2017-02-20

129 luftëtarët nga Shqipëria në UÇK


Mes shumë ushtarëve nga Kosova në ushtrinë e UÇK-së kanë qenë edhe vullnetarë nga Shqipëria.
Në përvjetorin e 9-të të Pavarësisë së Kosovës risillen edhe një herë në vemendje përmes mediave, ata që kontribuan më së shumti për liri, luftëtarët!

Mes shumë e shumë ushtarëve nga Kosova  në ushtrinë e UÇK-së kanë qenë edhe vullnetarë nga Shqipëria.

Kjo është lista e vullnetarëve nga Shqipëria në UÇK

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK:

1-Dilaver Rezo Goxhaj (Shpëtim Golemi), zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s.

2-Bardhyl Tahir Tahiri, Tiranë, anëtar i Sshtabit të Përgjithshëm, shef për Xhenjon.

3-Indrit Lulzim Cara, Kavajë, Oficer,komandant i Kompanisë Autonome



Në zonën e II-të Operative ‘Pashtriku’


1-Tahir Malë Sinani, Tropojë, Oficer, Komandant i Zonës. Dëshmor.

2-Dine Alush Koleci, Kishaj-Krumë. Dëshmor.

3-Arian Qamil Brahimi. Shkodër. Dëshmor.


Në zonën e III-të Operative të Dukagjinit (ZO-s)


1-Agron Hasan Hajdari, qyteti i Librazhdit

2-Shaban Tafçiu, Klloboçisht, Peshkopi

3-Artan Sali Mani, Shkodër

4-Ymer Ali Coka, Tiranë (origjina, Kukës)

5-Sami Cen Coka, Tiranë–Bathore(origjina, Kukës)

6-Raimonda B. Maleçka ,Tiranë, (1998). në Junik.

7-Halil Riza Coka, nga Tirana-Bathore(origjina, Kukës). Dëshmor.

8-Fatmir Rexhep Doçi, Tropojë. Dëshmor.

Në zonën e VI-të Operative të Nerodimës

1-Fatos Behxhet Ahmeti, Tiranë (1998). Në Br.138

Në zonën Operative të Llapit (Z O-5)

1-Adem Qerim Shehi, oficer, Farkë-Tiranë. Komandant i Br.153

2-Dashamir Aqif Alliu, Hotolisht, Librazhd

Pjesmarrës në operacionin ‘Shigjeta’

(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)

1-Skerdilajd B. Llagami, Tiranë. Dëshmor

2-Enver Vila. Tiranë. Dëshmor

3-Altin Ramazan Ymeri. Tiranë.

4-Adem Dahri, Çamëri, oficer. Shef operativ, Br.138

5-Ali Spahiu, Tiranë, Rr. ‘Hoxha Tasim’

6-Myftar Q. Sfarca, b4Br.138, Lushnjë.

7-Agim Ismail Sallaku, Tiranë. Oficer, komandant batalioni.

8-Ibrahim A. Rudi, Tiranë, Br.138

9-Fatbardh Liman Krasniqi, Shijak.

10-Refai Hysni Tivari, Durrës.

11-Shkëlqim Mehmet Sejdini, Durrës.

12-Ali Aliaj, Durrës.

13-Dritan Goxhaj, Gjirokastër, oficer, (shoqërues i misionit ushtarak amerikan)

14-Ylli Eqerem Dashaj, Gjirokastër, F.K. ‘Delta’.

15-Alban Murat Selku, Piskupat–Pogradec, Br 138.

16-Dritan S. Durmishi, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

17-Ermir A. Bega, Tepelenë, oficer, komandant batalioni.

18-Bastri Myftari, Deshan-Peshkopi, Br.138

19-Meçan Isa Zorbaj, nga Mallakastra.

20-Genci Behar Sefa, Lushnjë, invalid lufte.

21-Klodian Sotir Gjika, nga Lushnja.

22-Fatmir Isuf Kadrijaj, nga Lushnja.

23-Bledian Agim Zaimi, nga Pluku i Lushnjes.

24-Mejdi A. THaçi, Lushnjë, Br.138, logjistikë.

25-Ervis Karafil MAalasi, nga Berati.

26-Astrit Hekuran Suli, nga Berati. Dëshmor.

27-Rasim Ismet Rexha, nga Kukësi.

28-Agron Feim Axhami, Kukës, oficer,

29-Gani Ibrahim Thaçi, Kukës.

30-Arjan Rexhë Zhubi, Kukës, Pashtrik.

31-Dashnor Rustem Onuzi, Bicaj, Kukës.

32-Adem Xhelal Shehu, Bicaj, Kukës, oficer. Dëshmor.

33-Artan Xhemë Kovaçi, Vllahanë, Krumë. Dëshmor.

34-Ramë Must Gecaj, Ferkaj, Krumë. Dëshmor.

35-Ylli Sokoli, Vllahanë, Krumë.

36-Haki Xhepaxhia, Krumë.

37-Kujtim Pecaku, Krumë.

38-Ali Bajram Çoko, Tropojë. Oficer, Br.138

39-Gëzim Berisha, Tropojë.

40-Ragib Kadri Sadikaj, Bajram Curri.

41-Hysni Dushi, Tropojë.

42-Avdyl Qerim Tërzhnjeva, Tropojë.

43-Xhevahir Bajram Selmani, Tropojë.

44-Feris Tërzhnjeva, Tropojë. Oficer, k.k. Br 138

45-Sadik Bajrami, Padesh, Tropojë.

46-Avdi Haxhiaj, Popaj, Tropojë.

47-Halil Demaj, Padesh, Tropojë.

48-Shpend Demaj, Padesh, Tropojë.

49-Xajë Selim Çela, B.Curri, invalid lufte.

50-Bylbyl Hazir Breçani, Markaj, Tropojë. Dëshmor.

51-Qazim Hazir Dautaj, Tropojë. Dëshmor.

52-Arif Sherif Breçani, Markaj, Tropojë.

53-Hysni Qazim Neziri, nga Kasaj, Tropojë.

54-Avni Memiaj, Myhejan, Tropojë, Br.138, invalid lufte.

55-Sadik Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

56-Mustaf Tahir Aliaj, Sopot, Tropojë.

57-Agim Krasniqi, Tropojë.

58-Tahir Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

59-Ramiz Ramë Memia, Tropojë. Dëshmor.

60-Mehmet Ramë Dezdari, Shkëlzen, Tropojë. Dëshmor.

61-Afrim Jashar Dragoshi, nga Kukësi.

62-Jetmir Elezi, nga Kuksi.

63-Safet Kovaçi, nga Kuksi.

64-Vehxhi Qerim Halili, nga Kuksi.

65-Fatmir Shaban Sallohi, Kamenicë, Tropojë, Br.138

66-Vasel Petër Lulgjuraj, Grudë, Shkodër, b2Br.138

67-Fadil A. Xhafa, Br.138

68-Besim A. Reshani, Br.138

69-Luigj Nikollë Paluca, Br.138

70-Marjan Pren Marku, Br.138

71-Mark Pash Coli, Br.138

72-Muharrem Fadil Mehmeti, Br.138

73-Robert Mikel Gjergji, Br.138

73-Sali Hysen Kukala, Br.138

74-Selver Jahir Shkodra, Br.138

75-Tomë Nikoll Gjergji, Br.138, FK ‘Delta’.

76-Anton Mëhill Lleshi, Br.138

77-Xhavit Rexhep Ibraj, Br.138, F.K ‘Delta’.

78-Xhelal Shaban Mustafa, Br. 138

79-Zaim A. Rama, Br.138

80-Agron Zehir Selimi, Br.138

81-Hasan A. Latifi, Br.138

82-Oltion Hetem Igrishti, Elbasan, Br.138

83-Adem Bajram Selmani, Tropoja e vjetër. Dëshmor

Furnizues dhe shoqërues në luftë

1-Mitat Jonuz Bogdani, nga Prenjasi(Rrajcë).

2-Hazir Abdyl Malaj, nga Tropoja, mjek. Dëshmor.

3-Shkëlzen Mehmet Dallapaj, nga Tropoja

4-Fidaji Ali Dida, nga Popbregu, Kukës.

5-Ajet Ali Kovaçi, Popbreg, Kukës.

6-Sami Lutfi Nerguti, Popbreg, Kukës

7-Bilbil Ahmet Veseli, Morin, Kukës.

8-Agim Ismail Muja, nga Kruma. Dëshmor.

9-Hamdi Muharrem Muja, nga Dobruna-Krumë. Dëshmor.

10-Xhemë Sadri Bardhoshi, nga Letaj, Krumë. Dëshmor.

11-Xheladin Ajet Dautaj, nga Golaj, Krumë. Dëshmor.

12-Mehriman Ukë Dautaj, nga Zahrishta, Krumë. Dëshmor.

13-Adem Ukë Mazreku, nga Vranishti, Krumë. Dëshmor.

14-Xhevat Ajet Lleshi, nga Kishaj, Krumë. Dëshmor.

15-Isa Peshk Malaj, nga Peraj(Letaj), Krumë. Dëshmor.

16-Besnik Azem Brati, nga Kruma, Dëshmor.

17-Naim Hajdar Cema, nga Kruma. Dëshmor.

18-Astrit Selman Prushi, nga Kruma. Dëshmor.

19-Kujtim Ibish Lleshi, nga Kishaj, Krumë.

20-Mentor Xhemal Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

21-Asllan Rasim Muhadri, nga Vllahanë, Krumë.

22-Agron Cahani, nga Kruma

23-Bedri Cahani, nga Kruma.

24-Hamdi Cahani, nga Kruma.

25-Qamil Cahani, nga Kruma.

26-Gëzim Cahani, nga Kruma.

27-Elez Cahani, nga Kruma.

28-Brahim Dauti, nga Kruma.

29-Ismail Halim Dauti nga nga Golaj, Krumë.

30-Xhemal Muhedari nga Vlahën, Krumë.

31-Hajdin Muhedari nga Vlahën, Krumë.

32-Bardhok Kraja, nga Vlahën, Krumë.

33-Vesel Goça, nga Vlahën, Krumë.

34-Xhavit Goça, nga Cahani, Krumë.

35-Gentian Din Buça, Tropojë e Vjetër.

36-Sadri Azem Mala, Tropojë e vjetër.

37-Gramoz Sherif Buça, Tropojë e Vjetër.

38-Hysni Salih Papaj, Tropojë e Vjetër.

39-Rexhep Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër

40-Arbër Skënder Hajdari, fshati Degë, B.Curri,invalid.

41-Agim Sadik Papaj, Tropojë e Vjetër.

42-Qamil Selim Hajdari, Degë. B.Curri.

43-Ali Çeku, oficer, Br.138, nga Tropoja e Vjetër.

44-Alfred Jakup Çela, Koçana, B. Curri (Komuna Markgegaj)

45-Riza Ali Haxhija, Shipshan, Tropojë

46-Nazmi Ademi, nga Kukësi.

Sqarim:

1. Në këtë listë, përfshihen vetëm ata persona, vullnetarë për çlirimin e Kosovës, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë si dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.

Për Kryesinë e Shoqatës:

Dilaver Rezo Goxhaj.dv.(Kryetar)

Adem Qerim Sehi, d.v.(Sekretar)

*****


Ja si luftoi ushtria shqiptare me ushtrinë serbe në Kosovë
Ja si luftoi ushtria shqiptare me ushtrinë serbe në Kosovë

Që në vitet '80, ushtria shqiptare kishte përgatitur një plan që quhej "Shpërthimi" për të bërë të mundur atë që sot është realitet, çlirimin e Kosovës.
Ideja e përgjithshme që ekzistonte edhe në USH ka qenë që "Kosova duhet çliruar me çdo kusht".

Plani “Shpërthimi”, mbi të cilën punuan vetëm katër ushtarakë madhorë të Ministrisë së Mbrojtjes, përcaktonte deri në imtësi mësymjen frontale që do të mundë të merrte me forcë territoret shqiptare të humbura nga Konferenca e Londrës.

Gati 20 vjet më vonë, lufta do të niste vërtet, por këtë herë në kushte të tjera.

Kolonel Sulejman Abazi, si një nga drejtuesit e ushtrisë shqiptare që mori pjesë aktive në mbrojtjen e kufirit shtetëror, gjatë Luftës së Kosovës, rrëfen për ResPublika ditët e vështira në verilindje të vendit përballë trupave të ushtrisë serbe.

Ja intervista e plotë e Sulejman Abazit lidhur me planet e Tiranës zyrtare përpara se të niste lufta e Kosovës

A ka pasur Shqipëria plan konkret për të ndërhyrë në Kosovë?

Abazi: Po, ka një histori të tillë. Në hartën e Drejtorisë së Zbulimit të Shtatmadhorisë Shqiptare, mbi dislokimin e forcave ushtarake në drejtimin Kosovë - Shqipëri, ishin të pasqyruara saktësisht forcat e Z2-3U të Armatës së Jugosllavisë, me qendër Nish e Shkup.

Në arkiv gjendet harta e shkallës 1:200 mijë, me Nr.927, dt. 29/12/1980, e cila përfshinte krahinën e Kosovës, ku parashikoheshin 27 pika dhe rajone të paracaktuara për depërtim e veprime në prapavijë të armikut, të koduara sipas rregullit ushtarak. Kjo hartë u ndje e nevojshme të formulohej në bazë të të dhënave të zbulimit strategjik shqiptar në kohën e ngjarjeve të vitit 1968, e më pas, të vitit 1981 në Kosovë, të cilat kishin karakter të hapur politik me motive etnike.

Operacioni i mundshëm i ushtrisë shqiptare, ishte i vështirë. Ideja e masave, në raport me zhvillimet ndërkombëtare, synonte përgatitjen e lartë për të realizuar në çdo kohë mbështetjen e fuqishme, deri ndërhyrje ushtarake për çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi. Sipas deklaratës së ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1981, Veli Llakaj, kuptojmë: "...kapacitetet e ushtrisë shqiptare u përgatitën, jo vetëm për të pritur shqiptarë që do shpërnguleshin nga Kosova, jo vetëm për të siguruar integritetin territorial të shtetit shqiptar, por dhe për të qenë plotësisht të aftë për të ndërmarrë veprime ushtarake mësymëse të suksesshme, madje të tilla që do të mund të korrigjonin edhe padrejtësitë historike".
Veli Llakaj, si autori i planit parashikues për një situatë të mundshme ushtarake në drejtim të Kosovës, në bashkëpunim me ushtarakun Refik Kucaj, ja paraqitën atë Enver Hoxhës, i cili e cilësoi “të pranueshëm”, me porosinë që “të mbahet në kasafortë si variant rezervë”. Ky skenar veproi në vitet ‘97-‘99.

Po në kohën kur u hartua ky plan, cilat ishin masat e mara në kufiri me ish-Jugosllavinë?

Abazi: Në vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor ishin vendosur 3 Korpuse gjitharmëshe, Brigada Sulmuese, batalione kufiri, tanke e potenciale të fuqishme artilerie. Kundërshtari mbante nën presion shtetin shqiptar dhe paralelisht shtypte në të gjithë format popullsinë shqiptare në Kosovë.

Përballja me shtetin jugosllav mendohej se, “s’do të ishte veprim i lehtë”. Megjithatë, me përparësi u përpunuan çështjet e drejtimet e reagimit ushtarak. Realizimi i stërvitjeve komando-shtabi në nivel operativo-strategjik, si "Kështjella", "Drini", "Shebeniku", "Taraboshi", "A-81" etj., mbanin nën presion shtetin jugosllav. Doktrina ushtarake parashikonte elementët e luftës popullore, të cilat do të realizoheshin me trupat sulmuese dhe të zbulimit për veprime në prapavijë të armikut.

Si çështje të paracaktuara, në kushtet e relievit, koha vërtetoi se ato u zbatuan në kohën e luftës në Kosovë. Në drejtimet kundër shtetit jugosllav, tërhiqte vëmendjen K5K në Pukë. Zona mbulonte drejtimet operativo-strategjike të rëndësishme. Ajo dispononte 7760 QZ (qendra zjarri) për mitraloza, 546 QZ për topat KT, 41 PZ të artilerisë (nivel baterie artilerie me 4-6 gryka zjarri), 135 km transhe e hendeklidhje. Vetëm në drejtimin Morinë-Kukës ishte realizuar funksionimi i 3769 QZ për mitraloza.

Korpusi dispononte 12 Grupe artilerie dhe 3 bateri të lartësive, 19 kompani mortajash, 15 bateri KT me 360 gryka zjarri të AT dhe 104 topa KT. Në gatishmëri të përhershme luftarake ishin 8 grupe të artilerisë, 3 bateri lartësie, 5 bateri të batalioneve mitraljerë, gjithsej 40% e artilerisë së përgjithshme. Planifikimi dhe realizimi pjesërisht i planit, me emrin kodik "A-81", shtroi hapur para udhëheqjes shqiptare idenë:

Të realizohej, në kushte të situatës së veçantë, një organizim i ri luftarak i forcave në drejtimin lindor dhe verilindor, duke pasur si qëllim kryesor idenë e lëvizjes dhe përqendrimit të trupave sipas një plani të ri rigrupimi, të paracaktuara qysh më parë. Të krijohej ideja e një riorganizimi të ri në sistemin e ndërlidhjes e të komandim drejtimit, sipas organizimit të ri të forcave dhe të mjeteve. Të përforcohej ideja e një riorganizimi të ri të forcave dhe mjeteve të ushtrisë në kushte dhe situata të paparashikuara”.

Fillimi i viteve ’80 ishte i tensionuar në Kosovë, po në Shqipëri si u përcoll?

Abazi: Në vitin 1981, shtetit shqiptar ndërhyri në zonën verilindore, për të fuqizuar me forca e mjete njësitë ushtarake në drejtimin e Tropojës dhe Kukësit, me praninë e K5K në brezin e sigurimit. Parashikimet çuan në fortifikimin e territorit kufitar, i veçantë në llojin e vet, që kapte 44 % të sasisë së përgjithshme të fortifikimit në shkallë vendi. Në këtë drejtim funksiononin 78 rajone mbrojtje të këmbësorisë.

Stërvitja komando - shtabi "Drini", me pjesëmarrje deri në 40 mijë trupa ushtarake, shkaktoi reagim nga shteti jugosllav. Në vitin 1981, në drejtimin e Kukësit e Tropojës u realizua rikonicioni i Shtabit të Përgjithshëm. Ideja: “Përsosja e elementëve të rendimit të luftimit, rritjen cilësore të kapaciteteve luftarake dhe manovrës së forcave në interes të veprimeve luftarake kundërmësymëse”. Stërvitjet komando - shtabi dhe ato me trupa të nivelit taktik, kanë qenë të shpeshta.

Në vitin 1994, ish-shefi i zbulimit të Z3U në armatën jugosllave të Maqedonisë, pohonte, "…ne mund të kalonim në regjimin e zakonshëm të gatishmërisë së reparteve tona përballë, vetëm atëherë kur siguroheshin se, me përfundimin e stërvitjeve të reparteve dhe njësive shqiptare, ishin bërë konkluzionet dhe gjërat kishin shkuar në vendet e tyre".

E shtjellova mbi bazën e dokumenteve arkivore këtë periudhë, krahasimisht me potencialet ushtarake e veprimet përgatitore, për të kuptuar se, arritjet e pasojat në disa dekada, nën presionin e një lufte të ftohtë, nuk ishin rastësi. Fakte dokumentare ende të pa ekspozuara, u kundërvihen mendimeve antikombëtare e denigruese për shkaqe ideologjike dhe politike, se gjoja, “shteti shqiptar e kishte shitur Kosovën tek Tito”. Ajo që duhet të vlerësojmë, është mendimi i konsoliduar se, po kaq sa është vepruar në përballjen e drejtpërdrejtë, shumë më tepër është punuar në fushën e shërbimeve inteligjente mbi problemin shqiptar nën ish Jugosllavi.

Kur filloi UÇK të merrte jetë dhe kur do të radikalizonte veprimet?

Abazi: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një mësymje agresive gjithëpërfshirëse e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në zhvillimet e luftës në Kosovë, fillimisht do të veçoja dy momente kryesore. Së pari: Aktin heroik të familjes Jasharaj në Drenicë, ku u flijuan për lirinë e Kosovës 52 pjesëtarë të kësaj familje, duke dhënë mesazhin e plotë, se tashmë lufta kishte filluar dhe me shtetin serb do të flitej vetëm me grykën e pushkës. Së dyti, 15 janari i vitit 1999, kur hordhitë serbe kryen masakrën në Reçak, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke nxjerrë në dritë fytyrën e tyre të vërtetë kriminale.

Është kjo arsyeja për të shpjeguar që në fillim, se akti heroik nuk ishte një rastësi. Ajo lidhet me ecurinë e ngjarjeve që kanë ndodhur me popullin shqiptar nën ish Jugosllavi.

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, që pas Luftës së Dytë Botërore tek shqiptarët nën ish Jugosllavi, përkon me ngjarjet e vitit 1968, të cilat do të vijonin me demonstratat e rinisë shqiptare dhe popullit në Kosovë në vitin 1981, për të kërkuar statusin federative dhe në vitin 1989, kundër shtypjes dhe represionit të lartë ushtarako policor të regjimit të Milosheviçit. Në atë kohë, në Kosovë vepronte organizata politike, Lidhja Popullore e Kosovës, shkurt LPK.

Për hir të së vërtetës, në udhëheqësinë e lartë të LPK-së, në çdo kohë ka pasur një përplasje midis shërbimit sekret jugosllav dhe sigurimit të shtetit shqiptar.

Këto përplasje çuan dhe në zbulimin e udhëheqësisë, që u finalizuan me gjyqin e Pejës, ku u dënuan me shumë vite burg mjaftë nga drejtuesit e LPK-së. Goditja solli ndarjen e LPK-së. Prej saj doli fraksioni radikal, Fronti i Rezistencës, i vendosur të luftonte me armë kundër regjimit serb. Në vitet 1990, me miratimin e Ramiz Alisë, filloi përgatitjen në Shqipëri grupi i parë me 58 anëtarë, që u pasua edhe nga dy grupe të tjerë.

Në atë kohë, në Shqipëri u formua Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) dhe në Kosovë shkoi direktiva për të krijuar simotrën e saj, UNIKOMB, të drejtuar nga profesori Halil Alidemaj dhe filozofi shqiptar Ukshin Hoti. Fatkeqësish, mjaft prej pjesëtarëve të dy grupeve të para u spiunuan dhe goditja prej strukturave serbe vazhdoi për eliminimin e tyre. Adem Jashari është trajnuar në Shqipëri me grupin e tretë. E thënë shkurt, Adem Jashari, ishte një betim…!

Në vitin 1999, kufiri shqiptar kërcënohej nga ushtria serbe. Si u ringrit ajo pas shkatërrimit të vitit 1997?

Abazi: Situata ishte e rënduar, për shkak të goditjes që morën elementët e Sigurisë Kombëtare në ngjarjet tragjike të vitit ‘97. Atëherë ushtria shqiptare kishte në organizim 8 divizione dhe një sasi repartesh e njësish të Komandës së Përgjithshme. Të mos harrojmë, se akoma ishim në sistemin e mobilizimit me trupa rezerviste dhe kishte një kufizim të thellë të trupave aktive.

Mundësitë e drejtpërdrejta në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Veçanërisht Divizioni i Kukësit, në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë serbe në kufi, në një shtrirje frontale 187 km, e kishte të pamundur të rezistonte pa mobilizimin e të gjithë strukturave rezerviste, të cilat ishin ushtria reale që do t’i dilte në mbrojtje vendit.

Në vitin 1998 u ndërmorën masa urgjente për ringritjen e strukturave të ushtrisë, për stabilizimin e armatimeve, pasi ky vit shtrihej në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, të cilat në muajt prill e deri në fund të qershorit, rezultonin me një situatë të ndezur luftarake midis ushtrisë serbe dhe strukturave të UÇK-së.

Në kohën e përgatitjes operacionale për dislokimin e Divizionit të Tiranës në veri, plotësuam mjaft detyra, veç grupeve të rikonicionit në Kukës edhe në zonën e Tiranës. Shtabi i Divizionit ishte shumë aktiv. Rehabilituam sistemin e kushtrimit ajror të kryeqytetit, të dëmtuar pas viteve ‘92. Kontribuuam në bashkëpunim me Prefekturën dhe Bashkinë e Tiranës për të ardhurit nga Kosova.

Bashkëpunuam me Policinë Ushtarake të UÇK-së, pas urdhrit të mobilizimit. Kambana e alarmit kishte rënë kudo në Shqipëri.

Kur ju dha urdhri për t’u dislokuar në kufirin verilindor?

Abazi: Në 15 shtator të vitit 1997 u riktheva në ushtri, fillimisht me detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të Tiranës dhe pas 8 muajsh, i komanduar komandanti i Divizionit. Në këtë kohë kalova një periudhë të vështirë për jetën dhe karrierën time, kur nuk pranova të shkoja me detyrën e Komandantit të Divizionit të Kukësit, në nëntor 1998, atëherë kur më premtuan detyrën, gradën e gjeneralit, e të tjera. Në të njëjtën kohë që kryeja detyrën e komandantit të Divizionit të Tiranës, u ndodha para një vendimmarrje, të cilën e bëra sipas zgjedhjes time, pa u ndikuar nga askush. Atëherë kuptova se, kolegun tim donin ta shkarkonin.

Jam konsultuar vetëm me ish-këshilltarin e Presidentit Mejdani në atë kohë, z. Sabit Brokaj. Tendenca për të më çuar në Kukës m’u përsërit disa herë nga ministri Hajdaraga në atë kohë, me presione, deri në fund të muajit shkurt 1999. Nuk jam penduar që nuk pranova, edhe pse ëndrra e një oficeri të karrierës është të meritojë gradën “gjeneral”, madje dihem i çliruar moralisht dhe shpirtërisht. Divizioni i Tiranës kreu manovrën taktiko-operative dhe i dislokua në grykën e Morinit në kufi, deri në përfundimin e luftës në Kosovë.

Ishte koha kur shikoja karvanet me njerëz të traumatizuar që kalonin kufirin dhe dislokoheshin në Kukës e fshatrat përreth. Kukësi atëherë, si zakonisht me 15 mijë banore, mbante në gjirin e tij mbi 100 mijë njerëz dhe për atë që ka ndodhur dhe përballur, ndoshta sot duhet të ishte “Qyteti me Çmimin Nobel për Paqen”. Nga ajo kohë e vështirë ruaj kujtime shumë të mira, por dhe me syrin kritik për kohën. Shumë ngjarje që ndonjëherë ecnin më shpejtë se sa vetë koha. Kujtoj orët e vështira të datës 22 maj dhe disa ditëve më vonë.

Ndodheshim në pikën e drejtimit operativ (PDO) në fshatin Bardhoc. Ka qenë një ditë shumë e vështirë. Jam ndjerë shumë ngushtë. Bëhet fjalë për zhvillimin e operacionit “Shigjeta – 2”, mësymjen e brigadës me djemtë dhe vajzat e Kosovës, që u përgatit në Burrel dhe në disa pika brenda ZM të Divizionit të Kukësit. Kam lexuar të përsëritur shkrime për këtë veprim luftarak.

Kam pasur rastin të studioj edhe hartat e operacionit. Nga disa kolegë të mi, kjo ngjarje ngrihet në shkallën sipërore. Punë e tyre. Atëherë e shikoja veprimin luftarak brenda parimeve doktrinare të luftës.

Brigada pushtoi malin e Pashtrikut. U ndodh orë të tëra nën goditjen e hapur të artilerisë së obuzave të ushtrisë serbe. Shikonim dhe pyesnim veten: “po ne pse jemi këtu?! Nejse, nuk kam pse të flas më tej për këtë. Analizën doktrinare e kam bërë hapur publikisht në botimin tim të kohës; “Psikologjia e luftës kundër luftës”. Ajo kohë e vështirë ka pasur plotë ngjarje të fiksuara në kujtesë, që lidhen me veprimtarinë ushtarake, me qëndrime politikanësh, me deklarata e kundërdeklarata, deri me ndonjë dezertim apo abuzim, ashtu siç mbart brenda saj vlerat e një vitaliteti mbarëpopullor, përherë një hap para shtetit për t’i dalë zot fatit dhe kohës”.

Po Divizioni i Kukësit në çfarë kushtesh ishte?

Abazi: Divizioni i Kukësit ishte vënë në eficencë të plotë më të gjithë kapacitetin e tij aktiv dhe pjesërisht rezervist. Mos harroni, ishim në vitin 1998 dhe kohët kishin ndryshuar nga më parë, sa i përket anës militare të shtetit shqiptar. Në atë kohë, si dhe sot, ushtria jonë nuk ishte aspak operacionale.

Edhe pse “mbetjet” ishin akoma prezent, elementët mbrojtës ishin me probleme të mëdha, ndërrimi i strukturave kishte lënë hapësirat boshe.

Ajo që vlerësohej atëherë ishte faktori kohë, i cili dha mundësinë për të kryer veprime në interes të mbrojtjes dhe të pranisë së mjeteve të sulmit afër kufirit. Sigurisht, gati një dekadë më vonë në atë kohë, nuk mund të flisnim për modernizim të mëtejshëm, por armatimet tona të vrisnin njësoj si dhe të të tjerëve.

Kompletimi i artilerisë tokësore brenda brezit të mbrojtjes dhe përsosja e elementëve të mbrojtjes kundërtanke në grykat e mundshme të depërtimit të mjeteve të blinduara serbe, të mbështetura në një sistem fortifikimi të mjaftueshëm, e bënte strukturën e ushtrisë tonë, jo vetëm të pranishme në të gjithë hapësirën, por dhe shumë kërcënuese në rast të ndonjë aventure ushtarake të ushtrisë serbe.

Çfarë masash u morën për të përballuar eksodin e dyfishtë, jashtë e brenda kufirit shqiptar?

Abazi: Qeveria shqiptare e kohës vepronte me shumë tkurrje në raport me zhvillimin e situatave të luftës. Ne e kuptonim, se forcat ndërkombëtare e monitoronin saktë situatën dhe gjithçka veprohej brenda koordinimit të strukturave të NATO-s. Është folur shumë për eksodin të përmasave biblike të popullsisë shqiptare në Kosovë, nën presionin e zhvendosjes së dhunshme prej ushtrisë serbe dhe forcave paramilitare të saj, por rrallë herë është përmendur një eksod “i brendshëm”, që ndodhi pa një plan evakuimi, por në mënyrë të vullnetshme të popullsisë shqiptare, në thellësinë 15-20 km këtej kufirit.

Fshatrat shqiptare të buzë kufirit, por dhe në thellësi, i zbrazën nga popullsia civile. Brenda tyre qëndronin vetëm burrat e armatosur, që pa dashje u bënë pjesë e forcave të sigurisë së vendit, së bashku me efektivat e ushtrisë.

Çfarë i mbante ata djem në Kukës, Tropojë, Has në majë të maleve, në gryka e pozicione zjarri, kur e dinin se në çdo çast ishin të kërcënuar dhe mund të goditeshin nga artileria serbe? Ndoshta dikujt fati ja ka sjellë që është sakrifikuar në emër të detyrës, si shumë të tjerë, që sot janë krenarë për atë periudhë të vështirë lufte. Bashkë me ta kemi qenë edhe ne, oficerët, që nuk u ndamë prej tyre në asnjë çast, dhe po të vinte çasti të gjithë mund t’i përballonim pasojat njësoj.

Megjithatë, ata vazhdonin të bindur dhe të kryenin detyrat e tyre. Tashmë jam bindur se, nuk ka ndonjë teori të saktë për të hedhur bazat e moralit dhe në çdo rast, ne t''''i referohemi asaj.

Në kushte të tilla, morali i ka rrënjët tjetërkund, larg moralizimeve të programuara, që në ndonjë rast rëndom përsëriten nga ushtarakët. Ai i ka rrënjët në popull, tek tradita, në familje dhe shumë pak mund të themi se është rezultat i punës edukative.

Sigurisht edhe lufta ka moral. Morali në luftë, krahas tradicionalizmit që ka çdo forcë e armatosur, zë vend e forcohet në kushtet dhe rrethanat e ambientimit që të krijohet, të veprimit në masë që të imponohet, për të pranuar e përballuar qoftë dhe në mënyrë “vullnetare” të gjitha pasojat e saj. Çastet e para janë tronditëse për shumë arsye, por përshtatja me kushtet dhe rrethanat që të imponohen në luftë, janë të pashmangshme. Kam parasysh këtu edhe marrjen nën kontroll të korridorit të komunikimit në Tropojë - qafa e Morinës nga djemtë e Tropojës, me në krye Haklajt. Ata për mua kanë qenë pjesë e pashkëputur e UÇK-së. Nëse nuk do ta merrnin ata nën kontroll, atëherë këtë korridor do ta dominonte UDB-ja me njerëzit e saj”.

Çfarë përforcimesh të tjera u dërguan në kufirin verior?

Abazi: Në vitin 1998 në institucionet e shtetit shqiptar ra kambana e alarmit. Është koha e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, pra, në një farë mënyrë, midis dy vendeve ishte situatë lufte. Në kufirin verior u morën masa përforcuese. U thirrën pjesërisht strukturat rezerviste vendore.

