2022-05-19

“Mesazhi tronditës për Vuçiqin”/ Injorohet projekti serbo-rus i përkrahur nga Edvin Krista Rama-Hajvani!

 


Ditë më parë, në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.


Pas takimit, ata lëshuan një komunikatë të përbashkët, ku u përmend edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë komunikatë, ministrat e G7 i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

Gjithashtu, ministrat e G7, kërkuan nga Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse.


Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë u vlerësua fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjës, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njëjtën.

Mirëpo, shtetet e G7 injoruan plotësisht projektin e “Ballkanit të hapur”, pasi bën thirrje për integrimin e tregut rajonal nëpërmjet procesit të Berlinit

Mehazi: Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandar Vuçiq!

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova deri më sot asnjëherë nuk ka pasur mesazhe më të mira e më të fuqishme nga shtetet e G7.

Image
Sulejman Mehazi
FOTO GALERI

Ai vlerësoi se ministrat e G7 me deklaratën e tyre e kanë gjunjëzuar shtetin serb, dhe fati i mirë i Kosovës është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë.

Mesazhe më të mira e më të qarta nga shtetet më të fuqishme të G7 për ne shqiptarët sidomos për Kosovën kurrë nuk kanë ardhur. Si kurrë më parë G7 Serbinë nuk e kanë kushtëzuar e gjunjëzuar sikurse këtë herë, fati i Kosovës e i shqiptarëve në përgjithësi është se lufta e Putinit në Ukrainë e ka disfavorizuar Serbinë, e cila hapur përkrah invazionin rus në Ukrainë”, deklaroi profesori.

Më tej, Mehazi bëri të ditur se këto mesazhe janë mjaft serioze për Vuçiqin, ku një nga mesazhet më të rëndësishme është mos injorimin i projektit të “Ballkanit të hapur” dhe përkrahja e Procesit të Berlinit.

Zarfet e G7 për Serbinë janë të qarta e mjaft serioze për presidentin Aleksandër Vuçiq, që ta lë anën e Rusisë e t’ju kthehet e t’ju bashkohet sanksioneve të shteteve evropiane ndaj Rusisë, të shpejtohet dialogu i Serbisë me Kosovën për njohje reciproke, sidomos zarfi më i dobishëm për Kosovën e në dëm të Vuçiqit e Ramës është mosrealizimi i projektit famoz, të papërshtatshëm e të rrezikshëm serbo-rus të Ballkanit të hapur, i cili do integrohet me tregun rajonal të procesit të Berlinit. Thirrja e G7 për një treg rajonal të Berlinin të gjashtë shteteve të Ballkanit e detyron kryeministrin e Shqipërisë që të heq dorë nga Ballkani i hapur i presidentit të Serbisë, Vuçiq e t'i kthehet idesë strategjike anti-serbe tok me Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, profesori potencoi se mesazhi më tronditës për Vuçiqin është aplikimi i vendit tonë në KiE.

Mesazhi më tronditës nga G7 për Serbinë është aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës që e detyron Serbinë të dorëzohet para gjithë këtyre sfidave diplomatike.

Pasi G7 është për procesin ballkanik të Berlinit, atëherë si ka mbetur gjë tjetër kryeministrit Edi Rama, përveç që të bëhet i guximshëm e të tërhiqet sa më shpejt nga projekti i Ballkanit të hapur serb të Vuçiqit”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Duhanaj: Integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm

Ndërsa, analisti tjetër politik, Leon Duhanaj tha se Perëndimi ka shtuar interesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Image
Leon Duhanaj
FOTO GALERI

Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” e veçoi Francën si një nga shtetet më të distancuara në këtë aspekt.

Bota perëndimore ka interes të shtuar për ta shtyrë përpara agjendën integruese të Ballkanit Perëndimor.

Ndoshta aty këtu, ka interesa të veçanta nga shtete si Franca, e cila me gjasë e ka një agjendë të veçantë të cilën po e përdor edhe në raport me vizat, e edhe me deklaratat e rezervuara karshi anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë mendoj se integrimi i Ballkanit është interes i përgjithshëm”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Duhanaj kërkoi nga institucionet e vendit që të jenë më aktiv në çështjet integruese të rajonit, përfshirë dialogun.

Në këtë kontekst mendoj se për Kosovën dhe institucionet e saj, është me rëndësi të jemi proaktiv dhe konstruktiv, qoftë në temat integruese rajonale, qoftë në dialog dhe integrim të përgjithshëm”, theksoi ai.

Kurse, analisti foli edhe për çështjen e “Ballkanit të hapur” dhe “Procesit të Berlinit”. Ai beson se polarizimi i këtyre temave dhe keqpërdorimi i tyre po bëhet për konsum të brendshëm.

Për sa i përket temës së "Procesit të Berlinit, Ballkani i Hapur apo dhe Mini Shengen", të gjitha këto e kanë të njëjtin bazament dhe të njëjtin qëllim, u cili është faza paraintegruese dhe relaksuese e regjionit drejtë integrimit përfundimtarë.

BE, nuk dëshiron të integrojë vende me probleme brenda gjirit të saj, këndej e shohin si të rëndësishëm relaksimin dhe integrimin rajonal si fazë paraintegruese”, përmbylli Leon Duhanaj .

Gracka e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit/ Milo Gjukanoviq drejt përplasjes me Dritan Abazoviçin

 

Dritan Abazoviç dhe Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, edhe njeherë e ka bërë të ditur qëndrimin e tij sa i përket “Open Balkanit”. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, të dy presidentet mbajtën qëndrimin se bashkëpunimi rajonal duhet promovuar përmes Procesit të Berlinit.

E qëndrimi i Osmanit dhe Gjukanoviqit kundër “Open Balkanit” ka nxitur reagimin e kryeministrit të Shquipërisë, Edi Rama, i cili ka dërguar mesazh të qartë, “Open Balkan” nuk do të ndalet.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shrkuar Edi Rama, qermdrom të cilin e ka pëlqyer menjeherë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

E ndryshe nga presidenti Gjukanoviq, kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka mbështetur nismën e “Open Balkan”, pasi e sheh si një mjet për tu integruar më shpejt në BE.

“Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s'duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”, ka thënë Abazoviç.

E për krejt këto, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

Image
Profesor, doktor Enver Bytyçi
FOTO GALERI

“Në opinionet, komentet dhe analizat e mia të kohëve të fundit kam thënë se Dritan Abazoviç do të jetë përkrah Ballkanit të Hapur. Jam nisur nga fakti se kontaktet e tij me Edi Ramën ishin shumë miqësore dhe e di se kryeministri shqiptar i ka njerëzit për zemër atëherë kur këta njerëz i shërbejnë atij. Por ndërkohë kam theksuar se do të jetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ai që do ta ndalojë këtë aventurë”, thotë Bytyçi.

Ai thotë se Gjukanoviç e kundërshton “Open Balkanin” dhe projektin francez për integrimin e Ballkanit në BE.

“Gjukanoviç pas takimit të tij me presidentin gjerman, Frank Ëalter Steinmeier, deklaroi se Ballkanit Perëndimor i nevojitet te integrohet ne Bashkimin Evropian dhe nuk i duhen mekanizma alternative si Open Balkan ose si propozimi i presidentit francez, Macron. Në këtë deklaratë unë shoh se kreu i shtetit tonë fqinj nuk përkrah iniciativa si kjo e Ballkanit të Hapur. E njëkohësisht ai kundërshton projektin francez për integrimin e rajonit tonë në BE”, thekson Bytyçi ër “Bota sot”.

Më tej, ai thotë se Abazoviç është joshur nga Rama dhe Vuçiq.

“Abazoviç është joshur nga Rama dhe Vuçiq që të ta ç’vendosë vendin e tij nga rruga e sigurt e integrimit evropian në kurthin e Open Jugosllavisë. Ndoshta bën pjesë në klubin e Sorosit dhe në këtë rast çështja do të ishte shumë e qartë. Por unë do të gjykoj në versionin sipas të cilit Dritan Abazoviç është një politikan butaforik, i cili jeton me euforinë e politikanëve megalomanë si kryeministri i Shqipërisë. Por ai po shërben si grevëthyes”, shpjegon profesor Bytyçi.

Sipas tij, Rama dhe Vuçiq synojnë që të venë nën presion presidencën e Bosnjë-Hercegovinës dhe qeverinë e Kosovës.

“Nëse Mali i Zi hyn në klubin e Beogradit, ku ka hyrë kryeministri i Shqipërisë, por jo presidenti i Shqipërisë, apo ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, por jo presidenti i këtij vendi, atëherë harta e Open Balkan zgjerohet. Në këtë moment Rama e Vuçiq do të kenë mundësi të shtojnë presionin ndaj Prishtinës e Sarajevës. Ata do të thonë “Ne jemi shumica, ju pakica hajdeni me ne”! Sepse deri tani vendet janë ndarë 3:3. Ne e kemi parë se si autokratët ballkanas e përdorin konceptin e shumicës si presion ndaj pakicës edhe brenda vendit, koncept që i takon sistemeve totalitare të qeverisjes”.

Bytyçi deklaron se “Open Balkani” është projekt shumë i rrezikshëm për të ardhmen e Ballkanit.

“Duket qartë se qeveria e Tiranës dhe Beogradi kanë investuar dhe po investojnë aq shumë për ta bërë realitet Ballkanin e Hapur. Vetëm ky fakt na dëshmon se sa i rrezikshëm është ky projekt. Një investim kaq i madh dëshmon për faktin se Open Balkan është jetik për Serbinë. Pse? Sepse është në fakt Open Jugosllavia e Re. Është ndoshta investimi dhe sfida në variantin e fundit të Aleksandër Vuçiq. Një sfidë që ka si ortak Edi Ramën dhe si ndihmës ndonjë politikan të Maqedonisë së Veriut apo Abazoviçin”, nënvizon Bytyçi, duke shtuar se “Open Balkan” ka edhe përkrahjen e Emmanuel Macron.

“Natyrisht si kundërvënie ndaj Procesit të Berlinit. Që në fillim kam pasur ndjesinë se Procesi i Berlinit përkrahet publikisht e minohet në hije nga ana e Parisit dhe presidentit francez. Dhe kjo më çon te mendimi se Franca ende vuan kompleksin gjerman. Ndërkaq qëndrimet e Macron ndaj Vladimir Putin ma përforcojnë akoma më shumë këtë ndjesi”, shprehet Bytyçi.

Ai thotë se Abazoviç ka shkuar në grackën e Ramës dhe Vuçiqit.

“Abazoviç nuk ka rënë në grackën e Ramës. Ka shkuar me vetëdije dhe vullnetarisht drejt kësaj gracke. Ai i di kontestimet që i bëhen Open Balkan-it, por megjithatë e këshillon edhe Albin Kurtin që të reagojë pozitivisht ndaj tij. Madje guxon dhe i thotë se Ballkani i Hapur na qenka në dobi të Kosovës. Kësisoj duket se deklaratën edhe këtij ia ka dërguar me SMS Edi Rama. Dhe Dritani thjesht reciton. Modeli megaloman i Ramës na shfaqet edhe te Dritan Abazoviç. I duket vetja se është politikan global, klasi. Harron se ai është kryeministër i pakicës. Harron se është në atë detyrë falë votave të presidentit Gjukanoviç”, thekson profesor Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Milo Gjukanoviç vendos për të qëndrimin e Malit të Zi për “Open Balkan”, e jo Abazoviç.

“Është Gjukanoviç ai që de jure dhe de facto vendos për qëndrimin e Malit të Zi pro ose kundër Ballkanit të Hapur. Të martën e djeshme ai e dëshmoi qartë se është kundër. E përsëriit edhe gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Kësisoj presidenti i Malit të Zi do t’i japë fund dilemës dhe me t’u kthyer në Podgoricë do t’i thotë edhe Abazoviçit të pushojë së punuari për interesat e Serbisë. Në fund të fundit Gjukanoviç ka të drejtë ta bëjë këtë. Ai është president i një vendi të pavarur e Sovran dhe nuk mund të lejojë që vendi i tij të rihyjë në një Jugosllavi të Re, pasi e pavarësoi atë në korrik të vitit 2006”.

“Përfundimisht mendoj se Mali i Zi nuk do të bëhet pjesë e Open Balkan, edhe pse këtë gjë e dëshiron kryeministri i këtij vendi. Por qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm. Ato do të joshen e njëkohësisht do të provokohen. Kosova ka të drejtë të mbajë qëndrimin e saj”.

Për fund, Bytyçi tregon edhe kushtin, që sipas tij Kosova mund të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

“Por edhe nëse vihet nën presionin e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, gjë që nuk duket të ndodhë, Kosova duhet të kërkojë njohjen nga Serbia e pastaj pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Si shtet i pavarur, me ulëse në OKB, Kosova ka të drejtë vetë të vendosë se çfarë marrëveshjesh nënshkruan. Por në kushtet kur Serbia konteston çdo ditë shtetësinë, është krejt, krejt e pamundur një gjë e tillë”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

2022-05-15

Letërsia e vjetër e re e Rilindjës kombëtare shqiptare,si dhe ajo e Realizmit socialist gjatë diktaturës komuniste dhe ajo post diktaturës komuniste

         

               Shkruan Akademik Prof.dr.Flori Bruqi,PH.D

Letërsia modern shqiptare

 Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse. 

Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist.

 Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. 

Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës. 

Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj. 

Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve 1920 e 1930 letërsia shqiptare pari një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. 

U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një shkallë më cilësore artistike, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. 

 shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijuese letrare të kohës. 

Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Gjergj Fishta,Faik  Konica, Fan S.Noli, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi,MIllosh Gjergj NIkolla- Migjeni,Mitrush  Kuteli, shënuan disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme.

 Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare.

 Krejt ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve 1940.

 Për çudi, jehona e hovit të tillë krijues nuk u ndërpre menjëherë pas përmbysjes së pushtimit nazist dhe vendosjes së pushtetit komunist.

 Pati një tolerancë gjatë ditëve të para të pushtetit të ri ndaj frymës së lirë, liberale në krijimtarinë artistike, e cila do të vazhdojë ta ketë këtë fat edhe për dy-tre vjet. 

Por siç dihet, tanimë nuk ishte më ai rreth individualitetesh të jashtëzakonshëm krijuesish të viteve 1930.

Fan S. Noli e Ernest Koliqi do të vazhdojnë të krijojnë nëpër Evropë e Amerikë, por të shkëputur totalisht nga letërsia në Shqipëri dhe pa kurrfarë ndikimi mbi të. Lasgush Poradeci  kishte pushuar së krijuari. Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni dhe Gjergj  Fishta nuk ishin më.

 Nga ky rreth kolosësh të letërsisë shqiptare, vetëm Kuteli do vazhdojë të jetë vazhdimi i natyrshëm i letërsisë së Pasluftës duke botuar sa herë i hiqej çensura. 

Do të vazhdojnë fare ndryshe krijimtarinë e nisur që më parë: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitër Shuteriqi etj.

 Nga poetët që krijuan në vitet e para të çlirimit dhe që krijimtaria e tyre pati jehonën e entuziazmit kolektiv të këtyre viteve, janë: Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Llazar Siliqi etj. 

Kështu, pas luftës dhe gjatë viteve 1950 do të duket qartë orientimi i ri në fushën e letërsisë shqiptare, si në rrafshin tematik, dhe në atë të përvojave dhe të metodave e prosedeve krijuese.

 Tematikisht letërsia u përqëndrua kryesisht, në jehonën e lirisë së fituar nga Lufta Nacionalçlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botës reale u reduktua kryesisht në bardhë e zi.

 Si përvojë shkrimi, veprat letrare të kësaj periudhe shpesh do të qëndrojnë ndërmjet gjuhës së rrëfimit letrar dhe atij propagandistik. 

Kryesisht këtë vulë proceduese kanë romanet e para gjatë viteve '50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, që do ta përkrahte këtë letërsi. 

Nga fundi i viteve 1950, e sidomos me fillimin e viteve 1960, pra pas një dekade e gjysmë që nga çlirimi, do të bëhen hapat e parë për ta nxjerrë nga ky shabllon letërsinë shqiptare. 

Në këtë kontekst duhet përmendur, pikërish viti 1958, kur Petro Marko do të botojë romanin e tij të parë "Hasta la Vista", që sjell një tjetër tematikë në romanin shqiptar, një tjetër frymë dhe ndjeshmëri në paraqitjen e personazheve (tanët dhe të huajt). 

Dy vjet më vonë ai do të botojë dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje për të shmangur skematizmin. 

Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1962), që, shtegun e paralajmëruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejë në një nivel ndërkombëtar. Pas romaneve të dy autorëve të përmendur, gjatë viteve 1960, Jakov Xoxa do të botojë romanin "Lumi i vdekur" që, nga një aspekt tjetër procedura, do të konsolidojë prirjen e romaneve shqiptarë, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare.

 Pas Jakov Xoxës do të paraqitet Dritëro Agolli me një seri romanesh, Dhimitër Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skënder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndërsa majën e poezisë lirike do ta zenë Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, të cilët do të çelin një rrugë të mbarë dhe për një brez poetësh të rinj të talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.

 Letërsia e Rilindjes! 

 Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. 

Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit 19 dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. 

Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore.

 Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror. 

Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.

 Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar. 

Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. 

Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, Andon Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.

 Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. 

Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë Letërsia e Bejtexhinjve ! 

 Në shekullin 18 në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershë). 

Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.

 Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt. 

Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. 

Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). 

Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta.

 Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to.

 Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. 

Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përpothje me to. 

Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe. 

Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj. 

Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit 18. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit 18 dhe kapërcen në shekullin e 19, mbizotëroi tema me karakter fetar. 

Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. 

Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj. 
Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër.

 Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. 

Me nota realiste, ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurrje e sipër. 

Në vjershën "Tirana jonë si mësoi", Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranës, jep një tablo të tillë të gjendjes së popullit.

 Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue 
Po na shtrydhin porsi rrush, 
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
 me vner shpirti u mbush. 

Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,(të varfërit, të shkretët)
 Pa opinga, zbathë e zhveshë; 
vetë janë mbulue me gjithë të mirat, 
si katilët rrinë tue qeshë.

 Letërsia e bejtexhinjve nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare. 
Megjithatë, bejtexhinjtë me krijimet e tyre dhanë një ndihmesë që duhet çmuar. 

Ata shkruan shqip në një kohë kur shqipen e kërcënonte rreziku nga përhapja e gjuhës së pushtuesit dhe e gjuhëve të tjera. 

Ata krahas temës fetare, ishin të parët që trajtuan gjerësisht temën laike.
 Gjithashtu dia prej tyre duke qenë më afër jetës së popullit, futën në poezi elemntë të jetës së kohës.

 Këta trajtuan tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një sens kritik të fortë.

 Së fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bënte një hap përpara nga ana artistike. 

Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse e figurative shumë të goditura, vlera të vërteta artistike. 

Poetët bejtexhinj morën edhe nga mjetet e traditës poetike të vendit; p.sh. vargun tetërrokësh; që e bënë vargun bazë dhe që e përdorën të gjithë. 

Veprat e bejtexhinjve mbetën në dorëshkrim. Ato u përhapën përmes kopjimit me dorë ose me anë të traditës gojore. Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh. 
Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë por edhe në vende më të vogla; si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë. 

Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashërin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. 

Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. 

Nga këto përmendim poemën "Erveheja„ , me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. 

Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.

 Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit të 19, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj. 

 LETËRSIA E VJETËR!

 Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare.

 Prandaj edhe përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Të nisur  nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike, si: "Fjalori latinisht-shqip„ i Frang Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Pjetr Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj. 

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. 

Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar më 1555. 

Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare.

 Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është "Historia e Skënderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .

 Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin 16 u shkrua vetëm "Meshari", në shekullin 17 ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri. 

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë.

 Sidomos në shekullin e 18 dhe në gjysmën e parë të shekullit të 19, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve. 

Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770 Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. 

Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. 

Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. 

Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

 Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.18). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.18), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit 18), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. 

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. 

Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.

 Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të 18 dhe fillimit të shekullit të 19 është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj. 

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

 Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli 16 deri nër ditët tona. 

Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769). 

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek 18), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (Jeronim De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).

 Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. 

Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj. 

 LETËRSIA SHQIPTARE!

 Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënder-beut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. 

Libri i parë shqip është "Meshari" (1555) i Gjon Buzukut. 

Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shpre-hje e qëndresës kundër sundimit osman. 

Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. 18-19 lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj). 

 Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. 19 lidhur me lëvizjen e gjerë për çlirimin nga sundimi i huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare.

 Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin europian.

 U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. 

Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.

 Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike e filozofike. 

Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.

 Pas shpalljes së Pavarësisëi (1912) letërsia e zhvilloi më tej frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqërore.

 Përfaqësues i shquar i rrymës demokratike është Fan S.Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. 

Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. 

Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte At Gjergj Fishta. 

Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli. 

Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënon krijimtaria në poezi dhe në prozë e  Millosh Gjergj Nikolla -Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). 

Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.

 Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. 

Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe. 

Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga çensura e shtetit monist enverian .

 Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rezik për autorët. 

Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. 

Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar.

 Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje.

 Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. 

Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm.

 Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj,
Zef Pergegaaj e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. 

Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndër më të rinjtë Etvin Hatibi. 

Vlen të përmendet që periudha e Post Diktaturës pati vlera të veçanta sidomos përsa i përket ribotimit të veprave që çensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar.

 U botuan të plota veprat e rilindësve, e Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj.

 U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve Petro Marko, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Visar Zhiti e shumë të tjerë.


Prishtinë 15.05.2022.


7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...