Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Republika Sërpska ofron marrëveshje për "ndarje paqësore" në Bosnje dhe Hercegovinë


Mbledhja e Qeverisë së Republikës Sërpska. 23 maj 2024.



“Qeveria e Republikës Sërpska, në 30 ditët e ardhshme, do të hartojë një marrëveshje, të cilën do t’ua ofrojë kolegëve tanë në entitetin tjetër, për ndarjen paqësore të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Vishkoviq.

 Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. 

Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion. Megjithatë, paqja nuk është se i ka përafruar komunitetet shumicë: boshnjakët, kroatët e serbët. 

Milorad Dodik ka ngritur shpesh mundësinë e ndarjes nga ai që vetë e cilëson si “shtet të dështuar”. 

Këtë e ka bërë përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të SHBA-së se do të ndërhyjë, për të parandaluar një skenar të tillë. Po, a mund të ekzistojë Republika Sërpska vërtet si shtet më vete? Për ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy - jo. “Ndarja ose shkëputja nuk do të thotë pavarësi e Republikës Sërpska ose fund i Bosnje e Hercegovinës. Do të thotë fund i Republikës Sërpska”, sipas tij. James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se retorika e Dodikut shkakton efekt tejet destabilizues në Bosnje e Hercegovinë, por se është boshe.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...