2021-10-09

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një vizitë në Yad Vashem (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit), së bashku me Ambasadorin Dan Oryan, ku takoi Ambasadorin Dani Dayan – kryetar i Yad Vashemit.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një vizitë në Yad Vashem (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit), së bashku me Ambasadorin Dan Oryan, ku takoi Ambasadorin Dani Dayan – kryetar i Yad Vashemit.

Kryediplomatja kosovare në Jeruzalem i dhuroi kreut të Yad Vashemit “Urën e Gurit të Prizrenit”, në shenjë respekti për kontributin e tij në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit.


Postimi i plotë

“Gjatë vizitës sime në Yad Vashem (Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit), së bashku me Ambasadorin Dan Oryan, pata nderin të takoj Ambasadorin Dani Dayan – kryetar i Yad Vashemit. Me Ambasadorin Dayan patëm filluar të ndërtojmë ura midis vendeve tona gjatë qëndrimit tim në Nju-Jork. Para ca vitesh, ai kishte vizituar Prizrenin dhe, si një dhuratë kurtuazie, ia dhurova “Urën e Gurit të Prizrenit”, në shenje respekti për kontributin e tij në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit.

Në vazhdim kam zhvilluar takime të frytshme edhe me z. Yossi Gevir, znj. Richelle Budd Caplan, dr. Alexander Avram dhe znj. Lucila Gleicher.
U dakorduam për bashkëpunim në shumë fusha, si për trajnimin e mësuesve në edukimin mbi Holokaustin, për organizimin e seminareve për profesorët e historisë në Shkollën Ndërkombëtare të Yad Vashemit për studimet e Holokaustit, për njohjen e rolit të shqiptarëve në shpëtimin e jetës së hebrenjve, si dhe për përfshirjen e historisë unike të shqiptarëve dhe hebrenjve në arkivat e Yad Vashemit.

Pjesë e bisedave tona ishte edhe kontributi i Shoqatës së Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës, i organizatës ndërkombëtare joqeveritare, “forumZDF”, dhe i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në botimin e “Doracakut për Mësimin e Holokaustin”, që do t’u shërbejë mësimdhënësve dhe nxënësve si material alternativ për mësimin mbi Holokaustin.

Yad Vashem kujton jetën e të gjithë atyre, ëndrrat e të cilëve u shkatërruan. Jetët e kujtuara këtu janë një kujtesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor dhe e rëndësisë për të mësuar nga Mësimet Universale të Holokaustit si domosdoshmëri për brezat e rinj. 🇽🇰🇮🇱

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...