Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti mori 222 . 382 vota në këto zgjedhje. Prof.dr. Vjosa Osmani vazhdon të mbesë personi më i votuar në historinë e Kosovës me 300 . 756 në zgjedhjet e vitit 2021 kur garoi në një listë të përbashkët me Albin Kurtin me një diferencë prej 78 . 374 vota më shumë sesa që mori Kurti sivjet.
Kurti atëherë nuk mundi të hyjë në listën zgjedhore e partisë së tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt për shkak se atëherë Gjykata Supreme kishte vendosur se çdo kush që është i dënuar në 3 vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurronte në zgjedhje.
Albin Kurti ishte dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.
Megjithatë, numri 1 në listën e LVV mbeti i zbrazët, ndërsa Vjosa Osmani arriti të grumbullojë votat duke mbajtur numrin 2 në listë.
Osmani dhe Kurti kishin nënshkruar një marrëveshje në janar të vitit 2021 për të garuar në një listë të përbashkët, ndërsa kanë pasë dakordim edhe për postet që Vjosa Osmani ta drejtojë Presidencën e Dardanisë dhe Albin Kurti Kryeministrinë e Dardanisë.

No comments:
Post a Comment