2023-03-30

OPinione pa dorëza nga Flori Bruqi: “Ethet e pushtetit”, publicisti nga Gjermania flet me emra: Këto persona janë aktivizuar për ndarjen e Kosovës!


Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD

Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në vitin 2035
 

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e zbehet  në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. 



Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.






 Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhurdisa vjetë më parë   harta e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. 



KUriozitete  

https://www.youtube.com/watch?v=ux9sm2ylkA0

Shqiptaret në Ballkan 
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shqiperia_etnike#/media/Skeda:Balkans-ethnic_(1861)_(2).jpg




Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht. 
Shqiperia etnike dhe krahinat e saj
 Harte e Shqipërisë Etnike e botuar në Leksikonin enciklopedik të AAAS-it nga autori Flori Bruqi (2020)

 Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. 

Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

 Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. 

Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. 

Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa 

 Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. 

Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. 

 Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. 

Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. 

 Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës.

 Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.  

Dhe se “Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre”


 Më 18 mars në Ohër është mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku kanë marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak. 

 Pas këtij, takimi ka pasur reagime të shumta, e më të theksuarat kanë ardhur nga partitë opozitare të Kosovës. 

 Opozita nuk po arrin të gjej një gjuhë bashkëpunuese me qeverinë, ku edhe nuk po tregohet mbështetëse karshi saj në përballjet me palën serbe, këtë rast Aleksandar Vuçiqin. 

 Pubilcisti shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot" foli rreth kundërshtimeve të marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. 

 Fillimisht, ai u shpreh se Vuçiqit nuk po i bëhet presion serioz për nënshkrimin e propozimit evropian, derisa tha se opozita e Kosovës me reagimet e saj po e trimëron edhe më shumë presidentin serb.

 “Me gjithë refuzimet, kundërshtitë e hapura të Vuqiçit, për të nënshkruar marrëveshjet e arritura, së fundi, në Ohër, ende nuk shohim ndonjë presion serioz ndaj tij, për ta obliguar atë.

 Polarizimet pozitë-opozitë në Kosovë, veçsa kanë trimëruar Vuqiçin, në qendrimet e tij destruktive. 

Opozita premtoi unitet dhe unifikim veprimesh në dialog. 

Por, realisht, veproi ndryshe. 

Nuk paragjykojmë vizitat e Lumirit dhe të Memli Krasniqit  në Amerikën mike, por  edhe të Ramush Haradinaj dhe Prof.dr.Abdullah  Hoti, me deklarimet e tyre publike, nga SHBA, pranimin e Asociacionit, ende pa u shtruar në tavolinën të dialogut, pabesisht e turpërisht, "thyen bllokadën" mbrojtëse të Kurtit, kundër Asociacionit”, deklaroi publicisti. 

 Sipas  gazetarit Idriz Zeqirajt, partitë opozitare në vendin tonë duhet të mësojnë nga përfaqësuesit e minoriteteve, përjashto minoritetin serb. 

 Ai për këtë ‘goditi’ edhe Baton  Haxhiun e  Dradan Molliqajn për qëndrimet e tyre. 

 “Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre, si dhe shumica e opozitës serbe brenda Kosovës, për qasjen reale, objektive dhe fort të argumentuar, se një Asociacion monoetnik serb, diskriminon minoritetet tjera në Kosovë. 

Ata janë unik, në mendimin se minoritetet gëzojnë të drejta të plota, si askund tjetër në botë. 

Bilz, deputeti turk, në Parlamentin e Kosovës, deklaron se ne gëzojmë më shumë të drejta, se sa vetë turqit në Turqi. 

"Por, ndryshe mendojnë Baton Haxhiu dhe Dardan Molliqaj, "se po u shkelën të drejtat pakicës serbe!"”, theksoi ai. 

 Më tej, publicisti potencoi se PAN-istët kanë filluar ofenzivën ndaj pushtetit, pasi ata po mundohen t’i mbulojnë dëmet që ia kanë bërë ndër vite Kosovës, duke tentuar ta bllokojnë qeverinë e tanishme. “Ethet e pushtetit, po dominojnë mbi interesat e shtetit.

 Në vend të unitetit, për të përballuar dialogun, disa po mendojnë për aleancat zgjedhore. PAN-istët janë në ofenzivë. 

Me pushtet duan ta mbulojnë gjëmën që ia kanë bërë Kosovës.

 Barrikadimi i tyre kundër -Vettingut -; kundër Byrosë të Verifikimit dhe të Konfiskimit të pasurive makro-hajnore të tyre; mbrojtja e krimit dhe të kriminelëve në organet e drejtësisë, siç është edhe vendim i turpshëm i fundit, e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, rrast e kapur, pikërisht, nga PAN-i”, u shpreh Idriz  Zeqiraj. 



 Ndër të tjera, ai shtoi se kanë filluar sërish ‘lobimet’ për ndarjen e Kosovës, temë të cilën sipas tij po i prin gazetari Baton Haxhiu, e që po përkrahet nga disa persona të tjerë. 

 “Sërishmi janë aktivizuar lugetërit, për ndarjen e Kosovës. 

Prinë kallauzi monstrum, Baton Haxhiu, i pasuar nga eksponentët e PDK-së, të prirë nga Vlora,   Ramë Buja dhe disa anëtarë të tjerë të zëshëm; Valon Murati, në emër të njëfarë "Lëvizje për Bashkim"; tellalli  Drdan Molliqaj me pacollër të tjerë. 

Këta, me bashkëmendimtarët llumhane të tyre, joshin Aleksandër Vuqiçin me miqtë e tij, ndërmjetësuesit famozë, fort të gajluar, "për t`i dhënë diçka Serbisë", për të marrë njohjen e saj! 

Të gjithë këta shqip-folës, një shtet ligjor, do t`i zinxhiroste, si qentë, për tradhtinë e tyre, që vazhdojnë t`i bëjnë atdheut-Kosovë’, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Ndërsa Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan në “Facebook” se nuk ka më dyshime se kush janë ideatorët e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Duke iu referuar dëshmisë edhe të Sonia Biserkos, Kryetare e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, që zbuloi takimin e fshehtë në Nish midis Kryeministrit shqiptar Edvin Kristaq  Rama dhe Presidentit të Serbisë,Aleksandër  Vuçiç, Vasili shkruan se tashmë jashtëtokësorët janë ‘zbuluar’ në planin e tyre.

Dr..Petrit Vasili thotë se edhe Edvin Kristaq  Rama është përfshirë në këtë aferë të pistë antikombëtare, ndërsa e cilëson kryeministrin një shitës profesionist të interesave të kombit.





Statusi i nënkryetarit të LSI Dr. Petrit Vasili:

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut:se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Baton Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,

bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra»

https://www.youtube.com/watch?v=h5OfOoqOU3Q


“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”


Lexoni edhe këtë materjalhttps://gazetasi.al/kush-eshte-pro-dhe-kush-kunder-ndarjes-se-kosoves/


Ja si ka qënë harta e Shqipërisë në vitin 1881 në arkivat e Rusisë Cariste.


Ndersa Akademiku i ynë i mirënjohur prof.dr.Abdullah Mehmeti, nga Akademija Shiptaro-Amerikane (AAAS) nga New Yorku,Tirana,Prihstina dhe Shkupi , më 11 tetor 2021  shkruan sa vijon:

https://ina-online.net/ekspertet-rus-po-vjen-shqiperia-etnike-serbia-do-ta-humb-vojvodinen-maqedonia-pjesen-perendimore/



Shqipetaret nder vite e kane treguar qe jane nje komb qe kurre nuk i jane dorezuar armikut , dhe ky patriotizem ka bere qe shqipetaret te dalin gjithmone fitimtare kunder pushtuesve dhe armiqve tani ka ardhur koha qe te ngrejme zerin dhe te kerkojme te drejtat tona per nje Shqiperi Etnike si na e lane te paret tane.
Dhe ne kete loje ti tregojme Serbve , Grekve a kushdo tjeter se shqiptaret ende  skan vdekë . Te gjithe se bashku ta bejme Shqiperinë Etnike .









Vudi Xhymshiti : Është koha të flasim se kush i financon mediat kosovare





Vedat Vudi Xhymshiti




 Vedat Vudi Xhymshiti , është një fotograf dhe gazetar i njohur Kosovar  i cili fokusohet në politikën e racës, gjinisë, identitetit, migrimit dhe zhvendosjes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve të armatosura. Xhymshiti gjatë karrierës së tij i ka kushtuar vëmendje të shtuar cilësisë së gazetarisë. 


Ai aktualisht po raporton mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë duke furnizuar mediat britanike me foto dhe reportazhe nga Ukraina. 

Vudi së fundmi është duke punuar me të përditshmen britanike “The Guardian”)

Në mënyrë që të jemi të sigurt se mediat tona të shkruara, online dhe ato transmetuese po japin raportimin e lajmeve me cilësi më të lartë, duhet të ketë një detyrim ligjor për mediat për ta deklaruar burimin e financimit të tyre. 


Funksioni i shtypit, para së gjithash, është të informojë, të edukojë dhe të kërkojë llogari nga ata që janë në pushtet.
 Funksioni parësor i shtypit nuk është tek argëtimi, nuk është theksimi i të parëndësishmes dhe sentimentales, e aq më pak “t’i japë publikut atë që dëshiron” 
Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të asaj çfarë papërgjegjshmëria i ka bërë vendit tonë gjatë 22 vjetëve të fundit. 

Kombi ynë është plaçkitur dhe korrupsioni është përhapur kudo.
 Krejt kjo e ka kalbur thelbin e shoqërisë sonë, duke na varfëruar të gjithëve dhe duke dëmtuar sistematikisht strukturën tonë të qeverisjes, politike, atë të drejtësisë dhe policisë, të drejtat tona për edukim dhe punësim, si dhe ekonominë tonë kolektive, familjare dhe atë individuale. 

Ne po i vuajmë pasojat e asaj kalbësie të mbjellë 22-vjeçare çdo ditë – dhe tetë gazetarë, vrasësit e të cilëve nuk janë nxjerrë kurrë para drejtësisë, kanë paguar çmimin përfundimtar me jetë, duke kërkuar llogaridhënie nga ata në pushtet për kontributin e tyre në këtë kalbësi.

 Funksioni i shtypit, para së gjithash, është të informojë, të edukojë dhe të kërkojë llogari nga ata që janë në pushtet.

 Funksioni parësor i shtypit nuk është tek argëtimi, nuk është theksimi i të parëndësishmes dhe sentimentales, e aq më pak “t’i japë publikut atë që dëshiron”. 

Detyra e shtypit është të zgjojë, të reflektojë, të japë alarmet për rreziqet dhe mundësitë tona dhe si ta shmangim të keqen, të rritë ndërgjegjësimin për krizat dhe të na informojë drejt e mirë për zgjedhjet tona në mënyrë që ne të marrim vendime të informuar drejt dhe mirë. 

Është roli i shtypit të udhëheqë, të edukojë dhe ndonjëherë edhe ta zemërojë publikun. Sepse, pa debat, pa kritikë, asnjë administratë, institucion apo shtet nuk mund të ketë sukses dhe asnjë republikë nuk mund të mbijetojë. 

 Historikisht, ishte media e shkruar – regjistruesi i veprave të njerëzimit, ruajtësi i ndërgjegjes së tyre dhe korrieri i lajmeve të tyre – prej të cilëve ne kërkuam forcë dhe udhëzim në kohë grindjesh.

 Besueshmëria e shtypit tonë mbështetej në mbulimin dhe analizën e shkëlqyer të ngjarjeve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Tani, në një botë të globalizuar të mbulimit 24-orësh në internet, ngjarjet që ndodhin në vende të largëta nuk janë më “larg” dhe “të huaja”, por, përkundrazi, në ndikimin e tyre, shumë më afër.

 Kjo do të thotë se duhet t'i kushtohet vëmendje më e madhe përmirësimit të të kuptuarit të lajmit nga publiku, si dhe shpërndarjes së tij. 

Dhe kjo do të thotë që Qeveria në të gjitha nivelet, si lokale, ashtu edhe ato të centralizuara, duhet të përmbushë detyrimin e saj për t'iu ofruar njerëzve informacionin më të plotë të mundshëm, pa pengesa as nga interesat e një partie politike, as nga ndonjë justifikim i “sigurisë kombëtare”. 

