Popullsia e Izraelit arrin në 9.4 milionë banorë


 Nga Akademik Flori Bruqi,Ph.D




Në Izrael janë gjashtë njësi administrative të rendit të parë të quajtura mehozot (מחוזות; njëjës: mahoz) dhe 15 nën njësi (II) të tyre të quajtuara nafot (נפות; njëjës: nafa). Nënë njësitë ndahen më tej në 50 regjione natyrore (III).





Nën njësinë Golan, e cila ka 4 regjione natyrore na izraelitët merret në këtë sistem edhe përkundër asaj që nga OKB-ja nuk është e njohur si pjesë e Izraelit. Sipërfaqet e Judesë dhe Samarisë nuk hyjnë në këtë sistem pasi nuk janë aneksuar nga Izraeli.




Gjeografia

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e Detit Mesdhe dhe i përcaktuar si shtet hebre dhe demokratik. Shumica e banoreve janë hebrenj, por ka dhe një minoritet të madh arab mysliman dhe grupe minoritetesh të tjera.

Izraeli ka kufi me Detin Mesdhe dhe me Egjiptin në perëndim, me Detin e Kuq në jug, me Jordaninë në lindje, me Sirinë në verilindje dhe Libanin në veri. Mes Izraelit dhe Egjiptit, në brigjet e Mesdheut, ndodhet Rripi i Gazës, që është territor në varësi të autoriteteve palestineze. Në zonën e malit kryesor mes Izraelit dhe Jordanisë, ndodhet edhe zona e ashtuquajtur Cisjordania, zonë e mbikëqyrur nga Izraeli dhe nga autoritetet palestineze dhe statusi i tij i fundit akoma nuk është përcaktuar. Mes Izraelit dhe Sirisë ndodhen Lartësitë e Golanit, toka që i pushtoi Izraelit në vitin 1981. Siria akoma vazhdon të kërkojë sovranitet mbi to.

Ekonomia

Ekonomia e izraelit është ekonomi e zhvilluar dhe moderne e karakterizuar me sektor shtetëror dhe taksa relativisht të larta, industrinë e hi tek të zhvilluar dhe varësi në import mallrash si: naftë, benzinë, qymyr, diamante të papërpunuara dhe ushqim. Industri të tjera të rëndësishme janë industria ushtarake, turizmi, industria e hekurit, kimike, aparatura bio shëndetësore dhe përpunimi i diamanteve, një fushë që Izraeli kryeson në botë.

Sot ekonomia izraelite karakterizohet me kalimin nga dominim dhe pronësi shtetërore në privatizim, lirësi në pazarin e valutës së huaj, shkurtim i kufijve për import dhe ulje të ngadaltë për taksën e punës dhe taksën e blerjeve. Ne Izrael ekziston taksë e lartë për makinat dhe benzinën dhe gjithashtu ekzistojnë monopole shtetërore të mëdha si kompania energjetike, portet dhe rafineritë. Në popullsinë izraelite ka kritika për monopolet dhe nga ana tjetër ka dhe kritika për lidhjet mes kapitalit dhe qeverise që kur filloi privatizimi i monopoleve dhe pronësive shtetërore.

Izraeli është i varfër në pasuri natyrore. Industria e Izraelit bazohet sot në fusha të pasuruara me burime njerëzore dhe mbahet si përparimtarë në fushat e studimeve dhe të zhvillimit. Industritë e mbrojtjes të Izraelit (Rafael, industria ushtarake, industria ajrore, elbit, el op dhe të tjera) prodhojnë për platformën vendase dhe eksportojnë dhe jashtë mjete luftarake përparimtare.

Në fund të vitit 2005 në Izrael ishin të shkruara 379,503 kompani nga të cilat kompania më e madhe ishte Teva kompania e prodhimit të ilaçeve Venere, që të ardhurat e saj për vitin 2005 ishin 5 miliard dollarë dhe fitime mbi një miliard dollarë. Shoqëri të tjera që operojnë në fushën e hi tek dhe internetit si checkpoint, amdocs dhe combras.

Që në vitin 2000 ekziston një dukuri që shoqëri izraelite blejnë kompani të huaja në botë ose të hapin filiale të rrjeteve izraelite jashtë kufijve të Izraelit. Sot, një pjesë e qendrave tregtare në Evropën lindore janë në pronësi të biznesmenëve izraelitë.

