Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Kush po bën pretendime për “separatizmin e Vojvodinës”?

Vuçiq tha më 7 shkurt  2025 se do ta kundërshtonte “separatizmin” përmes mjeteve demokratike dhe politike. “Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram. Kryeministri në largim i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i tha Televizionit Pink më 2 shkurt 2025  se opozita dëshiron shkëputjen e Vojvodinës dhe se protestat i sheh si mundësi për planet e saj. 
Disa përfaqësues të opozit Partia opozitare, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës (LSV), u distancua nga kjo. Agjencia Beta raportoi se edhe një pankartë me mbishkrimin “Republika e Vojvodinës” është varur në Urën e Varadinit në Novi Sad, më 23 janar 2025 , dhe se ekspozimi i saj është siguruar nga policia komunale, gazetarët nuk morën  përgjigje as nga policia komunale, as nga qyteti i Novi Sadit lidhur me këto pretendime.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...