2022-05-11

“Asnjë lot mos e derdhni në vdeksha unë!” / Vrasësit e “Drinit” prapa grilave kur do të jenë?!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Komandant DRINI

“Asnjë lot mos e derdhni në vdeksha unë!” Kush mund ta thotë këtë, kush mund ta jap një mesazh të tillë, ta kanalizojë nga një dhimbje pa fund, kah një shpresë e pafund! Zbulimi i vrasësit për jetën e një nëne është baras me një jetë, por të nënës! Pra, ajo është e gatshme të vdesë për këtë zbulim!

Nëna të tjera do të kenë qarë e rënkuar dhe do të kenë kërkuar vrasësit e bijve të tyre vrasës!

Para se të shkoni në Hagë për vizitë, ose pas kthimit nga atje, si Enver Hoxha apo Edi Rama e të tjerë është mirë të shkojnë ta vizitojnë së paku njërën nga nënat e atyre heronjve që janë gjallë sepse shumica prej tyre tashmë kanë vdekur, apo fëmijët e tyre, si të Drinit, të Tahir Zemajt, të Imerit, të Manajt, të Rrecajt, të Dajakut, të Bardhylit e të Bekimi etj., e të ndoshta më shumë se 100 vrasjeve politike.

Amaneti i nënës

Nëna e komandant “Drinit”, Qamile Rexha, e ka lënë një amanet nëse kur të vdiste një ditë: “Unë them se nëse gjendet kush e vrau, ju lus asnjë lot për mua mos e derdhni ditën kur të vdes. Veç të gjendet kush e vrau birin tim”, është shprehur më parë nëna Qamile, e ushtarakut “Drini”, e cila ende shpreson të mos i mbyllë sytë, pa e parë prapa grilave atë, që ia shuajti jetën të birit të saj.

Image
Nëna e komandant "Drinit"
FOTO GALERI
Image
Komandant "Drini" me ushtarë
FOTO GALERI

Pra, nuk ka një dhembje më të madhe, që shpreh edhe mallkim, për ata që e fshehin vrasjen, një vrasje të planifikuar dhe pa asnjë faj.

Ditët për zbulimin e kësaj vrasje po afrojnë. Gjykata speciale po i afrohet këtyre porositësve.

Edhe vetë “Drini’, si duket nga jeta nën presion dhe kërcënime, për një kohë relativisht të gjatë, si duket ia kishte nxitur parandjenjën e një sulmi fatal.

Por, ende nuk mund ta besonte se kishte ardhur çasti.

“Atë ditë që e vranë e mori Drinin në krah dhe duke e përqafuar doli në ballkon. Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik. Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshmorëve, si në kujtim tha: “- kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas", rrëfente Hajrie Millaku-Rexha gruaja e Drinit, që tashmë kishin dy djem.

Ekrem Rexha, ishte në përfundim të përgatitjeve për të shkuar për doktorim në Universitetin Shtetëror të Kanadasë. Ai po përgatitej të merrte atë rrugë, në orën 8 e 45 minuta të 8 majit 2000, një breshëri plumbash e shtriu për tokë, ndërsa po i vëzhgonte gomat e veturës, që dikush ia kishte prerë me thikë.

Kjo shkrehje armësh ndaj një heroi, këputi një shpresë dhe një fije lumturie. “U martuam dhe u kurorëzuam në flakët e luftës. Edhe në luftë jeta jonë vazhdoi, të bindur se nëse e mbijetojmë luftën, në liri do ta gëzojmë jetën me fëmijët tanë”, rrëfente zonja Rexha.

Image
"Drini" gjatë një fjalimi
FOTO GALERI

Të dyshuarit

Për këto vrasje gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, kishte një premtim, por për ta realizuar atë, i duhej dhënë besimi.

Ai është i bindur që vrasjet pas luftës kanë një autorësi të përbashkët, grupin e komandantëve të quajtur të “Rognerit”, BIA-n serbe dhe SHISH-in e Shqipërisë,

Për të zbuluar këto vrasje ai kërkonte besimin e Kuvendit të Kosovës për të krijuar dhe udhëhequr një zyre përkatëse.

“Në qoftë se Kuvendi (Parlamenti i Kosovës është i sinqertë dhe më të vërtetë ia don të mirën kombit shqiptar unë jam më se i përgatitur me e udhëheqë një zyre që specifikisht do të merret për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike/kriminale që ndodhën në trojet e shqiptare”.

Por, këtë e kishin injoruar udhëheqësit politik, sipas tij, Thaçi, Ramushi e Mustafa.

Image
Komandant "Drini" shumë i dashur e shumë popullor
FOTO GALERI

Akuzat publike në Kuvend

Në vitin 2018 deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku, e kishte akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për dhënie të urdhrit dhe bashkëpunim për ekzekutim të komandant “Drinit”: “kërkesa për dekorimin e komandant Drinit rrinë në sirtarë qe katër vite, pra nuk e dekoron sepse me urdhër të tij dhe me dijeni të tij e të Kadri Veselit ai është vrarë”.

Edhe këto akuza publike nuk morën përgjigje, përveç nga ata që nuk i përmendi askush.

Por, rreth dy vite më vonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli do të gjendeshin në Hagë. Ata u arrestuan me 5 nëntor të vitit 2020, si pjesë e një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, sipas prokurorisë së gjykatës speciale. Bashkë me ta u arrestuan edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në ndërkohë para pak ditësh, atyre u janë shtuar akuza të reja.

Por, ende nuk është kuptuar nëse po akuzohen edhe për ndonjërën prej më shumë se 100 vrasjeve politike.

Ndërsa, porositësit një ditë do të gjykohen e dënohen, të paktën tre nga pjesëmarrësit në vrasje nëna e “Drinit” kurrë nuk do t’i shoh prapa grilave.

Sipas burimeve tona, tre pjesëmarrës u ekzekutuan me të shpejtë, në një aksident të kurdisur.

Ende as motivet nuk janë zbardhur. Por, që kur u vra “Drini”, mediat si BBC shkruanin se ai kishte paralajmëruar botimin e një libri për luftën në Kosovë, për krimet.

“Ky shqiptar i moderuar kishte paralajmëruar botimin e një libri për krimet e luftës në Kosovë, përfshirë ato të UÇK-së. Disa orë pas vdekjes së Drinit, ‘udhëheqës’ të UÇK-së vizituan të venë e tij për të marrë “kompjuterin me shënime në librin e shpallur”, por policia ndërkombëtare përgjegjëse për krimet e pasluftës ishte më e shpejtë”, shkruanin mediat e huaja atë kohë.

Image
Foto nga varrimi i Komandant Drinit - Mijëra njerëz në varrimin e komandant DRINIT tregojnë më së miri se sa ishte i dashur nga populli.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...