Ja pse Lumiri duhet ta “vras” politikisht Isa Mustafën

 


Faton MehmetiNGA FATON MEHMETI : 
Isa Mustafa

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë testi i parë dhe mjaft serioz për kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lumiri erdhi në krye të LDK-së menjëherë pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas debaklit të 14 shkurtit. Me ardhjen e Lumirit synohet që të ndryshohet kursi i udhëheqjes së LDK-së, jo vazhdimi i politikës së Isës, e cila prodhoi dështimin total të LDK-së, si kurrë më parë në historinë e saj. 

Me të ardhur në krye të LDK-së, Lumiri pagëzoi Isa Mustafën me epitetin “kryetar historik i LDK-së”, i ndikuar edhe nga ngazëllimi që paraardhësi i tij dha dorëheqje, Lumiri bëri gabimin e parë. Në vend se të “vriste” politikisht Isa Mustafën, Lumiri nuk ka bërë deri tani ndryshimin  e pritshëm. Akoma ska arritur t’i tregojë vendin ku e ka Isa, gjë që i mundëson këtij të fundit me paftyrësi të flet "për fitoren e LDK në zgjedhjet lokale”.  

Pavarësisht se as Lumiri dhe askush nuk mund t’i ndalojë fjalën e lirë, marrja e guximit për të folur me kompetencë edhe në emër të LDK-së, i krijon telashe Lumirit, me fajin edhe vetë të këtij të fundit. 

Për të pasur guximin e munguar, Lumiri të merr shumë shembuj të cilët kanë dështuar në raste kur nuk kanë arritur të “vrasin” politkisht paraardhësin e tyre politikë, duke qenë gjithnjë nën hijen e dikujt tjetër s'kanë arritur asnjëherë të jenë lider. 

Veset e Isës, arrogancën, mendjemadhësinë, injorimin e vullnetit të qytetarëve, etj, Lumiri t’i zëvëndësojë me përulësi, respektim të vullnetit të qytetarëve, bashkëpunim, sinqeritet, etj.

Duke e bërë të kundërtën e Isës, Lumiri ndërton parametrat e fortë për një LDK të fortë si dikur. Deklaratat e herë pas hershme të Isës, Lumiri mos t’i marrë fare parasysh, përveç atyre që thamë më lart, qershia mbi tortë do të ishte prishja e vendimit të tij duke i zhveshur Isës epitetin e “kryetarit historik”, një vendim i tillë akoma në fuqi fyen vetë LDK të kaluarën e saj, mbi të gjitha historinë e saj. 

Me një vendim të tillë që zhvlerëson ekzistuesin, Lumiri merr një hap të fuqishëm për të shkëputur përfundimisht LDK nga katandisja ku e ka futur Isa me klanin e tij. Për më tepër, do të dëshmonte seriozitet për të bërë gjërat ndryshe, për të fituar besimin e humbur të qytetarëve. Sa më shumë që Isa del dhe flet për LDK-në, vetëm sa e dëmton më shumë atë, nami i keq i tij eklipson madhështinë e kësaj partie. 

Duhet forcë e madhe, vullnet dhe energji të reja për ta kthyer LDK'në në rrugën e saj të drejtë, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për të lënë pas të hidhurën. Është koha që Lumiri të dëshmojë se është lider, jo veç një figurë e re, por një imazh i ri, një lindje e re, respektivisht rikthim në AND-në e saj që lidhet me frymën rugoviane, e cila ka qenë vetëm pamlfet gjatë kohës sa Isa ishte kryetar.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Legjenda e Mujit dhe Halilit