Sa ka gjetur publik prezentimi i filmave nga atdheu në Toronto?



Nora Marku është organizatore dhe programuese me vite përvojë në skenën e filmit, me një përqëndrim të veçantë në filmin kontemporan shqiptar. Ajo ka studiuar Film Production në York University në Toronto të Kanadasë, aty ku edhe jeton prej vitesh. Nga viti 2017 drejton Shoqatën e Filmit Shqiptar, që sjell në ekranin kanadez prodhimet më të reja nga atdheu…

Si lindi ideja për forminin e Shoqatës së Filmit Shqiptar (Albanian Film Association) në Toronto të Kanadasë dhe kur u realizua projekti?

Unë mbarova studimet për film në Universitetin e York-ut gjatë viteve 2011-2015. Gjatë kësaj kohe, filluan të dalin në qarkullim disa filma shqiptarë (sidomos nga Kosova) të metrazhit të shkurtër që kishin shumë suksese nëpër festivale ndërkombëtare, por nuk gjendeshin lehtë online. Isha e zhgënjyer si studente filmi, dhe si shqiptare në Kanada, që nuk kisha as një vend ku mund t’i shihja këta filma. Por bota është e vogël, dhe kisha fatin që gjatë vizitave në Kosovë, si dhe nëpërmjet rrjeteve shoqërore, u njoha me shumë nga këta regjisorë në rajon. Në fund, vendosa ta bëja vet, dhe dhjetor të vitit 2016 e rezervova një sallë në Toronto për nëntorin e 2017-ës, për edicionin e parë të “Albanian Short Film Night”. Gjithashtu mblodha një ekip që përbëhet nga motra ime Hana Marku, dhe dy shoqet që janë aktive në botën kreative të Torontos, Sia Mehilli dhe Borana Makri.

Sa ka gjetur publik prezentimi i filmave nga atdheu në Toronto?

Jemi befasuar për të mirë, se sa shumë njerëz na kanë mbështetur gjatë viteve. Prej sponsorëve që kanë treguar besim në projektin tonë, tek mediat lokale të Torontos që kanë përhapur fjalën, shoqatave shqiptare, dhe bashkatdhetarëve që duan të dalin dhe të përjetojnë artin shqiptar – gjithmonë ngjarjet tona janë praktikisht “sold out”. Edhe pse është koncepti relativisht i thjeshtë, ka shumë punë për të organizuar një shfaqje, por gjithmonë ia vlen kur shohim dhe flasim me komunitetin që vjen dhe na mbështet vit pas viti. Çka është edhe e bukura e Kanadasë, është që çdo shfaqje kemi edhe një përqindje të publikut që nuk janë shqiptarë, por që kanë ardhur me shokë apo partnerë shqiptarë, apo thjeshtë janë kurreshtarë për filmin tonë. Filmi është një platformë shumë e bukur për të ndarë artin dhe historinë shqiptare, dhe për të treguar komunitetit më të gjërë se kush jemi ne.

 Ju vetë komediane, dhe shihet që i përcjellni rrjedhat e kinematografisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Sa ka arritur filmi shqiptar pas periudhës së komunizmit të jetë i pranishëm në arenën ndërkombëtare?

Unë me vite punoj në skenën e festivaleve të filmit. Më së fundit kam punuar me Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Torontos (TIFF) për 2 vite. Këtë vit filloj edhe të programoj për Toronto Youth Shorts Film Festival, si dhe bëj pre-screening për DokuFest-in në Prizren, Kosovë. Mendoj që viteve të fundit po shohim pothuajse një “renesancë” të filmit shqiptar, dhe kjo pasqyrohet edhe në prezencën e filmave shqiptare në skenën botërore. Gjenerata të reja të regjisorëve (dhe sidomos shumë grave) po përdorin filmin në një stil më të bazuar në realitetin e përditshmërisë së jetës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, apo edhe në Diasporë. Dhe mendoj se për shkak se këto tregime janë aq të fuqishme, dhe po tregohen me aq sinqeritet, po kapin vëmendjen e audiencave anë e mbanë.

Në Kanada viteve të fundit, në festivalet ndërkombëtare të Torontos, Montrealit dhe Calgaryt janë paraqitur edhe disa filma nga Shqipëria dhe Kosova. A keni pasur edhe ju rol në këtë mes?

Edhe pse unë kam punuar për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos, nuk kam qenë pjesë e ekipit përgjegjës për përfshirjen e këtyre filmave. Por kam shfrytëzuar rastin për të takuar regjisorë shqiptarë, kurdo që  kanë ardhur për të shfaqur filmat e tyre nëpër këto festivale. Ja bëj për detyrë vetes, çdo vit, për çdo festival ndërkombëtar që mbahet në Toronto, të shoh listat e filmave të përzgjedhura. Dhe nëse ka ndonjë film shqiptar, aty jam. Kam takuar shumë njerëz kështu, dhe zakonisht gëzohen kur shohin bashkëatdhetarët që vijnë të mbështesin filmat e tyre. E rekomandoj për secilin!

Ekipi juaj ka shfaqur filma nga hapësira shqiptare, duke bashkëpunuar edhe me ambasadat dhe shoqatat respektive këtu. Sa jeni e kenaqur me arritjet?

Vjet ishte hera e parë që zhvilluam një mbrëmje në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos. Ishte një nder i madh për ne, të kombinonim fuqitë tona për të krijuar diçka unike për komunitetin tonë. Ishte edhe hera e parë që kishim prezencën e ambasadorit shqiptar në publik, për të cilin ishim shumë të nderuar. Bashkëpunimi mendoj që ka qenë i sukseshëm, dhe besoj që është shumë mirë të shihet nga komuniteti që jemi të bashkuar, dhe që e shohim si diçka të rëndësishëm të mbështesim artin dhe kulturën shqiptare, kudo që jemi.

 Cila është tradiata që tanimë keni krijuar prej formimit të kësaj shoqate?

Neve kemi bërë emër për vete si shoqatë me Natën e Filmit të Shkurtër Shqiptar, apo Albanian Short Film Night. Çdo vit nga themelimi i shoqatës më 2017, Nëntor, i cili tashmë është Muaji i Trashëgimisë Shqiptare këtu në Ontario, shfaqim filma të metrazhit të shkurtër që mendojmë janë të një kualiteti të lartë. Siç përmenda edhe më herët, viteve të fundit kemi parë shumë filma nga rajoni që janë punuar bukur, dhe që kanë mesazhe të fuqishme. Dhe shfrytëzojmë kontaktet që i kemi në rajon për të siguruar këta filma nga regjisorët. Kështu që çdo vit bëjmë një përmbledhje të këtyre filmave, dhe i shfaqim totalisht falas për publikun. Çdo vit sallat kanë qenë të mbushura, dhe synojmë ta rrisim dhe ta bëjmë edhe më mirë në vitet e ardhshme. Viteve të fundit kemi filluar të të shfaqim edhe filma të metrazhit të gjatë, dhe kemi mbajtë disa  mbrëmje bamirësie. Këto kanë qenë organizime më të vogla, por shpresojmë në të ardhmen edhe këto të bëhen më të mëdha.

Gjatë periudhës sa po zgjatë pandemia COVID-19 shoqata juaj në rrjetet sociale ka shfaqur filma shqipatarë online si dhe ka komunikiar me aktorë shqiptarë nga e gjithë bota me përzgjedhjet e tyre të filmave. Çfarë roli po luan kjo tek shikuesit shqiptarë në Kanada?

Ah COVID-i! Ne si shoqatë ishim shumë gati për të organizuar evente më komplekse dhe interesante këtë vit, por shëndeti është numër 1, dhe i kemi anuluar të gjithat për 2020-ën. Kjo na ka shtyrë të jemi më aktiv online, duke sugjeruar ku të shohin njerëzit filma shqiptarë online, si dhe duke u lidhur me regjisorë shqiptarë për të diskutuar mbi temat e ditës. Ditëve të fundit, lëvizja anti-raciste ka rrëmbyer vëmendjen e botës, dhe ne donim t’i tregonim publikut tonë joshqiptar, dhe jo-të bardhë, që vijnë dhe na mbështesin vit pas viti, që i përkrahim në lëvizjen e tyre kundër racizmit. Kemi filluar një seri në rrjetet tona sociale, ku regjisorët që i kemi shfaqur në të kaluarën flasin për mendimet e tyre mbi këtë situatë. Sado që është një gjest modest, duam të jemi të kjatë që jemi për barazi njerëzore, dhe që nuk ngurrojmë të diskutojmë edhe për çështjet më të rënda shoqërore.

Të gjithë ekspertët e të gjitha fushave po pajtohen se bota nuk do të jetë njësoj pas pandemisë. Sa po ndikon kjo pandemi në ecejaket e filmit dhe kinemasë?

Është marramendëse sa shumë ka ndikuar virusi në çdo aspekt të jetës, dhe industria e filmit nuk është e paprekur nga ky trazim. Industria e filmit për fat të mirë është kreative, dhe gjen mënyra për të gjetur publik. Por mendoj që për një kohë të gjatë, njerëzit do hezitojnë të mbushin kinematë për të parë filma që mund t’i shohin në shtëpi. Ky është problem i madh për kinematë e mëdha, si për shembull “Cineplex” në Kanada, sepse bizneset e tyre janë tërësisht të bazuar tek njerëzit që vijnë fizikisht në lokalet e tyre. Ka me qenë kohë e vështirë për keto kinema, për një kohë të gjatë. Festivalet e vogla e kanë shumë më lehtë për të shndërruar eventet e tyre në një përvojë “online”, përshfirë edhe shoqatën tonë. Nuk do të zhdukemi, por thjeshtë duhet të bëjmë punën pak më ndryshe, derisa mund të takohemi “live” përsëri!

Comments

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit