“Duhet folur me Putin për të ndaluar luftën”/ Guterres: Ai e shkaktoi këtë!

 

Zmprapsja e trupave rus të mërkurën nga ushtarët ukrainas, në kufi në Kharkiv po shqetëson gjithnjë e më shumë Moskën vlerësojnë zyrtarët ukrainas.

Edhe pse një fitore e vogël për ta, zyrtarët ukrainas thonë se  forcat ruse, megjithatë kanë fuqi të mjaftueshme për një sulm tjetër në zonë.

Betejat më aktive të mërkurën u zhvilluan më në jug të vendit  në drejtimin e Luhanskut. Në qytetet Rubizhne, Severodonetsk. Ndërsa rusët po ashtu përpiqen të marrin territor edhe në qytetin e Izium të rajonit të Donetsk, por ka pasur pak lëvizje në terren.

Po ashtu raketat ruse, goditën dy zona të qytetit Sloviansk në Ukrainën lindore. Sloviansk është qëllimi kryesor i forcave ruse që përpiqen të shtyjnë sulmin e tyre në jug në rajonin e Donetskut dhe ka qenë një fokus kyç që kur Rusia rishikoi strategjinë e saj larg Ukrainës veriore në fillim të prillit. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres,  nga Vjena tha se zgjidhja për  konfliktin do të vijë vetëm pas një bisede me Putin.

“Nëse doni të zgjidhni një problem, ju duhet të merreni me ata që e shkaktuan këtë problem. Prandaj duhet të flasim me liderin e Rusisë, dhe cdo aktor tjetër të rëndësishëm për të zgjidhur krizën.”- tha Guterres

Megjithatë presidenti zelensky gjatë një adresimi në institutin e studimeve poktike ne Paris, tha se dëshira për të negociuar me rusët  zbehet gjithnjë e më shumë sa herë ata konstatojnë skena si ajo në Bucha.

“Ne jemi të gatshëm t’i bëjmë këto negociata, këto bisedime, përderisa nuk është ende shumë vonë. Por me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet ku ka dhjetëra të vdekur, raste përdhunimesh, mizori të reja, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, e bashkë me të dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në në mënyrë diplomatike.”- tha Zelensky.

Inteligjenca amerikane tha të martën se Rusia me gjasë po përgatitet për një luftë të gjatë dhe se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, mund të mos i japë fund luftës.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)