Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një takimi me studentë në çadrën e protestës, se “vota e lirë do hapë rrugën për një qeverisje që ndihmon studentët”.
Lindita Nikolla
Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965.
Nikolla, në Korrik 2010, ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 - 2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në Qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje.
Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta.
“Qindra-mijëra studentë janë goditur sot për shkak të tarifave të larta të studimit, janë goditur sot për shkak të mbylljes së filialeve. Unë dua t’u them se filialet e universiteteve publike që janë goditur nga kjo qeveri anti-arsim, nga kjo qeveri anti-kulturë, nga kjo qeveri anti-studentore do të rihapen dhe do të financohen plotësisht me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Këto fonde nuk do të përfundojnë më në xhepat e klientëve të qeverisë, por do të financojnë arsimimin e fëmijëve shqiptarë në universitetet publike me tarifa të ulura, me tarifa të përballueshme dhe me filiale sa më pranë tyre”, tha Basha.
Sipas tij, tregues i kësaj është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila dikur jetonte në një apartament, tani ka vilë disamilionëshe.
Planin e ndihmës ndaj rinisë studentore, kreu i selisë blu Basha e çon përtej sistemit të arsimit të lartë.
“Stazhet janë një koncept europian. Unë i kam përjetuar gjatë kohës që studioja në Europën Perëndimore, kam parë se si i ndihmojnë studentët si një urë nga shkolla drejt tregut të punës. 70% e studentëve shqiptarë që kanë pasur mundësi të sigurojnë një stazh pune kanë siguruar një vend pune. Ndaj nuk është shpikje, nuk është propagandë, nuk është ofertë partiake. Eshtë oferta për të gjithë studentët shqiptarë dhe nesër do të jetë realitet. 10 mijë studentë shqiptarë në bazë të meritës së tyre do të kenë nga shteti shqiptar mbështetje financiare për një vit”.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, i cili tha se është bërë me ‘vilë shumëmilionëshe’.
“Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje”, nis reagimin në Facebook ministrja Nikolla.
Ajo thotë se zgjidhja për të gjitha këto akuza është një dhe fton kreun e opozitës që t’i bashkohet kësaj zgjidhjeje.
“Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, sesa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijëlekëshe është pasuria jote!”.
“Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde! Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë”.
Variçet do të zhduken për 2 javë! Në mbrëmje, thjesht fërko…
Variçet do të zhduken për 2 javë! Në mbrëmje, thjesht fërko…
Heqja e bunionave në këmbë nga shtëpia është reale! KLIKO dhe mëso se si
Heqja e bunionave në këmbë nga shtëpia është reale! KLIKO dhe mëso se si
Keni gungë kockore tek këmbët? Gunga kockore do të zhduket brenda pak javësh!
Keni gungë kockore tek këmbët? Gunga kockore do të zhduket brenda pak javësh!
No comments:
Post a Comment