Një bombë shkatërron dy tanke, ukrainasit hedhin në erë të gjithë autokolonën ruse

 

Ukraina po kthehet në një ferr për ushtrinë ruse: trupat e Kievit së fundi kanë hedhur në erë një autokolonë të tërë tankesh të Moskës, duke i bombarduar pa mëshirë.

Videoja e postuar në Twitter nga Brigada e 54-t e Mekanizuar e Ukrainës, tregon sesi bombat bien si shi mbi forcat e Moskës, pa i lënë rrugë shpëtimi…

Njëra prej bombave madje duket sikur ka goditur dy tanke njëherazi, e pjesët e njërit prej tyre ngrihen lart në ajër. Pamjet treguan sesi disa prej trupave ruse u përpoqën të shpejtonin, me qëllim që t`i shpëtonin sulmit të befasishëm.

Pak më herët ndërkohë ishin shpërndarë dhe filmime të shkatërrimit të dy tankeve ruse nga një sulm me dronë. Ukraina pretendon se 25,000 trupa ruse kanë humbur jetën në konfliktin tre mujor, prej të cilit janë vrarë po kështu mijëra civilë ukrainas e qytete të tëra janë kthyer në gërmadha.

Moska ndërkohë, pak tregon rreth humbjeve të veta. Pasi dështoi të merrte Kievin, vëmendja e Rusisë u spostua në lindje dhe në jug të vendit fqinj. Moska shpreson të marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Donbasit të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesë të të cilit tashmë kontrolloheshin nga separatistët e mbështetur nga Rusia që përpara pushtimit.

Qëllimi duket është të krijojë një urë tokësore me territorin e kontrolluar nga Rusia në Moldavi.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)