Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/17

URIME kOSOVË PAVARëSIA !




                           FLORI BRUQI

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008.  Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. 



 Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 



 Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës,gjeneral  Hashim Thaçi. 





 Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. 



11 deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. 9 përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit. 



 Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë.




 Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.
Momenti historik kur Hashim Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës 17 vite më  parë (VIDEO) - Klan Kosova

 Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. 

 Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

 Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Afganistani, Kosta Rika, SHBA, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, etj



 Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

 Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën. 





 116 nga 193 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. 

23 nga 28 shtetet e BE-së po ashtu e kanë njohur Kosovën. 



Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

 Zvicra e njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 Shkurt 2018.

28 Nëntori, djali i Hashim Thaçit publikon në njërën anë Ismail Qemalin, e  në tjetrën babanë e tij - Klan Kosova


 Shtetet që e kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës: Serbia, Rusia, Kina, Spanja, India, Gjeorgjia, Greqia, Brazili, Spanja,



 Parlamenti Evropian më 30 maj 2008, shpalli se e njeh Kosovën si shtet të pavarur.



 Ishte hera e parë që flamuri i Kosovës, u paraqit zyrtarisht në institucionet e Bashkimit Evropian.


No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...