Që në fillim po e them se, këtë shkrim, ndonëse në gjuhë shqipe, do ia postoj z. Borrell dhe UE.
Sherbimet kompetente të R. Kosoves, ditë më parë, e zhvilluan një veprim – aktivitet, në disa zona të shtetit, përfshir edhe zonen e quajtur Veriu. Masat e ndërmarra kishin, të vetmin qellim, luftimin e krimit dhe arrestimin e bartësve të krimit. Z. Borrell, sëpaku, në boten e civilizuar, luftimi I krimit, hynë në mesin e masave më të preferuara. Madje, për shtetet, të cilat e pretendojnë anëtarsimin në BE, përveq kritereve tjera, kërkohet niveli i duhur i luftimit të krimit. Ndaj edhe e shtrova pyetjen se reagimi i juaj a ishte në emrin e juaj personal apo në emer të Unionit?
Në BE, gjer tani, janë të anëtarsuara 27 shtete. Shtetësinë e Kosoves, e kanë pranuar 22 shtete, ndërsa 5 shtetet, përfshirë edhe Spanjen, akoma nuk e kanë pranuar. Megjithatë, posti të cilin juve e mbani, iu obligon që të fletni në emër të Unionit dhe jo në emer personal. Përkundër mendimeve individuale, të atyre 5 shteteve, UE në vazhdimësi, me Kosoven komunikon dhe vepron si me çdo shtet tjeter, nga se shtetësin e Kosoves e kanë pranuar më shum se gjysma e shteteve të botes. Aqë më tepër, edhepse, akoma , Kosova nuk është anëtare e OKB-s, ajo figuron në listen e tëgjitha shteteve të botes. Prandaj, z. Borrell, juve nuk keni të drejtë të mohoni shtetësinë dhe aktivitetet e Kosovës. Përkundrazi , nga ju kërkohet përkrahja e luftimit të krimit.
Shpresoi se, juve edhe personalisht edhe si Union, e keni të çartë shtrirjen e kufinjve të shtetit të Kosoves.
Dy – mungesen e çdo kufizimi formal për pushtetin shtetëror në nxjerrjen e ligjeve dhe aktiviteteve tjera;
Tre - epërsinë e pushtetit shtetëror, në teritororin ku ai shtrihet, mbi çdo pushtet tjeter.
Prandai, z. Borrell ju, dhe jo vetem juve, brenda UE, duhet të brengosëni me faktin apo faktet se, serbët në veri të Kosoves, janë vetizoluar dhe, jo vetëm që nuk I rrespektojnë normat juridike, Kushtetuten apo simbolet e shtetit të Kosoves por, në mënyrë përmanente edhe brohoritin se Kosova është Serbi.... Edhe çdo fëmi e kupton se, kjo dhe shum të tjera, burojnë nga Serbia, e cila akoma, në Kushtetutë, Kosoven e konsideron pjesë të Serbise.
Z. Borrell, sigurisht jeni të informuar se edhe brenda Serbisë egzistojnë minoritete. Aty gjinden edhe shqipëtarët. Hulumtone sado pak, as tekstet shkollore në gjuhen shqipe, nuk mund të botohen pa lejen e Qeverisë serbe.
No comments:
Post a Comment