 Për më tepër, në mënyrë që të jemi të sigurt se mediat tona të shkruara, online dhe ato transmetuese po japin raportimin e lajmeve me cilësi më të lartë, duhet të ketë një detyrim ligjor për mediat për të deklaruar burimin e financimit të tyre.

 Dhe duhet të ketë një organ të pavarur që mbikëqyr atë cilësi dhe një ligj që mban platformat përgjegjëse për ta ruajtur atë. Një shtyp i papërgjegjshëm çon në pasoja kriminale për viktimat e tij, lexuesit, duke cenuar interesat e popullit dhe të vendit të tyre kur bëhet fjalë për politikën e brendshme dhe të jashtme. 

 Gjatë dy dekadave të fundit, opinioni i është shitur publikut kosovar si lajm dhe narrativa partiake-politike e paguar si analizë. Lexuesi është mashtruar qëllimisht për të besuar atë që është e pabesueshme dhe për të pranuar atë që është e papranueshme. 

Një “raportim i tillë lajmesh” nga burime të pista financimi dëmton vendin tonë, minon shoqërinë tonë dhe kërcënon të ardhmen tonë. 

 Politikanët e papërgjegjshëm që plaçkitën Kosovën janë ende paturpësisht të angazhuar në politikë dhe kërkojnë të kthehen në krye të administratës sonë publike. 

Kjo është e papranueshme dhe ne duhet të bashkohemi për t'i dhënë fund karrierës së tyre politike tani. Një shumicë e konsiderueshme e platformave të vetëshpallura të shtypit në internet kanë shtrembëruar të vërtetën për përfitime financiare nën tavolinë. 

Ata që qëndrojnë pas tyre duhet të mbahen para përgjegjësisë për dëmin që i kanë shkaktuar shoqërisë sonë dhe mjedisit politik. Ne nuk mund të tolerojmë më mashtrimin që ndërhyn në të drejtën dhe përgjegjësinë tonë për të bërë zgjedhje të mirinformuara për të ardhmen tonë dhe të vendit tonë.

 Drejt një medie shembullore, transparente, profesionale Transparenca dhe profesionalizmi mediatik nxisin besimin dhe, në këtë mënyrë, komunikimin e hapur, duke forcuar marrëdhëniet midis lexuesve dhe mediave prej të cilave informohen.

 Kjo, nga ana tjetër, ushqen një mjedis bashkëpunimi dhe llogaridhënieje midis publikut dhe Qeverisë, duke nxitur përparimin e ndërsjellë. 

 Asnjë organizatë e lajmeve ose mbledhës individual i lajmeve – qofshin ato një reporter i pavarur, bloger, vlogger, fotograf, fotoreporter apo kineast – nuk duhet të lejohet të operojë nëse nuk kanë marrë fillimisht një licencë biznesi të një kompanie mediatike. Për të marrë një licencë të tillë, një organizatë ose individ duhet të jetë i detyruar ligjërisht t’i plotësojë kriteret e zbatueshme më poshtë, të cilat do të ndryshonin sipas shkallës së funksionimit të tyre: Shtypi mund të operojnë në Kosovë vetëm nëse kompania e tyre është e regjistruar në vend. Ata duhet ta publikojnë numrin e licencës, në mënyrë që lexuesi ta verifikojë atë.

 Ata duhet të promovojnë në pozicione drejtuese vetëm ata që janë të kualifikuar për të ushtruar gazetari dhe/ose nuk mund të punësojnë në role gazetarie ndonjë individ të pakualifikuar që nuk zotëron kualifikime profesionale të akredituara nga një organ i pavarur. Ata duhet të publikojnë burimin dhe masën e financimit të tyre, duke përfshirë atë që rrjedh nga reklamat dhe të detajojnë se si do të shpenzohen. 

 Financuesit e tyre, nga ana tjetër, duhet të jenë transparentë për burimin e financave të tyre. Shtypi duhet të deklarojë çdo lidhje me ndonjë grup interesi, si parti politike apo organizatë biznesi, nga të cilat do të jetë e paligjshme marrja e fondeve. Ata duhet ta publikojnë kodin e etikës që drejton vendimmarrjen e tyre editoriale dhe të bëjnë të qartë procesin me të cilin lexuesit mund të parashtrojnë një ankesë. 

 Ata duhet të pranojnë se, nëse shkelin atë kod duke publikuar një lajm që është i pasaktë, ose që përfshin komente ose opinione, ata do të mbajnë përgjegjësi nga një organ i pavarur gazetarësh të shquar dhe shoqata kombëtare e redaktorëve të vendit, si dhe akreditimi dhe/ose licenca mund të revokohet. Shtypi duhet t'ua bëjnë të qartë lexuesve nëse një tregim, koment, opinion ose pjesë analize është sponsorizuar ose është vënë pa pagesë në dispozicion për botim nga një individ ose organizatë.

 Ata nuk duhet të publikojnë një opinion apo artikull analize nën kategorinë e lajmit apo reportazheve.

 Ata duhet t’i mbrojnë të drejtat e punonjësve, duke i dhënë çdo personeli një minimum prej 30 ditësh pushime me pagesë, pagë për pushim mjekësor dhe sigurim shëndetësor dhe dentar. 

 Dhe ka kufizime ligjore shtesë që duhet të vendosen: Organizatat e lajmeve dhe mbledhësit individualë të lajmeve duhet të detyrohen të identifikohen si të tillë. 

 Duhet të bëhet e paligjshme që një lëvizje avokuese ose grup presioni të imitojë një media. E drejta e qytetarëve për të ndjekur një pretendim ligjor për shpifje duhet të përfshihet në ligj dhe nëse shpallet fajtor, një organizatë ose individ duhet të mbahet përgjegjës. 

 Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut deklaron: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes.

 Kjo e drejtë përfshin lirinë për të mbajtur mendime pa ndërhyrje dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione dhe ide nëpërmjet çdo media dhe pavarësisht nga kufijtë”. 

 Përgjegjësia e gazetarit ndaj publikut ka përparësi ndaj çdo përgjegjësie tjetër – madje dhe veçanërisht ndaj punëdhënësit të tyre dhe autoritetet. 

Prandaj, ai ose ajo duhet, në çdo kohë, t’i mbrojë parimet e lirisë në mbledhjen dhe publikimin e ndershëm të lajmeve dhe të mbrojë të drejtën për komente dhe kritika të drejta. 

 Një rivlerësim i rëndësisë së misionit të tyre do t'i detyronte organizatat e shpërndarjes së lajmeve dhe mbledhësit e lajmeve të respektojnë si faktet, ashtu edhe të drejtën e publikut për të vërtetën, që është detyra e parë e gazetarit. 

 Duhet të jetë prioriteti i publikut, nga ana tjetër, të sigurojë që liria e shtypit të mbrohet me Kushtetutë. 

 Me këtë proces bashkëpunimi në vend, Kosova nuk mund të dështojë të përparojë.

 

20 vjeçari saudit Abdullah al-Howaiti dënuar me vdekje që kur ishte 14 vjeç për krimin që ‘nuk ka kryer’, kërkon ndihmë ndërkombëtare

20 vjeçari saudit Abdullah al-Howaiti, ishte 14-vjeç kur u arrestua në lidhje me grabitjen e dhunshme rreth $200 000 të një argjendarie, ku mbeti vdekur një oficer policie.

Howaiti thotë se është dënuar për një krim që nuk ka kryer ai, teksa grupet e të drejtave që e mbështesin thonë se në kohën e krimit kamera të sigurisë e tregonin atë duke luajtur me top.

Aktivistët thonë se sulmuesi i parë në pamjet e grabitjes nuk mund të jetë 14-vjeçari i dënuar, por një grabitës profesionist.

Grupi i bamirësisë për të drejtat e njeriut ‘Reprieve’, thotë se krimineli i armatosur nuk ishte adoleshenti asokohe 14 vjeçar, pasi ky i fundit është regjistruar duke luajtur futboll me miqtë e tij në një zonë pranë bregdetit.

Familja e Abdullah thotë se i riu ka pranuar krimin nën efektin e torturës nga zyrtarë të policisë, dhe mund të ekzekutohet në çdo moment, edhe pse rasti i tij po merret sërish në konsideratë nga Gjykata e Lartë.

Grupi ‘Reprieve’ ka publikuar një video të grabitjes fatale të vitit 2017 për të cilën thotë se sulmuesi është tepër i gjatë për të qenë 14-vjeçari Abdullah,

Aktivisti Jeed Basyouni, tha: “Është e qartë nga pamjet se ky është një grabitës profesionist, dhe jo një djalë 14-vjeçar”.

“Burri në kamera mban një automatik dhe një pistoletë teksa grabit rreth 200 000 dollarë flori dhe më pas merr makinën e policisë për t’u larguar.

“Dokumentet e gjyqit gjithashtu tregojnë se kamerat kanë regjistruar Abdullah që luante futboll në bregdet dhe nuk mund të ketë qenë në dy vende njëherësh për të kryer krimin”.

Pamjet e rënda video tregojnë grabitësit që vërshon në dyqanin e bizhuterive al-Sa’di në qytetin bregdetar të Duba, teksa kërcënon një klient që largohet, ndërsa i zoti fshihet prapa banakut.

Sulmuesi më pas është filmuar duke u larguar nga dyqani me vlerat e grabitura teksa qëllon me armë per vdekje një polic që vjen në vendngjarje.

Ai merr më pas makinën e policit të ndjerë, dhe e braktis atë rreth 30 km më tutje.

Shumë agjenci perëndimore kanë ndërhyrë për të siguruar një rigjykim për Abdullah, madje duke sensibilizuar dhe me pilotin britanik Lewis Hamilton në kohën e garës së Formula 1 në Arabinë Saudite./Mirror.co.uk/

FOTO GALERI
1/5
Howaiti thotë se është dënuar për një krim që nuk ka kryer ai, teksa disa grupet te të drejtave e mbështesin


Gazetari Bledi Mane: Nuk besoj të zgjasë lidhja e tyre, Luizi do lerë Kiara Titon sepse…

Bledi Mane nuk beson se lidhja e Luizit me Kiarën do zgjasë pas daljes së Big Brother.

Këtë deklaratë e ka bërë në “Wake Up”, duke u bazuar në tipin që ka Luizi dhe se sa i paparashikuar është në veprimet e tij.

Bledi Mane: Uroj që lidhja e tyre të vazhdojë, por nuk e besoj.

Blendi Salaj: Po pse mendon që Kiara do lërë Luizin, apo Luizi do të lërë Kiarën?

Bledi Mane: Luizi nuk ka garanci sepse është natyrë e tillë, ndaj e duan njerëzit Luizin, është i paparashikueshëm, këtu thotë jam me kancer, pastaj thotë që u shërova, pastaj të thotë të dua ty, betohet dhe zë be. Domethënë kjo e bën interesante Luizin, ndaj e duan Luizin njerëzit sepse gjejnë gjithsecili gjejnë nga pak veset e tyre.

Bledi Mane gjithashtu ka treguar se si e sheh Luizin tani pas daljes së Kiarës. Sipas tij, Luizi do jetë më i fortë e kapedan, por sulmi terrorist ndaj Top Channel e frenoi disi. Pas të shtunës ai do nisë të bëjë lojë të fortë dhe në mungesë të Kiarës do shpërthejë. Sipas Manes do shohim një dimension tjetër të Luizit brenda shtëpisë së Big Brother, gjë që do e bëjë më interesat.

Gazetari Bledi Mane: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me Bora Zemanin në kokë

 

“Big Brother VIP” është show më i komentuar i momentit dhe këtyre komenteve nuk i ka shpëtuar as ish-banori Bledi Mane, i cili ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up.

Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët, Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty.

Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…

Blendi Salaj: Kjo është bindja që t’i ke krijuar vetvetiu?

Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

Policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin sulmin terrorist mbi Top Channel

 

Sot u mbushen katër ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.

Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

Tre persona të organizuar si grup kriminal që pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale, si ajo që u krye katër ditë më parë në Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Policia duket se hetimet i ka në vend numëro, ku megjithëse kanë kaluar katër ditë, pra një kohë e mjaftueshme, autorët po fshehin gjurmët e tyre apo edhe më keq të largohen nga  Shqipëria dhe policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e tyre.

Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë, por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH, por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...