Pamjet e vrasjes së gazetares së Al Jazeera me plumb në kokë gjatë bastisjes së kampit, Izraeli thotë e qëlluan palestinezët

 

Nga Top Chanel 

Një gazetare e njohur e rrjetit të Katarit, Al Jazeera është qëlluar sot për vdekje gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në një kamp palestinez, për të cilën agjencia tha se është qëlluar në fytyrë nga snajperi i ushtrisë.

Gazetarja e njohur me origjinë palestineze 51 vjeçarja Shireen Abu Akleh, që ishte gjithashtu qytetare amerikane, u vra gjatë sulmit të ushtrisë në qytetin e pushtuar të Jenin mengjesin e të mërkurës.

Al Jazeera tha se krimi u krye nga forcat izraelite të sigurisë, të cilat thanë se po hetojnë për mundësinë e goditjes së gazetarëve nga sulmues palestinas.

Një tjetër gazetar palestinez Ali Al Samoudi, i cili punon për gazetën Al-Quds me bazë në Jeruzalem, u plagos por është në gjendje të stabilizuar, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Rrjeti i lajmeve nga Katari tha se gazetarja u qëllua qëllimisht në fytyrë për t’u vrarë nga forcat izraelite teksa mbante veshur një jelek me mbishkrimin “Shtypi” dhe një helmetë në kokë.

Në një deklaratë në televizion rrejti Al Jaseera nxiste komunitetin ndërkombëtar të dënonte “forcat pushtuese izraelite për vrasjen e qëllimshme të koleges së tyre Shireen Abu Akleh”.

Ushtria izraelite tha në një reagim se “militantë palestinezë po qëllonin me armë zjarri”, megjithse asnjë ushtar izraelit nuk ishte goditur gjatë operacionit.

“Mund të jetë qëlluar nga palestinezët”, tha zëdhënsi i ushtrisë Ran Kochav. “Ajo ishte shumë pranë tyre, por nëse ka qenë një ushtar izraelit do të kërkojmë ndjesë për gabimin”.

Në pamjet video nga incidenti, Abu Akleh shihet me një jelek të dallueshëm blu ku shkruhet ‘PRESS.’

Gazetari Mujahed Al-Saadi, i cili shoqëronte Abu Akleh në mbulimin e aksionit në Jenin tha për agjencinë Reuters se ata ishin shënjestruar nga ushtria izraelite pasi kishin identifikuar veten si gazetarë.

“Kur u ktheva Shireen ishte përtokë ndërsa Shatha po mbrohej në një pemë duke ulëritur nga të  shtënat”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se gjatë operacionit të tyre në kamp, ishte qëlluar me armë zjarri nga palestinezë të armatosur.

51 vjeçarja Abu Akleh kishte lindur në Jerusalem. Ajo punonte për Al-Jazeera prej vitit 1997 dhe raportonte rregullisht nga territoret palestineze.

Javët e fundit Izraeli ka kryer sulme të përditshme tokat e pushtuara të Bregut perëndimor pas disa sulmesh vetëvrasëse në Izrael.

Qyteti i Jenin dhe kampi i refugjatëve aty njihet si një bastion militant.

Izraeli ka kritikuar prek kohësh mbulimin e lajmeve të Palestinës nga rrjeti Al-Jazeera por autoritetet lejojnë operimin e gazetarëve të saj në territore.

Një numër gazetarësh palestinezë janë goditur nga plumba gome gjatë raportimit të demonstratave në Bregun Perëndimor ndërsa vdekja e fundit e një gazetari në konfliktin e Bregut Perendimor është regjistruar në protestat e dhunshme në kufi me Gazan në 2018.

FOTO GALERI
1/11
Trupi i gazetares se Al Jazeera, Shireen Abu Akleh dhe kolegia e saj Shatha Hanaysheh (djathtas)


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)