Islam Lauka – Pasqyrat e kolonizatorёve

 Kur shkon pёr Valbonё, nuk mund tё mos vёsh re dy ndёrtesa, tё cilat, nё dukje, s’ke ҫ’thua – janё tё bukura. Por bukuria e tyre ёshtё bukuri qё vret. Ato kanё ardhur nё jetё, mbi bazёn e krimit, mё saktё, tё ekocidit ndaj lumit tё Valbonёs. Bukuria e tyre ka si qёllim tё maskojё kёtё krim, i cili ёshtё i pranishёm aty, nё shtratin e tij, nё masivin e hekurit dhe tё betonit, tё derdhur mbi tё.






Kёto ndёrtesa tё kujtojnё copёrat e pasqyrave tё kolonizatorёve europianё, tё cilёt, shekuj mё parё, ua “dhuronin” indigjenёve tё Amerikёs Latinё, nё kёmbim tё floririt dhe sendeve tё tjera tё tyre me vlerё.
Ҫudia ёshtё se si sot, nё shekullin e 21-tё, ne vazhdojmё tё shfaqim injorancёn e indigjenёve latino-amerikanё, duke kёmbyer ajrin e pastёr, ujin e kulluar dhe tokёn e virgjёr tё Luginёs sё Valbonёs me copat e thyera tё pasqyrave tё kolonizatorёve tё rinj – pjellё bastarde e pushtetarёve dhe oligarkёve tё babёzitur.
Nё qoftё se sjellja jonё nuk ndryshon, ka rrezik qё, nesёr, tё kёmbejmё me copёrat e pasqyrave tё kolonizatorёve tё radhёs edhe bjeshёkt, edhe alpet, pra vetё atdheun tonё.

slam Lauka ka lindur më 18. 06. 1954 në Bytyç të Tropojës. Eshtë diplomat i njohur karriere, studiues dhe autor i disa veprave shkencore.

Arsimimi

Në vitin 1976, ka përfunduar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Në vitin 1982, përfundoi kursin e lartë të filozofisë, ndërsa në vitin 1986, atë të diplomacisë.

Në vitin 1994, mbrotji doktoraturën në politologji, në Akademinë Diplomatike të Moskës, në Rusi.

Karriera

Pas disa viteve punë 1976-1981, si mësimdhënës, në Lekbibaj dhe Bytyç, të rrethit të Tropojës, si dhe drejtues i Komitetit të Rinisë në po këtë rreth (1982-1985), në shtator të vitit 1985, transferohet në Tiranë, në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fillim, si i atashuar, referent, shef sektori, ndërsa në vitin 1991, emërohet sekretar i parë dhe, më vonë, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Shqipërisë në Moskë. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1996, jep dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe deri në vitin 2005 merret me aktivitet privat. Në vitin 2005, rikthehet në MPJ, duke kryer detyra të rëndësishme si, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë Rajonale, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009, emërohet Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.[1] Në periudhën shtator 2013 - mars 2014 ka kryer detyrën e Dekanit të Trupit Diplomatik, të akredituar në Prishtinë.[2] Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, në mars 2014, transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, ku qëndroi deri në mars 2015. Aktualisht, është ligjërues në UBT[3] dhe Kolegjin Fama,[4] në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombtare. Nga viti 2003, është Presidenti i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano – Britanike dhe nga viti 2005 Drejtori Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, kryesisht, për çështjen e Kosovës, në shtypin vendor dhe atë të huaj.

Veprat

Vepra kryesore e tij është “Kosova, rast universal apo sui generis” e botuar në vitin 2007, në disa gjuhë të huaja. Në këtë libër, Lauka polemizon, kryesisht, me autorë rusë, rreth “precedentit” të Kosovës, duke i hedhur poshtë pretendimet e tyre për analogji të rastit të Kosovës me “konfliktet e ngrira” në hapsirën e ish Bashkimit Sovjetik dhe duke argumentuar shkencërisht që Kosova është një rast i veçante, i cili kërkon zgjidhje të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër, veç pavarësimit të saj.

Libra të tjerë:

Evoluconi i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale (1994)

Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (2007)

Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” (2011)

Bashkëautor i librave:

Shqipëria në arkivat ruse” (2006)

“ Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(2012)

Botues:

Toni Bler për shqiptarët " (Ramiz Lushaj, 2001)

Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari,2009)

Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011)

Për këto libra, ai ka shkruar edhe parathënien e tyre .

Jeta personale

Ështe i martuar me Fatbardha Laukën dhe ka një djalë dhe dy vajza.

Vlerësime

Është shpallur dy herë qytetar nderi, fillimisht në komunën e Bytyçit (2010) dhe në Bashkinë e qytetit të Bajram Currit (2015), në të dyja rastet me motivacion të njejtë – për argumentimin shkencor dhe mbrojtjen diplomatike të çështjes së Kosovës, si dhe lobimin për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Referimet

  1. ^ http://www.ambasadat.gov.al/kosovo/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 qershor 2015.
  3. ^ UBT
  4. ^ Fama Arkivuar 9 korrik 2015 tek Wayback Machine”

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit