2025/02/28

Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!

Ardhja e presidentit Trump në pushtet duhet të shihet me kujdes, veçanërisht për qasjen e tij krejtësisht direkte, që mund të prodhojë shumë pasoja për shtetet në zhvillim, siç është rasti i Kosovës. Sado pak, ne si vend e njohim qasjen e tij, të përnjëhershme dhe direkte, duke mos e pasur fort në konsideratë të kaluarën tonë, dhe duke i dhënë rëndësi kështu të ardhmes, që politika e tij praktikisht del të jetë e atij orientimi. -Sa i përket tërheqjes eventuale të trupave ushtarake nga Kosova apo Ballkani Perëndimor, konsideroj se më shumë është një lloj frike-propagande që është duke u shpërndarë dhe financuar nga agjentura serbo-ruse, për të ndaluar disa politika më kombëtare, siç mund t'iu atribuohen pushtetit aktual, për të cilat Serbia është në kundërshti të thellë. Amerika, në deklaratat e saj të vazhdueshme, qëndron e çeliktë për këtë çështje, ama konsideroj se kjo propagandë ka zanafillë sllave, dhe pretendimi i tyre merr formë kur dihet opinioni i presidentit Trump, i cili është paksa shkurtër dhe i drejtëpërdrejtë, duke mos pasur qasjen e atyre paraprakë. Këtë dimension përpiqen ta përdorin agjenturat ruse dhe, besa, edhe serbe, dhe njohja e qasjes së udhëheqësisë së Kosovës, që është strikte dhe më kombëtare, arrin ta shndërrojë një relacion të Kosovës me Amerikën në një pikë kritike dhe të dëmshme për vendin tonë. Kjo qasje, dorën në zemër, është ushqyer edhe nga politika opozitare, dhe një diskurs i tillë sot ka marrë dhenë dhe po përpiqet të paraqitet si ndëshkues për vendin tonë, e që realisht nuk është i vërtetë dhe i saktë. Politika aktuale është si kurrë më parë në vija të politikës së Amerikës, dhe çfarëdo zhvillimi apo ndërrimi të pushteteve, këndvështrimi për vendin tonë do të jetë i njëjtë, veçanërisht atyre që në politika janë më kombëtarë dhe popullorë. I këtillë ka qenë ky i tanishmi. Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!

Caput Akleksandër Vuçiq ?!

Presidenti serb, Aleksander Vuqiq disa marrveshje në Bruksel i ka nënshkruar, disa i ka pranuar gojarisht, dhe shumë pak i ka zbatuar ato për 12 vite sa është në pushtet dhe sa është në krye të bisedimeve të Serbisë më Kosovën.Marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrvshja e Ohrit konsiderohen baza për një marrveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrdhënjëve, që nënkupton ekzistencën e dy shteteve.Kur jemi të pranimi apo mos pranimi i Kosovës nga Serbia dhe zbatimi i këtyre marrveshjeve , edhe opozita në këtë shtet , e kontrolluar nga Rusia sikur pushteti i Vuqiqit , e akuzojnë Vuqiqin për tradhëti ndaj Kosovës, nese i zbaton marrveshjet . Shikuar nga prizmi politik opozita përjashtuar protestat studentore atje , nuk ka qenë opozitë demokratike, por edhe më radikale se Vuqiqi .Studentet të cilët po mbajnë protesta të pa ndalshme dhe masive për rrezimin e autokratit ,Vuqiq , ende nuk kanë një pozicion të qartë politike ndaj Kosovës, dhe nuk kanë një lider politik.Madje thuhet se grupe protestuesish kanë bartur fotografi të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.Si pushteti ashtu edhe opozita në krye më Dragan Gjillasin , mendojnë se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, do të mbyllin rrethin e projektit të Serbisë të Madhe , të tërhequr përmës luftërave pushtuese dhe politikave në 35 vitet e fundit , duke ju bërë aq shumë dëm popujëve të tjerë , e që do të fundoste më vetëvrasje këtë project të serbomadhisë .Këtë cikël vrasës dhe vetëvrasës po e luajnë ultranacionalistët bashkohorë serb, që nga Sllobaodan Millosheviqi, në fund të viteve 1980 dhe 1990 dhe Aleksander Vuqiq në dhjetë 12 vitet e fundit sa është në pushtet.Projekti për Serbi të Madhe i lanquar nga Dobrica Qosiq, është bashkëdyzim i politikave komuniste-Millosheviq dhe krahut çetnik-Sheshel në Serbi. Është pikërisht politika e tyre ndaj Kosovës, ai djep mitik i idesë së Serbisë së Madhe, që tregon thellësinë e verbërisë dhe urrejtës së madhe të tyre ndaj shqiptarëve në Ballkan.Fuqitë perëndimore aktualisht po vëzhgojnë në heshtje ngjarjet më protesta në Serbi. Thuhet se momenalisht, Vuçiq po mbështetet publikisht vetëm nga partnerët e tij besnikë gjeopolitikë, Vladimir Putin dhe Viktor Orban, dhe mediat po spekulojnë edhe për mbështetjen gjermane, gjoja për shkak të të litiumit . Ky vit është përcaktues për fatin e presidentit serb, edhe pse ai nuk po pranon të dorëzohet.Nga ajo që thamë më lartë, edhe kur një ditë Aleksandar Vuçiq të largohet nga pushteti, me vullnet apo me forcë, dikush tjetër do ta marrë fronin, dhe se kush do të jetë për momentin është e paqartë.