Historia

Përpjekjet për formimin e shtetit të ri në tokën e ashtuquajtur "toka e premtuar" filluan në Angli në shekullin e XIX. Qeveria Angleze në vitin 1848 sipas një verdikti, konsullatat e saj në Palestinë i dorëzoi nën juridiksionin e çifutëve, në vitin 1870 aktiviteti i çifutëve kaloi nga Anglia në Rusi. Theodor Herzl i cili kaloi në krye të lëvizjes Sioniste, punoi shumë për të formuar një shtet Izraelit brenda Palestinës. Herzl duke pasur mbrapa një fuqi si Anglia po përpiqesh qe t'ia arrinte qëllimit te tij. ne vitin 1870 çifutët e arratisur prej masakrës antisemite nga Rusia u vendosen ne Palestinë dhe formuan ferma bujqësore. ne vitet 1870-1896 Herzl formoi shtatëmbëdhjetë koloni fermash.

Herzl i kërkoi Sulltanit Osman të asaj kohe Abdydhamiti i dytë formonte një Republikë Aristokrate por kërkesat e tij u refuzuan.

Pas Luftës së Parë Botërore ne vitin 1917 me futjen e ministrit të jashtëm të Anglisë Arthur Balfour me deklaratën Balfour, në vitin 1917 procesi filloi. grupimi i Kombeve te Bashkuara ne vitin 1920 ia dha Anglisë përfaqësinë e saj ne Palestinë. Pas kësaj një zyrë e hapur në Angli filloi të përfaqësonte të drejtat e çifutëve e mbështetur nga Anglia.

Pas disa vitesh në Gjermaninë Naziste me fillimin e genocidit ndaj çifutëve cilën me pas filluan te emigronin me të madhe në Palestinë. Arabët në Palestinë dolën kundër këtij emigracioni dhe Anglia vendosi të ndalojë emigrimin. Pas kësaj një Organizatë Ushtarake e quajtur Hagana, e cila ishte e lidhur me Sionin filloi aktivitete terroriste në mënyrë që të protestonte kundër vendimit të marrë nga Anglia në lidhje me ndalimin e emigracionit çifut për në Palestinë. Drejtuesit palestinezë bënë marrëveshje me Gjermaninë Naziste.

Për në Palestinë filloi emigrimi ilegal i fshehtë. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me triumfin e aleatëve çështja e Palestinës kishte arritur në faqe të fundit. Anglia duke siguruar edhe mbështetjen e Amerikës, çështjen e Palestinës e çoi për t'u zgjidhur ne kombet e bashkuara. Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947's vendosi që njëra anë e Palestinës të ishte e Çifutëve ndërsa ana tjetër e Arabeve. Ndërkohë që çifutët e pranuan, kurse arabët e refuzuan këtë vendim. Qyteti i Kudusit u caktua si zone ndërkombëtare dhe ishte nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Kjo zgjidhje nuk i kënaqi aspak arabët. Kështu që pas kësaj filloi lufta izraelito-palestineze.

Sistemi shkollor

Gjuhë zyrtare gjatë kohës së mandatit veç anglishtes ishin arabishtja dhe hebraishtja. Në fund të 19 u ringjall gjuha hebraike dhe tani është gjuha e folur nga shumica e izraelit. Arabishtja si gjuhë amtare është për rreth një milion arabë (palestinezët dhe qytetarët druzë të Izraelit. Në shkollat arabe në Izrael është mësuar në gjuhën arabe. Përveç në anglisht në shkollat hebraike arabishtja si gjuhë e dytë e huaj është ofruar. Të gjitha tekstet ligjore janë në hebraisht dhe arabisht.

Literaturë

Shkrimtarët izraelitë kanë kontribuar shumë në literaturën e atyre shteteve ku kanë punuar, p.sh literatura jidishe në Gjermani, e cila u shkrua nga autorët hebrenj, po ashtu ata kanë kontribuar në shtetete e tjera me shkrimtarët atje.

Oskar Shelbah është autor gjerman me prejardhje hebreje. Ai ka shkruar librin Sistemi im i suksesit që thuhet se nuk ka familje gjermane që nuk e ka në shtëpinë e saj.


Popullsia e vendit u rrit me 1.6% gjatë vitit të kaluar, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.


Popullsia e Izraelit u rrit me 1.6% gjatë vitit të kaluar në 9.391 milion, raporton Byroja Qendrore e Statistikave. 6.943 milionë (74%) e qytetarëve të Izraelit janë hebrenj, 1.982 milionë (21%) arabë dhe 466,000 (5%) të tjerë përfshirë emigrantë që flasin rusisht dhe nuk janë hebrenj.

48,000 izraelitë vdiqën në 5781 përfshirë 5,800 izraelitë që vdiqën nga Covid-19 gjatë 11.5 muajve të fundit që nga Rosh Hashana i vitin të kaluar. Popullsia e Izraelit u rrit me 146,000 gjatë vitit të kaluar duke përfshirë 22,000 emigrantë, ndërsa 172,000 foshnja lindën.


Byroja Qendrore e Statistikave parashikon që popullsia e Izraelit do të arrijë në 10 milionë deri në vitin 2024, 15 milionë deri në 2048 dhe 20 milionë deri në 2065.

Comments

  1. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit