2021-10-10

Sot 1 vit u përurua vepra shkencore Leksion enciklopedik i akademik Flori Bruqi,PH.D

 1 vjet më parë, më 10 shtator 2020 u përurua leksikoni i parë enciklopedik në trojet gjithëshqiptare:


Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë

KULTURAOctober 10, 2020 - 13:59

Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë është përuruar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Akademik prof.dr.Hakif Bajrami, me këtë rast ka thënë se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi,“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar”.

“Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe”.

“Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk kanë bërë aq sa duhet për të mirë e popullit shqiptar në përgjithësi, raporto EO.“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.Veprimtar politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, tha se kjo është një vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet.“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. 


Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”.Ndërsa autori dhe botuesi Flori Bruqi, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.Sipas tij, për herë të parë në fushën e shkencës në muajin mars doli leksikoni enciklopedik, raporton EO.“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”.


https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.youtube.com/watch?v=sRGcoAmAopw&t=18s


https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.youtube.com/watch?v=tuO1JVkMDoc

https://www.sa-kra.ch/leksikonenciklopedigfb.htm



Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë

Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)

 

 

 

 

 

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

 

NË VEND TË HYRJES

 

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar derimë sot.

Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrëmë parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar.

Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësajAkademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e derimë sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkë- punëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përku- shtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre...

 Akademik prof.dr. Flori Bruqi 

 

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...