Qeveria e Kosovës është më harrna

Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar. Realisht, konstatimi më i saktë do të ishte e kriminalizuar. Ka fare pak hapësirë për të zgjedhur partner të përshtatshëm për bashkëqeverisje. Subjekti i parë fitues i bindshëm i zgjedhjeve, LVV, është shumë afër numrave, për ta kompozuar Qeverinë Kurti - 3. Edhe nëse e arrinë kuotën e duhur, do të jetë një qeveri e brishtë, pa fije sigurie për të mbijetuar deri në fund të mandatit katër vjeçar. Veç kësaj, ndërkombëtarët kanë sugjeruar një qeverisje në koalicion, ngaqë ka procese politike të pa mbyllura me Serbinë dhe ka nevojë për një qeveri solide. Kur bëhet fjalë për koalicionet, krejt lehtësisht lakohen edhe subjektet politike, kriminalizimi i të cilave është faktik. Për një çerek-shekulli riciklohen eksponentë të SHIK-ut, me derivatet e tij "Shqiponjat e Zeza", BIA dhe të tjera simotra të zeza. Dhe, askush nuk merakoset pse ata, me të bëmat e tyre kriminale, të paktën, nuk duhet të jenë fytyra publike. Disa eksponentë të krimit, në listat për deputetë të partive të PAN-it, e ndotin Parlamentin e Kosovës. Dhe, megjithatë, mburrën krerët e partive të tyre, se, gjoja, listat e tyre janë të pastra, pa cene, deri në shenjtëri! Ish-partitë e koalicionuara në torishtën e PAN-it, vazhdojnë të jenë të dyzuara: Të krijojnë qeveri me harna, duke bashkuar subjektet e opozitës, apo të garojnë mes tyre, cila ia fiton zemrën më parë LVV, për ta pranuar në bashkëqeverisje? Partitë e koalicionuara, dikur, në PAN, siç janë: PDK-AAK-NISMA, bartin barrën e rëndë të ekzekutimeve të kundërshtarëve politikë, paraprakisht, të listuar emërorë, pastaj, ngeshëm e me sadizëm të vrarë, duke ia shtuar mijëra jetimër Kosovës tonë halle-madhe. O njerëz, shikoni fotografinë tmerruese, kur familjarët e këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa, në dëshpërimin e skajshëm, pranë ark-mortit, me trupin e pajetë të tij, e cila u bë virale dhe pushtoi mediet e botërore! Fort të ngjashme janë edhe 1.825 të ekzekutuarit, nga bandat e "komandantëve" pa ushtarë, por me banda të bollshme. Kosovës po i ndodhë diçka unike, që nuk i ka ngjarë asnjë populli, asnjë shteti në botë. Qeveria e sotme nuk merr guximin, për ta dërguar një draft-statut të Asociacionit, për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, sepse, duke qenë e kapur nga njerëzit e shantazhuar, të cilët mund të vendosin në favor të Serbisë, si herë të tjera, për raste kontestuese të ngjashme. Tashmë, dominon mendimi dhe aprovimi i opinionit se rikthimi i një koalicioni në mes të LVV dhe LDK-së, është zgjidhja më e mirë. Prishja e koalicionit, në nismë të qeverisjes Kurti -1, ka qenë e përgaditur nga argatët e Serbisë, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës dhe Richard Grenell, emisar amerikan për Kosovën si dhe disa të tjerë. Fillimisht, Hashimi i kërkoi kryeministrit Albin Kurtit ta shpallë -gjendjen e jashtëzakonshme-, me pretekstin e COVID-19. Qëllimi i presidentit ishte skajshëm i poshtër, marrjen e kompetencave të qeverisë dinakërisht, për t`i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes, për ndarjen e Kosovës, për çka kishin punuar dhe lobuar, mjftueshëm, ministra dhe ambasadorë të emëruar nga Hashimi. Kurti e refuzoi prerazi propozimi qëllim-keq të Hashim dallaverës. Por ai nuk u tërhoq nga intriga e tij e rrezikshme dhe kërkoi ndihmë nga ministri i Brendshëm i LDK-së, Agim Veliu, i cili e mbështeti idenë e Hashim presidentit, për shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme. Mendoj se Veliu u mashtrua, nuk e kuptoi intrigën ogurzezë të Hashimit. Përndryshe, familjen Veliu, respektivisht, Gashi, e njoh që nga vitet ´60-a, kur shërbeja mësues në zonën e Llapit, si qendresëtare ndaj pushtetit pushtues serbo-sllav. Hashim Thaçi, tashmë, prej një çerek-shekulli, ishte rekrutuar agjent i dyfishtë. Rekrutimi i parë i tij ishte bërë nga Arnaud Danjear, shef i DGSE, Sherbimi Informativ francez dhe përmes tij edhe i Serbisë. Hashimi kishte marrë obligime të pista dhe nuk i interesonte stabiliteti i Kosovës, në rastin konkret, koalicioni LVV me LDK-në, sepse fuqizonte Institucionet e Kosovës, në përballje me Serbinë. Hashim Thaçi e dinte se edhe Grenell, ishte argat i Serbisë, andaj i kërkoi ndihmën për prishjen e koalicionit LVV-LDK. Dhe, kjo ndodhi, duke realizuar edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti -1, madje në kohën zezonë të Pandemisë Covid! Rrjedhimisht, akuza se kryeministri Albin Kurti prishi, njëanshëm, koalicionin LVV-LDK, nuk qëndron dhe këtë e thonë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi: "Grenell na dha afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV". Dhe, më vonë, edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, pranoi: "Unë e prisha koalicionin me LVV-në". Mendoj se gjithçka është e qartë dhe dikush duhet të kërkojë falje, për akuzat shpifëse ndaj kryeministrit Kurti. se, kinse, ai e prishi koalicionin në fjalë. Realisht, autorë gruporë të prishjes së koalicionit në fjalë, ishin pesëshja e zezë: Hashim Thaçi, Richard Grenell, Aleksander Vuçiq, Edvin Rama dhe Isa Mustafa. E bëra këtë sqarim, për hirë të së vërtetës, si dhe për të hequr dilemën se kjo prishje nuk ishte vepër as e LVV dhe as e LDK-së, sepse ndërhyrja ishte e jashtme, madje as në interesin e këtyre dy subjekteve politike. Por, ishte skenar e regji e Hashim Thaçit, së bashku me horrakët e përmendur më lart, në interes të Serbisë. Prandaj, kjo ish-prishje të koalicionit, në mes të LVV dhe LDK-së, duhet harruar si një ëndërr e keqe. Dhe, nuk duhet të ndikojë fare, si pengesë e rikthimit të koalicionit, i cili, gjithsesi është në interes të palëve, pra, LVV dhe LDK-së dhe, mbi të gjitha, në interes të Kosovës. Çfarëdo arsyetimi i kundërt, do të ishte në interes të Serbisë. LDK-ja në Kuvendin e 10 të jashtëzakonshëm të saj, zgjodhi Dr. Lumir Abdixhikun kryetar dhe strukturat përkatëse të partisë. Bujshëm u proklamua për reforma të nevojshme, por pati edhe ngecje dhe tolerancë, në emër të unitetit të LDK-së, gjë që e dëmtuan partinë. Megjithatë, në raport me opozitën PAN-iste, e cila nuk bëri asnjë reformë, LDK-ja bëri disa reforma domëthënëse, të prekshme. Vlen të theksohet, një pjesë e "gardës së vjetër", e afërt me klanin e ish-kryetarit Mustafa dhe nostalgjikë të koalicionit me PAN-in, kryesisht, PDK-në, ose janë lënë jashtë strukturave vendimmarrëse të partisë, ose kanë humbur forcën dominuese në parti. Kjo është një vlerë shtesë dhe rrethanë lehtësuese, për të rikthyer koalicionin e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shpërfillur opinionin e gabuar dhe krejt të qëllimshëm e artificial, se LVV-LDK, kanë provuar dhe kanë "dështuar" në koalicionin në mes tyre! Këtë mendësi, sa të gabuar, aq edhe qëllim-keqe, e thonë kundërshtarët ziliqarë, smirëzi e zuzarë, të cilët nuk ua duan të mirën këtyre dy subjekteve politike, rrjedhimisht, as Kosovës. Tashmë, ekziston opinioni progresiv se, aktualisht, vetëm koalicioni LVV dhe LDK mund të funksionojë si i favorshëm, i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari. Mbi të gjitha, këto dy subjekte nuk kanë as afera vrastare dhe as hajnore. Duhet pranuar se ky koalicion kishte fillim të mbarë, korrekt, funksional dhe profesional, edhe në Qeverinë Kurti - 1. Ishin armiqtë e LVV-LDK dhe, më tej, armiq të Kosovës, ata që e prishën koalicionin në fjalë. Urojmë dhe shpresojmë në ripërtritjen e koalicionit LVV me aleatët e saj besnik, "Alternativa" e "Guxo" dhe LDK!

Politikat e Sorosit nuk janë më në trend.

Marrëveshjet politike shpeshherë nuk janë të përshtatshme për dy shtetet që janë duke zhvilluar negociata. Por një marrëveshje e mundshme pa njohje reciproke është sikur kur digjen drutë, por janë mbuluar gacat nga prushi. -Dhe kur prushi shpallet, gacat janë aty, mund të ndodhë në çdo moment ndezja e zjarrit, dhe në këtë rast ndezja e një lufte të re. Unë mendoj se në këtë rast politikanët tanë duhet të mendojnë thellë dhe ta bëjnë një projekt të përbashkët, ku ky projekt të jetë projekt i institucioneve të Republikës së Kosovës, si ata që janë në pozitë, po ashtu edhe ata që mbesin në opozitë. Ata duhet të konsultohen me njohësit e çështjeve politike, si shqiptare, po ashtu edhe në konsultime me diplomatët dhe politikanët që ia duan të mirën Republikës së Kosovës. Një gjë duhet ta kenë parasysh politikanët tanë shqiptarë: Jo vetëm në Amerikë që kanë ndodhur ndryshimet politike, por edhe në Evropë janë duke ndodhur këto ndryshime. Kështu që politikat e Sorosit nuk janë më në trend. Ato duhet të zhduken në trojet shqiptare, dhe duhet të shkojnë së bashku me politikanët që janë përfaqësues të këtyre politikave. Edhe ne shqiptarët duhet të ecim në hap me kohën. Është ardhur koha që të themelojmë një Besëlidhje të Djathtë Shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare, ku në një të ardhme të afërt të jemi partnerë të ngushtë dhe të afërt me Qeveritë e Djathta në Evropë dhe në Amerikë.

Rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e Donald Trump


Kurti, Hamza, Abdixhiku, Krasniqi e Haradinaj, sa vota kanë marrë deri tani  – Agjencia e Lajmeve – Zhurnal.mk





Votat e diasporës mund të jenë të rëndësishme dhe përcaktuese për formimin e qeverisë së re.

 Pavarësisht rezultatit të votave të Diasporës, partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV, e ka për obligim kushtetues formimin e qeverisë së re. 

Kjo do të thotë se i nominuari për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, duhet të gjejë aleatë shtesë për sigurimin e votave në Kuvend, praktikë kjo e të gjitha zgjedhjeve të pasluftës, me përjashtim të vitit 2021, kur partia fituese nuk kishte nevojë për aleanca me rivalët politikë .

 -Pra, rezultati zgjedhor i 9 shkurtit e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës me një subjekt të ri politik.

 Për më tepër, rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e presidentit amerikan  Donald Trump, i cili nuk do të hamendet gjatë në përdorimin e gërshërve, edhe në Ballkan, ashtu siç i përdori në Ukrainë! 

 Secili lider partiak i Kosovës, filluar nga Albin Kurti, duhet ta tejkalojë interesin e partisë në raport me interesin madhor të shtetit të Kosovës! 

 Nuk kemi kohë të presim dhe as nuk e kemi komoditetin të merremi me fiskulturë partiake dhe politika ditore, për shkak se vendimet që mund të merren në të ardhmen e afërt për Kosovën do të jenë afatëgjata. 

 Andaj, ka rëndësi jetike për ne që të bëhemi faktor të vendimarrjes për fatin tonë, e jo të mbetemi spektatorë të vendimeve që marrin të tjerët për ne.Interesi i shtetit para çdo interesi partiak!

2025/02/25

UÇK-ja me aleatët e çliruan Dardaninë

                      


                       Nga Flori Bruqi




Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Dardanisë, duke bashkëpunuar me aleatët e saj si NATO dhe SHBA-ja, kështu ka deklaruar shkrimtari ,luftëtari i Kosharës, Naim Kelmendi nga Prishtina. 

Naim Kelmendi në Luftë më pushkë dhe penë në dorë 





Megjithatë, ai gjithashtu vlerëson kontributin e Lëvizjes Paqësore, të Akademik Ibrahim Rugovës duke theksuar se çdo pjesëmarrës në luftën për liri ka pasur një rol të vetin. 





 Poeti Naim Kelmendi ka theksuar se përpjekjet për pavarësi të Dardanisë kanë qenë të vazhdueshme gjatë historisë, por Serbia nuk ka njohur gjuhën e paqes, por vetëm të pushkës. 





Ai ka potencuar se liria nuk është arritur lehtësisht dhe ka kërkuar sakrificë të madhe, duke e falënderuar UÇK-në dhe komandantin legjendar Adem Jasharin për kontributin e tyre në fitimin e lirisë për popullin e Dardanisë.


2025/02/19

Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet






Milorad Dodik (lindur më 12 mars 1959) është një politikan serb i Bosnjës që aktualisht shërben si presidenti i 8-të i Republikës Srpska që nga viti 2022, një pozicion që ai e ka mbajtur më parë nga viti 2010 deri në vitin 2018. Ai gjithashtu shërbeu si anëtari i 7-të serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga 2018 deri në 2022. Dodik ka qenë president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) që nga formimi i saj në 1996 dhe ka mbajtur disa zyra politike brenda Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai shërbeu si kryeministër i Republikës Srpska nga viti 1998 në 2001 dhe përsëri nga 2006 në 2010. Fillimisht, si Dodik ashtu edhe SNSD u panë si alternativa të moderuara dhe reformiste ndaj Partisë Demokratike Serbe ultranacionaliste gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Megjithatë, që atëherë, si Dodik ashtu edhe SNSD kanë miratuar një qëndrim më nacionalist dhe separatist serb, duke mbrojtur të drejtën e serbëve të Bosnjës për vetëvendosje. Mandati i tij është shënuar nga akuzat për autoritarizëm nga kritikët e tij, minimin e institucioneve federale të Bosnjës dhe lidhjet më të ngushta me Rusinë dhe Serbinë. Dodik gjithashtu ka pohuar në mënyrë kontroverse se masakra e Srebrenicës është një "mit i fabrikuar" dhe ai vazhdimisht ka mohuar gjenocidin boshnjak duke lavdëruar kriminelët e dënuar të luftës si Ratko Mladić dhe Radovan Karadžić.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet. Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Millosh Llukiqin, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska. Ata akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet. Përpara ndërtesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës vërehet një prani e shtuar e forcave policore të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës. Aty janë mbledhur edhe përkrahësit e Dodikut. Derisa po pritet përfundimi i një gjyqi njëvjeçar, presionet ndaj Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës po rriten. Nga njëra anë, udhëheqësia e RS-së kërcënon me “vendime radikale” dhe braktisjen e të gjitha institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës nëse Dodiku dënohet. Presion ushtrojnë edhe përfaqësuesit e autoriteteve të Serbisë fqinje, si dhe të Hungarisë. Kështu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Budapest më 17 shkurt se shpreson që “në Bosnje e Hercegovinë të mos merren vendime gjyqësore që mund të rrezikojnë stabilitetin”. Dy ditë para seancës së fundit, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirrje për “ndalimin e ndëshkimit të Dodikut”, i cili, bashkë me të gjithë udhëheqësinë e RS-së, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për korrupsion dhe minimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Çfarë çoi në këtë gjyq? Në seancat e Asamblesë së RS-së në qershor të vitit 2023 u miratuan ligje jokushtetuese që parashikonin se aktet ligjore të përfaqësuesit të Lartë nuk do të publikoheshin në Gazetën Zyrtare të RS-së dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, të cilat sipas Kushtetutës së këtij shteti janë përfundimtare dhe detyruese, nuk do të zbatoheshin në territorin e këtij entiteti. Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i anuloi këto dy ligje entiteti më 1 korrik 2023 përmes kompetencave të tij të Bonit dhe ndryshoi Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e bërë vepër penale moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë. Më 7 korrik 2023, Dodik nënshkroi dekretet, me të cilat i shpalli këto ligje të vlefshme, dhe ato u botuan në Gazetën Zyrtare të RS-së. Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë ndaj Dodikut dhe Llukiqit më 11 gusht, dhe gjykata e konfirmoi atë më 11 shtator.

Presidentja e Da rdanisë prof.dr. Vjosa Osmani mbetet njeriu më i votuar në historinë e Kosovës


Vjosa Osmani dhe Albin Kurti vizitë në SHBA - Vizion Plus

Pof.Dr.sci. Vjosa Osmani mbetet njeriu më i votuar në historinë e Kosovës .Kryeministri  Ing. Albin Kurti nuk ka arritur ta thyejë rekordin e presidentes Prof.dr.Vjosa Osmani me vota në zgjedhjet e sivjetme.

 Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti mori 222 . 382 vota në këto zgjedhje. Prof.dr. Vjosa Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 . 756 në zgjedhjet e vitit 2021 kur garoi në një listë të përbashkët me Albin Kurtin me një diferencë prej 78 . 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet. 

 Kurti atëherë nuk mundi të hyjë në listën zgjedhore e partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt për shkak se atëherë Gjykata Supreme kishte vendosur se çdo kush që është i dënuar në 3 vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurronte në zgjedhje.

 Albin Kurti ishte dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. 

 Megjithatë, numri 1 në listën e LVV mbeti i zbrazët, ndërsa Vjosa Osmani arriti të grumbullojë votat duke mbajtur numrin 2 në listë. Osmani dhe Kurti kishin nënshkruar një marrëveshje në janar të vitit 2021 për të garuar në një listë të përbashkët, ndërsa kanë pasë dakordim edhe për postet që Vjosa Osmani ta drejtojë Presidencën e Dardanisë  dhe Albin Kurti Kryeministrinë e Dardanisë.

2025/02/18

PËRDORIMI I GJUHËS SË URREJTJES NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TEK MEDIAT E REJA NË DARDANI

                 


              
                                  NGA FLORI BRUQI,PHD

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet.

 E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes  nacionale dhe racore, fetare  etj. 

Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja. 

Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë. 

Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.

 Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare. 

Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve. 

 Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve. Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri. 

Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik. Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto. Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara). Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë. Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra. Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje. “Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT. Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme. “Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom. Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.

Ritmi dhe shpejtsia e zhvillimit teknologjik dhe digjital po ndikon shumë në të gjitha mediat anë e mbarë botës e sidomos ndikimi më i madh po vërehet në jetën tonë të përditshme. Përveç anëve të mira që sjell interneti siç është komunikimi, marrja e shpejtë e infomacionit, lidhja me gjithë botën e shumë gjëra të tjera, interneti ka edhe anët negative duke përfshirë këtu përdorimin e tepërt të tij nga fëmijët dhe qasjen e tyre në shumë faqe të internetit pa u kontrolluar mosha e tyre, moskontrollimi i portaleve si dhe lansimi i informacionit nga kushdo në çdo kohë etj . Gjersa jemi tek anët negative një element shumë i rëndësishëm në këtë lëmi është dhe përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtes në mediat online ku shpesh cënohen parimet etike të raportimit dhe të drejtat e njeriut. Persona të kategorive të ndryshme fyhen përmes përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë të shprehura nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Nocioni “gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion i cili i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante.
Fatkeqësia më e madh është së një shkarravitës që nuk din mirë të shkruaj në gjuhën shqipe, fjala  është për analfabetin e internetit z.Bahtir Hamza) ca media në  Koosvë, Shqipëri dhe në botë i lejojnë një të sëmuri psikik të shkruaj kundër dëshmorëve, hrojve, lidereve, nënave dhe grave shqiptare të shkruaj një gjuhë të pistë që vetëm një i sëmurë menderisht të shkruaj, etiketojë dhe të sulmojë tash e disa vjet ndërsa  organet e Kosovës, redaktorët dhe gazetrët heshtin....
Organet kompetente të Policisë, Prokurorisë heshtin ndaj shkrimeve të tilla kur ky njeri sulmon herojt e Popullit si Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin,vëllëzërit Haradinaj etj...Të njajtin e ndihmojnë në redaktimin e teksteve dhe alamet gazetarësh dhe shkrimtarësh në Kosovë dhe Shqipëri....Ka edhe të tjerë që duhet demaskuar publiksiht në medie që të marrin vesh se nuk duhet të përdorët gjuha e urrejtjes në mediet kombëtare dhe ndërkombëtare( qoftë në Facebooc, instagram e gazta tjera të shkruara apo ato elektronike).

Liria ,martirët dhe Pavarësia e Dardanisë

                             



                    Nga Flori Bruqi, PHD 


Dardania  pavarësisht se nga lufta doli e përgjakur dhe e lënduar kurrë nuk kushtëzoj dialogun. Dardania  nuk e kushtëzoj dialogun,pra: - as kur askush në Serbi nuk u dënua për 13.000 shqiptarët e vrarë, - as për 20.000 Shqiptaret e përdhunuara, - as për 130.000 shtëpite e djegura e as për 1000.000 Shqiptarët e dëbuar dhe - as për torturimin e 550000 shqiptarëve në periudhën 1981-1997 .
Dokumenti i CIA-së ( Central Intelligence Agency ), trojet ...

Fare pak  u  u dënua dhe askush nuk kërkoj falje për këto dhe shumë akte dhe politika makabër dhe pastër krime kundër njerëzimit.

Të kushtëzohet sot dialogu nga ana e Serbisë për shkak të tarifave dhe mirëkuptimi potencial i kujtëdo për këtë kushtëzim është akt i habitshëm dhe pa pikë morali etik . 

Dialogu i kushtëzuar është çdo gjë por jo dialog që sjell marrëveshje të respektuar... 

 ***** 

 Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë.

 Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për martirët e luftës  mbetet i freskët prore në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. 

Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër martiret dhe herojt, për t’i bërë ata flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë. 

 Liria  e Dardanisë ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me gjakun e fëmijëve, nënave, burrave , ushtarëve. 

Kurse, martirët  janë nderi dhe krenaria e popullit Shqiptar . 

Herojtë janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur me e lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Martirët  ringjallën sot dhe festojnë bashkë me ne Lirinë,  ata e dhanë jeten për Liri ,sakrifikuan jeten e tyre duke luftuar dhe duke derdhur gjak. 

 Babai im i ndjerë profesor Maxhun Bruqi,  me pat thënë para vdekjës : " Babo, lulet me te bukura jane lulet e lirisë", e unë kureshtar  që isha e pyeta:" Babë, e  ku rriten këto lule?".  Ai më shumë dashuri dhe sinqeritet më tha : "Ato rriten ne vendet ku kanë rënë martiret  dhe ujiten më gjakun e tyre" , po unë nuk e kuptoja si mund te ujiteshin lulet me gjak ?...

 Dalë-ngadalë   mësoja gjithmonë e më shumë derisa një ditë më ranë ndërmend fjalet e babait tim   dhe atëherë e kuptova domëthëninen e fjalëve tëtij. 

 "Vitet kalojne por ne gjithmone do i kujtojme deshmoret. Breza te tere pas nesh do i kujtojne ata. Në fund të fundit kjo është gjeja më e vogël që mund të bëjmë për ta "t'i kujtojmë"....

 Kujtimet e vetme që kemi për martiret  janë permendoret dhe lapidaret e tyre .

 Sikur të ishin gjallë ata dhe te shikonin se çfarë po heq Dardania  e gjorë.E kane zaptuar politikanet e korruptuar. 

 Është futur ne nje humnerë e nuk shikon askund rrugë daljeje. Gjendet në një  tunel po as dritë nuk sheh ne fund të tunelit", thotë Arian Ramadani.

 Fjala Liri mund te jetë një fjalë e vogël por për popullin dardanë  ka një kuptim shumë të madh!!! 

 ****

Rezultatë  imazhesh për enklavat serbe 

 Në Graçanicë, Mitrovicë(Veriore),Leposaviç, Zubin Potok , Shterpc, Pasjan e  në disa "enklava"  të tjera me popullsi serbe shifën pankardat me mbishkrimin çirilik "Kosova është Serbi”(?!) 

  “Pyesni çdo historian”. Këto janë frazat që shihen në pankartat që valëvisin serbët e inatosur nëpër protesta kundër pavarësisë së Dardanisë. Rezultate imazhesh për ndarjen  e Dardanisë  ....

    Kështu, historia për serbët nisi në fillim të shekullit të VII-të, kur ata u vendosën në Ballkan. Baza e tyre e pushtetit ishte jashtë Dardanisë, të cilën ata e pushtuan plotësisht në fillim të shekullit të 13-të. 

 Kështu që pretendimi se Dardania  ishte “djepi” i serbëve është i pavërtetë. 



 Ajo që është e vërtetë, është fakti se ata sunduan Dardaninë për më shumë se 250 vjet, deri në pushtimin otoman në mes të shekullit të 15-të.

 Kishat dhe manastiret ortodokse serbe që ndodhen sot në Dardani , janë pikërisht nga ajo periudhë e historisë....   Por nuk ka vazhdimësi mes shtetit serb mesjetar dhe Serbisë së sotme, ashtu siç nuk ka mes Perandorisë Bizantine dhe Greqisë. 





Dardania mbeti territor otoman, derisa u zaptua nga forcat serbe në vitin 1912. 

 Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 %. 

 Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur. 

 Por ligjërisht Drdania  nuk u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1912, por ajo mbeti një territor i pushtuar deri në 1918-ën. 
 Më pas u bë pjesë, por jo e shtetit serb, kësaj here e shteti Jugosllavë të Marshalit Josip Broz Titos.

 Dhe pas një ndërprerjeje të madhe (Lufta e Dytë Botërore), ajo mbeti pjesë një lloj shteti jugosllavë deri në qershor të 2006-tës*, deri në shkatërrimin e së vjetrës Jugosllavi Federale të Sllobodan Millosheviçit, Dardania  kishte një status të dyfishtë. 

 Ajo quhej pjesë e Serbisë, por ishte gjithashtu njëra prej njësive të Federatës Jugosllave. 

 Në të gjitha mënyrat praktike, Dardania  fitoi dalëngadalë autonominë: kishte Parlamentin dhe Qeverinë e vet dhe përfaqësohej në mënyrë të drejtpërdrejtë në nivel federal, së bashku me Serbinë. 



 Ajo ishte në fakt një prej 8 njësive të sistemit federal jugosllavë... Thuajse të gjitha njësitë e tjera tashmë janë bërë shtete të pavarura. Historikisht, pavarësia e Dardanisë e kompleton këtë proces. Ndaj Dardania  është bërë tashmë një ish-shtet jugosllavë, si çdo historian mund t'ju thoshte. 



 Pak histori... 

Dardania  ishte njëri nga 4 vilajetet etnike shqiptare, njësi administrative në Perandorinë Turke dhe u nda përfundimisht nga Shqipëria në Konferencën e Londrës në 1913. 

 Një vit më parë, delegatët e saj shprehën vullnetin e Mëvetësimit të Shqipërisë në Vlorë, pas kryengritjeve të mëdha të fundviteve 1878-1911.

 Dardania  u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe në Jugosllavinë e Nikolla Pashiçit në vitet 1914-1921.

 Me dekretin mbretëror të vitit 1914, Dardania  quhej “koloni”. Në vitin 1942, Dardania  u bashkua nga Italia fashiste me Shqipërinë.

 Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944 shprehu përsëri vullnetin e Dardanisë  për bashkimin me Shqipërinë, premtim që u ishte bërë shqiptarëve nga Miladin Popoviçi, udhëheqës komunist serbo-jugosllavë  dhe Marshalli jugosllavë  Josip Broz Tito

 Ky premtim u shkel në Kuvendin e Prizrenit në 1946, pasi u vranë deputetët e Drdanisë dhe u imponua Prishtina si kryeqytet. 

 Deri në fillim vitet 1960 shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë as gjuhë, as arsim dhe u dëbuan rreth 400 mijë  shqiptar daradan  me fushatën e famshme të ish-ministrit të Brendshëm jugosllavë ,
Aleksandër Rankoviç

 Në fund të viteve 1960 u lejua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974 Dardania  u quajt pjesë përbërëse e federatës, duke e udhëhequr atë në vitin 1979 me ish politikologun e ndjerë shqiptar Mr.sci.Mahmut Bakallin, njësoj si republikat e tjera dhe krahina simotër Vojvodina (etnike e Hungarisë).

 Në vitin 1981, Dardania kërkoi statusin e republikës që përputhej me statutin që gëzonte në federatën jugosllave . Por të paktën 11 shqiptarë u vranë dhe rreth 700 mijë u përndoqën pas demonstratave të marsit të atij viti. 

 Në mars 1989, Serbia i hoqi autonominë, akt i miratuar në Kuvendin Krahinor, asaj që e quante “Krahina serbe autonome e Kosovës”. 





 Në 19 shtator 1992, me rezolutën 777 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), territori ku shtrihej RSF Jugosllavia u quajt “Ish-Jugosllavi” dhe ky shtet nuk ekzistonte. 

 Më 9 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244, që vepronte mbi një shtet që nuk ekzistonte. Por statusi i fundit i Dardanisë  ligjore ishte ai i vitit 1989: Krahinë autonome me të drejta të barabarta me 6 republikat dhe me Vojvodinën.



 Rezoluta 1244 nuk e përcakton pjesë të Serbisë, por të “territorit të ish-Jugosllavisë”, madje si frymë dhe jo si akte ligjore. 

 Lufta e Kosovës përmes dëshmive Autori: Lajmi.net Nacionale11:18, 24 December 2015 Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar e Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1994 dhe 1999. 





 UÇK i kishte dy faza të veprimtarisë, atë të parën e cila parashihte kristalizimin e idesë së luftës së armatosur, që u karakterizua nga përpjekjet për organizim politik dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.

 Dhe faza e dytë, e cila ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe.

Lufta dhe rezistenca e UÇK-së kishte qenë e suksesshme dhe falë qëllimit të saj ne sot jemi të pavarur. 
Zbulohet harta e vjetër ruse që tërbon grekët e serbët, ja si duket  Shqipëria Etnike - Aktualitet
 Lufta e Kosoves kishte filluar me 28 shkurt të vitit 1998 pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Dardanisë.
  Lufta e Dardanisë kishte përfunduar me 11 qershor të vitit 1999 -Çlirimin e Dardanisë  e kishte mundësuar UÇK-ja me ndihmën e NATO-së, dhe mbështetjeve tokësore nga Ushtria Shqiptare -Me 23 mars të vitit 1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,spanjolli  Javier Solana, kishte lajmëruar se e kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë”. 

 - Me 24 mars në orën 20:00 NATO kishte nisur fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë. 

 - Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATOs fluturan mbi 38,000 misione luftimi, dhe me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s ishin përfshirë sadopak. 

 -Konferenca e Rambujesë ishte mbajtur gjatë periudhës janar-mars të vitit 1999 ...
- Gjatë kësaj lufte ishin dëbuar 800,000 shqiptarë, ishin vrarë 15,000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur 

-Ngjarja e 5 marsit të vitit 1998 kishte shkaktuar një irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright , tash e ndjerë kishte thënë se “tashmë kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ”.

- Sulmi masiv mbi shtëpinë e  mësuesit Shaban Jasharit , nga Prekazi i Drenicës heroike kishte sjellë masakrimin e 60 shqiptarëve, shumica familjarë të Adem Jasharit,Hamza Jasharit  nga të cilët 18 kishin qenë gra dhe 10 fëmijë

 -Një komandant tanku serb kishte thënë: “Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtarë armik, dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë… më vjen turp”

-Me 15 janar të vitit 1999 kishte ndodhur Masakra e Reçakut ku 45 shqiptarë ishin rrethuar, ku pastaj ishin dërguar drejt një kodre dhe të gjithë u masakruan nga forcat serbe .

 -Kjo masakër ishte ndëshkuar nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj presidentit Sllobodan Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë. 

 -Me 13 qershor të vitit 1999, presidenti Sllobodan Millosheviçi kishte pranuar kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe në disa raste edhe përleshjeve me grushte.

 -Me 12 qershor 1999, misioni i drejtuar nga forcat ushtarake të NATO-së (KFOR) kishte filluar të futej në Dardani , ku misioni i saj i vetëm ishte paqeruajtja. 

-Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë me 12 qershor të vitit 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK (Forsvarets Spesial kommando) dhe forcat speciale ajrore britanike S.A.S.

Sipas UNHCR, nga nëntori i vitit 1999 -848,100 nga 1,108,913 refugjatë ishin kthyer.  Më17 shkurt 2025  i mbush 17 vjetë nga shpallja e pavarësisë dhe e sovranitetit të saj.

 Përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike është bërë mes një përçarjeje si asnjëherë më parë mes forcave politike. 

  Situata është acaruar ndjeshëm. Që prej disa muajsh puna e parlamentit është " bllokuar" nga  LVV  të cilat kanë shqetësuar komunitetin ndërkombëtar dhe veçmas SHBA.

 Në këtë atmosferë Qeveria në ikje  përkujton me një cermoni solemne festën e pavarësisë, ndërsa opozita  po shtyhet më brryla për ta marrë pushtetin .... 
Sot, më 17.02.2025 ,  është festë për të gjithë. Na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vetë por jo me dhunë e me forcë. Jo më fuqinë e grushtit që sjell dhembje e rrënim, sfidon institucionet e shtetit, jo me mohimin e asaj që kemi krijuar deri sot dhe asesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar” “Jemi të lumtur se Pavarësia e Kosovës është realitet të cilin e kanë pranuar miqtë e  mbi 100  shtetve  , pjesë e të cilave janë vendet më të fuqishme, më demokratike e më të zhvilluara të globit. Jemi krenarë që Republika e Dardanisë  është shtet i gjithë qytetarëve të saj, shtet i vlerave dhe përkushtimit të tyre , sukeses i përbashkët i dardanëve  dhe aleatëve të tyre”.

....  Edhe  pas 26 viteve nga përfundimi i luftës, ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për krime lufte . Për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, adresimi i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Dardani  është i domosdoshëm. Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të organizohet kjo seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare që të mbijetuarit e dhunës seksuale, familjarët e personave të pagjetur, familjaret e viktimave të luftës, aktivistët për paqe dhe liri, dhe njohës të rrethanave të luftës në Dardani  të mund të dëshmojnë për krimet e luftës të kryera në Dardani  nga forcat serbe. ...Dhe, nëse   i bërtasin të veshi shtetit të Dardanisë  “dialog me Serbinë”, shteti i Dardanisë  mund të pësojë edhe infarkt. 

Dardania e ka të   domosdoshme që ta kthejmë dinjitetin, sovranitetin, integritetin territorial për Dardaninë  dhe kjo nuk bëhet duke i vazhduar pazaret me Serbinë, e Serbia si shtet po  i afrohet Bashkimit Evropian. 

 Pas Luftës së dytë Botërore, shtetet e ndryshme evropiane i kanë normalizuar marrëdhëniet në kushtet kur nuk kishin më pretendime territoriale dhe kishin njohje reciproke. 

Si do të mund të normalizohen raportet me Serbinë kur ne nuk i kemi këto? 

Realisht edhe pas njohjes së Serbisë ne nuk do të kemi marrëdhënie normale me të, por pikërisht atëherë do të mund të thuhej që ai normalizim do të ishte normal. Në normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë, përderisa ajo i ka këto pretendime ndaj Dardanisë , nuk ballafaqohet me të kaluarën dhe nuk na e pranon pavarësinë. Por, në anën tjetër e kemi parë që duhet të besojmë në normalizimin e marrëdhënieve të krerëve të institucioneve të Dardanisë me ato të Serbisë. 

 Besoj se situata në Dardani  nuk do të  shkon drejt shpërthimit.

 Ne kishim një rrije të ulët ekonomike prej realisht disa përqind  në këtë vit, e cila ishte e varur nga investimet publike dhe konsumi publik e privat i familjeve.

 Paqja sociale gjithnjë e më e brishtë në Kosovë mbahet nga remitencat e mërgatës sonë. 

Dhe kjo gjendje shpërthyese natyrisht do të duhej të jetë e orientuar me koncept të qartë dhe me organizim të mirëfilltë. 

 LVV mendon që ata që duhet të frikësohen nga shpërthimi i situatës në Dardani kurrsesi nuk janë qytetarët, por vetëm këta pushtetarë të korruptuar.  Dardania  ka nevojë për drejtësi universale, e jo për Gjykata speciale. Dardanet   nuk e dimë as statutin, as organizimin, as strukturën, as misionin, as përbërjen, as përmbajtjen dhe as financimin për gjykatë speciale. 

 Pra të thuash se je për Gjykatën Speciale do të thotë të japësh një çek bllanko, tërësisht të papërgjegjshëm; këto asnjëherë nuk janë bërë të ditura. Për më tepër duhet theksuar se për gjykatë të re ka nevojë Serbia, meqë ajo i zhvilloi katër luftëra dhe vrau 150 mijë jo serbë, ndërkohë që Gjykata Speciale atje për krime të luftës i ka në burg vetëm 160 serbë. 

 Ne e dimë që Dardania  ka qenë shoqëri e viktimës dhe e dimë që Serbia ishte agresori, por e dimë gjithashtu se Serbia ka interes nga segmente të ndryshme ndërkombëtare që ta ndryshojnë ketë fakt, i cili është fakt historik. 

Për të gjitha krimet individuale në Kosovë do të duhej të kemi përgjegjësi individuale. 

 Kur EULEX-i është dashur të jap llogari për miliarda euro të taksapaguesve evropianë, që i shpenzoi në këto 17vite,atëherë ata formuan edhe një Gjykatë të re Speciale për denimin e çlirimtarëve . 

 Dhe krejtësisht në fund mendoj që politikanët e korruptuar të Kosovës do të duhej të ishin në burg për krimet dhe keqpërdorimet e tyre në paqë që i dijnë pothuaja edhe fëmija në djepë e lë mëndërkombëtarët, e jo për krimet e luftës, të cilat i ka shpikur ndonjë ndërkombëtar apo Sigurimi (BIA) apo KOS-i serb. 

 **** 

 Që zhvillimet e vonshme si  – vrasja e Oliver  Ivanoviçit – nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike.... 
 Duke qenë se sivjet  më ardhjen  ep presidentit amerikan Donald Trump do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Dardaninë, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve. Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Dardania  nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin me Serbinë. 

 Kur Dardania  mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”.

 Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”. Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Dardanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare. Kjo e bën edhe shembullin e Dardanisë  të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës. 

 Dardania  ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale. Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish. Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur. Realisht Dardania  prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. 

Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit. 

 Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një  variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

 Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot.

 ***** 
Si do të jetë Europa në 2035 ?

Dardania , Çamëria dhe një pjesë e Maqedonisë i bashkohen Shqipërisë. 

