Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Ambasadori i Gjermanisë zt. Jorn Rohde e akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit

 Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë të mbajtura më 9 shkurt, duke kërkuar vota për Listën Serbe.


Rohde shkroi në rrjetet sociale se për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka folur edhe shefja e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.

Më 11 shkurt, në prezantimin e gjetjeve preliminare të këtij misioni të BE-së u tha se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe – parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 4.55Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Fotografi nga arkivi.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Fotografi nga arkivi. për qind të votave të rregullta.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...