Akademik Eshref Ymeri,PHD
Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh,
meriton përgëzimet më të sinqerta dhe falënderimet më të përzemërta për botimin
në numrin e sotëm (04 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë” të Esesë shumë prekëse, me titull“Udhëtim në
pyjet e këngëve çame”, të poetit të
talentuar Agim Mato. Në shënimin hyrës, Prof.dr. Fatmir
Terziu
shkruan:
“Shkruar 1986. Hyn në shtyp në
revistën “Nëntori” dhe hequr nga shtypi me porosi të KQ të PPSH”.
Nuk e kam informacionin e duhur
nëse kjo Ese është botuar në ndonjë organ tjetër pas zëvendësimit të sistemit
komunist me një sistem neokomunist që po “gëzojmë” sot pas demoshëmtisë
dhjetoriste. Sidoqoftë, botimi i kësaj Eseje në Portalin “Fjala e Lirë” 35 vjet
pas krijimit të saj, është një nderim i veçantë që Prof.dr. Fatmir Terziu i bën
poetit Agim Mato, i cili u largua për në botën e përtejme më 10 maj 2021
Eseja
më emocionoi tej mase, prandaj e hodha në rojtinën e kompjuterit për ta lexuar
kohë pas kohe, jo vetëm në nderim të autorit të talentuar, por edhe në nderim
të Çamërisë, të cilën e dashuroj si vendlindjen time. Heroina kryesore e asaj
eseje është Çamëria, trualli ynë amtar, të cilin banditët-shovinistë evropianë,
për pazotësin tonë, si komb, ia rrëmbyen trungut amtar dhe ia bënë dhuratë
Greqisë. Tragjedia e Çamërisë, vepër e përbindshmne e shovinizmit
grekokriminal, zbulon tradhtinë e partisë komuniste, me në krye argatin e
regjur të grekosllavizmit Enver Hoxha, i cili e pati soditur me gjakftohtësi
kasaphanën e bishës së tërbuar Napolon Zerva kundër vëllezërve dhe motrave tona
çame. Argati i Beogradit dhe i Athinës Enver Hoxha, atje, në jug të vendit,
kishte trupa partizane, por tradhtia ndaj atdheut amë nuk e lejoi që t’i fuste
në truallin e Çamërisë për t’i dhënë dajakun që meritonte kryekriminelit Zerva
dhe të shmangte atë masakër të lemerishme. Nuk e bëri një gjë të tillë, sepse
zbatonte me rreptësi të madhe porositë e prera që i jepnin dy emisarët e
Beogradit, Dushani dhe Miladini, dy komisarët e Titos në Shqipëri, të cilët,
faktikisht, drejtonin partinë komuniste dhe ushtrinë. Partia komuniste dhe
kryetradhtari i saj Enver Hoxha, ashtu siç tradhtuan Çamërinë më 27 qershor
1944, po ashtu patën tradhtuar Dardaninë që gjatë viteve të luftës, kur u bënë
bashkëpunëtorë të serbosllavizmit në kryerjen e masakrës së Tivarit. Qëndrimin
tradhtar ndaj Dardanisë dhe trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi, ata e
vazhduan edhe pas luftës, kur Beogradi, në vitet ’50, nëshkruante marrëveshje
me Ankaranë për shërnguljen me dhunë të shqiptarëve rrënjës drejt Turqisë. Po
ashtu, nuk u bënë të gjallë për mbrojtjen e vëllezërve tanë dardanë gjatë
dhunës së egër që serbosllavizmi ushtroi në Prishtinë kur patën shpërthyer
demonstratat e fuqishme të vitit 1981. Të njëjtin qëndrim tradhtar mbajtën
partia komuniste dhe pasardhësi i Enver Hoxhës, krimineli Ramiz Alia, edhe në
ngjarjet e vitit 1989, kur Beogradi e shfuqizoi autonominë e Dardanisë, duke e
shndërruar atë në koloni të Serbisë. Pasardhësit e veteranëve komunistë,
neokomunistët që dolën në skenë pas demoshëmtisë dhjetoriste, e vazhduan
tradhtinë e etërve të tyre në qëndrimin ndaj Dardanisë. Kur Millosheviçi,
kryebanditi i gadishullit tonë, në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999, pati
nisur masakrimin e Dardanisë, partia neomuniste dhe udhëheqja e saj nuk
ndërhynë ushtarakisht absolutisht, paçka se në Veri të vendit, siç më ka
rrëfyer një ushtarak i lartë i forcave të armatosura, asokohe ishin të
pozicionuar 400 tanke. Ky ishte një qëndrim i turpshëm nga ana e udhëheqjes
tradhtare të atdheut amë ndaj bashkatdhetarëve tanë dardanë. Prandaj edhe
ndalimi i botimit në revistën “Nëntori” të
vitit 1986 i esesë së shkëlqyer të poetit Agim Mato, dëshmon për vazhdimësinë
traditës së tradhtisë së partisë komuniste dhe të udhëheqjes së saj ndaj
bashkëkombasve tanë çamë. Fakti që Tirana zyrtare nuk ngriti kurrë padi në
gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrën e Tivarit, për
masakrimin Çamërisë dhe për masakrimin e
Dardanisë, flet fare qartë se udhëheqja shqiptare e atdheut amë ka qenë, është
dhe vazhdon të mbetet kështjella e tradhtisë kombëtare, me kryekështjellarin
Rama majë saj, i cili flirton me afsh të nxehtë me kriminelin Vuçiç,
trashëgimtarin e veprës së Millosheviçit.
San
Diego, Kaliforni
04
tetor 2021
No comments:
Post a Comment