Prishtinë,18.10.2021.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës është subjekt kulturor i Republikës së Kosovës, që kultivon e afirmon vlerat letrare artistike dhe emancipon vetëdijen estetike, kritike e demokratike në vend .
Sot në mbledhjën e Kryesisë së LIdhjës së Shkrimtarëve të Kosovës(LSHK) e kryesuar nga Kryetari i LSHK-së Prof.dr.Shyqri Galica , u vendosa që më datën 30 tetor 2021, në Prishtinë , të mbahët Festivali ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik", i cili sivjet nuk u finansua nga Qeveria e Kosovës, gjegjë sisht MInistria e Kulturës,në Qeverinë Kurti 2.
Ai do të mbahët vetëm në Prishtinë, e jo në Qytetin e Lidhjës në Prizren si dhe në Qytetin e Kukësit që është mbajt në muajin qershor çdo vit më datën 9 deri 11 qershor .
Festivali përmban sesionin letrar, Vepra e hapur – përurime letrare, pikat e poezisë Lira magjike, Ora e Lidhjes si dhe disa pika muzikore e artistike.
Deri tash janë mbajtur 8 edicione të këtij festivali, ku kanë marrë pjesë poetë nga Shqipëria etnike e diaspora dhe poetë ndërkombëtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Turqia, Kroacia, Izraeli etj.
Sivjet nuk iu dha asnjë cent - LSHK për "Drinin poetik" e asë për revistën e vetme shqiptare të LSHK-së "Metafora poetike".
Donacione ju dhanë disa klubeve letrare të turqëve, romëve dhe serbëve në Kosovë, për çka kanë reaguar edhe vetë shkrimtarët, që janë indinjuar në Ministrin dhe zëvendësministrin e Kulturës në Qeverinë Kurti.
Pas 11 vjetësh Ministria e Kulturës e Kosovës nuk financon revistën e vetme letrare-artistike METAFORA të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që faktikisht është revista e vetme kësisoj në gjithë hapësirën shqiptare dhe në diasporë!?
Ky vendim absurd me një arsyetim të paarsyeshëm po u pamundëson shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë publikimin e krijimeve letrare, publicistike e shkencore, që ishte një dritare nga mund të shihej veprimtaria e LSHK-së dhe e krijuesve të gjithë hapësirës sonë. Aty publikoheshin kumtesat, poezitë, prozat, pjesët dramatike dhe shkrime kritike e eseistike të krijuesve më të afirmuar e të atyre që bënin hapat fillestarë në krijimtarinë letrare.
Edhe pse qe njëmbëdhjetë vjet kanë dalë nga tre e katër numra në vit të “Metaforës” dhe është financuar me mjete mjaft modeste, është botuar pa honorarë të autorëve, tani qenka gjetur një “shkak” se gjoja LSHK-ja qenka OJQ dhe nuk iu mundësuaka financimi? Dihet se “Metafora” është shpërndarë gjithandej dhe në manifestime të LSHK-së falas. Por Ministria e Kulturës e Kosovës “e pa të arsyeshme” ta mbyllë të vetmen dritare të shkrimtarëve, pa të cilët nuk mund të ketë vepra letrare, teatër, film, seri e krijimtari të tjera.
Në orën n letrare "Metafora", do të lexojnë vetëm 30 poetë që poezitë e tyre ata duhët ti dorëzojnë perosnalisht më dt.30 tetor 2021 deri në ora 12:00 tek Komisionit letrar i "Metaforës", i cili caktohët aty për aty më datën 30 tetor 2021.
Do të lëxojnë vetëm 30 poetë ,të caktuar për lexim nga Kryesia e LSHK-së.
Festivali do të mbahët në Bibliotekën Kombëtare Universitare nga ora 12:00, ku në fillim do të lexohën disa kumtesa si dhe do të përurhën edhe disa libra të shkrimtarëve që janë të të botuara nga shkrimtarët gjatë këtij viti në Kosovë , më forca vetanake - financiare të vetë shkrimtarëve.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment