Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare, me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive në Gadishullin Ballkanik.
Zana e malit është krijesë mitologjike Shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme me figura të këtilla ballkanike dhe malore të popullsive të gadishullit ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve. Mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.
Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak i cili nguros kur iu prishet qetësia. Brirtë e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.
Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi dhe ngurojnë ata të cilët u prishin atyre qetësinë, apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për t'i njoftuar ato për afrimin e njeriut.
Zana është edhe simbol i plleshmërisë, prej nga rrjedh edhe fjala shqipe shtatzënë. Ne besimet popullore,ora"paraqitet si nje gje e padukshme pergjithesisht po trup edhe pa forme".Zana eshte nje qenie mitologjike ndersa ora eshte nje zane me "detyra" te percaktuara.
Ajo mund të krahasohet edhe me Artemidën e grekëve ose Dianën e romakëve. Vështirë mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve. Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili i ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak, i cili shiton (nguros), kur u prishet qetësia.
Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Zanat i ruajnë territoret e veta me xhelozi. Ato i shitojnë ata që ua prishin qetësinë ose i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve. Prandaj, edhe kur shkohet në mal, është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e njeriut.
Zana është edhe simbol i pjellorisë.“Bariu i Shenjtë”, ky është emri popullor i Shën Martinit, mbrojtësi i ujqërve dhe, njëherësh, i bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare, ai ushqente një nderim të veçantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor.
Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyjin-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm te shqiptarët.
Sipas besimeve popullore, ai është hyji i maleve e i pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutës së dëllinjës, ose i urdhëron që të venë të hanë aksh bagëti të aksh malësori. Por, po deshi, ai ua “lidh” gojën e ndonjëherë edhe i ndëshkon për prapësitë që bëjnë. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, Hazreti apo Hazëri (a Hezri),Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil. “Fatet “
Figura të besimeve popullore dhe të përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë, këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësimi të njeriut i vishet vendimi i tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet.
Natën e tretë bëhet edhe e kremtja e familjes, që quhet poganiqe. Për këtë rast piqet një bukë, e cila thyhet mbi djepin e fëmijës. Ndër të krishterë, pas kësaj ceremonie i vihet emri fëmijës. Thirren edhe Fati, Vitore, Mira, Mirushe, Orë etj. “Dordoleci” Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, krahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka.
Në zanafillë, dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyjit të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brendësi, si trajtë u ruajt deri në ditët tona.
Ai vihej për të pasur prodhime të mbara, por edhe për t’i trembur dëmtuesit e prodhimit. Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Coli, Hakubeti etj.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment