Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

PËRDORIMI I GJUHËS SË URREJTJES NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TEK MEDIAT E REJA NË DARDANI

                 


              
                                  NGA FLORI BRUQI,PHD

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet.

 E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes  nacionale dhe racore, fetare  etj. 

Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja. 

Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë. 

Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.

 Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare. 

Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve. 

 Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve. Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri. 

Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik. Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto. Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara). Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë. Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra. Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje. “Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT. Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme. “Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom. Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.

Ritmi dhe shpejtsia e zhvillimit teknologjik dhe digjital po ndikon shumë në të gjitha mediat anë e mbarë botës e sidomos ndikimi më i madh po vërehet në jetën tonë të përditshme. Përveç anëve të mira që sjell interneti siç është komunikimi, marrja e shpejtë e infomacionit, lidhja me gjithë botën e shumë gjëra të tjera, interneti ka edhe anët negative duke përfshirë këtu përdorimin e tepërt të tij nga fëmijët dhe qasjen e tyre në shumë faqe të internetit pa u kontrolluar mosha e tyre, moskontrollimi i portaleve si dhe lansimi i informacionit nga kushdo në çdo kohë etj . Gjersa jemi tek anët negative një element shumë i rëndësishëm në këtë lëmi është dhe përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtes në mediat online ku shpesh cënohen parimet etike të raportimit dhe të drejtat e njeriut. Persona të kategorive të ndryshme fyhen përmes përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë të shprehura nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Nocioni “gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion i cili i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante.
Fatkeqësia më e madh është së një shkarravitës që nuk din mirë të shkruaj në gjuhën shqipe, fjala  është për analfabetin e internetit z.Bahtir Hamza) ca media në  Koosvë, Shqipëri dhe në botë i lejojnë një të sëmuri psikik të shkruaj kundër dëshmorëve, hrojve, lidereve, nënave dhe grave shqiptare të shkruaj një gjuhë të pistë që vetëm një i sëmurë menderisht të shkruaj, etiketojë dhe të sulmojë tash e disa vjet ndërsa  organet e Kosovës, redaktorët dhe gazetrët heshtin....
Organet kompetente të Policisë, Prokurorisë heshtin ndaj shkrimeve të tilla kur ky njeri sulmon herojt e Popullit si Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin,vëllëzërit Haradinaj etj...Të njajtin e ndihmojnë në redaktimin e teksteve dhe alamet gazetarësh dhe shkrimtarësh në Kosovë dhe Shqipëri....Ka edhe të tjerë që duhet demaskuar publiksiht në medie që të marrin vesh se nuk duhet të përdorët gjuha e urrejtjes në mediet kombëtare dhe ndërkombëtare( qoftë në Facebooc, instagram e gazta tjera të shkruara apo ato elektronike).

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...