
Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.
Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.
Dokumenti përbëhet prej 49 pikash. Aty thuhet që populli serb përbën një entitet të vetëm dhe që ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.
Disa besojnë që nëse ai zbatohet në përpikëri, bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve do të jetë shumë më i madh, dhe se Serbia do ta rrisë ndikimin në Republikën Sërpska, rrjedhimisht në Bosnje.
Deklarata e përbashkët u miratua në kohën kur presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik – i sanksionuar nga SHBA-ja – përmend mundësinë e shkëputjes prej Bosnjës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dokumenti u përpilua në përputhje me rezolutat, me të drejtën ndërkombëtare dhe me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve të periudhës 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë, dhe ka krijuar dy entitete, Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.
Vuçiq u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska që të gjitha problemet të zgjidhen në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndonëse përsëriti se Serbia “nuk do t’i lërë kurrë në baltë serbët e Bosnjës”.
Disa e panë këtë qëndrim të Vuçiqit si përpjekje “për t’i qetësuar nacionalistët në Bosnje e Hercegovinë”.
No comments:
Post a Comment