OPinion nga Flori Bruqi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se anëtarësimi i Finlandës në Aleancë do ta forconte këtë të fundit.
“Nëse Finlanda vendosin që të aplikojnë, ata do të mirëpriten ngrohtë në NATO, dhe procesi i anëtarësimit do të ishte i lehtë dhe i shpejt”, tha ai, shkruan BBC
Finlanda në anën tjetër ka deklaruar se do t’i bashkohet NATO-s pa vonesa, pavarësisht kërcënimit të Rusisë.
Ndërkaq Stoltenberg shtoi se “Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e maturuar, një shtet i BE-së dhe një kontribuuese e sigurisë euro-atlantike”.
Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia janë një hap larg anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake, shkruan skynews.
Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se një konflikt i tillë me NATO-n mbart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore.
“Vendet e NATO-s që vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, të stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, të dërgojnë mercenarë dhe stërviten pranë kufijve tanë po rrisin mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai në një postim në Telegram.
“Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore.
“Ky do të jetë një skenar katastrofik për të gjithë.”
Anëtarët e NATO-s, Danimarka dhe Estonia thanë se do të mirëpresin bashkimin e Finlandës me aleancën, shkruajnë mediat e huaja.
Në një postim në Twitter të postuar nga Ministria e Shtetit e Danimarkës të enjten, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha: “Mesazhe të forta nga presidenti dhe kryeministrja e Finlandës. DK [Danimarka] sigurisht që do të mirëpresë ngrohtësisht Finlandën në NATO. Do të forcojë NATO-n dhe sigurinë tonë të përbashkët dhe Danimarka do të bëjë gjithçka për një proces të shpejtë anëtarësimi pas aplikimit formal”.
Më herët të enjten, presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO, duke thënë në një deklaratë të përbashkët: “Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë. Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të marrë këtë vendim do të merren me shpejtësi brenda ditëve në vijim”.
Ndërkohë, kryeministrja estoneze Kaja Kallas tha se Estonia mbështet “një proces të shpejtë pranimi” për Finlandën për t’u anëtarësuar në NATO, duke shtuar se aplikimi i mundshëm i Finlandës do të ketë “mbështetjen e plotë” të vendit.
“… Ju mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të plotë. Ne mbështesim një proces të shpejtë pranimi. Nga ana jonë do të bëjmë hapat e nevojshëm”, shtoi Kallas.
Ndryshe, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt, mbështetja publike për anëtarësimin në NATO në Finlandë është rritur nga rreth 30% në gati 80% në disa sondazhe.
Pasi parlamenti të ketë miratuar idenë në parim dhe çdo pengesë tjetër legjislative vendase të jetë hequr, pritet që NATO të ftojë Finlandën për të negociuar pranimin e saj.
Finlanda ndan një kufi prej rreth 1300 kilometrash me Rusinë, e cila ka paralajmëruar kundër anëtarësimit në NATO duke thënë se do të ketë pasoja.
No comments:
Post a Comment