2023-04-08

Çernobili, ,, fatkeqësia më e rëndë globale bërthamore.

                          ShkruanAkad.prof.dr. Flori Bruqi,PhD




Pripyat, Ukrainë. Një qytet i vdekur. Shtëpitë, klasat e shkollës, terrenet sportive, dhe mjedise të tjera janë rrënuar, ndërsa natyra rimerr tokën e humbur.




Stacioni i Çernobilit është afër qytetit të Pripyat, Ukrainë, 18 km (11 milje) në veriperëndim të qytetit të Çernobilit, 16 km (10 milje) nga kufiri i Ukrainës dhe Bjellorusisë, si dhe rreth 110 km (68 milje) në veri të Kievës. Stacioni përbëhej nga katër RBMK-1000 reaktorë bërthamorë, secili i aftë për të prodhuar 1 GigaWatt të energjisë elektrike, dhe të katër së bashku prodhojnë rreth 10 % të energjisë elektrike të Ukrainës në kohën e aksidentit. Ndërtimi i centralit filloi në fund të viteve 1970, me reaktor nr. 1 autorizuar në vitin 1977, pasuar nga nr. 2 (1978), nr. 3 (1981), dhe nr. 4 (1983). Dy reaktorë të tjerë, nr. 5 dhe 6, të aftë për të prodhuar 1 GW secili, ishin në ndërtim e sipër në kohën e fatkeqësisë.





Pripyat dikur kishte rreth 50.000 banorë. Tani ata kanë ikur, ndoshta përgjithmonë. Vetëm objekte të jetës së tyre kanë mbeten prapa, të kalbur në pluhur.




Pripyat vdiq për shkak të aksidentit vdekjeprurës të centralit bërthamor të Çernobilit.






Herët në mëngjes më 26 prill 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Çernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes.




Reaktori u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, duke shaktërruar mbulesën e termocentralit.




Rrezatimi bërthamor u përhap në qiellin e natës. Dhe, ndërsa njerëzit flinin, ai përfshiu gjithë Pripyatin, pak sa në veri të Çernobilit.





Në reaktorin katër, karburanti bërthamor dhe grafiti përreth tij kishin marrë zjarr. Autoritetet dërguan helikopterë të fluturonin mbi reaktor duke hedhur rërë dhe materiale të tjera në përpjekje për të ndaluar zjarrin. Por, zjarri vashdoi gjithë ditën.


Grimcat radioaktive nga zjarri, era i shpërndau në një zonë të gjerë. Ukrainë, Bjellorusi, Rusi. Pastaj, Skandinavi, Britani dhe pjesët e tjera të Evropës. Ndërsa era ndryshonte drejtimin, kështu bënte edhe rrezatimi.




Së fundi, një ditë e gjysmë pas shpërthimit, u dha urdhër që Pripyati të evakuohej. Njerëzve iu tha se do të largoheshin vetëm për disa ditë kështu që lanë pas thuajse gjithcka. Ata kurrë nuk u kthyen më.

Pavarësisht nga përhapja e gjerë e rrezatimit, zyrtarët e Bashkimit Sovjetik në fillim thanë shumë pak publikisht për atë që ndodhi në Çernobil. Shumë njerëz u besonin udhëheqësve të tyre sesa lajmeve nga jashtë për katastrofën.






Ishin detektorët e rrezatimit në vende të tjera, qindra kilometra larg, që i detyruan sovjetikët për të pranuar aksidentin e Çernobilit.

Mijëra njerëz u dërguan në Çernobil për të pastruar mbeturinat nga shpërthimi. Ata gjithashtu ndërtuan një strukturë, të quajtur sarkofag, për të mbuluar reaktorin e rrënuar dhe karburantin e tij radioaktiv.




Pajisjet e punëtorëve u ndotën nga radioaktiviteti dhe ata u detyruan t’i braktisnin. Punëtorët u ndotën nga rrezatimi. Shumë u sëmurën.

Qeveria sovjetike tha se nga shpërthimi i reaktorit në uzinën e Çernobilit vdiqën të paktën 31 veta. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 2 mijë e 200 persona të tjerë pritet të vdesin në mesin e atyre që morën pjesë në pastrim. Sipas raportit të OBSH-së, Çernobili mund të rezultojë në 4 mijë viktima nga kanceri dhe shkaqet e tjera të lidhura me rrezatim.





Radioaktiviteti i ka detyruar zyrtarët për të krijuar një zonë prej 30 kilometrash pa banorë përreth Çernobilit dhe mbylljen e qyetit Pripyat. Megjithatë, termocentrali vazhdoi të prodhonte energji elektrike deri sa u mbyll më në fund në dhjetor të vitit 2000.





Centrali bërthamor i Çernobilit nuk ishte mbështjellë me strukturë të trashë betoni që tani është standard në këtë industri. Philippe Jamet ka qënë Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Bërthamore për çështjen e sigurimit teknike. Ai thotë:

"Këto lloj betonimesh të reaktorit janë një prej murreve mbrojtës nga rrezatimi. Ne na duhet të mbrojmë mjedisin dhe njerëzt kundër rrezatimit në rast të ndonjë aksidenti”.




Rusia ende operon reaktorë si ai i Çërnobilit, pa shtresë betoni.

Aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e SHBA, në Three Mile Island në Pensilvani, më 28 mars të vitit 1979, nuk shkaktoi viktima dhe pati ndikim shumë më të ulët në zonën përreth.





Pjesa e betonuar e reaktorit mbetet e paprekur, pavarësisht nga një shkrirje e pjesëshme karburanti bërthamor brenda reaktorit.


Menjëherë pas shpërthimit më 26 prill 1986, pak njerëz ishin të gatshëm të duronin nivelin e rrezatimit masiv dhe të dokumentonin fatkeqësinë, por fotografi rus, Igor Kostin, arriti të shpëtoj disa prej fotove.

Në vitet që pasuan, ai vazhdoi të monitoronte historitë politike dhe personale të atyre që u ndikuan nga fatkeqësia, duke botuar një libër me fotografi të quajtur ‘Çernobil: Rrëfimet e një Reporteri’.

Po çfarë ishte ngjarja e Çernobili e ku ndodhi ajo?

Pripyat, Ukrainë. Një qytet i vdekur. Shtëpitë, klasat e shkollës, terrenet sportive, dhe mjedise të tjera janë rrënuar, ndërsa natyra rimerr tokën e humbur. Pripyat dikur kishte rreth 50.000 banorë. Tani ata kanë ikur, ndoshta përgjithmonë. Vetëm objekte të jetës së tyre kanë mbeten prapa, të kalbur në pluhur.

Pripyat vdiq për shkak të aksidentit vdekjeprurës të centralit bërthamor të Çernobilit.Herët në mëngjes më 26 prill 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Çernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes. Reaktori u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, duke shkatërruar mbulesën e termocentralit.

Rrezatimi bërthamor u përhap në qiellin e natës. Dhe, ndërsa njerëzit flinin, ai përfshiu gjithë Pripyatin, pak sa në veri të Çernobilit.

Në reaktorin katër, karburanti bërthamor dhe grafiti përreth tij kishin marrë zjarr. Autoritetet dërguan helikopterë të fluturonin mbi reaktor duke hedhur rërë dhe materiale të tjera në përpjekje për të ndaluar zjarrin. Por, zjarri vazhdoi gjithë ditën.

Grimcat radioaktive nga zjarri, era i shpërndau në një zonë të gjerë. Ukrainë, Bjellorusi, Rusi. Pastaj, Skandinavi, Britani dhe pjesët e tjera të Evropës. Ndërsa era ndryshonte drejtimin, kështu bënte edhe rrezatimi.

Së fundi, një ditë e gjysmë pas shpërthimit, u dha urdhër që Pripyati të evakuohej. Njerëzve iu tha se do të largoheshin vetëm për disa ditë kështu që lanë pas thuajse gjithcka. Ata kurrë nuk u kthyen më.

Pavarësisht nga përhapja e gjerë e rrezatimit, zyrtarët e Bashkimit Sovjetik në fillim thanë shumë pak publikisht për atë që ndodhi në Çernobil. Shumë njerëz u besonin udhëheqësve të tyre sesa lajmeve nga jashtë për katastrofën.

Ishin detektorët e rrezatimit në vende të tjera, qindra kilometra larg, që i detyruan sovjetikët për të pranuar aksidentin e Çernobilit.

Mijëra njerëz u dërguan në Çernobil për të pastruar mbeturinat nga shpërthimi. Ata gjithashtu ndërtuan një strukturë, të quajtur sarkofag, për të mbuluar reaktorin e rrënuar dhe karburantin e tij radioaktiv.

Pajisjet e punëtorëve u ndotën nga radioaktiviteti dhe ata u detyruan t’i braktisnin. Punëtorët u ndotën nga rrezatimi. Shumë u sëmurën.



Qeveria sovjetike tha se nga shpërthimi i reaktorit në uzinën e Çernobilit vdiqën të paktën 31 veta. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 2 mijë e 200 persona të tjerë pritet të vdesin në mesin e atyre që morën pjesë në pastrim. Sipas raportit të OBSH-së, Çernobili mund të rezultojë në 4 mijë viktima nga kanceri dhe shkaqet e tjera të lidhura me rrezatim.

Radioaktiviteti i ka detyruar zyrtarët për të krijuar një zonë prej 30 kilometrash pa banorë përreth Çernobilit dhe mbylljen e qytetit Pripyat. Megjithatë, termocentrali vazhdoi të prodhonte energji elektrike deri sa u mbyll më në fund në dhjetor të vitit 2000.



Centrali bërthamor i Çernobilit nuk ishte mbështjellë me strukturë të trashë betoni që tani është standard në këtë industri.

Së fundmi, u nderua edhe me çmimin më të madh letrar – Çmimin Nobel për Letërsi (2015). Svetllana Aleksieviç ka mahnitur botën, jo vetëm letrare, ndër të tjera, edhe me librat: "Arkivole zinku", "Lufta nuk ka fytyrë gruaje", si dhe "Fundi i njeriut të kuq". 

Në orët e para të 4 marsit 2023 , zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat  kriminale të presidentit rus  Vlladimir Putin ,kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. 

Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë.


Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore.


Kur filloi zjarri?

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Kur u shuan flakët?

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit. Sipas deklaratës, nuk u raportua për vdekje apo lëndime.

A po luftojnë akoma?

Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë, tha një zëdhënës i termocentralit për CNN. Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj termocentralit bërthamor, dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”.

Sa serioze është situata?

Është e vështirë të thuhet pasi nuk dihet shumë. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha përfaqësuesi i objektit. Zjarri nuk ka prekur asnjë pajisje “thelbësore” dhe stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha IAEA, duke cituar autoritetet ukrainase.

A po shohim ndonjë rritje të rrezatimit?

Jo, rregullatorët bërthamorë dhe organet qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë thonë se nivelet e rrezatimit duken normale.

Cilat janë rreziqet?

Skenari më i keq do të ishte nëse një zjarr ose sulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiviteti. Megjithatë, Graham Allison, profesor në Qendrën Belfer, Universiteti i Harvardit, i tha CNN të premten herët se “jo të gjitha zjarret në një termocentral kanë pasoja katastrofike”(Index online).


Titulli: Zëra nga Çernobili
Origjinali: Чернобыльская молитва
Gjinia: Ese, reportazh
Autori: Svetllana Aleksieviç,Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Buzuku,Viti: 2015,Fq. 272
ISBN: 978-9951-08-201-3

Për çfarë flet ky libër? Përse e kam shkruar? Ky libër nuk flet për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Pikërisht për atë që ne e njohim shumë pak. Për atë që nuk njohim thuajse asgjë. Një histori e munguar: ja kështu mund ta kisha titulluar.

Në vetvete, ngjarja – se çfarë ka ndodhur, kush është fajtori, sa ton rërë dhe beton është dashur për ta ngritur sarkofagun mbi vrimën e djallit – nuk më interesonte. Unë doja ndijimet dhe ndjenjat e individëve që kanë prekur të panjohurën. Misterin. Çernobili është një mister që na duhet ende ta ndriçojmë.

Mbase është një njollë për shekullin XXI. Një sfidë për këtë shekull të ri. Doja të dija se ç'ka mësuar njeriu, hetuar e zbuluar mbi veten dhe në qëndrimin e tij ndaj botës. Të rindërtoja ndjenjat, e jo ngjarjet... Për tre vjet me radhë, kam udhëtuar dhe pyetur: punëtorë të centralit, ish – zyrtarë të partisë, mjekë, ushtarë, mërgimtarë, persona që janë ngulitur në zonën e ndaluar....

Burra dhe gra me zanate, fate, breza dhe temperamente të ndryshëm. Besimtarë dhe ateistë. Fshatarë dhe intelektualë. Çernobili është përmbajtja kryesore e botës së tyre. Ai helmon gjithçka, rreth tyre dhe brenda tyre. Jo vetëm tokën dhe ujin. Tërë kohën e tyre.

Mbi autoren

Svetllana Aleksieviç (1948) është shkrimtare dhe gazetare e njohur bjelloruse, një disidente e vërtetë e mbështetur nga PEN – i Ndërkombëtar dhe fondacioni Soros. Formimi i saj politik e letrar, guximi dhe stili i veçantë i të shkruarit kanë ndikuar të nderohet me një sërë çmimesh prestigjioze ndërkombëtare, si për Zëra nga Çernobili, ashtu edhe për vepra të tjera.









No comments:

Post a Comment

Rusia i përgjigjet Donald Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën dhe situata globale në botë

Kërko brenda në imazh                  Shkruan Flori Bruqi, PHD Për Rusinë, refuzimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është një eleme...