, ndërsa vë në dukje se ky nuk është një proces krejtësisht tregtar. Madje për ricikluesin qëndrimi i Shqipërisë është në të kundërt të atyre marrëveshjeve të tregtisë në të cilat është angazhuar dhe se tashmë një pjesë e materialeve të riciklueshme konsiderohen lëndë e parë dhe vende si Turqia nuk lejojnë eksportin. Për ambjentalistët biznesi mbetet i dyshimtë. Angazhimi në Itali i mafies në proces dhe afërsia e saj me Shqipërinë nuk kapërcehet lehtë. Lavdosh Ferruni madje vuri në dukje në Vizion Plus se mafia mund ta përdorte këtë heqje bllokade për të mbytur anije me mbetje të rrezikshme në Adriatik. E gjithë kjo ama mbetet në fusha të hamendësimit, mbi të cilat ricikluesit thonë se ne nuk duhej të importonim as ushqime apo produkte të tjera që konsumohen në vend. Pak njerëz mund të thonë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Mbetjet sigurisht nuk kanë as nam të mirë dhe as imazh të bukur. Politika nga ana e saj është zhytur thellë në proces herë duke akuzuar dhe herë duke mbrojtur sipas interesit të ditës, një luhatje e cila e ka deligjitimuar edhe pretendimin e biznesit të ricikluesve.

No comments:
Post a Comment