Kështu thuhet në një dokumentar të përgatitur nga Fondaconi për të Drejtën Humanitare që drejtohet nga Natasha Kandiq. Mediat e mëdha në Serbi kanë refuzuar ta publikojnë këtë film.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare.
“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”
Daniel Serwer:: Serbia ta marrë përgjegjësinë nëse ka dëshmi se gjenerali Ljubisa Dikoviq ka kryer krime lufte në Kosovë
Daniel Serwer nga Institutit Amerikan i Paqes ka reaguar pas publikimit të filmit të Fondacionit për Drejtësi Humanitare, në të cilin dokumentohet se shefi aktual i ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për vrasjen e 1,400 civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës.
Serwer ka thënë se shtetet e rajonit duhet të marrin përgjegjësinë për krimet e kryera, nëse ka dëshmi, edhe kur janë në pyetje zyrtarët më të lartë të tyre.
Sipas tij, filmi duhet ta ketë vëmendjen e të gjithëve në Ballkan.
Ai ka thënë se Gjykata e Hagës e ngarkuar për të dënuar krimet e luftërave të ish –Jugosllavisë ka kapacitete të kufizuara dhe tani nuk pranon raste të reja.
“Qeveritë e rajonit ia kanë borxh njëra-tjetrës dhe vetes së tyre që t’ia adresojnë përgjegjësinë edhe zyrtarëve më të lartë aty ku ka dëshmi”, ka shkruar Serwer.
*****
Ministria serbe e mbrojtjes dhe Ljubisa Dikoviqi, i cili tani është shefi i shtabit i Ushtrisë Serbe i kanë mohuar akuzat.
Disa nga eshtrat e një sërë viktimave u zbuluan më vonë në varre masive në Serbi.
HLC tha se ajo e postoi dokumentarin në YouTube të martën pasi disa kanale televizive në Serbi, përfshirë edhe radiotelevizionin publik Radio Televizioni Serbia dhe Radio Televizioni Vojvodina “refuzuan ose nuk i janë përgjigjur kërkesës për ta transmetuar atë dokumentar”.
Gjenerali Salvatore Farina u takua me Gjeneralin Lubisha Dikoviq
Komandanti i KFOR-it (KOMKFOR), Gjeneralmajori Salvatore FARINA, mori pjesë në takimin njëditor të nivelit të lartë që u mbajt në Bazën e Forcave Ajrore në Nish, në Serbinë jugore, ku takoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të Forcave të Armatosura (FA) të Serbisë, Gjeneralin Lubisha Dikoviq, i cili ishte nikoqir i takimit, njofton KFOR.
Ata kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit reciprok, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit.
****
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Gjenerali Ljubisa Dikovic ka pritur në takimin e rregullt Komandantin e KFOR-it Giovanni Fungo. Takimi ndërmjet dy krerëve të ushtrisë është mbajtur në Nish.
Dikovic ka kërkuar nga KFOR’i që të marrë masa për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët në Kosovë dhe Metohi.
Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e rrezikshme, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për Trepçën, njofton Ministria serbe e Mbrojtjes.
Dikovic gjatë takimit me Komandantin e KFOR’it Gjeneral –majorin Giovanni Fungo. ka thënë se vendimi i njëanshëm i institucioneve në Prishtinë në lidhje me Trepçën përbën cenim të sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.(17 Tetor 2016)
Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar sonte se në bazë të hetimit të konfirmohet e vërteta e pohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare për dokumentet që flasin për përgjegjësinë e gjeneralit Lubisha Dikoviq për krimet e luftës në Kosovës.
“Nuk kishte dyshime. Dyshimet me vonë pasuan me të emëruar gjenerali Dikoviq për shef të Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Tadiq për N1.
“Shpresoj se do ketë hetim lidhur me të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare. Do të konfirmohet e vërteta, e më pas të gjithë se bashku mund të vijmë deri të përfundimi nëse kemi rënë në lajthitje, respektivisht ministri i Mbrojtjes i cili aso kohe e ka propozuar gjeneralin Dikoviq për shef të ushtrisë, propozim të cilin unë e kam pranuar”, ka thënë Tadiq.
FDH-ja sot gjatë ditës ka thënë se disponon me dokumente që vërtetojnë se gjeneral serb është përgjegjës për krime luftë në Kosovë.
http://floripress.blogspot.com/2017/01/nga-flori-bruqi-kriminelet-dhe-krimet.html
No comments:
Post a Comment