2017/02/19

Lidhja e çuditshme mes fshatit Jagodinë në Elbasan dhe qytetit Jagodinë në Serbi


Toponime me emra të ngjashëm janë të përhapur kudo nëpër kontinente. Hulumtimet kanë treguar se emrat që mbajnë nuk janë krejt të rastësishëm.



Në shekuj kanë ndodhur gjithmonë zhvendosje të popullsisë dhe ata që nguleshin për herë të parë në një vend të ri, kanë vendosur gjithnjë vendin e origjinës ose emra që simbolizojnë besime , kafshë, figura historike, prodhime bujqësore etj.

P.sh sot shqiptarë gjen në vise të largëta si në Pakistan, Ukrainë, Amerikë, Azi etj. Ashtu siç ka edhe pakica të tjera të popujve të ndryshëm të vendosur në trojet shqiptare.

Këtë radhë po përpiqemi të analizojmë origjinën e fshatit Jagodinë në Elbasan.

Jagodina është një fshat në përbërje të njësisë administrative Shirgjan. Fshati është vendosur në zonë fushore në afërsi të lumit Shkumbin.


Në foto fshati Jagodinë Elbasan

Dihet pak për origjinën e emrit të këtij fshati. Sot autorë të ndryshëm e lidhin atë me qytetin serb të Jagodinës. Ky qytet ndodhet në Serbinë Qendrore në brigjet e lumit Belica, i populluar nga 43.311 banorë.

Gërmimet arkeologjike kanë vërtetuar se ky është një qytet që vjen nga prehistoria dhe që më pas u pushtua nga romakët dhe më vonë turqit.

Por vetë serbët kanë qenë shpesherë pushtues të Arbërisë duke administruar qendra të rëndësishme si Vlorën apo Shkodrën. Por edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë. migrimi i popullsive Ilire në viset e sotme serbe.

Qyteti Jagodina-Serbia


Në serbisht emri Jagodinë nënkupton luleshtrydhe. Dhe mendohet se emri i qytetit vjen pikërisht prej këtij fruti.

Besohet se ekziston një lidhje mes Jagodinës në Serbi dhe fshatit Jagodinë në Elbasan.

Ndoshta shekuj më parë aty u vendosën banorë të këtij qyteti apo edhe barbarë që zaptuan toka pas inkursioneve në Arbëri.

Fakti që fshati ndodhet buzë lumit Shkumbin ashtu sikurse edhe Jagodina buzë lumit Belica përbën një anologji. Por edhe luleshtrydhet mund të jenë një argument pasi, kur Jagodina ishte e pabanuar, në shkurre dhe në fushat e saj rriteshin luleshtrydhe.

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...