U planifikua dhe filloi lëvizja graduale e njësive të tjera të ushtrisë.

Në kushte, në kohë dhe hapësirë, u urdhëruan njësitë e repartet e vartësisë së drejtpërdrejtë të Komandës së Përgjithshme, respektivisht Divizioni i Tiranës dhe disa njësi të specializuara, Brigada "Komando", BrK së Mekanizuar në Laç, batalione të forcave speciale, Regjimenti i Policisë Ushtarake, reparte të Brigadës Xheniere, Regjimentit të MADM, Brigadës së Ndërlidhjes, Brigadës së Transportit Ushtarak dhe elementë të tjerë logjistik, të cilat u integruan brenda elementëve të rendimit të luftimit të Divizionit të Kukësit, pa folur për një sasi të konsiderueshme të trupave të UÇK-së, të dislokuara në 4 qendra stërvitore brenda zonës së Mbrojtjes së Divizionit, e po kështu në Burrel, në Feken, në Durrës, Mamurras etj.

Përveç trupave do të përforcohej kufiri me mjete të mekanizuara, topa e tanke?

Abazi: Në manovrën taktiko-operative të Divizionit të Tiranës u dislokuan në Kukës reparte të tankeve, të artilerisë së rëndë top obuz 152 mm, të artilerisë reaktive 189 mm, (katjusha), mjete të tjera të mekanizuara, të cilët së bashku me repartet e Kukësit, duke llogaritur kapacitetet e grykave dhe drejtimeve të mësymjes së mundshme të ushtrisë serbe, gjykoj se ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi kundër kufirit shqiptar.

Në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit funksiononin 4 qendra të bazimit dhe përgatitjes së kontingjenteve të UÇK-së. Prej këtej bëheshin manovrat taktike me lëvizje të organizuara me mjete, natën dhe ditën, dhe shfrytëzoheshin korridoret e kalimit në territorin e Kosovës për t’u bërë pjesë aktive e UÇK-së, që luftonte direkt në terren. Së bashku me këto struktura, ushtria shqiptare ndonjëherë nuk kishte dallim.

Cila ishte gjendja morale e trupave përballë një lufte reale tanimë?

Abazi: Ka raste kur vlera e ditëve të tilla nuk maten me sasinë fjalëve që mund të thuhen në një intervistë, por me mbresat që lë në kujtesë dhe memorien historike të ditëve të vështira të Kukësit, ngjarjet më kulmore të cilat vunë në provë të vështirë strukturat e ushtrisë shqiptare në këtë luftë. Kishim marrë përsipër në atë kohë një përgjegjësi dhe këtë e ndjenim të gjithë.

Kështu na ndodhi ditën e manovrës së madhe të zjarrit dhe të trupave që u zhvillua në grykën e Morinit, vetëm dy kilometër pranë kufirit shtetëror.

Në orën 08.00 nga të gjithë komandat u raportua gatishmëria në pozicionet e zjarrit. Matanë kufirit ishte një qetësi e rreme. U takova përzemërsisht me kolonel Arbenin, në atë kohë komandant i Gardës së Republikës. Kishim kohë pa u parë. Atashetë ushtarakë kishin ardhur më parë, gazetarë, fotoreporterë, forcat e Gardës, një gjë e pazakontë në vijën e kufirit. Në një çast, nënkolonel Beshiri, shefi i Qendrës Kulturore të Ushtrisë, më pozicionoi para pikës së drejtimit të shtabit të Divizionit të Tiranës, një qendër zjarri e madhe artilerie dhe pa shumë ceremoni më thotë; "fol".

Operatori Sokoli një djalë me sy bojëqielli, ngriti kamerën duke thënë "gati". Fola i qetë dhe theksova mbi qëllimin e prezencës së strukturave të Divizionit të Tiranës në Kukës, misionin dhe detyrat kryesore, bashkërendimin e veprimeve operacionale me forcat e tjera, duke e lidhur situatën me gjendjen matanë kufirit. Siç mora vesh më vonë, dikush ishte thirrur nga Ministri në zyrë pas dhënies së kronikës në TVSH dhe ishte kërcënuar deri në shkarkim nga detyra. Padyshim hakmarrje politikanësh burokratë dhe mediokër.

Ndërkohë ishte një situatë e tensionuar, kudo dëgjoheshin komandat dhe porosit e fundit. Presidenti i Republikës na takoi të gjithëve dhe në orën 11.00 filloi qitja luftarake. Forcat vepruan në mënyrë të shkëlqyer. Zjarr artilerie i përpiktë, manovër e mrekullueshme e tankeve, vlera dhe nivel profesional. "Katjushat" fishkëllenin, artileria e rëndë gjëmonte, të gjitha llojet e armëve zukatnin me tërsëllëm dhe tërë gryka e Morinit atë paradite Maji gjëmonte.

Oshtima e armëve u dëgjua shumë larg, matanë në Kosovë. Koloneli italian Alessandro, donte të dinte më shumë për forcat e Divizionit të Tiranës. I dhashë informacion. Edhe atasheu kinez, kolonel Huei, me fjalë e superlativa i lavdëroi artiljerët për saktësinë e zjarrit, por kuptova që tjetërkund e kishte qëllimin. Donte që me çdo kusht t’i thosha "po, është e vërtetë, sepse kjo është teknologji kineze". Nuk ja thashë. Kjo qitje luftarake më bindi përfundimisht, se repartet tona në rendim luftimi ishin në gjendje të realizonin detyra delikate me përpikëri dhe efektivitet të plotë.

E dija se nënkolonel Thomai, Budjoni, Tomorri, Kastrioti, Haxhiu, Bilbili, Enveri, dhe shumë të tjerë, oficerë të mrekullueshëm të shtabit dhe komandantë të Brigadave nuk "flinin", ata përherë ishin në punë. Në sistemin e drejtimit të zjarrit të artilerisë sonë kishim shumë të dhëna të siguruara nga zbulimi i Divizionit të Kukësit për "këpushat" që ishin mbjellë matanë kufirit.

Kur do të fillonin sulmet agresive ushtarake nga ana e serbëve?

Abazi: Në datën 16 prill 1999, qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë. Veprimtaritë agresive ushtarake të paramenduara u shoqëruan atëherë me qëndrime ekstreme politiko - diplomatike. Kush mund ta bënte këtë përveç se një shteti agresor? Ka pasur shumë raste të penetrimit të trupave serbe në territorin këtej kufirit shqiptar – shqiptar.

Goditjet e ushtrisë serbe brenda territorit të shtetit shqiptar u realizuan përgjithësisht me forca të pakta, deri në kompani, me trupa speciale, kryesisht komando, në goditjet me snaiper dhe me artileri të kalibrave 82, 120, 160, 155 mm, nga distanca, por dhe me qitje të drejtpërdrejtë. Këto goditje u bënë kryesisht mbi objektet civile dhe rrallë mbi objektet ushtarake.

Në veçanti, në rrezen e këtyre goditjeve synoheshin bazat e UÇK-së, që ishin në zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit. Reagimi nga trupat e ushtrisë shqiptare ishte i reduktuar, por në disa raste, i ashpër dhe mjaft i vendosur me përdorimin e armëve automatike dhe të artilerisë, e në disa raste edhe të tankeve.

Reagimi i ashpër i forcave të Brigadës së Këmbësorisë në Tropojë u imponoi shtabeve serbe idenë se, nuk ishte e lehtë të depërtonin në territorin shqiptar. Kjo situatë në teatrin e veprimeve luftarake shmangu me gjakftohtësi konfrontimin e përgjithshëm. Synimi i ushtrisë serbe në vijën kufitare ishte shkëputja e ushtrisë shqiptare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Objektivi i tyre dështoi, pasi rrugëkalimet e lidhjes në të dy anët e kufirit, asnjëherë nuk u mbyllën.

Po përballja mes dy ushtrive?

Abazi: Ka pasur përplasje midis ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe, po të kemi parasysh betejën e Koshares, ku nuk pati asnjë dallim midis forcave të ushtrisë shqiptare të UÇK-së e të FARK-ut. Të gjithë luftuan si shqiptarë dhe i dhanë një mësim të mirë Brigadës së Reagimit të Shpejtë të ushtrisë serbe, e cila sot e riorganizuar vringëllin armët në Luginën e Preshevës.

Në datën 26/04/99 një grup prej 35-40 ushtarësh serbë hyn në thellësi dhe u vunë zjarrin shtëpive të braktisura të fshatit Stoberdë. Disa orë përpara ata kishin kryer zbulimin me helikopter.

Në të njëjtën kohë, në fshatin Lajthizë filluan të godisnin me mortaja të rënda, të vendosura në malin e Padinës. Në datën 29/04/99, në malin e Pëllumbit u diktua vendosja e mortajave serbe dhe në orën 16.00 serbët hynë në fshatin e boshatisur, Mëhalla e Sipërme. Me veprime të shpejta e të specializuara batalioni special kreu afrimin dhe rrethimin e grupit të ushtarëve serb në fshatin Xhuxh. Ata nuk kishin llogaritur në kohë tërheqjen e tyre. Tashmë të rrethuar ata prisnin se çdo të bëhej me ta.

Ishin të gjitha mundësitë e asgjësimit të tyre, apo dhe zënies rob.

Por një arsye tjetër më e fortë bëri që të veprohej ndryshe. Fshati Xhuxh ishte i paevakuar dhe në çdo çati jetonin 10-15 frymë. Zjarri nga të dy palët do të sillte fatkeqësi të rënda në njerëzit e pafajshëm. Forcat serbe nxorën 6 mortaja 200-300 metra mbi fshatin, në vijën e kufirit. U zbatua një marrëveshje pa fjalë, por me veprime konkrete.

U krye një manovër e shpejtë me tërheqje. Kjo bëri që serbët me shpejtësi e lebeti të dilnin nga kurthi ku kishin rënë dhe të largoheshin matanë kufirit.

Goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe kishin shkatërruar pothuajse godinat e postave kufitare të Zherkës, Zogajt dhe të qafës së Prushit. Forcat e Divizionit të Kukësit të tërhequra më në thellësi, atëherë u përforcuan me bateri të mortajave 82 mm dhe të topave KT 75 mm. Në këto kushte arrihej të plotësohej misioni “i pengimit” të forcave serbe deri në mbërritjen e forcave kryesore të ushtrisë tonë.

Gjatë luftimeve u rrëzua dhe një avion amerikan që ra në dorën e serbëve. Si e kujtoni këtë episod?

Abazi: Në datën 30/05/99, ndodhi një “çudi” për amerikanët, të cilët ishin shumë të interesuar për avionin pa pilot, të rrëzuar në vijën e kufirit, midis forcave tona dhe forcave serbe.

Grupet e zbulimit të batalionit special në orën 15.30 u dorëzuan specialistëve amerikanë shtatë pjesë kryesore të avionit zbulues pa pilot të NATO-s, prodhim i vitit 1996. Se si janë çmontuar ato dhe se si u transportuan deri në bazë nga trupat e batalionit, këtë e dinë më mirë ata djem të zotë që e bënë.

Ky aeroplan ju rrëmbye serbëve pothuajse nga dora, pasi ata e mbulonin me zjarr objektin jo më larg nga 80-100 metra, në pritje të urdhrit për të depërtuar e për ta tërhequr vetë aeroplanin.

Si specialist të njëjtat vlerësime do të bëja dhe për trupat e Brigadës Komando. Kjo njësi u përhap në të gjithë zonën e mbrojtjes së Divizionit të Kukësit, në drejtimet kryesore dhe shpesh herë u bë objekt i goditjes së artilerisë serbe. Qëndrimi e veprimtaria e trupave "komando", maturia, profesionalizmi dhe manovra e tyre në kushte të vështira, ishin për t’u marrë shembull.

Cili ishte roli i FARK-ut në këto luftime?

Abazi: Atëherë në Kukës më bënte përshtypje dislokimi i një batalioni të fuqishëm të FARK-ut në zonën e Kolshit. Një repart i armatosur mirë, i mirëpaguar rrogëtarë, që rrinin tërë ditën të kapardisur nën beretat e kuqe dhe pretendonin se, “akoma nuk kishte ardhur koha për të luftuar në Kosovë”, kur vendi matanë digjej e shkretohej përditë dhe popullsia po spastrohej nga territori i Kosovës. Nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi me këtë repart. Rregullat e luftës na mësonin ndryshe. Ndërhyra fuqishëm në shtabin e Kukësit, në Shtabin e Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u bëmë shkak që ai batalion të dorëzonte armatimin strukturave të UÇK-së në Kukës dhe të largohej nga zona e luftimit.

Shumë prej ushtarëve rrogëtare të “beretave të kuqe” ju bashkuan në atë kohë strukturave të UÇK-së. Në lidhje me këto veprime, sigurisht që kemi parë shumë në një kohë të vështirë dhe kuptonim, se këto reparte politikisht vareshin nga një tjetër komandë dhe kishin të tjera synime”.

Situata në kufirin shqiptar u përcoll jo pak nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare. Si u bë ky organizim?

Abazi: Lufta në Kosovë u bë çështje e të gjithë forcave progresiste demokratike, e opinioni ishte i interesuar për përfundimin e shpejtë të saj. Sensibilizimi ka qenë i drejtpërdrejtë në zonën e luftës.

Kujtoj ditën që zbritëm tanket pranë urës së madhe për t’i kaluar nga vau i lumit, pasi ura nuk mbante më shumë se 24 ton. Një mori gazetarësh dhe reporterësh që transmetonin në linjat satelitore drejtpërdrejtë. Vëzhgoja nga afër veprimet.

Në një çast vërej komandantin e Brigadës së Tankeve, Budjonin që po konfliktohej me gazetarët. E thërras dhe i them: “Budjon, leri të filmojnë dhe të transmetojnë direkt. Bota është e interesuar dhe duhet ta dijë, që ushtria shqiptare po dislokon në vijën e kufirit mjetet e sulmit. Kjo do të thotë shumë”. Por kemi pasur dhe raste të vështirësive, të cilat ndoshta ishin pjesë e skenarëve të paracaktuar”.

Në çfarë fushash bashkëpunuat me ushtarakët amerikanë?

Abazi: Në ditët e kalimit të Brigadës së UÇK-së, që u përgatit në Burrel, duke pushtuar malin e Pashtrikut, pasi ushtria serbe kishte kaluar në kundërveprim përgjatë dy anëve të vijës së kufirit drejt majës së malit, pas një telefonate informative, në zyrën e Selimit erdhën grupi i oficerëve amerikanë të Forcave Ajrore. U përshëndetëm shqip. Ishin të sjellshëm.

Kishin filluar të mësonin disa fjalë nga gjuha jonë. U hapën hartat mbi tavolinë dhe filloi shkëmbimi i informacionit. Kërkuan të dinin me koordinata të sakta, nga major Shyqyriu, shefi i zbulimit të Divizionit të Kukësit, se ku mund të ndodheshin bateritë e artilerisë serbe dhe ishin të interesuar se a kishte popullsi civile në këtë zonë të ngushtë. U kufizuan në një sipërfaqe 6-të km2 nga Qafa e Prushit, Krajlicë deri në fshatin Zhur, në thellësi të territorit të Kosovës.

Kërkonin, me sa kuptuam, garanci për prezencën e popullsisë civile në këtë zonë. Punuan me kujdes në hartë dhe mbajtën shënim koordinatat. Vëreja se, hartat e tyre nuk kishin të njëjtën kuadraturë me hartat tona. Për disa nga objektivat, për të cilat kishte të dhëna u përcaktuan koordinatat me saktësi. U larguan pas 30 minutash, duke përshëndetur "allashqiptarçe".

Kur do të ngrinin serbët flamurin e bardhë?

Abazi: Në orën 20.30 avionët e NATO-s realizuan një "spektakël" mbi objektivat ushtarake serbe. Pas dy orësh, në orën 22.30 dëgjojmë në drejtim të Krumës shpërthime të forta artilerie, të cilat përcilleshin deri tek ne me një zhurmë të mbytur. Në krahun e majtë të vendvendosjes sonë shtrihej kurrizi i malit të Tregtanit. Nën këmbët e tij në pjerrësitë perëndimore ndodhej qyteti i Krumës.

Nga raportimet e menjëhershme në radio kuptova se po goditej spitali i qytetit. Pas 7-8 shpërthimeve të para, në të gjithë zonën e Krumës e të Kukësit u ndërpre energjia elektrike. Ndodheshim në një kuotë të favorshme ku na jepet mundësia të vrojtonim një pjesë shumë të madhe të zonës së Kukësit dhe drejtimeve më kryesore drejt kufirit. Nga raportimet e para në radio u konstatua panik dhe mungesë informacioni të saktë për atë që po ndodhte në Krumë. E ndjeva veten ngushtë, por nuk më lejohej të ndërhyja.

