2017-02-23

Kumtesë e Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqiptar

Image result for FBKSH


FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR


ibush hetemi

Ibush R. Hetemi

Në mbledhjen e Kryesisësë FBKSH-së, bërë më 15shkurt 2017, pas një shqyrtimi të hollësishëm të situates aktuale politike në Kosovë dhe në Maqedoni, si pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe debati i nxehtë rreth artikullit shpifës me titull “Pseudopatriotët dhe mbeturinat komuniste, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar", të shkruar nga Florim Zeqa, të publikuar në gazetën “Kosova Sot”, më 6 shkurt 2017, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar miratoi këtë:

DEKLARATË PËRGËNJESHTRUESE

Përmes së cilës FBKSH preraz hedh poshtë të gjitha insinuatat, shpifjet, etiketimet, gënjeshtrat, anatemat dhe diskreditimin e stafeve drejtuese të bashkimit kombëtar, me theks të posaçëm të atyre në diasporë, të sajuara në paçavurën e sipër theksuar të Florim Zeqës.
Image result for florim zeqa
Florim Zeqa

FBKSH-ja konsideron se e gjithë përmbajtja e komentit të F.Zeqës është me përmbajtje armiqësore, që për qëllim të fundit ka futjen e zjarrit dhe të flakes në përçarjen, në konfrontimin, në copëtimin dhe në polarizimin e anëtarësisë së organizatave, t lidhjeve, të lëvizjeve, të fronteve, të partive, të shoqatave, të klubeve për bashkimin kombëtar shqiptar.

Prandaj, FBKSH-jae denoncon ashpër këtë “Fletë-rrufe” të Florim Zeqës (argat shumëvjeçar i LDK-së në komunën e Klinës dhe në diasporë), me vërejtjen e fundit, që të mos përzihet dhe të mos shpifë pa fakte dhe pa adresë garniturat e dëshmuara udhëheqëse të subjekteve politike të bashkimit kombëtar shqiptar qoftë në territoret e Shqipërisë etnike, qoftë në diasporë.

Image result for skenderbeu

Duke qenë se FBKSH-ja është e përcaktuar dhe e përqëndruar në çuarjen përpara të idesë së shenjtë të bashkimit kombëtar sipas amanetit të Skënderbeut, të Sami, Abdyl dhe Naim Frashërit, të Vaso Pashë Shkodranit, të Pjetro Nini-Luarasit, të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës…etj. e ka për drejtë dhe për detyrë që të luftojë çdo tendencë dhe përpjekje armiqësore, që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat e bashkimit kombëtarshqiptar dhe të Shqipërisë etnike, sëkëndejmi edhe të Florim Zeqës, që ka për qëllim mohimin, shpartallimin, ofendimin dhe çorientimin e veprimtarisë së bashkimit kombëtar shqiptar qoftë brenda, qoftë jashtë Shqipërisë etnike.

Ismail Qemali Ismail Qemali WikipediaHasan Prishtina - WikipediaAbdyl Frasheri lindi ne vitin 1839 ne Frasher (Permet) ne familjen e ...Sami Frasheri Prmeti kujton Sami Frashrin Lajme Top ChannelPicture of Naim FrasheriPetro Nini Luarasi - Wikipedia, the free encyclopedia

Prandaj, FBKSH-ja e hedh poshtë këtë pohim idiotik dhe injorant të Florim Zeqës, se gjoja “Ideologët" e bashkimit kombëtar në tubimet e vogla me bashkatdhetar promovojnë idhujt e tyre, duke injoruar njeriun më të madh të epokës sonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitektin e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.”

(http://www.kosova-sot.info/opinione/170037/pseudopatriotet-dhe-mbeturinat-komuniste-te-maskuar-nen-petkun-e-quot-bashkimit-kombetar-quot/ ).

Ibrahim Rugova President 43587 | NANOZINE

-FBKSH-ja nuk e di, as që i intereson ta dijë, se kush qëndron prapa “Fletërufesë” armiqësore të Florim Zeqës, por ai, duhet ketë të qartë se ka hapur një konflikt jo vetëm me FBKSH-në, por me të gjitha forcat liridashëse të bashkimit kombëtar; me lidhjet, me partitë dhe me lëvizjet, si dhe me drejtuesit e tyre, që i ka shpifur, akuzuar dhe kualifikuar si “pseudopatriotë, titistë, eneveristë, marksistë-leninistë, mbeturina komuniste, me maska nën petkun e bashkimit kombëtar”.

Ahmet Dursun
Këtë formë spiunazhi të propagandës sllave dhe kuislinge fashiste të Florim Zeqës për pëçarjen e shqiptarëve dhe për denigrimin e kredibilitetit të drejtuesve të subjekteve politike për bashkimin kombëtar shqiptar, po e ilustrojmë me këtë konstatim vlerësues të bashkatdhetarit tanë me prejardhje shqiptare Ahmet Dursun, i cili me t’ukthyer në Tiranë, më 1990, kishte hapur një restorant, por ndërkohë ia kishin demoluar, vjedhur dhe plaçkitur bandat kriminele shqiptare. Ai me plot arsye i zhgënjyer, i demoralizuar dhe i indinjuar, në shenjë revolte shkroi komentin me titull “Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufijtë”.


Fundja, është punë e Florim Zeqës, se me çfarë biznesi ai merret, por FBKSH-ja e sugjeron dhe e këshillon, që tëmos vazhdojë me faqe të zeza të tilla, duke notuar në llumin antikombëtar përçarës dhe sektarist për të konfrontuar, copëtuar , zhbërë dhe nxirë strukturat udhëheqëse të bashkimit kombëtar shqiptar brenda dhe jashtë trojeve etnike shqiptare.

Ndryshe, FBKSH-ja është e gatshme dhe më e vendosur se kurrë, që të marrë masa për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të interesave jetike të saj kundër çdo ndërhyrjeje armiqësore, duke mos lejuar që Florim Zeqa dhe tapkaroshat e tjerë si ai, ta helmojnë, ta çorientojnë, ta frikësojnë dhe ta përçajnë popullin sipas flamujve huliganë, kullakë-çifligarë, korrupcionistë, nepotistë, ideologjikë partiakë e nahijorë të ngjizur me armiqtë e bashkimit kombëtar shqiptar.

 Këtë luftëtë ndyrë antipopullore dhe anti bashkim për pushtet të patricëve dhe të plebejëve të djeshëm dhe të sotshëm, FBKSH-ja nuk do ta pranojë kurrë, me asnjë çmim, por do ta luftojë pa asnjë devijim me të gjitha forcat e saj kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

Prandaj, u themi padronëve dhe hyzmeqarëve e spiunëve të tyre kuislingë fashistë, larg duart nga njollosja dhe shantazhi i drejtuesve dhe i veprimtarëve të bashkimit kombëtar, se do të digjeninë zjarrin, që ju vet e keni ndezur për të përflakur idealin dhe veprën e shenjtë të bashkimit kombëtar shqiptar!


Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH

Ibush R. Hetemi

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...