NGA:Akademik prof.dr.Mehdi Hyseni
Ndërkaq,Vjosa Osmani nuk ngrihet në këmbë për hitelrët çetniko-fashistë vrastarë serbë të popullit të saj, të cilët kanë masakruar edhe foshnjat, edhe nënat shtatzëna, kanë vrarë fëmijë, djemë, vajza, burra, gra e pleq, vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre, ashtu sikurse të gjithë popujt e tjerë të civilizuar në mbarë botën.
Prandaj, si hedhurina diplomatike Nikola Selakoviq, që si vagabond ofendoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe të gjithë fashistët e tjerë çetnikë-vrastarë dhe ekzekutorë serbë të mbi “13.000” shqiptarëve në Kosovë (1989-1999), duhet të vënë gishtin në kokë, duke mos luajtur me zjarrin, se më kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovën e Shqipërisë Etnike, sepse shqiptarët do ta mbrojnë pragun dhe tokën e tyre të shenjtë arbërore; do t’i presin me plumb sikurse Adem Jashari, e jo kursesi me lule e me politikë pasive paqësore kapitulluese të dështuar të Ibrahim Rugovës (1989-1999). Ai “film horror” ka vdekur së bashku me “heronjtë” e mullinjve të erës së asaj kohe, kur digjej edhe dheu, edhe shkëmbi, jo vetëm shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në tokat e tyre stërgjyshore (1989-1999).
Vuçiqi dhe Vulini dhe “bishtat” e tyre po e kërcënojnë me luftë Kosovën!
Mirëpo, nëse ia mësyjnë një aventure të tillë të pakrye për të pushtuar Kosovën e pavarur, atëherë bomabrdimi i Serbisë nga Amerika dhe nga aleatët e saj, nuk do të jetë më selektiv (vetëm i pozicioneve dhe i shënjestrave ushtarake, policore dhe paramilitare), ashtu sikurse bombardimi i NATO-s (24 mars -10 qershor 1999), por do të jetë bombardim dhe shkatërrim total i Serbisë, ashtu sikurse shkatërrimi i Irakut të Sadam Huseinit (2001).
No comments:
Post a Comment