Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Çfarë tha pala ruse?

 


Yuri Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se takimi ka qenë i sukseshëm.

Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, ai ka thënë se një takim mes dy liderëve nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk ekziston një datë konkrete për takimin.

Shefi i Fondit Sovran të Pasurisë së Rusisë, Kirill Dimitriev, ka thënë se delegacionet ruse dhe amerikane kanë nisur ta dëgjojnë njëra-tjetrën, por është shumë herët për të folur për kompromise.

“Mendoj që është shumë herët për të folur për kompromise, mund të them se palët kanë nisur të komunikojnë me njëra-tjetrën, kanë nisur ta dëgjojnë njëra-tjetrën, e kanë nisur dialogun”.

Pala amerikane - që përbëhej nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff - ka thënë paraprakisht se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Pala ruse - e përbërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin - ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

Pamje nga takimi në Riad.
Pamje nga takimi në Riad.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në bisedime dhe ka thënë se Kievi nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur për Ukrainën, kur Ukraina të mos jetë prezente në tavolinën e negociatave.

Zelensky aktualisht është në një vizitë në Lindje të Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...