Pas disa minutash dëgjova zërin e qetë e të sigurt të kolonel Selimit, shefit të shtabit të Divizionit të Kukësit, i cili u kërkoi të gjithëve të ruanin gjakftohtësinë. Po para disa orësh serbët kishin hedhur disa predha artilerie në fshatin Nikoliq, kishin plagosur disa fëmijë e kishin dëmtuar shtëpi. Në hapësirën mbi zonë pas 10 minutash u dëgjuan zhurmat e avionëve të NATO-s. Goditjet e artilerisë serbe u ndërprenë. Ishte dita kur delegacionet e të dy palëve, përfaqësuesit e NATO-s dhe të ushtrisë serbe, u takuan për herë të parë në kufirin maqedonas, në qytetin e Kumanovës, për firmosjen e marrëveshjes së kapitullimit të Serbisë”.

Territori Shqiptar u bombardua nga artileria serbe, a pati viktima nga kjo luftë?

Abazi: Me bindje të plotë them se, ditari i luftës akuzon rëndë dhe sot politika dhe ushtria serbe duhet t’i kërkojnë falje popullit shqiptar. Po mundohem të jap këtu disa të dhëna të muajit prill 1999, për të kuptuar se sa me intensitet ka vepruar ushtria serbe kundër territorit shqiptar dhe sa e dhunshme, agresive dhe kriminale është paraqitur ajo, duke dhënë natyrën më të shëmtuar të një strukture krimi, gati të dalë jashtë kontrollit në agresivitetin e saj.

Prej datës 10 prill e deri në përfundim të luftës, janë plotë 41 raste të agresionit të drejtpërdrejtë në forma të ndryshme të ushtrisë serbe kundër territorit dhe popullsisë shqiptare, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të pafajshme.

Sipas të dhënave në datën 18/04/1999, armata Jugosllave kishte dislokuar në Kosovë 400 tanke, 300 transportues të blinduar dhe 400 njësi artilerie. Ky diapozitiv i fuqishëm ushtarak meritonte vlerësim dhe vëmendje, sepse aktualisht vepronte mbi bazën e një plani të paracaktuar dhe objektivat e tyre mund të shkonin shumë larg.

Në datën 10/04/1999 regjistrohen incidente në kufirin shtetëror, në vijën Padesh-Kamenic. Lidershipi politiko-ushtarak serb paralajmëronte Shqipërinë, pas këtyre luftimeve në kufi, se mund të bëhej ajo përgjegjëse për një shtrirje të konfliktit dhe për përhapjen e një lufte ballkanike.

Një ditë më vonë u kryhen provokime të rënda në kufi. Prej orës 11.50 e në vazhdim, artileria serbe me mortaja godiste në drejtim të pikave kufitare të Padeshit, Zogajt e Kamenicës si dhe në Tropojën e Vjetër, deri në 15 km në thellësi të kufirit shqiptar. Pas bombardimeve të zonës së Hasit u shkaktuan 4 civilë të vrarë dhe 14 të plagosur.

A pati trupa serbe që kaluan kufirin shqiptar?

Abazi: Në datën 13/04/1999 mbi 100 ushtarë serb të mbështetur nga mjete të blinduara, pushtuan postën kufitare të Kamenicës dhe më pas atë të Padeshit në Tropojë, rreth 2 km në thellësi të territorit shqiptar. Në këtë periudhë mbi 4000 banorë u shpërngulën në thellësi të vendit. Disa ditë më vonë trupat serbe hapën zjarr kundër fshatit Dobrunë dhe për 15 minuta u bë shkëmbim zjarri midis tyre dhe kufitarëve shqiptarë. Për rreth 20 minuta u goditën më artileri fshatrat Kamenicë, Padesh dhe Zherkë në Tropojë.

Po atë ditë, në pikën e kalimit të Morinit një predhë e rëndë mortaje shpërtheu pranë vargut të refugjatëve, duke vrarë një dhe duke plagosur 22 prej tyre.
Aventurizmi ushtarak nuk kishte kufij për shtabet ushtarake serbe. Në datën 21/04/1999, rreth orës 10.30 forca të shumta serbe, të mbështetura me artileri sulmuan territorin shqiptar në Has në një vijë disa kilometërshe. Luftimet midis tyre dhe forcave tona vazhduan për 8 orë dhe më pas serbët u tërhoqën.

Mos vallë e kishin të domosdoshme serbët ballafaqimin ushtarak me forcat tona? Atëherë nuk besoja se duhet të ishte kështu. Tjetërkund synonin shtabet jugosllave, por ata nuk arritën kurrë të shkëpusin lidhjet shpirtërore midis luftëtarëve të lirisë në të dy anët e kufirit shtetëror. Sipas vrojtimeve të kohës, serbët kryen fortifikime në vijën e kufirit dhe realizuan vendosjen masivisht të fushave të minuara, ndërsa goditja me raketa minë – kasetë të prodhimit serb u bë deri në thellësinë 20 km të territorit shqiptar.

Minat e vendosura apo të hedhura nga distanca, ishin mjete të vdekura, të cilat nuk ishin në gjendje të dallonin hapin e një ushtari nga hapi i një fëmije. Në çdo rast, kur mbi to shkelesh, ato lëndonin dhe gjymtonin, merrnin jetë njerëzish.

Komandat serbe vazhdonin të zbatonin urdhrat e eprorëve të tyre, edhe kur pasojat binin mbi gratë, fëmijët, të moshuarit, pra mbi njerëz të pafajshëm. Në datën 26/04/1999 rreth orës 22.00, një grup ushtarësh serb hynë në thellësi të territorit shqiptar, me synimin për të minuar zonën e Qafës së Prushit. Për 6 orë u bë shkëmbim zjarri në një vijë prej 3 km. Forcat serbe përdorën artilerinë dhe mortajat. Goditen me artileri tanket e Brigadës së Krumës, të cilët shkuan në përforcim të forcave në vijën e kufirit shtetëror.

Raste të tilla ishin të shumta në harkun kohor të dy muajve të fundit të luftës. Ka një evidencim shumë të saktë të masakrës së ushtrisë serbe, të agresivitetit të saj, të dëmeve materiale e njerëzore që kanë shkaktuar në territorin shqiptar, duke e çuar në mbi 20 mijë numrin e përgjithshëm të viktimave të luftës në atë periudhë. Por ata nuk mundën kurrë të izolonin UÇK-në dhe as të frikësonin shtetin dhe ushtrinë shqiptare.

Ishte koha kur kundër tyre ishte vënë tëre bota demokratike dhe përfundimi i tyre kapitullues ishte i paracaktuar.

A kishte një bashkëpunim mes ushtrisë shqiptare dhe UÇK-së

Abazi: Personalisht nuk e vlerësoj veten pjesëtar të UÇK-së, por thjeshtë, pjesëtar në këtë luftë. Duke qenë nën uniformën ushtarake të Forcave të Armatosura të shtetit shqiptar, me gradën “kolonel”, të dislokuar në grykën e Morinit në formacion luftarak, kam pasur raste të kontakteve me drejtues të strukturave të UÇK-së, dhe bashkërisht ndiqnim në proces të gjithë lëvizjet e tyre taktike e deri demonstrative, në raport me situatën në kufi, përherë të gatshëm të futeshim në veprim me kapacitetet tona luftarake. Ndërkohë, në Tiranë vazhdonte përgatitja dhe kompletimi gradual i Brigadës së Yzberishtit me forca aktive dhe rezerviste.

Si ishte gjendja morale e popullsisë civile?

Abazi: Në një ditë të zakonshme, me grupin e rikonicionit po përpiqeshim të gjenin vend dislokim për një grup të artilerisë së rëndë. Ngjiteshim monopatit, duke shfrytëzuar një vijë përroi, nga ku mendonim se diku do të kishte një burim uji të pijshëm. Në distance dalluam një shtëpi të vetmuar, në oborrin e së cilës ishin gati 50 fëmije dhe disa gra. Vërenim me shqetësim pse fëmijët u larguan dhe ishin mbledhur rrotull nënave të tyre duke na parë me frikë. E zonja e shtëpisë, një malësore kuksiane, u afrua dhe na uroi mirëseardhjen. Takimi me të me përzemërsi reflektoi menjëherë tek fëmijët, të cilët kuptuam se ne "ishim njerëz të mirë".

Ajo na shpjegoi se, në kohën që ne ishim duke u ngjitur, fëmijët na pikasën si grup njerëzish me uniforma ushtarake dhe të tmerruar dhanë alarmin, duke bërtitur, "shkijet, erdhën shkijet"! Të traumatizuar nga ç’u kishin parë sytë gjatë përzënies që u kishte bërë ushtria serbe nga shtëpitë e tyre, ata përjetonin në çdo rast tmerrin e një persekutimi të skajshëm psikologjik. Kuksiania fisnike u kthye drejt tyre dhe i ftoi të afroheshin.

Me droje erdhën pak e nga pak, të nxitur edhe nga nënat e tyre. U ula në gjunjë, i hodha dorën ne qafë një djaloshi fëmijë dhe diçka i thashë ëmbël ne vesh. Më pas më përqafoi.

Shpendi, shefi i Propagandës shkrepi aparatin. Një kujtim që më ka mbetur gjatë në vetëdije, duke u lutur që një ditë të mund ta takoj këtë fëmijë, që sot mund te jete 20 apo 21 vjeçar.”.

Cili është reflektimi juaj 15 pas përfundimit të luftës?

Abazi: Është kjo një kohë e mjaftueshme për reflektim, për gjithçka që u bë mirë dhe që u bë keq në atë periudhë të vështirë. Përfundimi me sukses i misionit të UCK-së dhe të ushtrisë shqiptare, me mbështetjen e fuqive më të mëdha politiko - ushtarake të kohës, veçanërisht të SHBA-ve, mbart në vetvete në këto kohë e në vazhdim, praninë e qëndrimeve subjektive, për të shfrytëzuar vlerësimet kolektive të veprimtarisë luftarake me karakter çlirimtar.
Koha e vlerësimeve kolektive ka marrë fund.

Këtë e kanë bërë oficerë dhe ish luftëtarë në mënyrën e tyre. Në raportet masë - individ, pjesëmarrje, kontribut, efektivitet operacional, raport forcash, mbështetje reciproke, fuqi zjarri, hapësirë veprimi, kryerje manovre, pra, në të gjithë spektrin e këtyre veprimeve operacionale në terren, nuk mund të pranohen dëshira individësh apo deformime, që tentohen t’i bëhen atij realitetit në kohën e sotme. Kulmi i subjektivizmi, është shtrirë në disa raste, në fetishizimin e rolit të individit.

Në kohët moderne, nuk mund të pranohet dhe të realizohet etiketimi i gjeneralëve pa gjeneralizëm, nuk mund të realizohet prodhimi ose fabrikimi i tipit të heroit në kurriz të heroizmit masiv të strukturave të luftëtarëve, të përfshirë në luftë me okupatorin në vijën e parë të zjarrit. Vlerësimi dhe respektimi i atributeve, përparësive, sakrificave të strukturave të UÇK-së, pa minimizuar vlerat e të gjithë strukturave të tjera që pretenduan për pjesëmarrjen në këtë luftë, janë një detyrim moral, profesional dhe historik, për saktësinë në disketën e memories historike të popullit shqiptar. Çdo vlerësim tjetër bie ndesh me atë çfarë ndodhi, me moralin dhe vlerat shumëdimensionale të ushtrisë më te re të kohës.
Ajo përfaqësoi shpirtin liridashës, të vendosur dhe fisnik të popullit shqiptar.

Analiza dhe historiografia ushtarake shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, sot i është "borxh" veprimtarisë dhe aktivitetit luftarak të Brigadave në luftë, komandantëve, luftëtarëve dhe të gjithë atyre që luftuan dhe derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. Në evidencimin e vlerave reale të kësaj periudhe të vështirë provë për kombin shqiptar, duhet të ekzistojë platforma e studimit ushtarako - shkencor për periudhën e luftës së popullit shqiptar në vitet 1997 – 2001.

Marrëzitë politike të segmenteve dhe individëve të papërgjegjshëm, të nxitur nga qarqe antishqiptare, sot tentojnë të ftohin dhe godasin marrëdhëniet brenda gjenezës tonë, të luftojnë dëshirën për ribashkim Kombëtar, duke tentuar të ndajnë popullsinë “në shqiptarë dhe kosovarë”, duke servirur “kombin kosovar”, duke dashur të ngrenë mure të rinj ndarës, të cilët janë produkt i frymës antishqiptare një shekullore. Pas kaq kohësh e në vazhdim, kombi shqiptar do t’i përcjell me nderim dhe respekt veprën madhore të atyre që dhanë jetën në altarin e lirisë”.




Kolonel Goxhaj: Nga Shqipëria në Kosovë, Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së

Kolonel Goxhaj: Nga Shqipëria në Kosovë, Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së

Kolonel Dilaver Goxhaj, një nga ushtarakët e parë vullnetarë nga Shqipëria në UÇK, ruan si një nga gjërat më të çmuara të jetës së tij ‘Ditarin Luftarak’ të luftimeve të shumta, që ai në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (njëkohësisht dhe të koordinatorit të UÇK-së me NATO-n) e kolegët e tij, shumica drejtues të sotshëm të shtetit të Kosovës, realizuan për çlirimin e Kosovës nga ushtria pushtuese serbe… Një rol të rëndësishëm, në këtë luftë, luajtën edhe vullnetarët nga Shqipëria, për të cilët është shkruar e folur shumë pak… Për gazetën ‘Dita’, krahas një interviste të gjatë, ai afron dhe pjesë të këtij ditari nga fronti i luftës…



Zoti Dilaver! Ju keni qenë një prej drejtuesve kryesorë, në përbërje të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Si arritët të lidheshit me UÇK-në? Cilat ishin kontaktet tuaja të para me njerëzit e saj?

-Emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë e kam dëgjuar për herë të parë përmes valëve televizive të TVSH-së, në fillim të vitit 1994, kur u transmetua komunikata e parë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Përmes asaj komunikate mësova se të gjitha aksionet e armatosura kundër policisë serbe në Kosovë ishin kryer nga UÇK-ja, ku i pari kish qenë aksioni i Gllogovcit (sot Drenas) i kryer nga Komandanti i parë i njësitit të parë luftarak të UÇK-së, Adem Jashari me shokët e tij. Ai lajm për mua nuk ishte befasi…



Përse nuk ishte befasi një lajm i tillë?

-Nuk ishte befasi pasi qysh në muajin Tetor 1991 jam njohur rastësisht me Sekretarin e Përgjithshëm të Frontit Çlirimtar të Kosovës, z. Ismet Kryeziu. Nga ai mësova se shumë shpejt do të fillonte përgatitja në Shqipëri e kuadrove dhe e personave të tjerë nga Kosova për të organizuar dhe shpërthyer luftën e armatosur në Kosovë. Fronti për Çlirimin e Kosovës kish lindur si reagim i politikës ultra paqësore që filloi të ndiqte LDK-ja. Deri në atë kohë dinim se vepronte në ilegalitet një forcë politike e quajtur LPK, por kryesisht jashtë Kosovës. Nëpërmjet shtypit ilegal që botohej në Kosovë,revista “Çlirimi”, numri i parë i të cilës doli në Korrik 1993, mësuam se brenda në Kosovë vepronte edhe një parti tjetër në ilegalitet, LKÇK-ja. Edhe ajo ishte si reagim ndaj politikës, që e priste lirinë e Kosovës nga Perëndia dhe vetëm nga Perëndia. Qysh atëherë mbaja lidhjeme shqiptarë të ndryshëm nga Kosova, ku më vonë pothuajse të gjithë i takova në radhët e UÇK-së.



Pra, takuat më pas në front luftëtarët që ishin përgatitur vite më parë në Shqipëri?

-Ajo që më ka habitur më shumë është kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së takova ish nënkryetarin e Fronti për Çlirimin e Kosovës, juristin 59 vjeçar Sokol Dobrunën, nënkryetar i atij Fronti dhe tashmë kryente detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Juridike të SHP të UÇK-së, për të cilin kisha dëgjuar se ish burgosur e pushkatuar, por jo. Baca Sokol më ka befasuar për shumë gjëra. Ai, si dhe shumë e shumë të tjerë nga radhët e UÇK-së, meritojnë monografi të veçantë.



Të kthehemi pak tek përgatitja e luftëtarëve nga Kosova në Shqipëri deri tek përgatitja e kushteve për luftë në Kosovë?

-Periudha përgatitore në mënyrë të organizuar në Shqipëri e djemve dhe e burrave kosovarë, vazhdoi deri në vitin 1993, kur u arrestuan nga policia jonë Adem Jashari së bashku me Ismet Kryeziun, për gjoja armëmbajtje pa leje. Si rrjedhojë e përgatitjeve intensive në Shqipëri dhe e punës propagandistike në Kosovë e jashtë saj, u krijuan kushtet për krijimin e një organi drejtues të luftës në Kosovë. Ai u krijua në Dhjetor të vitit 1993, me emrin Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ku në krye të tij u emërua Azem Syla. Të gjithë emrat ishin tepër sekret. Unë nuk i kam ditur, por si organe, po. Ngjarjet në Kosovë i kam pas ndjekur me shumë vëmendje, edhe kur u lirova nga ushtria, madje atëherë më shumë, por jo se kisha njohje tjetër. Kosovarët besoj se janë mjeshtërit më të mëdhenj në botë për sa i përket konspiracionit, dhe kjo nga që ata kanë luftuar 55 vjet rresht në ilegalitet. Janë të pa arritshëm në këtë drejtim. Ata nuk lexohen kurrë. Pas rrethimit të tretë të Jasharajve në Prekaz të Skënderajt, 3-5 Mars 1998, vritet komandanti i krijimit të UÇK-së, Adem Jashari, vetë i 56-të. Dhe ndodhi e kundërta e asaj që priste Serbia…



Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarje?

-UÇK-ja shpërtheu dhe u rrit në formën e një bumi. Gjithë atë aktivitet ushtarak filloi ta pasqyronte me një saktësi të çuditshme gazeta “Rilindja”, që botohej atëherë në Tiranë. Flas për aktivitetet dhe luftimet e UÇK-së dhe jo për komentet politike të asaj gazete për UÇK-në, të cilat ishin turp i shqiptarisë. E merrja atë gazetë çdo mbrëmje, në ora 21.00, ku shpërndaheshin 100 kopjet e saj, tek kioskat para hotel Dajtit. Përmes kësaj gazete fillova të krijoj njohuri pak a shumë të plota për UÇK-në dhe fillova të shkruaj në atë gazetë analiza për veprimet ushtarake të UÇK-së, ku në çdo analizë jepja edhe mendimet e mia se si do të ishte më mirë të vijohej më tej. Ndoshta si rrjedhojë e profesionit, si ish pedagog në Akademinë ushtarake. Është interesante se shkrimet që m’i botonte gazeta “Rilindija”, nuk u bënte as më të voglën ndërthurje, jo sikundër na ndodhte me gazetën “Luftëtari” apo “Për mbrojtjen e Atdheut”, ku gazetarët ndërhynin aq shumë sa mërziteshe dhe nuk shkruaje më. Tek “Rilindja” redaktor për problemet ushtarake ishte z. Ramush Tahiri, sot këshilltar i Presidentes së Kosovës. Ato shkrime botoheshin edhe në “Rilindjen” që dilte në Gjermani e Zvicër, të cilat më krijuan shumë të njohur kosovarë.



Pra, që këtu nisi lidhja juaj konkrete me luftën në Kosovë?

-Po. Një ditë, nëpërmjet Gjon Lleshit, përmes telefonit, kontaktova dhe lashë takim me një nga kuadrot e Shtabit të UÇK-së, Sabit Geci. Të nesërmen ai më takoi “me një person shumë të rëndësishëm të luftës në Kosovë”, sikundër ma prezantoi, me pseudonimin Daja. Ata kishin qenë në dijeni të të gjithë shkrimeve të mia dhe qysh në takimin e dytë më pyetën, nëse shkoja pranë Shtabit të Përgjithshëm të tyre, duke shtuar: “Jo te ky shtabi që ndodhet në Tiranë, nëse e ke mësuar. Ai është shtabi i Bukoshit. Bëhet fjalë brenda në Kosovë, atje ku flet Jakup Krasniqi.”



Kur ka ndodhur kjo?

-Ishte fillim Shtatori i vitit 1998, pasi kisha botuar një artikull të gjatë, ku shpjegoja se pse ndodhi shpërbërja e UÇK-së dh sesi duhet ta rimarrë veten. U deshën shumë ditë që t’u jepja përgjigje pohuese, gjë që është një histori më vete. Daja më pas më prezantoi me Zekën, Hashim Thaçin, Lulin e shumë luftëtarë të tjerë që vinin për pak ditë e ktheheshin në Kosovë. U nisëm ilegalisht për në Kosovë nëpërmjet Maqedonisë..



Diçka për udhëtimin ilegal në Kosovë së bashku me Hashim Thaçin e bashkëluftëtarët e tjerë kosovarë të ardhur nga emigrimi?

-Së bashku me Hashim Thaçin e Lulin shkova edhe unë e Bardhyl Tahiri si dhe 5-6 oficerë kosovarë që patën shërbyer në radhët e Ushtrisë Jugosllave. Deri në Rrajcë të Prrenjasit shkuam me xhipa dhe prej andej dhe deri në Drenicë shkuam në këmbë, në kushte dimri dhe bore të pareshtur. Dëbora zgjati tre ditë pa pushim, gjatë gjithë kohës së marshimit tonë. Marshimi ishte shumë i lodhshëm, pasi kishim rreth 30 kg pajime e armatim. Po të kemi parasysh edhe borën e madhe, këmbët na rëndonin sikur të kishim varur plumba në shojet e këpucëve. Me përpjekje të mundimshme mbinjerëzore ngrinim këmbët njërën pas tjetrës me shpresën se ishim shumë afër caku të fundit. Megjithatë gjithçka e shikoja me gjakftohtësi.



Pse u larguat nga ushtria e Shqipërisë e vajtët në Kosovë ku arritët deri në zëvendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?

-Kur unë vendosa të shkoja në UÇK nuk isha më oficer aktiv në radhët e ushtrisë tonë. Unë isha liruar qysh në Nëntorin e vitit 1994. Në atë periudhë, të ishe kolonel dhe të të mbanin në ushtri duhej që ose të pranoje teserën e PD-së, ose të kishe mik një deputet të saj. Për sa i përket vajtjes sime si ndihmës i Shefit të Shtabit të UÇK-së, i Bislim Zyrapit, (i cili më pas u zëvendësua nga Agim Çeku), besoj se e kishin krijuar bindjen si nga artikujt që shkruaja në gazetën “Rilindja” dhe që një pjesë të tyre i botonte edhe gazeta studentore e Prishtinë “Bota e re”, por edhe si rrjedhojë e bisedave, për gati disa muaj, që kisha shpesh me anëtarët e Drejtorisë Politike që ishin në Tiranë dhe ata që vinin shpesh prej Kosove dhe ktheheshin po shpejt në Kosovë.



Në sa beteja kini marrë pjesë, mbresat tuaja më të paharruara?

-Këtë pyetje ma kanë bërë edhe në intervistën e parë që unë kam dhënë në Gushtin e vitit 2000. Dhe kam kthyer këtë përgjigje: “UÇK-ja nuk ka zhvilluar beteja, pasi në terminologjinë ushtarake me fjalën ‘betejë’ nënkuptohet pjesëmarrja në luftim e njësive të mëdha operative, Divizion e lart. UÇK-ja ka zhvilluar luftime, si dhe planëzoi dhe organizoi një operacion, të emërtuar ‘Operacioni Shigjeta’, por që në praktikë nuk mundi të arrinte në përmasat e një operacioni, gjë e cila kërkon një analizë më vete…

Lidhur me këtë deklaratën tuaj, është një person, i cili pretendon se ka qenë edhe ai në luftë, në Kosovë dhe ju akuzon se ju kini mohuar vlerat e UÇK-së, duke thënë se ajo nuk ka zhvilluar beteja. Besoj se ka interes jo vetëm për ju, por edhe për lexuesin e gazetës, të na e sqaroni këtë lloj vërejtje, apo si mund ta quajmë ndryshe?

-Po, është e vërtetë që ai person e ka përsëritur disa herë një “akuzë” të tillë, por nuk po ia përmendim emrin, sepse nuk e meriton. Meqenëse e kërkoni po jua shpjegoj, por duhet të dini një gjë që, ajo “kritikë” e tij është një nonsens dhe, si e tillë, injoranca nuk është kurrë argument. Por, para se të shpjegojmë se ç’është beteja duhet të kemi të qartë llojet e veprimeve luftarake janë: luftimi, beteja, operacioni, fushatë dhe lufta. Luftimi zakonisht zgjat për një kohë të shkurtër, disa minuta, disa orë, maksimumi një ditë, në një rajon të kufizuar. Luftimi mund të jetë një veprim luftarak i vetëm, kurse disa luftime të lidhura bashkë mes tyre, mund të përbëjnë edhe një betejë. Luftim kryejnë skuadra, toga, kompania, batalioni dhe brigada. Të thuash se UÇK-ja zhvilloi beteja, është një idiotësi ushtarake. Ai person që e shpreh një gjë të tillë, kuptohet që nuk ka aspak haber për luftën e jo më për betejën. Përcaktimin më ideal të betejës na e jep historiani ushtarak anglez Xhon Kigan, i cili thotë se: “Beteja është diçka që ndodh midis dy njësive të mëdha ushtarake, që çon në shpërbërjen morale dhe pastaj fizike të njërës apo tjetrës palë”. Pra, duke qenë se beteja gjithmonë ka si qëllim të saj “shpërbërjen morale dhe pastaj fizike të kundërshtarit”, përmes forcës ushtarake ose duke e detyruar tjetrin të braktisë misionin e tij, ose të dorëzohen forcat e tij, ose duke e bërë atë ushtarakisht të paefektshëm për operacione luftarake të mëtejshme, gjë që në UÇK nuk ka pasur as edhe një rast të tillë. Ndoshta, ai “teoricien” apo “strateg”, si mund t’i themi, duke qenë se e ka parë luftën në Kosovë këtej kufirit, mbase e di më mirë. Ju e dini se ne nuk e kemi quajtur betejë as luftën për çlirimin e Tiranës, në nëntorin e vitit 1944, ku luftuan 5 brigada partizane dhe lufta zgjati 19 ditë. Dhe kjo nga që nuk ndodhi “shpërbërja morale dhe ajo fizike” e 2000 – 3000 forcave gjermane dhe 300 atyre balliste, që luftonin për mbajtjen e qytetit të Tiranës, ngaqë mundën të shpërthenin rrethimin dhe ikën drejt Shkodrës. Por, të thashë që në fillim, injoranca nuk është argument. Beteja në luftërat guerile mund të arrihet si tërësi e disa luftimeve të njëpasnjëshme dhe që kanë lidhje me njëri tjetrin. Dhe kjo përsëri me mund. Por është e pamundur që një ushtri guerile të zhvillojë një betejë të mirëfilltë ushtarake. Dhe nga historia e jonë e LANÇ-it, gjatë Luftës së Dytë Botërore, patëm një rast që disa luftime të njëpasnjëshme të kryera nga ato forca partizane patën vlerat e një beteje ushtarake, sikundër ishte Inkursioni Heroik i Brigadës së Parë Sulmuese, nga Jugu i Shqipërisë në Veri dhe kthimi përsëri në Jug. Por jo se ishte betejë. Luftimet, që u kryen gjatë atij inkursioni, mund të themi se patën vlerat e një beteje ushtarake.



Mund të na thoni pse ju i jepni vlerat e një beteje ushtarake inkursionit të Br1S, luftimet e të cilit përfunduan me luftën për marrjen e Shkallës së Valit dhe luftën për çlirimin e Tiranë nuk e quani të tillë?

-Luftën për çlirimin e Tiranës e quajmë luftim për atë çka thashë më lart: nuk ndodhi “shpërbërja morale dhe ajo fizike”, sikundër shprehet Kigan, e 2-3000 forcave gjermane dhe ato 300 balliste, që luftonin për mbajtjen e qytetit të Tiranës, pasi ato mundën të iknin dhe jemi në fundin e luftës. Megjithatë edhe ai luftim pati vlerat e një beteje, pasi shënoi çlirimin e Shqipërisë. Por edhe inkursioni i Br1S në Veri, me tre batalione, pati vlerat e një beteje ushtarake, ku luftimi më iI rëndësishëm i saj ka qenë ai për marrjen e Shkallës së Valit. E pati vlerën e betejës, pasi i dha luftës një pikë kthese vendimtare. Ku qëndron ajo kthesë e rëndësishme, do të pyesni ju. Sepse ajo fitore pati një ndikim të madh politik dhe ushtarak, jo vetëm për Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, (që ishin të pushtuar dhe mbytur nga propaganda armike se gjoja forcat partizane ishin shpartalluar përfundimisht), por pati ndikim për gjithë luftën, duke ndryshuar ekuilibrin e forcave, në favor të LANÇ-it. Pas atij momenti e merr LANÇ-i iniciativën, edhe pse UNÇ ishte dobësuar së tepërmi dhe ishte shumë më e dobët se ushtria gjermano-balliste. Gjë që kemi të bëjmë me fillimin e një kundërmësymjeje të LANÇ-it, kundër mësymjes gjermano-balliste, e filluar në Dhjetorin e vitit 1943. Për këto arsye, luftimit për marrjen e Shkallës së Valit, “dritarja” e vetme për të dalë nga Martaneshi, unë i jap vlerat e një beteje, edhe për vetë faktin se kemi tre luftime të njëkohshme: ai i batalionit të tretë për të kapur me çdo kusht qafën e Shkallës së Valit para se ta kapte armiku që pritej të vinte nga fshati Val, dhe që e kapën dy minuta më parë; ai I batalionit të parë, i cili sulmoi duke luftuar në të dy anët nga u kishin zënë pritë reaksionarët, ndërsa batalioni i dytë luftonte për të siguruar krahët e batalionit të parë dhe shpinën e batalionit të tretë. Luftime në rrethim. Duke qenë se atje kishim një seri luftimesh taktike të lidhura mes tyre dhe pas më shumë se 11 orë luftime, Br1S eshpërbëri moralisht dhe organizativisht armikun, i cili nuk e mori më pas veten. Pra, u arrit qëllimi i betejës dhe me të drejtë mund të themi se pati vlerat e një beteje. Prandaj ajo pati vlerat e fundme të një beteje 13 ditore edhe për faktin që Br1S vepronte e vetme, në thellësi të prapavijave të armikut, e pavarur, në mënyrë autonome, shumë larg forcave të tjera të UNÇ, në një teatër lufte të veçantë, në zona të pushtuara nga hitlerianët dhe tradhtarët, duke ndikuar në kursin e gjithë Luftës sonë Nacionalçlirimtare. Ajo pati vlera të një beteje edhe për faktin se realizohej në kushtet kur komanda gjermane dhe ato kuislinge me atë këmbëngulje për asgjësimin e Br1S kërkonin të asgjësimin gjithë UNÇ, një objektiv tepër i rëndësishëm, ndërsa komanda e Br1S luftonte për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ dhe vetë UNÇ të Shqipërisë. Si i tillë, ai luftim merr vlerat e një beteje, pasi jo vetëm që i kalon kufijtë e një rëndësie të shkallës operative, por merr përmasat e një rëndësie vendimtare operative, apo e thënë ndryshe, të një rëndësie strategjike. E them këtë sepse ai inkursion i Br1S ishte edhe fillimi i kundërmësymjes së Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Por, nuk duhet ta lëmë pa e theksuar edhe anën tjetër të atij marshimi. Ai inkursion i Br1S, i cili përfundoi me betejën për Marrjen e Shkallës së Valit, ishte një fitore e kushtueshme, pasi pati 75 partizanë të vrarë dhe të dalë nga luftimi, më shumë humbje se ç’pësoi armiku, por fakti është se ai marrshim e favorizoi LANÇ-in. Të dyja këto, fitorja dhe humbjet, e detyruan palën fituese, LANÇ-in, të rishqyrtonte qëllimet afatgjata të saj dhe të lëshonte urdhrin për të kaluar UNÇ në kundërmësymje të përgjithshme, duke e kapur armikun në befasi dhe duke e shokuar psikologjikisht, i cili pat krijuar bindjen se UNÇ ishte shpartalluar. Ky ishte edhe synimi ynë strategjik gjatë luftës në Kosovë. Duhej të ndodhte ajo fitore e madhe me humbje të ndjeshme që të merrej ai vendim nga Komanda e Përgjithshme e LANÇ-it, i cili vendosi fatin e fitores së LANÇ-it, pasi ndikoi në angazhimin e një sasie edhe shumë më të madhe të popullit me LANÇ-in, për vazhdimin e luftës. Për të gjitha këto unë e quaj betejë, atë luftim.


dilo goxhai
Kolonel Dilaver Rezo Goxhaj

Lindur në vitin 1948 në Gjirokastër. Në vitin 1962 fillon studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Kryen më pas shkollën e lartë dhe në vitin 1969 titullohet oficer komandues i Artilerisë Kundërajrore për specialist i Raketave të Drejtuara Kundërajrore. Emërohet kryeteknik i Stacionit Eksperimental i Lëvizshëm për autopilotin e raketës.. Në vitin 1972 emërohet shef shtabi i Grupit Teknik të Raketave në Pezë Helmës, Tiranë. Në vitin 1975 transferohet dhe emërohet shef shtabi i grupit të zjarrit RDK përsëri në Krujë. Në vitin 1979 shpallet oficeri më i dalluar në ushtri dhe dekorohet. Në vitin 1981 emërohet komandant i grupit të zjarrit RDKA në Maminas dhe gjatë kontrollit vjetor të ministrit për ushtrinë, zë vendin e parë dhe shpërblehet, duke e dërguar për studime në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Pasi përfundon studimet akademike, në vitin 1984, emërohet përsëri komandant i grupit të zjarrit RDKA në Petrelë dhe pas një viti e kërkon dhe e tërheq Akademia Ushtarake për pedagog taktike të MKA. Pasi kryen provimet pasuniversitare emërohet shef i katedrës së MKA dhe Aviacionit në atë Akademi si dhe anëtar i Këshillit Shkencor të saj, njëkohësisht edhe komandant i MKA për Frontin Perëndimor, për kohë luftë, detyrë e kryer në tre stërvitjet komando-shtabi me grup divizionesh të zhvilluara nga Shtabi i Përgjithshëm. Me rivendosjen e gradave në ushtri i jepet grada kolonel. Në vitin 1994 lirohet nga ushtria dhe punoi mësues I gjuhës angleze në disa shkolla të qytetit të Tiranës. Në fillim të vitit 1999, e kërkon Shtabi i Përgjithshëm I UÇK-së dhe shkoi vullnetar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ju besua detyra e zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në atë luftë ju besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n. Me mbarimin e luftës emërohet shef I kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, deri në shkrirjen e asaj qeverie. Me shkrirjen e asaj qeverie punoi pedagog i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Mjekësore të Prishtinës dhe në kolegjin Cambridge School–Prishtinë… Në vitin 2009 emërohet Specialist civil në QMS, pranë Komandës së Doktrinave dhe Stervijes dhe më pas pedagog civil në Shkollën e Trupës, për dhënien e lëndës së Trafikut Ajror, derisa doli në pension. Gjatë karrierës ushtarake, përveç hartimit të një sërë leksionesh, dispensa e metodika për procesin mësimor në Akademi dhe Shkollën e Trupës, ka botuar me dhjetëra studime shkencore për armën e MKA dhe luftërat lokale, si dhe disa libra analitikë si: “Rruga që më çoi në UÇK”, “UÇK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e Luftës së UÇK-së”, romanin historik “Komandanti i pararojës”, një seri botimesh studimore në “Revistën Ushtarake”, periodike, të Komandës së Doktrinës Ushtarake Tiranë, etj…




Nga Kujtim Boriçi
Goxhaj: Lidhja me ish-kolegun Adem Shehu dhe lufta që bëmë në radhët e UÇK-s

Goxhaj: Lidhja me ish-kolegun Adem Shehu dhe lufta që bëmë në radhët e UÇK-s

Në mungesë të një organizimi të mirëfilltë nga strukturat e shtetit, oficerët nga Shqipëria iu bashkëngjitën vullnetarisht e në mënyrë individuale forcave të UÇK-së që në hapat e para të lindjes së saj e në vazhdim… Ndërsa në një nga përpjekjet e para me forcat serbe, kolonel Dilaver Goxhaj, Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së e koordinator i këtij shtabi me NATO-n, takon dhe ish- kolegun e tij, oficerin nga Tirana, Adem Shehun, komandantin e Br 153. Në intervistën e tij në vazhdim, ai rrëfen se pas kontaktit me Ademin, nuk ka mundur ti përmbaj lotët nga kërkesa e vetme:”O pedagog! Na dërgoni municione!”…..



Si ju kundërpërgjigj NATO strategjisë së Milosheviçit?

-Strategjia e NATO-s ishte: Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta paaftësuar atë për ta mbajtur Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, për lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton me shekuj në Kosovë. Domethënë, NATO u bind se populli shqiptar kishte 18 vjet që po masakrohej, gjë që përbënte kërcënim për tërë rajonin. NATO ishte e njohur me ekzistencën dhe qëllimet e operacionit “Patkoi”, ndaj dhe u vu para përgjegjësisë morale, ngaqë pat deklaruar se nuk do të lejonte një ‘Bosnje’ të dytë.

Është folur se me Adem Shehun ju kini shkuar së bashku në Kosovë?

-Jo. Unë kam shkuar së bashku me Bardhyl Tahirin. Ademi, Indrit Cara dhe unë jemi që të tre artiljerë kundërajrorë dhe të tre skënderbegas. Unë e kam mësuar se Ademi ishte në Kosovë, kur në një bisedë telefonike me familjen time, më pyesin se a e kisha takuar Ademin, pasi ai nuk kish mundësi të lidhej me familjen, ngaqë s’kishte as ai dhe as familja e tij telefon. U interesova dhe më në fund, rastësisht, duke komunikuar në telefon me Komandantin e Zonës Operative të Llapit, Muharren Mustafën, ku bënte pjesë edhe brigada që komandonte Adem Shehu. Ai më thotë:’Kam këtu komandantin e Br 153, kolegun tënd nga Shqipëria, Adem Shehun, kërkon të flasë me ty!’. Mua sikur më dhanë sihariqin më të madh. U lumturova, pasi skënderbegasi tjetër më qe vrarë. Nuk i mbajta lotët nga gëzimi. Të dy e ndërprisnim bisedën shpesh herë, sepse nuk na linin emocionet. Pasi mbarova bisedën me Ademin, mora në telefon familjen time dhe i tregova për Ademin dhe ajo shkoi me vrap në familjen e tij, të cilët bënë festë që Ademi ishte gjallë.
foto
Ndonjë detaj të këtij kontakti të parë?

E vetmia kërkesë e Ademit gjatë asaj bisede të parë, dhe që nuk ma përsëriti më kurrë, ishte:’O pedagog, po na dërgoni ndonjë urdhër luftarak dhe municione!’. Dhe unë i thashë:’Adem, ti dhe unë e dimë shumë mirë se në luftën partizane ka iniciativë dhe direktivë, ndërsa përsa i përket furnizimeve me armë e municione, besoj se nuk e ke harruar atë këngën që këndonim kur ishim skënderbegas: Në mos kin armë gjeni/ Ia rrëmbeni atij qeni”. Dhe përgjigja e Ademit ishte:’Faleminderit, e morra vesh. Dhe kjo brigadë nuk i rreshti sulmet. Nga 5-6 sulme bënte çdo ditë dhe të gjitha bazë kompanie dhe toge. Aq i tmerrshëm u bë sa kur Serbia pranoi tërheqjen, rruga më e shkurtër për tërheqjen e tyre ishte ajo përmes Gollakut që dilte në Medvegjë. Por këtë rrugë serbët nuk pranuan ta përdornin. Të tillë tmerr kishin marrë nga brigada që komandonte Ademi, për të cilën thoshin se atë e komandon një oficer prej Shqipërie, ndaj dhe e kanë vënë në listat e tyre si “krye terrorist”. E tillë ishte edhe Zona e Dytë Operative, me shtrirjen më të madhe territoriale dhe me 7 brigada, të cilën e komandonte Tahir Sinani.

Kur fillon faza e dytë e bombardimeve të NATO-s, me sa dimë u shpall Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Cilat ishin veprimet e saj në këtë periudhë?

-Është e vërtetë që në fillim të fazës së dytë të goditjeve ajrore, në 1 prill 1999, shpallet Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Puna e parë që bëri ajo, ishte shpallja e mobilizimit të përgjithshëm, duke mos e theksuar qëllimisht se bëhej fjalë për shqiptarët e Kosovës apo edhe për ata të Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Ata që e kuptuan për tërë kombin, erdhën vullnetarë nga i gjithë rruzulli tokësor… Të tjerët, ne që ju përgjigjëm asaj thirrje dhe shkuam në atë luftë na shpallën ose aventurierë, ose terroristë, ose enveristë, ose marksistë, ose njerëz që kërkonim shpërblime. Kjo thirrje dhe ai mobilizim, jo vetëm që e fuqizoi luftën, por forcoi besimin në fitore tek luftëtarët e UÇK-së dhe të popullit që ndodhej në Kosovë. Mirëpo, në këto moment dramatike të popullit shqiptar, nuk pranoi të kyçej në këtë qeveri, LDK-ja, edhe pse pati rënë dakord dhe e kish nënshkruar marrëveshjen për krijimin e kësaj Qeverie. Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare.
foto 2
Si e konkretizoni ju këtë pohim?

-Këtë, e shprehu fare hapur z. Bujar Bukoshi, i cili tha: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato gjithëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai nuk pranonte, se dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

A mund të na tregoni disa nga arsyet se pse NATO nuk pranoi të furnizonte UÇK-në me armë e municione, ndërkohë që edhe gjenerali Klark e pranon në kujtimet e tij se një gjë e tillë ishte diskutuar midis tij dhe Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA?

foto 2-Arsyet janë të shumta, por unë mendoj se më të rëndësishmet duhet të jenë: 1)Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe simpatizantët e tyre, si aleat i UÇK-së . 2)Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është frikësuar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe tutej nga propaganda Serbe e ndonjë force politike shqiptare, të cilat e paraqisnin UÇK-në ideologjike dhe terroriste. Ju e dini që Presidenti Bush përdori veton për Pavarësinë e Kosovës. 3) Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje. 4) Krijimi i qeverisë gjithëpërfshirëse e frikësoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të luftës civile dhe do të akuzohej ajo si përkrahëse e krahut “marksist”, sikundër na quante edhe Rugova edhe Berisha. 5) Nuk parashikonte futjen në luftim të forcave tokësore. 6) Nuk ka pasur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë e ka pohuar shumë qartë z. Xhimi Shia:”Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme… Më duhet të jem i sinqertë, para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma, këtë përgjigje na e jep ambasadori pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, z. Kristian Pauls, kur thotë:”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së”, (Zëri, 03.04.2000), e cila ishte pavarësia e Kosovës. Të gjitha këto sollën trimërimin e Millosheviçit, i cili në kohën e zhvillimit të konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë evropianë të bënin deklarata të tilla, të cilat mund të interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për të vepruar. Atë e trimëroi edhe fakti që NATO nuk e kish ndërmend të përgatitej për të përdorur forcat tokësore. Po të ish ballafaquar me një kërcënim të tillë, qysh në fillim të luftës, Millosheviçi me siguri që do të kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që do të ishte më ndryshe.

Megjithatë, zoti Klark, por edhe z. Bler, në kujtimet e tyre e pranojnë se ka pasur diskutime të shpeshta për t’u angazhuar NATO me forca tokësore, apo jo?

-Është më se e vërtetë. Në fillim të fazës së tretë, më 1 maj, duke parë se Milloshi po rezistonte fuqishëm, u vlerësua që ishte bërë gabim që qe mohuar publikisht dhe me të madhe mospërdorimi i forcave tokësore. Të paktën të qe deklaruar si variant, pavarësisht se do të ishte deklaratë fiktive. Meqenëse po diskutohej në qarqet e larta futja në luftim e forcave tokësore, Komanda e NATO-s i parapriu, me qëllim që të mos kapej në befasi, prandaj futi në përdorim avionët e frontit “A-10”, si dhe afroi në Shqipëri helikopterët “Apaç”, të cilët janë të paracaktuar për luftë kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të tjera në tokë. Ata krahasohen nga fuqia e zjarrit me tankun, ndaj dhe u thonë “Tank ajror”. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më 18 maj, Presidenti Klinton deklaroi:”Ne apo aleanca jonë nuk duhet të përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë”. Dhe u rrit numri i avionëve në 1200 copë. Kjo u shoqërua me deklaratën si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton, më 23.05.1999: “Millosheviçi nuk e ka eliminuar UÇK-në. Madje radhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të ndërmarrë ofensivë kundër forcave Serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë tonë dhe me këmbënguljen e UÇK-së”.

Cili ishte ndikimi i këtyre deklaratave në luftimet e UÇK-së?

-Këto dy deklarata në një hark kohor brenda 4 ditëve, e detyruan Serbinë t’i bëjë hesapet ndryshe. Milloshi dhe këshilltarët e tij e morën mesazhin: SHBA, edhe nëse nuk angazhojnë forcat e veta tokësore, do të fuqizojnë UÇK-në. Gjithashtu, pas dy ditësh ne shpërthyem operacionin “Shigjeta”, gjë që u përforcua ai dyshim tek Milloshi. Mirëpo, kush e bindte Milloshin se në këtë rast nuk do të angazhohej ushtria shqiptare e veshur me uniformë UÇK-je? Kjo, si dhe izolimi total i Serbisë nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë të sistemit energjitik, burimin bazë të ekonomisë së Serbisë, të përziera me friken e futjes në përdorim të forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë si Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore, e detyruan Milloshin të pranonte kapitullimin pa kushte, më 10 Qershor 1999 në Kumanovë.

Pse UÇK-ja nuk u përfaqësua në Kumanovë, sikundër u përfaqësua në Rambuje, pasi ajo bënte pjesë në palën fituese?

Me Demac e RQ-Këtu fillon kthesa ndaj UÇK-së. Hodha lumin, të dhj…. kalin. Dhe, mesa duket, kjo ishte parashikuar me kohë. Në mesin e muajit Maj, Hashim Thaçi u ftua për të bërë ca vizita kortezie, pa asnjë objekt, nëpër kryeqytetet e Evropës. Fshati digjej, ajo.. krihej. Këtu qëndron edhe një nga manovrat e disa shteteve evropiane pjesëtare në NATO, por miq të Serbisë. Arsyet se pse u abandonua pas kësaj UÇK-ja, më duket se i shpjeguam më lart…

Zoti Dilaver, ju personalisht kini marrë pjesë në bisedimet me NATO-n për demilitarizimin e UÇK-së. Mund të na thoni se si u mor vendimi që ajo të çarmatosej?

-Po. Edhe unë kam qenë prezent, por personi që kish të drejtën të negocionte ishte vetëm Agim Çeku dhe më vonë edhe Jakup Krasniqi. Unë mbaja protokollin. I vetmi kontribut i imi ishte kur, në një moment ndërprerjeje të bisedimeve, i propozova grupit tonë që koka e marrëveshjes të mos ishte vetëm “Demilitarizimi i UÇK-së”, por të shtohej edhe fjala : “dhe transformimi i saj”, pasi kjo na jepte të drejtën që të bisedonim se çfarë do të bëhej me UÇK-në…

U miratua propozimi juaj?

-Po, u miratua. Më vonë diskutuam për formën që do të merrte UÇK-ja, të ishte e ngjashme me Gardën Amerikane. Por, gjithçka ishte vendosur në Rambuje. Për mendimin tim, eliminimi i ushtrisë sonë është jo i drejtë. Më lejoni t’u citoj se çfarë i thotë pacifisti Sigmund Frojd Albert Ajnshtajnit për një rast të tillë, sikundër ndodhi me ne: “Por që të bëhet kapërcimi nga Dhuna tek e Drejta, duhet plotësuar një kusht psikologjik. Bashkimi i shumicës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Vetëm në se do të realizonte qëllimin e tij ky bashkim, pra luftimin dhe mposhtjen e një të plotfuqishmi dhe pastaj të shpërbëhej, kështu prapë nuk do të arrihej asgjë. Dikush tjetër që do të mbahej përsëri për i fortë, do të synonte përsëri sundimin me dhunë, dhe loja do të përsëritej pafundësisht”. Pra, unë e kuptoj kështu Frojdin: Të bashkohesh për të mposhtur më të fuqishmin, sikundër u bashkuam ne shqiptarët dhe krijuam ushtrinë tonë çlirimtare dhe, pasi e realizon këtë të shpërbëhej, sikundër u shpërbë UÇK-ja, kjo është një hiç.

E them këtë për arsye se nesër nuk përjashtohet mundësia që Serbia, e cila është më e fortë se ne, të përpiqet të na sundoi përsëri me forcë, gjë që neve do të na duhej ta fillonim çdo gjë nga e para, sikundër e filluam në 1997. Që të mos ndodhë kjo, ai bashkim, UÇK-ja, nuk duhej të shpërbëhej, por të riorganizohej më mirë, në përqasje me kushtet konkrete dhe të ekzistonte në mënyrë permanente. Më duket se kështu u veprua me ushtrinë Maqedonase, e cila u armatos dhe u përforcua më shumë pas luftës së atjeshme. Kështu u veprua me ushtrinë afgane këtë vit. UÇK-ja, për mua, duhej të mbetej ushtri e Kosovës.

Sipas jush, kujt i takon merita më e madhe e fitores së asaj luftë në Kosovë?

-Në këtë luftë, barrën më të rëndë e morën mbi shpatulla SHBA, pasi zotëronin një potencial më të madh për ta mbajtur atë barrë. 80% e aviacionit që mori pjesë në luftë, ishin avionë dhe kontigjente amerikane. Në radhë të dytë, i takon popullit shqiptar në Kosovë, e në mënyrë të veçantë UÇK-së. Në radhë të tretë, popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, i cili jo vetëm që bëri gjithçka për të ndihmuar popullin vëlla të ardhur nga Kosova, por është një fakt shumë interesant: Gjatë gjithë 78 ditëve të angazhimit të NATO-s në atë luftë, policia shqiptare nuk ka as edhe një evidentim për vjedhje, grabitje apo vrasje. Kjo tregon se ne shqiptarët kishim vendosur të përballonim vështirësitë më ekstreme dhe Kosovën do ta çlironim. Gjithashtu lufta për Çlirimin e Kosovës është lufta e dytë e madhe që populli dhe kombi shqiptar radhitet me fitimtarët ndërkombëtarë. Dhe çudia qëndron në atë se ato forca që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në Luftën e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës! Gjë që të bind se ato dirigjohen nga qëllime antikombëtare, pavarësisht se çfarë epitete i vënë vetes. Ndaj dhe na vjen mirë të citojmë Riçard Hollbrukun, i cili, kur erdhi në Kosovë në 13 prillin e vitit 2000, deklaroi: “Askush nuk kërkon prej shqiptarëve të harrojnë të kaluarën. Por ne presim prej shqiptarëve të preokupohen me të kaluarën, pa nxjerrë prej saj arsyetime për hakmarrje”.

Nga kush, dhe si u formua UÇK-ja

BESIM LUMA


Me rrëzimin e Murit të Berlinit filloi procesi i shkatërrimit të sistemit të djallit të mallkuar të mbështetur në demogagji, gënjeshtër, dhunë, gjakderdhje dhe krime të llojllojshme. Diktatorët e kuq të Evropës Lindore filluan të bien nga pushteti njëri pas tjetrit sikut të ishin “tigra prej letre”. Shovenizmi serb nuk kishte të ndalur. Dita ditës rriteshin kundërthëniet në mes udhëheqjes serbe dhe atyre slloveno-kroato-boshnjake. Pritej fillimi i zhbërjes së Jugosllavisë. Pa mëdyshje, përpos faktorëve të brendshëm, edhe faktorët e jashtëm ndikuan fuqishëm në përshpejtimin e zhbërjes së Jugosllavisë së Versajës dhe të AVNOJ-it. Shovinizmi serb i çuar peshë nga privilegjet që ia kishte rezervuar vetvetes dhe nga friga se ato privilegje do t`i humbë, nuk dinte se ku ta zbrazë vënerin e urrejtjes së përgatitur nga Akadima e Shkencave të Serbisë dhe strukturat shtetërore të Beogradit. Shqiptarët e ndarë po nga Fuqitë e Mëdha sikurse edhe gjermanët, nuk i kishin mundësitë, rrethanat dhe as aleatët siç i kishte Gjermonia, për t`i realizuar synimet shekullore siç i realizuan gjermanët. Lëvizja jonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar u detyrua të bënte hapa të matur, që do të çonin në suksese të njëpasnjëshme deri të na vijë “shteku” për t`i këputur prangat e robërisë. Pajtimi i gjaqeve ishte një fitore e rëndësishme që ndikoi në homogjenizimin e shqiptarëve. Formimi i LDK-së dhe ndryshimi i rrethanave të brendshme në Jugosllavi bëri që aspiratat shekullore të popullit tonë të shprehen në mënyrë legale, ndërsa përcaktimi i LDK-së dhe i partive tjera për realizimin e atyre aspiratave në mënyrë paqësore, mundësuan krijimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, pa u konfrontuar seriozisht me pushtuesit serbë. Miratimi i Deklaratës Kushtetuese dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare, mbajtja e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, konstituimi i Presidencës dhe formimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, përgaditjet për formimin e njësive ushtarake të Republikës së Kosovës duke i dërguar në Shqipëri për të ushtruar djem dhe burra atdhetarë nga Kosova dhe Diaspora, ishin suksese të pamohueshme të Lëvizjes sonë kombëtare në vitete e para të `90-tave, nën udhëheqjen e LDK-ës dhe subjekteve shtetërore të Republikës së Kosovës. Edhe pse plani i paraparë nga organet shtetërore dhe partiake të Republikës së Kosovës për t’i bërë përgatitjet e duhura për fillimin e luftës çlirimtare, nuk u kryen në tërësi, për shkak se diplomacia amerikane dha urdhër të ndërpriten përgatitjet e mëtutjeshme, me arësyetimin se Kosova nuk duhej të hynte në luftë me Jugosllavinë në këto kushte dhe në këto rrethana, udhëheqjet e Kosovës dhe të Shqipërisë u pajtuan në princip me qëndrimin e SHBA-ve, por në anën tjetër lejuan të formohen celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së Kosovës me veprimtarë dhe burra atdhetarë, të cilët do t’i krijonin njësitë e para guerile në Kosovë për të kryer aksione ilegale të kohëpaskohshme por të kontrolluara nga Udhëheqja e Kosovës. Për arritjen e këtyre qëllimeve duhej të dërgoheshin armatime dhe municione të domosdoshme nga Shqipëria në Kosovë. Këtë punë e kreu me sukses pas përgatitjeve të duhura Njësia e parë ushtarake e Republikës së Kosovës e formuar në Shqipëri në tetorin e vitit 1981. Njësia përbëhej nga 43 ushtarë të zgjedhur nga grupi i dytë i rekrutëve të ardhur nga Kosova dhe Diaspora, të cilët i bënë përgatitjet e duhura fizike dhe ushtarake në dy garnizonet e Shqipërisë, që Kosovës iu patën lejuar t`i përdorë për aftësimin e rekrutëve dhe kuadrit ushtarak. Njësia ishte formacion ushtarak i veshur dhe i armatosur mirë. Komandohej nga Salih Çeku, i cili me veti kishte marrë 74 kallashnikovë të prodhimit kinez, bomba dore dhe municion, ndërsa në radhët e tij ishte edhe Adem Jashari. Kjo ishte njësia e parë ushtarake që e shkeli kufirin shqiptaro-shqiptar në historinë tonë më të re (50 vjeçare) pa u hetuar nga forcat okupuese serbe dhe hyri në Kosovë. Njësia kishte për detyrë ta fshehë armatimin në baza të sigurta, çka do të shërbente për armatosjen e njësive të para guerile të Republikës së Kosovës. Duke ditur se sigurimi jugosllav i kishte futur hundët kudo ku jetonin dhe vepronin shqiptarët, ishte e domosdoshme që armatimi i sjellë nga Shqipëria të ndrronte vend kohë pas kohe. Në fillim ai u fsheh në Voksh te Sali Panxha. Pastaj armatimin e muar për ta fshehur Demë Tolaj me njerëzit e tij në Pobergj. Pas një kohe armatimi kalon në Broliq te Salih Çeku, ku një pjesë i tij (43 copë kallashnikovë me municion të nevojshëm) e muarën Saim Tahiraj me Xhemajl Berishën dhe e dërguan në shtëpin e Saimit në Beleg të Deçanit. Për shkaqe sigurie pas një kohe vëllezërit Tahiraj armatimin e kanë strehuar në plemen e Avdyl Mulliqit, prej nga- brenda muajit tetor- shpërndahet në pika të ndryshme të Kosovës, ku tashmë ishin formuar njësitet e para guerile të Republikës së Kosovës. Ndër të parët kanë arritur për të marrë armatimin Adem Jashari nga Prekazi së bashku me Xhafer Zenën nga Prishtina, të cilët i kanë marë 16 copë kallashnikovë, bomba dore dhe municion. Për Njësitin gueril të Podujevës armatimin e ka marrë Salih Zeqiri, për Mitrovicë Nazmi Bajrami, ndërsa për Shkup “Hoxha”. Pas shpërndarjes së armatimit në muajët nëntor- dhjetor të 1991 kanë filluar aksionet e para të armatosura kundër pushtuesve serb. Adem Jashari me njësitin e tij sulmoi kamponjollin e policisë serbe afër Gllogofcit. Ekrem Sheholli me njësitin e tij e sulmoi punktin e policisë në Podjevë. Ndërsa Salih Çeku me njësitin e tij bëri një sulm mbi patrullën e policisë në rrugën Deçan-Lumbardh. Këto aksione dhe aksionet tjera të njësiteve guerile që u kryen me sukses në Llap, Drenicë dhe Dukagjin mbollën frikë tek okupatorët serbo-sllavë dhe bënë jehonë e ngjallën komente të ndryshme në opionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Në këto rrethana UDB-ja jugosllave u detyrua të ndërmarrë aksionin për bastisjen e familjeve të cilat – sipas informatave që kishin-, ishin baza të guerilës së Republikës së Kosovës. Kështu, më 29 dhjetor të 1991, në të njëjtën kohë, u bastisën shumë familje në Kosovë. U bastis familja e Shehollve në Podujevë, familja e Ramadan Berishës në Prishtinë, Familja e Saim Tahirajt në Beleg, familja e Osman Ferizit në Kodrali, familja e Demë Tolajt dhe Salih Panxhës në Voksh, familja e Salih Çekut në Broliq. Po familja e Shaban Jasharit në Prekaz nuk lejoi të bastisej nga policia serbe dhe kështu filloi lufta e armatosur në mes njësitit të parë gueril të Drenicës që e kishin formuar vëllezërit Adem, Hamzë dhe Rifat Jashari dhe policisë Jugosllave. Kjo ishte betejë e parë frontale që u zhvillua në mes njësitit gueril të Republikës së Kosovës dhe forcave policole të Jugosllavisë, që pati jehonë të madhe në vend dhe në botë, dhe i dha mësim okupatorit serb se Kosova në tërësi dhe Drenica në veçanti do të jetë “dardhë e egër” për ta. Sukseset e para të Lëvizjes sonë Kombëtare në Kosovë, bëri që makineria shtypëse e Beogradit lypte shkakun për ta përgjakur Kosovën si shumë herë më parë. Subjektet politike dhe shtetërore të Kosovës ishin të vetëdijshëm se vëneri i urrejtjes patologjike serbe do të derdhet dikund në Jugosllavi. Udhëheqjet sllovene dhe kroate kishin synime që shovinizmi serb të shfryhet në Kosovë për t’ua mundësuar atyre pastaj për të dalë “pa një therrë në këmbë” nga Federata Jugosllave. Në këto rrethana të komplikuara kishte dy rrugë: Të bëhet konfrontimi i drejtpërdrejtë me përmasa të mëdha me makinerinë e Armatës Jugosllave, apo të bëhet zhagitja e konfrontimit për një kohë më të përshtatshme. U zgjodh me plot arsye varianti i dytë. Serbia e vetëdijshme për gjendjen në të cilën gjendet kombi ynë, me një Shqipëri të katandisur siç është zi e më zi, e sakatosur shpirtërisht dhe e varfëruar ekonomikisht përtej mase, pa një ushtri të fortë, pa një autoritet e ndikim ndërkombëtar dhe pa një aleat të fuqishëm, kishte synime ta zgjedhte çështjen e Kosovës ashtu siç kishte lakmuar gjithmonë, ta bënte Kosovën tokë serbe nëpërmjet shpërnguljeve dhe gjenocidit, siç e patën bërë tokë serbe krahinën shqiptare të Toplicës dhe sanxhakun e Nishit. Në këto rrethana Presidenti i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova luajti potezin më të mirë. Nga popullsia kërkoi urtësi dhe durim, ndërsa nga Prijësit e njësiteve guerile të Republikës së Kosovës nëpërmjet Fehmi Aganit kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë ushtarake për një kohë. Një pjesë e ushtarëve të njësiteve guerile u detyruan të largohen në Evropën Perendimore, një pjesë e tyre ngelën nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndërsa një pjesë mbeti në Kosovë dhe kështu njësitet guerile mbetën në formacion të plotë. Ato në Drenicë komandoheshin nga Adem dhe Hamzë Jashari, në Llap nga Zahir Pajaziti dhe në Dukagjin nga Salih Çeku. Këto masa u muarën pasi që udhëheqjet shtetërore dhe partiake të Republikës së Kosovës miratuan kërkesen e diplomatëve të SHBA për të mos e hapur frontin e luftës në Kosovë. Udhëheqja serbe e vetëdijshme se shqiptarët nuk i kanë rendet për të hyrë në luftë me serbët, nuk e patën vështirë për t’ua marrë shqiptarve të gjitha të drejtat që i kishin fituar me sakrifica të mëdha. Serbia pasi e zhvlerësoi Kushtetuten e 1974-ës, shqiptarëve ua helmoi fëmijët dhe nxënësit nëpër shkolla, ua muar objektet shkollore dhe universitare, Radion dhe TVP-ën, i larguan nga puna dhe kështu krijuan apartheidin në zemër të Evropës. Në këto kushte shqiptarët u detyruan të krijonin sistemin e tyre paralel në arsim, shëndetësi, kulturë dhe pritnin ditë më të mira për t’u konfrotuar me serbët kur do t’u vinte “shteku”. Kur serbët u siguruan se shqiptarët u “dorëzuan” e sulmuan Slloveninë dhe Kroacinë dhe të dy luftërat i humbën. Në Bosnje bënë krime të mëdha, por e muarën atë çka e kishin planifikuar në saje të ndihmës së pakursyer të aleatëve të saj të vjetër, Francës, Anglisë dhe “majka”Rusisë. Anëtarët e njësiteve guerile që ishin larguar nga Kosova në Evropën Perëndimore u vetorganizuan duke krijuar grupe shokësh që njiheshin mirë në mes veti per t`i ndihmuar njësitet Guerile të Republikës së Kosovës me armatime dhe pajisje të ndryshme. Me të hollat që i tubonin nga radhët e tyre, në baza vullnetare, me një konspiracion të plotë, blenin armatime dhe mjete të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe Shqipëri e i futnin brenda në Kosovë deri te njësitet e tyre në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Këto grupe atdhetarësh të vetëdijshëm se për betejat e ardhshme që do të bëhen me Jugosllavinë duhet përgatitur mirë, bënë presion të pandërprerë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, veçmas në Kryeministrin Bukoshi, që të lejojë mjete financiare për blerjen e armatimeve dhe municioneve për t`i dërguar në Kosovë. Më në fund- pas shumë presioneve- në gjysmën e dytë të vitit 1993 Bukoshi pranon një takim me Salih Çekun, Zenun Idrizin, Saim Tahirajn dhe Ismet Avdullahun. Ky Këshill koordinues, para se të takohej me Bukoshin, u takua në Aeroportin e Shtutgardit me Fehmi Aganin. Këshilli kërkoi nga Agani që të përkrahë vazhdimin e aksioneve guerile në Kosovë, të cilat qenë ndërprerë përkohësisht me kërkesën e tij më 1992. Po ashtu nga Agani kërkoi që të ndikojë në Qeverinë e Kosovës për të lejuar mjete financiare për blerjen e armatimeve etj. DHE, SI MUND T’U NDALET TURRI VJEDHËSVE TË HISTORISË?

 Sipas dëshmisë së Saim Tahirit dhe Ismet Avdullahut, Agani i paska përkrahur në tërësi propozimet dhe kërkesat e këtij Grupi koordinues duke shtuar se “Është e domosdoshme ta kemi edhe një krah radikal për ta provokuar situatën kohë pas kohe, por duhet të jetë nën kontroll dhe mbikqyrje. Ne edhe për atë qëllim e kemi qitur jashtë për të vepruar Bukoshin”, kishte pas thënë Fehmi Agani. Të kënaqur me përkrahjen e Aganit ky Këshill koordinues po atë ditë është pritur nga Bukoshi, ku edhe ai i paska përkrahur propozimet dhe kërkesat e tyre, me një kusht- që ta zgjedhin një përgjegjës grupi. Siç thonë dëshmitarët e përmendur më lart, përgjegjës i Grupit koordinues është caktuar Salih Çeku. Pas një kohe Grupi i paska marrë 10.000 DM nga Bukoshi.

Me këto të holla dhe të hollat që i kanë tubuar vet Grupi ka blerë armatime në Zvicër dhe Gjermani me një vlerë prej 30.000 DM. Këto armatime pastaj i kanë dërguar në Kosovë në fund të korrikut të 1993 Salih Çeku, Zenun Idrizi, Zymer Luli, Saim Tahiraj, Osman Ferizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Studimi dhe ndriçimi i rrethanave të lindjes, rritjes dhe zhvillimit të UÇK-së është detyrë parësore e studjuesve, historianëve dhe analistëve shqiptarë. Një ndihmesë të rëndësishme në këtë drejtim duhet të japin individët që kanë marrë pjesë drejtëpërdrejt apo tërthorazi në krijimin e bërthamave të para të UÇK-së, individë që kanë mbajtur ditarë apo shënime për takimet që i kanë pasur me atdhetarë dhe veprimtarë të dalluar të Lëvizjes sonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, siç ishin Adem Jashari, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti.

Në bazë të kriteriumeve shkencore këta ishin krijuesit e drjtëpërdrejtë të UÇK-së, që fatkeqësisht sot nuk i kemi të gjallë fizikisht në mesin tonë, pasi që ranë dëshmorë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Vetëm atëherë kur ndriçohen rrethanat që sollën formimin e njësive të para guerile në Drenicë, Llap dhe Dukagjin në mënyrë objektive, mund të jipet vlerësim i drejtë, i paanshëm dhe shkencor për të gjitha periudhat e zhvillimit të UÇK-së, që njohu rënie dhe ngritje sasiore e cilësore. Me çlirimin e Kosovës nga NATO-ja dhe luftëtarët trima të UÇK-së në opinionin tonë kanë filluar të bëhen manipulime të llojllojshme në lidhje me UÇK-në.

Manipulues të ndryshëm, partiakë të shtirë, karrieristë të sëmurë për pushtet, vjedhës të historisë, falsifikues të vërtetës, po bashkëveprojnë në mes tyre për të përfituar me çdo kusht dhe në çdo mënyrë nga gjaku i derdhur i bijve më të mirë të kombit, për interesa të tyre personale dhe klanore. Janë të njëjtat forca destruktive, të njëjtët individë dhe grupe individësh që penguan bashkimin e forcave politike shqiptare, që penguan institucionalizimin e jetës politike në Kosovës, që penguan formimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe nuk i njohën institucionet e formuara të saj.

Janë të njëjtët karrieristë që e penguan UÇK-në me të gjitha mënyrat për të mos u bërë ushtri e fortë e Republikës së Kosovës, por për të mbetur ushtri klanesh të ndryshme partiake dhe individuale. Një ndër mjetet më efektive për t’ua ndalur turrin këtyre forcave të djallit të mallkuar, për të mos arritur qëllimet e tyre djallëzore, për të mos i degjeneruar qëllimet e shenjta të luftëtarve të lirisë, është lufta e pakompromis kundër tyre me anë të vërtetës. Duhet t’u thuhet shkurt e trup xhambazëve politikë të mos na i fyejnë dëshmorët tanë duke i ndarë ata në të “tanët”dhe të “tyre”, se ata i përkasin kombit shqiptar, se gjaku i tyre rrëkè i bëri të fortë themelet e Republikës së Kosovës, se Ata e dëgjuan zërin e Atdheut, zërin e Kosovës martire, se ata ju përgjigjën kushtrimit të Shaban, Adem e Hamëz Jasharitit, se ata i dëgjuan thirrjet dhe porositë e Salih Çekut, Zahir Pajazitit, Ilir Konoshefcit, Fehmi e Xheva Lladrocit, Ahmet Krasniqit, Ismet Jasharit, Agim Ramadanit, Adem Ukëhaxhës e qindra dëshmorëve tjerë, për t`i dalë zot Kosovës e jo zërit të tyre përçarës, punës së tyre të prapshtë, veprës së tyre të shëmtuar, që punuan dhe po punojnë me vetëdije apo pa vetëdije për interesa të huaja, për interesat e armiqve tanë shekullorë. Historianët, analistët dhe studjuesit e lamive të ndryshme, për të dhënë vlerësim të drejtë dhe objektiv për UÇK-në, duhet t’iu përgjigjen këtyre pyetjeve:1.Cilët faktorë dhe rrethana ndihmuan në themelimin e UÇK-së.2. Kur u formua UÇK-ja dhe kush e formoi atë? dhe 3. Kush e pengoi zhvillimin dhe forcimin e natyrshëm të UÇK-së për tu bërë një ushtri e fortë e Republikës së Kosovës, e cila nuk do të lejonte të masakrohej e të përzihej me dhunë nga vatrat e saj popullsia e paarmatosur, dhe as nuk do tu lejonte partiakëve të shtirë, karrieristëve të sëmurë për pushtet dhe pararojes staliniste të LPK-së të luante me fatet e kombit dhe të atdheut, për tekat, xhelozitë dhe interesat personale e klanore të tyre. Në këtë shkrim i është dhënë përgjigje pyetjes së parë, ndërsa pyetjes së dytë ka mbetur pa iu thënë se UÇK-ja është formuar në tre muajt e fundit të vitit 1991, atëherë kur u formua njësia e parë ushtarake e Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe pastaj u formuan njësitet guerile të Republikës së Kosovës në Drenicë, Llap dhe Dukagjin, të cilat kryen aksione të armatosura dhe, më në fund, njësiti gueril i krijuar nga vëllezërit Adem, Hamzë dhe Rifat Jashari u konfrontua drejtëpërdrejt e bëri luftë frontale me policinë e okupatorit më 30 dhjetor të vitit 1991. Dhe kështu, kjo betejë luftarake e drejtëpërdrejtë dhe frontale, luftën guerile e ngriti në një shkallë më të lartë organizimi dhe të gatishmërisë, në atë të Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së Kosovës. Ndërsa krijuesit ideorë të njësiteve guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së Kosovës duhet gjetur në subjektet partiake dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, por idenë e bënë vepër atdhetarët trima, veptimtarët e dalluar të Lëvizjes sonë kombëtare vëllazërit Adem, Hamzë dhe Rifat Jashari, Salih Çeku, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tyre trima, që punuan me mish dhe me shpirt për idealet e larta njerëzore dhe kombëtare, për qëllimet që i kishte shtruar Lëvizja jonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Sa i përket pyetjes së tretë opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar ëshë i njohur pjesërisht për pengesat dhe dëmet e mëdha që ia bënë UÇK-së partiakët e shtirë, karrieristët e sëmurë për pushtet të subjekteve politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës dhe pararoja staliniste e LPK-së nën drejtimin e Xhavit Halitit, Ibrahim Kelmendit, Azem Sylës, Hashim Thaqit, Bardhyl Mahmutit dhe Ali Ahmetit- “Abazit”, me të cilin lexuesit e nderuar do të njihen me anë të një shkrimi tjetër.


Cili ishte ministri i Hashim Thaçit që ka spiunuar Adem Jasharin?




Sipas pohimeve të gjeneralit serb Stevan Gjuroviq (ish-shef i sigurisë ushtarake të korpusit të Prishtinës, gjatë okupimit të Kosovës(1989-1999), del se heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari e kishin spiunuar “një KRYESPIUN-MINISTËR dhe 3 kushërinjë të afërt të tij.”!


Nga PROF.DR.MEHDI HYSENI


Ja, çfarë Stevan GJuroviq ka pohuar në një intervistë dhënë “Vo Centar”, të cilën e kanë transmetuar shumë masmedia shqiptare, ku ndër tjera, thuhet: “ Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kur të donim, madje ta kapnim edhe të gjallë.Mirëpo, ne e vramë së bashku me 55 anëtarë të familjes së tij.
Mirëpo, këtë akt atavist barbarik dhe brutal të forcave çetniko-fashiste serbe të gjeneralit kriminel Stevan Gjuroviq e kanë denoncuar tërë bota humane dhe liridashëse me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianë perëndimor, me ç rast NATO më 24 mars 1999 bombardoi “Jugosllavinë”(Serbinë +Malin e Zi) të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që të tërhiqte të gjitha forca policore, paramilitare dhe ushtarake nga Kosova e okupuar (1989-1999). Ky ishte efekti i arritur politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe përgjigjja konkrete e faktorëve ndërkombëtarë “mesazhit” të gjeneralit çetniko-fashist Stevan Gjuroviq dhe Serbisë së tij vrastare dhe gjenocidale. Për shkak të kryerjes së masakrave masive ndaj popullsisë civile, shpërnguljes së mbi 1 milion shqiptarëve dhe gjenocidit, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj 100-vjeçare (1912-1999).

Në procesin e survejimit dhe të informimit të hollësishëm të çdo lëvizjeje dhe veprimi të Adem Jasharit si para, ashtu edhe gjatë luftës (1989-1999), rolin kryesor i kishin luajtur “3 kushërinj të afërt të Adem Jasharit dhe një Ministër”, të cilët të shitur për qindra e mijëra euro kishin tradhtuar dhe shitur bashkëkombësit e vet dhe Kosovën.

Siç thekson gjenerali vrastar Stevan Gjuroviq, rolin kryesor dhe meritat kryesor për spiunimin e Adem Jasharit e kishte luajtur një “Ministër, që ia mbushnim xhepat plot me para, të cilit ia kajke shumë…”.

Kush ishte ai Ministër i qeverisë së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, që ka spiunuar dhe tradhtuar Adem Jasharin?

Pse Hashim Thaçi qe 19 vjet nuk ka bërë asgjë për zbulimin e atij Ministri kuisling shqipfolës?
Për këtë fenomen antinjerëzor dhe antishqiptar, presidenti i sotëm Hashim Thaçi ka qenë i sinjalizuar nga serbët e Beogradit që nga viti 2010, kur Zoran Angjelkoviq pat deklaruar se “Njerëzit e Thaçit vijnë në Beograd”!

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Politika” e Beogradit e datës 19 shtator 2010, në të cilën është publikuar artikullli me titull “Njerëzit e Thaçit vijnë në Beograd”! (http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).

Për raste të tilla të ministrave spiunë të qeverisë së Kosovës, para shtatë vitesh (2010), është deklaruar krimineli-dora e djathtë e regjimit çetniko-fashist serb të Slobodan Milosheviqit, ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm të Kosovës, Zoran Angjellkoviq, cili në një intervistë dhënë gazetës “Politika” të Beogradit ka folur për bisedimet e harrruara midis Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1998, si dhe për kontaktet e tij, që ende i mban me ish-ministrat e qeverisë së ish-kryeministrit Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës). (Shih: Aleksandar Apostolovski, 19/09/2010//http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).

Edhe pse Zoran Angjellkoviq ka deklaruar se mban kontakte të fshehta me disa “ish-anëtarë të qeverisë së Thaçit”, duke mos ua zbuluar identitin e tyre (me emër dhe me mbiemër). Që atëherë, qeveria e Hashim Thaçit, do të duhej të bënte përpjekje për zbulimin e identitetit të atyre ministrave proserbë, sepse në këtë mënyrë, do ta zbulonte dhe MINISTRIN kolaboracionist spiun shipfolës, i cili me informacionet e tij të sakta ka vrarë jo vetëm Jasharin, por eddhe 55 anëtarë të tjerë të familjes Jashari në Prekaz, më 7 mars 1998.

Kësaj tradhtie, do t’i përgjigjej vetëm krisma e Avni Rrustemit në Paris kundër tradhtarit të ndyrë Esat Pashë Toptanit (13 qershor 1920)!

-Ah, “aq shumë rrit kjo tokë tradhtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë edhe kufitë”!

Në potez, presidenti Hashim Thaçi!
Sipas detyrës dhe funksionit që ka pasur si kryeministër dhe sot si president i Kosovës, Hashim Thaçi le t’i tregojë popullit shqiptar të Kosovës, se kush ishte ai MINISTER në qeverinë e tij, që kishte survejuar dhe spiunuar Adem Jasharin, rast ky, që ka pasur për pasojë vrasjen e 55 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Ndryshe, përgjithmonë, do t’u mbetet borxh Adem Jasharit, UÇK-së, popullit shqiptar dhe lirisë së Kosovës heroike.


Si ka qenë e mundur, që një renegat-spiun i Serbisë të ketë qenë Ministër në Qeverinë e Kosovës, kur ai paska qenë informator dhe bashkëpjesëmarrës i zbulimit dhe i vrasjes së kryekomandantit historik legjendar Adem Jashari?!

– Është e pabesueshme, që për atë spiun, tradhtar dhe vrasës-ish-ministër kolaboracionist të Serbisë, të mos ketë pasur informacione ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës)!

-Pse deri tash qeveria e Kosovës nuk e ka zbardhur këtë rast makabër?


– Edhe sa vjet, duhet të presim që t’i zbulojmë spiunët dhe tradhtarët filoserbë të Kosovës?


– A, nuk është turp, që për tradhtarët e tillë serbofilë të flasin kriminelët dhe vrasësit serbë të shqiptarëve, e qeveria e Kosovës t’i heshtë rastet e tilla?!


Këtë turp dhe këtë faqe të zezë nuk mund ta justifikojë askush qoftë brenda apo jashtë qeverive të deritashme të Kosovës nën drejtimin e ish-kryeministrit Hashim Thaç (2008-2017).


Nëse ish-kryeministri Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës), do t’i mbetet besënik idelait, luftës për lirinë e Kosovës, si dhe, edhe më tej këtë votën dhe besimin e popullit, është i obliguar, që sa më parë të jetë e mundur, ta identifikojë dhe ta nxjerrë para drejtësisë spiunin-kolaboracionistin e Serbisë shqipfolës, ish-ministrin e tij, që e ka survejuar dhe spiunuar heroin tonë të pavdekshë, Adem Jashari. Ndryshe, do t’u mbetet borxh si familjes Jashari, ashtu edhe historisë dhe mbarë popullit shqiptar të Kosovës.

Spiunët kolaboracionistë filoserbë, t’i zbulojë dhe t’i demaskojë Kosova, jo Serbia!

-Ah, Drenicë, zemra e shqiptarisë, gjithmonë ke pasur Azem Bejtë, Hasan Prishtinë dhe Ademë Jashar trima dhe heronj të mëdhenj patriotë e atedhetarë, por, edhe “karrabishta”, që kanë lënë shumë nëna, motra dhe vëllezër në vajë…Por, ti kurrë s’u përkule, kurrë faqefishkur, por gjithmonë trime, krenare, fitimtare dhe faqebardhë në luftëra dhe në beteja kundër armiqve të huaj gjenocidalë dhe “bishtave” të tyre të pabesë, që shqiptarët të kenë lirinë dhe të rrojnë të lirë dhe të bashkuar në shtëpinë-atdheun e tyre.

-Pasi janë vdekur Azem Bejta, Adem Jashari dhe Avni Rrustemi, le të “lëvrojnë” spiunët dhe tradhtarët në Drenicë, në Dukagjin, në Llap e Gollak, Shalë e Bajgorë, sepse iu “ka marrë ojam” për para të zgjebosura të armikut serbo-sllav etj. dhe për pushtet çdo gjë po shkretënojnë, po shkombëtarizojnë dhe po fundosin (besën, nderin, bujarinë, burrërinë, moralin, parimin, vlerën).

Deri kur kështu, do të zgjatë kjo farë stuhie dekadente dhe erozioni i shthurjes së identitetit kombëtar shqiptar?!

Deri kur do ta tradhtojmë Kosovën dhe, do t’i vrasim vëllëzerit dhe motrat tona, që ta “kemi mirë” me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale?!

Prandaj, zgjohuni nga “gjumi dimëror i ariut”, që të shpëtoni Kosovën nga tradhtarët dhe nga spiunët me dëmkë të Serbisë, që në pabesi e kanë tradhtuar dhe vrarë Adem Jasharin së bashku me familjen e tij 55 anëtarëshe, më 7 mars 1998.

Pra, është momenti i fundit, që Kosova të deratizohet dhe të dekontaminohet nga spiunët dhe nga tradhtarët e djeshëm dhe të sotëm.

POLICIA SERBE DHE SPIUJT SHQIPTARË

Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshë m i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarë t dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj. E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar. Njëri ndër kolaboracionistë t dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturë s "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet. Piromanët sadistë e kolaboracionistë t me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.
Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999
Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë),
Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë),
Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë),
Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë),
Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Upi (Ujzë, Gjakovë),
Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë),
Binak Dema (Vogovë, Gjakovë),
Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë),
Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë),
Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë),
Fran Marku (Doblibare),
Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë),
Martin Hasani (Bec, Gjakovë),
Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë),
Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë),
Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë),
Arif Rama (Molliq, Gjakovë),
Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë),
Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë),
Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë),
Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë),
Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë),
Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë),
Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë),
Xhafer Halili (Bec, Gjakovë),
Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Florim Rama (Piskotë, Gjakovë),
Sylë Brahim Sylaj (-).
Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS(Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura nga UÇK në Gjakovë, më 25 shtator .1999.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...