Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/21

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës "DRINI POETIK" MBAHET MË 30.10.2021




Në rrethanat aktuale, festivali ndërkombëtar i poezisë "Drini poetik", që tradicionalisht organizohet në Prishtinë-Prizren-Kukës, edhe sivjet mbahet vetëm në Prishtinë brenda një dite, duke iu përshtatur kërkesave të pandemisë.





Temë e sesionit letrar do të jetë: "Raportet e letërsisë gojore me letërsinë artistike". Do të ketë edhe përurime veprash letrare, "Vepra e hapur".




Krijimet poetike deklamohen nga autorët në "Lirën magjike".
FNP "Drini poetik" mbahet në bibliotekën kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë.




Marrin pjesë poetë që kanë kryer obligimet sipas statutit.
Kryesia e LSHK-së,




Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica

Prishtinë,21.10.2021.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...