Shtetet të cilat kanë filluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës e kanë filluar më herët fushatën e vaksinimit dhe doza e tretë është duke iu administruar kategorive të caktuara të shoqërisë, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, ata që janë në qendrat e kujdesit për të moshuar, punëtorët shëndetësorë dhe një kategori e fëmijëve me imunitet të komprometuar.
Infektologu Ahmeti shprehet se nëse autoritetet kompetente miratojnë dhënien e dozës së tretë, prioritet duhet të kenë personat me sistem të dobët imunitar.
“Në këtë proces, me prioritet duhet të jenë personat e moshuar me sëmundje kronike dhe të rinjtë me imunitet të dobët. Patjetër, mendoj se edhe punëtorët shëndetësorë duhet të jenë prioritet sepse janë kategori e rrezikuar. Doza përforcuese duhet të jepet 6-9 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thekson ai.
Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.3 milion doza, nga to mbi 513,000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.
No comments:
Post a Comment