Profesor dr.Sali Berisha , nga Tropoja nuk është antiamerikan , zoti Blinken.
Ish Presidenti, Kryeministri i Repblikës së SHqipërisë Profesori dhe Doktori i Kardiologjisë zt.Sali Ramë Berihsa , së pari kishte vendosur ta akuzonte Sekretarin shtetëror të SHBA zotin Blinken, sepse mendonte se ai është përgjegjësi kryesor që ia varën teneqen me mbishkrimin persona non grata dhe kujt ish themeluesit të Partisë Demokratike, ish përmbysësit të diktaturës komuniste, ish organizatorit të demonstratave të dhjetorit dhe ish organizatorit për rrëzimin e statujës së diktatorit Enver Hoxha etj.
Sot kur ditët me shpejtësi po kalojnë zoti Sali Berisha tash për tash vetëm PD ka arritur ta rrëmbej, por nuk po i zihet vendi – vend, si ta largoi njollën non grata që po ia gërryen shpirtin.
Gjyqi me zoti Blinken mund të zgjas në pakufi, prandaj zoti Sali Berisha po mendon që ta hedh në gjyq edhe multimiliarderin Xhorxh Soros, pse jo edhe Edvin Kristaq Ramën dhe Lulzim Bashën-Bravën.
Prof.dr.Sali Berisha derisa e paramendonte seancën gjyqësore me multimiliarderin Xhoxh Soros u thellua në mendime, se çka do ta akuzonte kundërshtarin në seancën gjyqësore.
Unë nuk jam as milioner, desha të them miliarder, por unë nuk kam kundërshtuar që ju të përziheni në punët e brendëshme të Republikës së Shqipërisë.. Unë ju kam kundërshtuar fuqishëm për ketë, derisa isha udhëheqës shtetëror.
Rregullimin shtetëror e bëjmë ne pa ndihmën tuaj, prandaj ju kundërshtoi edhe tash, pavarësisht që ju dhe djali i juaj me radhë e vizitoni Edi Kristaqin dhe Aleksandër Vuçiqin e Serbisë.
Duhet ta dini se unë nuk shitem, sepse mua më thonë Sali Berisha ,jam nga Tropoja, i cili gjithmonë do t´i mbroj interesat e shqiptarëve.
Ky ishte momenti kur unë haptas ju pata kundërshtuar dhe ju pastaj m´u hakmorët, me lidhjet e juaja në administratën amerikane.
Ju zoti Xhorxh Soros jeni mësuar që të përziheni në punët e brendshme të shteteve të ndryshme nëpër rruzullin tokësor, e sidomos në Evropë. Ju haptas i luftoni partitë e djathta demokratike dhe i favorizoni të majtat, sidomos në çështjen financiare, që kjo do të thotë shkelje e ligjeve ndërkombëtare.
Unë këtu para këtij trupi gjykues ju akuzoj ju se me ndikimin e juaj politik, jeni munduar të ma shkatërroni karrierën time të bujshme politike.
Unë i kam mbrojtur dhe do t´i mbroj interesat e Shqipërisë dhe popullit tim, pa marr parasysh synimet e juaja politike që keni.
Ju zoti Xhorxh Soros ju jeni miliarder, po nuk do të thotë që ju mund ta sundoni botën. Këtë nuk do ta lejojmë forcat e djathta politike në mbarë botën.
Ju duhet të tërhiqeni nga interesat e juaja personale politike dhe t´i lejoni shtete dhe popujt të vendosin për të ardhmen e tyre politike, pa ndikimet dhe ndërhyrjen tuaj .
Këto mendonte zoti Sali Berisha t´ia thoshte troç multimiliarderit Xhorxh Sorosit në sallën gjyqësore, para të gjithë të pranishmëve.
Deri më sot nuk ma ka hedhur mua askush. E pata mundur Hoxhën, Fatos Nanon, Edvin Kristaq Ramën ,Ilir Metën dhe të gjithë ata që mu kishin kundërvënë.
Këtë e dëshmova edhe tash, kur Lulzim Bashën e lash me gishta në gojë.