Haga dhe çlirimtarët e UÇK-së

 

Shkruan Flori Bruqi


Dalëngadalë ftesat e Prokurorisë Speciale për “krimet” e luftës në Kosovës po e rrumbullakojnë “grishjen” dhe po arrijnë edhe tek krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njëkohësisht patën fatin të jenë edhe në krye të institucioneve më larta shtetërore të shtetit më të ri në Evropë.



UÇK-ja dhe eprori politik i saj zori Hashim Thaçi si lider i saj më  eproret  tjerë  gjeneral Kadri Veselin, Prof.dr. Jakup Krasniqi , Prof.Rexhep Selimin , Pjetër Shalën , Salih Mustafë , Hysni Gucatin e gjeneralin famoz të Gllogjanit Nasim Haradinaj çdo luftëtar do dalin fitimtar dhe në këto beteja juridike të padrejta ndërkombëtare .

Para kësaj Prokurorie u shfaqën (folën dhe heshtën) anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, komandantë të zonave, kryeministri Haradinaj, e dje u bë e ditur botërisht edhe ftesa për kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto ftesa dhe klima që po shkaktojnë ato, bëhen në një distancë kohore prej dy dekadash nga mbarimi i luftës në Kosovë. Për arsyet dhe aktorët faktikë që qëndrojnë prapa këtij qëndrimi armiqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare do të flas koha, nga distanca historike, kur prapaskena del në skenë. Ato nuk janë synim i këtij shkrimi. Në fakt shkrimi shpreh një opinion dhe një bindje tepër personale.

Prej themelimit të Dhomave të Specializuara (Gjykata e Hagës për Kosovë) e deri më tash kanë kaluar mbi katër vjet dhe në ndërkohë ka lëvizje përmbajtjesore në skenën politike të Kosovës. Deri dje, në krye të institucioneve kyçe të shtetit të Kosovës ishin figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministër dhe Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Hashim Thaçi vazhdon të jetë President i Republikës së Kosovës në bazë të mandatit (2016 – 2021).




UÇK-ja ishte dhe mbetet maja e ajsbergut, për ne një nga kryeveprat më madheshtore kombëtare ajo e shpëtoi popullin shqipëtar nga zhdukja që deshironte të na bënte Dobrica Qosiqi,MIllosheviqi,Vojisllav Shesheli,Aleksandër Vuqiqi ,Serbia fashiste antinjerezore .






Serbia nuk mund rehabilitohet amnestohet dot nga pseudodrejtësia borgjeze ndërkombëtare filoserbo/ruse.





Profesori i historisë Hashim Thaçi ,është lider politikë-shtarak i  UÇK -së dhe është turp kombëtar shqiptaret të mos i mbrojnë vlerat më të arrira kombëtare të cilët sot  se armiku dhe ca shqipfolës të mjerë  i fyejnë këta  Çlirimtarë që dergjen në Gjykatë speciale të Hagës që vetë Hashim Thaçi e krijoi.




Liri për Çlirimtarët nga Europa plakë  dhe kampet sllavo komuniste serbijane dhe shpifjet monstruoze të zvicranit Dick Marku.




Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)