Kontinenti “plak” mes ndarjeve dhe bashkimeve, ja modeli i ri i servirur nga shërbimet sekrete ruse dhe amerikane.

 Harta me mbishkrime cirilike e Evropës perëndimore në vitin 2035. 

Ja disa shpjegime 

 Në veri ishujt britanikë ndahen në shtete më vete: Anglia (në jug), Skocia (në veri), Irlanda (në veri-perëndim). 

 Në verilindje të Evropës perëndimore krijohet Bashkimi Holandez dhe Valonia. 

 Brenda Francës krijohen shtetet e Lotaringjisë (në perëndim bashkë me Gjermaninë), Piemonti Arab në jug, ishulli i pavarur i Korsikës (kafe e thellë). Brenda Spanjës, do jenë Konfederata Spanjolle, Vendi i Baskëve (në veri) dhe Katalonia (në perëndim, e gjelbër e errët) me territore nga Spanja dhe Franca. 

 Në jug-perëndim të Italisë pasqyrohet një pjesë e ishullit të shtetit të Sardenjës (ngjyrë kafe e çeltë). Harta me mbishkrime cirilike e Evropës qendrore në vitin 2035. 

 Italia (në juglindje) ndahet në shtetet e Ligës së Veriut (ngjyrë e kuqe e thellë), Italisa e Jugut (blu), ishullit të Siçilisë (në jug-perëndim, e gjelbër e e errët) dhe të Sardenjës  Në Ballkan, në lindje të Italisë, “zhduket” organizmi shtetëror i Bosnjë-Hercegovinës, që ndahet mes Kroacisë (veriperëndim, ngjyrë e gjelbër e hapur) dhe Serbisë (në lindje të Kroacisë, e gjelbër e mbyllur).

 Në jug të Serbisë, Dardania  dhe Maqedonia perëndimore i bashkohen Shqipërisë (me të kuqe). Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë. Në veri të Serbisë, Hungaria (e kuqe e murrme), mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë (në lindje) dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë). Polonia (veri, e gjelbër) mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë (në lindje të saj, ngjyra kafe). Në verilindje të Polonisë (midis saj, Lituanisë dhe Rusisë, po ngjyra kafe e Gjermanisë), krijohet Prusia Lindore (aktualisht distrikti rus i Kaliningradit). Brenda Ukrainës Perëndimore (blu) dhe Polonisë (e gjelbër), dhe Rumanisë (e verdhë) ka disa ndarje dhe bashkime. Harta me mbishkrime cirilike e Evropës lindore në vitin 2035.

Federat Ruse (me të kuqe) merr rajonin Narva (veri) në Estoni, Letoninë lindore, Bjellorusinë, zonat ukrainase Donbas, Krime, Transistrian e Moldavisë. Tejet e ndërlikuar harta në Kaukaz (juglindje). Kufijtë në dukje të paprekshëm të vendeve evropiane janë edhe më pak të qëndrueshëm se sa ishin në kohën e vet kufijtë e jashtëm të Perandorisë Romake, ose të Bashkimit Sovjetik. Harta politike e planetit po ndryshon gjithashtu si ekonomitë e vendeve të botës, popullsia ose situata mjedisore. Problemi qëndron në faktin se kufijtë politikë janë gjithmonë më tepër fiktivë se situata reale. Po ajo Perandori e Shenjtë Romake formalisht ka ekzistuar deri në fillim të shekullit të 19-të, ndonëse asnjëherë jo që nuk ishte perandori, por as edhe një shtet unik. Ose Somalia e sotme – shtet ekziston vetëm në formularët e OKB-së dhe në hartat politike ndërkombëtare, ndonëse, në të vërtet, ky territor përbëhet nga disa dhjetëra formime pseudo-shtetesh të paqarta. Kontinenti evropian, me gjithë fuqinë në dukje ekonomike dhe civilizuese në dhjetëvjeçarët e fundit po pëson edhe më tepër ndryshime se sa pjesët e tjera të botës. “Thyerja” është ekonomike (qendra botërore e ekonomisë po zhvendoset në Azinë juglindore), demografike (Evropa po plaket shpejt), etnike (multikulturalizmi është bërë fenomen pothuajse i pakontrollueshëm) dhe mendore (ndryshojnë orientuesit e vlerave). Për këtë fakt dëshmojnë punimet e Toffler-it, Brzezinski-t, Huntington-it, për këto fakte mund të konsultohen burimet e hapura të CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së), GRU-së (Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë), dhe të një numri institucionesh studimore. Sot, Evropa po jep shenja që kufijtë e saj në të ardhmen e afërt do të pësojnë ndryshime kardinale. 

Pasi është analizuar seria e burimeve të hapura dhe është bërë një punë e madhe, është përpiluar harta e ngjajshme e Evropës të modelit të vitit 2035. 
Është e kuptueshme se shkalla e ndryshimeve të supozuara në raste të ndryshme varet nga shumë faktorë, të cilat është e pamundur për të llogariten me saktësi 100 për qind. Megjithatë, probabiliteti zero i ndryshimeve territoriale në çdo shembull të sjellë ka mundësi të jetë, duke u bazuar në precedentin, por gjithashtu në krahasimin e hipotezave nga dy apo më shumë burime të pavarura. Në këtë mënyrë, u përpilua harta, e cila si zor “do të realizohet” 100 për qind, por vetë ndryshimet në këtë drejtim ka të ngjarë të ndodhin në vitin tashmë relativisht jo të largët 2035. Evropa perëndimore Pothuajse është e sigurt se ndryshimet do të prekin ishujt britanikë, dhe pikërisht me ta, në fakt, do të fillojnë ndryshimet e mëdha territoriale në Evropë. Tashmë në vitin 2013, sipas referendumit, nga Britania e Madhe mund të ndahet Skocia. Duke pasur parasysh faktin se nacionalistët skocezë tani përbëjnë shumicën parlamentare në Edinburg, gjasa e këtij skenari është e madhe. Me daljen e Skocisë nga bashkësia, vetë emërtimi “Britania e Madhe” do të humbasë kuptimin fillestar. Për më tepër, rënia e Skocisë, ka të ngjarë të rrisë tendencat separatiste në Olster, gjë që në perspektivë mund të çojë në bashkimin e të gjithë Irlandës (ose hyrjen e Olster-it në përbërje të Irlandës mbi baza federative). Me këtë rast Uellsin (duke pasur parasysh afërsinë etnike dhe mendore me Anglinë “kontinentale”) Londra me siguri do t’ia dalë mbanë ta ruajë. Ndryshime të rëndësishme do të prekin gadishullin Iberik. Kriza në rritje ekonomike-financiare (papunësia në Spanjë tani është më e larta në BE) do të çojë në aktivizimin e proceseve të decentralizimit, në radhë të parë midis baskëve dhe katalanasve. Pikërisht këto dy etnose kanë lidhjet etnike më të vogla me kastilianët, prandaj probabiliteti i daljes si minimum i dy shteteve të reja – Vendet e Baskëve dhe Katalonjës, – është tejet i lartë. Është plotësisht e sigurt që rajonet e tjera Madridi të jetë në gjendje t’i mbajë, ndonëse nga pikëpamja e bashkëjetesës politike Spanjës do t’i duhet të kalojë në organizim federativ, ndoshta, edhe konfederativ. Ndryshime edhe të mëdha në të ardhmen e afërt presin Francën. Vendi po pëson ndryshime kolosale multikulturore dhe social-politike, të cilat në të ardhmen mund të dobësojnë dukshëm pushtetin qendror. Në thelb, sot dihet tashmë se etnosi francez nuk mund të tresë dhe asimilojë popullsinë me ngjyrë të ish-kolonive të veta. Në proceset e sotme migruese dhe demografike, shumica e bardhë franceze në vitin 2035 do të ndikojë në rezervatet territoriale në territorin e vet. Prandaj, një nga variantet e zgjidhjes së problemit etnik është “prerja” e një pjese të territorit më të populluar me etnoset e ardhura (me dërgimin e mëpasshëm atje të popullsisë me ngjyrë). Në ditët e sotme, në mënyrë organike ky territor formohet rreth Marsejë – Piemontit dhe pjesës së Burgundisë jugore. Prandaj, ka gjasa që pikërisht atje në vitin 2035 të shfaqet një shtet arab islam. Përveç kësaj, me dobësimin e pushtetit qendror, mund të hamendësohet se një pjesë e Akuitanisë do t’u kalojët baskëve, kurse popullsia e Lorenës a Lotaringjisë (me qendër në Strasburg) mbi baza federative do të hyjë në përbërje të Gjermanisë. Në këtë situatë, është plotësisht e sigurt që pavarësinë do të mund ta arrijnë edhe korsikanët – shqetësimi shekullor separatist i Francës. Me Beneluksin gjithçka është mjaft e thjeshtë. Flamandët dhe valonët gjithsesi do të ndahen më vete, deri tani problemi ka mbetur vetëm në kryeqytetin e Belgjikës – Brukselin, i cili duke qenë flamand nga popullsia, ndërkaq ndodhet në territorin valon. Në çdo rast, “likuidimi” ka të ngjarë të ndodhë në mënyrë paqësore, kurse flamandët do të hyjnë në një bashkim (minimumi, ekonomik) me Holandën. Evropa qendrore Sipas burimeve të analizuara, këtu ndryshimet do të jenë jo më të pakta . Është i madh probabiliteti që gjithsesi të shembet Italia unike (kufiri do të kalojë nëpër skajin jugor të Toskanës dhe Emilia-Romanjës). Në këtë rast, nismëtare e ndarjes do të jetë, Italia e veriut, e cila do të krijojë një federatë si të Gjermanisë apo Zvicrës. Italia e jugut që është më e dobët, me siguri humbet Sardenjën dhe Sicilinë, të cilat gjithashtu do të shpallin pavarësinë e tyre. Megjithatë, italianët do të ruajnë marrëdhënie më të ngushta, dhe pavarësia e të gjitha rajoneve do të jetë më formale dhe e bazuar në shpërndarjen e “tortës” së buxhetit. Ndryshime thelbësore duhet të ndodhin edhe në Ballkan. Me forcimin e faktorit islamik (sidomos në Francë), ka të ngjarë që në Evropë të lindë lobi për likuidimin e organizimit shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës. Territori i vendit mund të ndahet midis Serbisë dhe Kroacisë (etem atëherë kur Beogradi dhe Zagrebi prapëseprapë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët). Si një kompromis për Ankaranë, do të ndodhë bashkimi politik i Shqipërisë, e cila përveç bashkimit me Kosovën mund të marrë rajonet perëndimore të Maqedonisë (duke pasur parasysh faktin se është 30 të popullsisë së vendit e përbëjnë shqiptarët etnikë, kjo gjë është më se e sigurt). [Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë – “Investigim”] Kufijtë e saj gjeografikë mund t’i zgjerojë në shkallë të konsiderueshme Hungaria, e cila në një konjukturë të favorshme politike, mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë). Ngjarje edhe më të trishtuara (natyrisht, në ndarjet e pafavorshme politike-konjukturore) mund të prekin Poloninë. Vendi mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë, me kushtin e marrëveshjeve ndërmjet Moskës dhe Berlinit – edhe rajonet e saj verilindore (Rusia në këtë rast mund t’u japë gjithashtu gjermanëve distriktin e Kaliningradit). Ukrainës Perëndimore nga Polonia mund t’i shkojë një pjesë e territorit të njësive administrative të Karpateve dhe Lublinit të sotëm. Në këtë mënyrë do të minohej uniteti ideor midis Lvivit (i cili në vitin 2035 mund të bëhet kryeqyteti i Galiçinës) dhe Varshavës. Nga rajonet e tjera perëndimore të Ukrainës së sotme, pavarësinë mund të fitojnë rutenianët, ndërkaq njësia administrative e Çernovicit, si kompromis ka gjasa të të jetë në përbërje të Rumanisë. Evropa lindore Fillojmë me pjesën e saj veriore. Sipas parashikimeve, ndryshimet territoriale nuk duhet të prekin Skandinavinë (madje çështja e përkatësisë së ishujve Åland me popullsi mbizotëruese suedeze ka treguar historikisht se Evropa protestante di t’i zgjidhë praktikisht të gjitha divergjencat). Por ndryshime mund të ndodhin në Pribaltik. Me dobësimin e unitetit evropian, si dhe me forcimin e Gjermanisë gjithashtu, një pjesë e territoreve me popullsi dominuese ruse (rajoni Narva në Estoni, Letonia lindore me qendër në Daugavpils) mund t’i kalojnë Rusisë. Në këtë plan ka rëndësi fakti që Lituania s’bën gjë tjetër vetëm sa siguron ekzistencën, duke humbur kufirin e përbashkët me Federatën Ruse. Bjellorusia përgjithësisht nuk do të jetë më. Ajo praktikisht dhe tani nuk ekziston, kurse në vitin 2035, kjo provincë etnike mund të jetë në përbërje të Rusisë, ashtu si provincat e Uralit ose Povolzhjes. Ndryshime të rëndësishme mund të ndodhin edhe me Ukrainën. Me ndarjen e mëtejshme politike të vendit, nga Kiev mund të shkëputen Donbasi, Ukraina jugore dhe Krimeja. Për më tepër, pozicioni me dy gjysma në Ukrainën qendrore mund të çojë në atë që uniteti i sotëm politik midis Lvivit dhe Kievit mund të shkatërrohet, dhe vendi të kthehet drejt kufijve orientues të mesit të shekullit të 17-të. Me humbjen e Transilvanisë, Rumania mund të marrë jo vetëm Moldavinë (pa Transnistrian ose ndryshe, Pridnjestrovjen e cila do t’i kalojë Federatës Ruse), por dhe pjesa jugore e rajonit të Odesës. Ndryshime të mëdha do të prekin edhe Kaukazin (ndoshta, rajoni më pak i parashikueshëm). Është e vështirë që Rusia do të jetë në gjendje të mbajë republikat e e Kaukazit verior (në radhë të parë, kjo ka të bëjë me Dagestanin, Çeçeninë dhe Ingushetinë). Një numër nismash aktuale të Kremlinit, për shembull, nënat asistenca sociale që jepet për nënat vetëm në rajonet me lindshmëri të ulët (d.m.th.., jo-myslimane) ose refuzimi i buxhetimit drejtpërdrejtë të Çeçenisë – gjithmonë e më shumë do të çojë drejt asaj që “lamtumira” me republikat do të jetë e pashmangshme. Çështja shtrohet vetëm se në ç’ formë dhe me nismën e kujt. Në vitet 1990 procesi kaloi nga poshtë dhe pikërisht nga Kaukazi. Tani ndarja mund të ndodhë “stalinçe”, me shkëputjen e rajoneve malore më të populluara, me këtë rast, jo sipas kufijve ekzistues administrativë, por, për shembull, përgjatë lumit Terek. Në Kaukaz, Abhazia (duke pasur parasysh popullsinë e saj të vogël) mund të hyjë administrativisht në përbërje të qarkut të Krasnodarit, të vetë Gjeorgjisë (me kusht që atje të vendoset një regjimi kukull) si kompromis do t’i kthehet Osetia e Jugut. Zgjidhja e çështjes së Karabah-ut mundur është e mundur vetëm me vendosjen e një kufiri të përbashkët midis Rusisë dhe Armenisë. Midis planeve të ndryshme është hasur, , për shembull, varianti i krijimit të një “korridori transporti”. Megjithatë, në këtë rast, vetë Gjeorgjisë do t’i duhet të ndahet në Gjeorgji Lindore dhe Perëndimore (duke ndarë, minimumi, Kahetinë nga Tbilisi). Në këtë rast duhet marrë parasysh edhe faktori turk. Në rast të një dorëzimi politik të Karabahut, Ankaraja do të kërkonte preferenca të përcaktuara. Këto mund të jenë lëshime territoriale si në Siri (por kjo saktësisht nuk është Evropa), ashtu dhe në Bullgari, ku përqindja e popullsisë turke është e konsiderueshme. Përfundim Nuk duhen marrë shumë seriozisht këto ndryshime territoriale. Edhe një herë, ato mund të jenë të mundura vetëm me ndërthurjen e një numri të madh faktorësh – dhe në radhë të parë, të mungesës së stabilitetit social-politik në kontinentin evropian Megjithatë, gjasa që në vitin 2035, harta politike e Evropës do t’i afrohet modelit të mësipërm, ekziston. Dhe kjo duhet, minimumi, të bëhet e njohur. Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit. Në të theksohen problemet më të mprehta që kanë shtetet me njëra-tjetrën. CIA vlerëson se problem i madh mbetet fakti se Maqedonia ende e ka të pazgjidhur emrin me Greqinë dhe se Serbia ka ende probleme me Kosovën. “Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA. Për Serbinë, problem nënvizohet Kosova dhe pjesa e kufirit me Bosnje dhe Herzegovinën përgjatë lumit Drina. Ndërkaq, rezulton të ketë probleme edhe Greqia. Ky shtet ende nuk e njeh emrin e Maqedonisë, si dhe ka kontestime lidhur me kufirin me Turqinë. Zbulohet plani i CIA-s dhe gjermanëve për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjerman, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon. Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së. Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani. Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë(Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj. Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut. CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në fillim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito. CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj. Raporti intrigues i sulmit të Luftës së Ftohtë flet për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”. Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”. Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer. Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet. Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të Zi, në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjesët periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria (e cila në vetvete ishte pjesë e Perandorisë së Vittorio Emanuelle III. Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik. Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit pro-jugosllavë. Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova. Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve. Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë. Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka. Historia Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri. Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë. "Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan. Lufta Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët. Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova. Shpjegimi i flamurit Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit. Serbët Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon. Pushtimi Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit. Jugosllavia Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës. Zgjimi Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav. Lufta Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës. NATO Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara. Pavarësia Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare. Republikë Sistemi i qeverisjes së Kosovës është ai i demokracisë parlamentare. Parlamenti ka 120 vende dhe ato janë të ndarë në bazë të minoriteve që ka Kosova. 100 vende në Parlament janë për shqiptarët, 10 vende janë nga minoriteti serb dhe 10 vende për minoritetet e tjera. Në këtë mënyrë Kosova respekton të drejtat e minoritetit sipas kritereve ndërkombëtare. Republika e Kosovës nën "sytë" e CIA-s Në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret më të fuqishëm në botë janë shtuar dhe të dhënat për shtetin më të ri. Qendra e CIA-s ka hedhur së fundi gjithë informacionin që disponon për shtetin e Kosovës. Një informacion që jo vetëm njeh shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por shërben dhe si pikë referimi për të gjitha agjencitë ndërkombëtare. Të gjitha të dhënat janë klasifikuar sipas informacioneve më të sakta, duke nisur nga historia e vendit, të dhënat gjeografike, popullsia, etnitë që banojnë, ekonomia, burimet natyrore, besimet fetare, përdorimi i gjuhëve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe kushtet sociale të Kosovës. Popullsia Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër. Pozita e Kosovës Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha. Gjeografia Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. CIA vlerëson se pasuritë më të mëdha natyrore të Kosovës janë nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumë minerale të tjera. Burimet Kosova përcaktohet si një shtet me burime natyrore mjaft të pasura. Burimet kryesore janë: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej vitit '90 burimet nuk janë shfrytëzuar Grupet etnike Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 % Gjuhët Kosova ka dy gjuhë zyrtare, të cilat janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Gjuhët e tjera jozyrtare janë boshnjake, turqishtja dhe ajo rome. Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë. CIA tregon sa banorë më shumë do të ketë Kosova e sa më pak Serbia në vitin 2050 Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë. Po sipas këtyre parashikimeve, Kosova në atë vit do të ketë 17 për qind më shumë banorë. Këto shifra i ka publikuar sot gazeta blic online e Beogradit duke u bazuar informata e CIA-s Prapa Serbisë, me numër të vogël të popullatës janë vetëm edhe tri vende Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1). Zvogëlime të popullatës do të ketë edhe në Bullgari, 21,9 për qind, Hungari (12,6 , Greqia (10), B e H (8,2), Rumani (8,2), Mal të Zi (7,9), Kroaci (7,7) dhe Maqedonia (4,4). Në atë vit edhe në Gjermani do të ketë 12,8 më pak banorë. Do të zvogëlohen po ashtu edhe Finlanda, Danimarka, Portugalia, Çekia, Polonia, Sllovenia... “I vetmi vend në Ballkani që gjatë 30 vjetëve të ardhshëm do të ketë rritje të popullatës, është Kosova,e cila do të ketë 17 për qind më shumë banorë se sa që ka tani. “Rekorder” në shtimin banorëve do të jetë Luksemburgu që do të ketë 48,3 për qind më shumë banorë se tani . Në top listën e pesë vendeve që do të kenë më shumë banorë. janë edhe Irlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia. Numri i banorëve, sipas këtij projeksioni, do të rritet edhe në Spanjë, Zvicër, Belgjikë, Britani, Francë, Austri, Itali... ***** Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”. Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës. Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”. Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia. Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia. Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind. Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind) **** Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe Maqedonia me ‘’problemin’’ e shqiptarëve në vitin 1994 për të cilin CIA kishte shkruar se është në pikë të vlimit në mes shteteve të Ballkanit. Telegrafi ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1994 ku zyrtarë të CIA-s në Ballkani kishin paralajmëruar bazën në SHBA për një konflikt të mundshëm në Ballkan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë. -Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë. -Strategjia e Serbisë që e kishte angazhuar ‘’Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” për të izoluar vendin e pasur me minerale të çmuara në Osllomej afër Kërçovës. Bëhej fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë. -Telegrafi Maqedoni shkroi edhe për interesimin që CIA-s e kishte për partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë në kohën kur u votuan flamuri dhe himni i Maqedonisë në vitin 1994. ‘’Është një déjà vu për rajonin e Ballkanit! Shërbimet sekrete nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës ku është shumë afër të vlimit të situatës në Maqedoni kur është në pyetja ‘’Çështja shqiptare’’. Në këtë mes mund të përzihen edhe shtetet fqinje ku nuk është vetëm Tirana zyrtare por edhe Athina, Sofja, Beogradi dhe Prishtina. Në të njejtën valle do të futej edhe Ankara zyrtare.’’ shkruan në raportin ku CIA shfaq shqetësimin për Ballkanin. Ky dokument daton që nga data 10 korrik, 1994. CIA: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (Dokument) SHBA-të, sipas dokumenteve të CIA-s, atëherë i kishin ofruar Maqedonisë para për të qetësuar gjendjen sociale në vend dhe me kjo do të ndikonte që të qetësohen emocionet e shqiptarëve dhe maqedonasve. Vlerësimi më i saktë sipas CIA-s, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar në sjelljen e kësaj gjendje në Maqedoni. Politikanët e Maqedonisë ju kishin thënë atëherë zyrtarëve të CIA-s se një embargo nga ana e Sërbisë për Maqedoninë dhe për vendet e rajonit atëherë do të përkeqësonin gjendjen Agjenti i CIA-së: Kosova është marrë nga Amerika për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore Robert Baer, është një ish-oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush. Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme. Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë. Image result for ndarja e kosoves sipas zonave ushtarake te natos Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar. “Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën”,- rrëfen ai. “Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”,- thotë Baer. Related image Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje. “Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”,- ka thënë Baer. Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë. I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale! Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”. Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika? “Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”,- rrëfen ai. Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer : Kosova dhe Maqedonia mund t’i bashkohen Shqipërisë Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer konsideron se Republika Sërpska edhe më tej do të ekzistojë, ndërsa shpreh bindjen se ekzistojnë shanse të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”. Mejer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se “do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, Bosnjë e Hervegovinës dhe Maqedonisë”. harta-ballkan_1465733925-7418869 “Vend më i rrezikshëm në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoks maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Sërpskës, ndërsa pyetja është se në çfarë forme. **** Steven Meyer, në një shkrim për gazetën serbe ‘Nedeljnik’ ka thënë se Kosova duhet të ndahet në vija etnike, sipas propozimit të ish-ministrit serb për “Kosovën dhe Metohinë”, Slobodan Samardzic. Meyer, që ishte zëvendës shef i Task Forcës së CIA’s për Ballkanin në vitet e 90-ta, thotë se, së pari, qeveria serbe e Vucic’it duhet të tërhiqet nga dialogu i Brukselit, me arsyetimin se bisedimet nuk po prodhojnë efektin e dëshiruar. “Qeveria e Vucic ka treguar kurajo kur injoroi kërkesat e BE’së dhe SHBA’së për të vënë sanksione për Rusinë. Njejtë duhet vepruar edhe ndaj Kosovës”, shkruan ai. Njëkohësisht, ai thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja e rikthimit të tërë Kosovës, pasi kjo tashmë është e pamundur. Ndarja e Kosovës, sipas agjentit të CIA’s, do t’i jipte Serbisë kontroll të plotë të territorit në veri të lumit Ibër të Mitrovicës. Kjo sepse situata në atë pjesë është dëshpëruese, për shkak të papunësisë dhe varfërisë. “Secili kosovar në veri që nuk dëshiron të jetojë nën sovranitetin serb, duhet të bartet në pjesën jugore, me anë të një misioni që do të mundësohej nga Kombet e Bashkuara. Kosovarëve që qëndrojnë duhet mundësuar jetë e sigurtë në veri të lumit Ibër”, shkruan tutje Meyer, duke thënë se e njejta mundësi duhet tu jipet edhe serbëve. Ai shton se këto marrëveshje do të kërkonin negociata afatgjata për tu realizuar, porse nga to do të përfitonin të gjitha palët, duke kënaqur kështu edhe kërkesat e BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore. *** Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven MeyerAi thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë, raporton Gazeta Blic në Prishtinë. Meyerbeson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.Duke folur për Serbinë, Meyer tha se zgjedhja Aleksandar Vuçiqit për President të Serbisë ishte e pritshme. “Ai është një politikan i zgjuar dhe efikas dhe do të bëjë një punë të besueshme. Populli serb është në kërkim për arritjet e mëdha, sidomos për reformat ekonomike”, ka thënë Meyer në një intervistë me “News” të Beogradit.Duke folur për situatën në rajon, ai thotë: “Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”. Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA.“Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Trump nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë ish udhëheqësi i CIA.Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të “Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë lehtë.“Administrata Trump ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai. Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar. 
Lexoni edhe : 

https://fjala.info/dokumenti-i-cia-se-central-intelligence-agency-trojet-shqiptare-bashkohen-ne-2035-ja-harta-e-shqiperise-se-madhe-nga-preveza-shkup-dhe-nish/

Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V”

  https://fjala.info/prof-dr-flori-bruqi-me-diademe-letrare-v/?fbclid=IwY2xjawI4PP9leHRuA2FlbQIxMQABHftkptT79UMQ9-ob9SuUU3qPK5-G3UyJYiQub_TW...