Hapet Akademia e Sigurisë Kibernetike te “Luarasi” në bashkëpunim me izraeliten ELTA System

 Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me ELTA System Ltd kanë hapur Akademinë e Sigurisë Kibernetike, si një mundësi të artë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.


Hapet Akademia e Sigurisë Kibernetike tek Luarasi. Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me ELTA System Ltd kanë hapur Akademinë e Sigurisë Kibernetike, si një mundësi të artë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ky bashkëpunim ka nisur prej një viti dhe ka rezultuar i suksesshëm, dhe pse në një periudhë të vështirë pandemie, duke sjellë për studentët e Universitetit “Luarasi”, dhe për studentët e tjerë të interesuar të specializohen në kursin e parë “Ethical Hacking” si pjesë e “Akademisë së parë të Sigurisë Kibernetike”.

Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Rektori i Universitetit Luarasi Ethem Ruka deklaroi se ky është një kurs unikal për vendin tonë që synon të përgatisë një gjeneratë të tërë specialistësh.

“Një defekt ndodhi për disa orë në disa rrjete sociale, pothuajse 3 mld njerëz nuk arrinin të komunikonin duke krijuar një shqetësim të jashtëzakonshëm. Këto sisteme të teknologjisë së informacionit, baza të dhënash, janë gjithmonë nën sulmin e hakerave. Ne nuk e dimë se sa është masa e këtyre sulmeve, por diçka e kemi dëgjuar që nga manipulimi i opinionin publik, zgjedhjet e lloj-lloj aktivitetesh. Kështu që është e domosdoshme që këto sisteme të mbrohen nga hakërrimi. Ky kurs është unikal për vendin tonë dhe synon të përgatisë një gjeneratë të tërë specialistësh”, tha Ruka.

Ai theksoi se ky nuk është thjesht një kurs, por është një perspektivë teksa certifikata që merret në fund ka vlerë ndërkombëtare.

“Ky nuk është kursi i vetëm që po hapim, do mbarojmë me këtë e do fillojmë me të tjera. Në fund keni mundësi që të jepni një provim për të marrë një certifikatë që ka vlerë ndërkombëtare. Kjo certifikatë për kudo, në Europë, Azi e për kudo. Është një privilegj i madh për ju që filloni këtë kurs. Kemi besim se do jetë i suksesshëm. Kompania izraelite është një kompani elitare.
Sa kemi filluar këtë bashkëpunim, por jam optimist që ne do shkelim në pista të tjera. Siç mund të jetë teknologjia e informacionit dhe ligji.

Dua të falënderoj ambasador Dashnor Dervishin, një ambasador karriere, është në zanafillë të këtij projekti, po ashtu ambasadorin tonë në Izrael.

Dua të falënderoj punonjësit tanë që u morën me këtë projekt. Dua të falënderoj dekanin e Fakultetit, Bahollin, në veçanti Genti Hoxhollin, koordinator i këtij projekti”, tha Ruka.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit