Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/02/28
Caput Akleksandër Vuçiq ?!
Presidenti serb, Aleksander Vuqiq disa marrveshje në Bruksel i ka nënshkruar, disa i ka pranuar gojarisht, dhe shumë pak i ka zbatuar ato për 12 vite sa është në pushtet dhe sa është në krye të bisedimeve të Serbisë më Kosovën.Marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrvshja e Ohrit konsiderohen baza për një marrveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrdhënjëve, që nënkupton ekzistencën e dy shteteve.Kur jemi të pranimi apo mos pranimi i Kosovës nga Serbia dhe zbatimi i këtyre marrveshjeve , edhe opozita në këtë shtet , e kontrolluar nga Rusia sikur pushteti i Vuqiqit , e akuzojnë Vuqiqin për tradhëti ndaj Kosovës, nese i zbaton marrveshjet .
Shikuar nga prizmi politik opozita përjashtuar protestat studentore atje , nuk ka qenë opozitë demokratike, por edhe më radikale se Vuqiqi .Studentet të cilët po mbajnë protesta të pa ndalshme dhe masive për rrezimin e autokratit ,Vuqiq , ende nuk kanë një pozicion të qartë politike ndaj Kosovës, dhe nuk kanë një lider politik.Madje thuhet se grupe protestuesish kanë bartur fotografi të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.Si pushteti ashtu edhe opozita në krye më Dragan Gjillasin , mendojnë se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, do të mbyllin rrethin e projektit të Serbisë të Madhe , të tërhequr përmës luftërave pushtuese dhe politikave në 35 vitet e fundit , duke ju bërë aq shumë dëm popujëve të tjerë , e që do të fundoste më vetëvrasje këtë project të serbomadhisë .Këtë cikël vrasës dhe vetëvrasës po e luajnë ultranacionalistët bashkohorë serb, që nga Sllobaodan Millosheviqi, në fund të viteve 1980 dhe 1990 dhe Aleksander Vuqiq në dhjetë 12 vitet e fundit sa është në pushtet.Projekti për Serbi të Madhe i lanquar nga Dobrica Qosiq, është bashkëdyzim i politikave komuniste-Millosheviq dhe krahut çetnik-Sheshel në Serbi.
Është pikërisht politika e tyre ndaj Kosovës, ai djep mitik i idesë së Serbisë së Madhe, që tregon thellësinë e verbërisë dhe urrejtës së madhe të tyre ndaj shqiptarëve në Ballkan.Fuqitë perëndimore aktualisht po vëzhgojnë në heshtje ngjarjet më protesta në Serbi. Thuhet se momenalisht, Vuçiq po mbështetet publikisht vetëm nga partnerët e tij besnikë gjeopolitikë, Vladimir Putin dhe Viktor Orban, dhe mediat po spekulojnë edhe për mbështetjen gjermane, gjoja për shkak të të litiumit . Ky vit është përcaktues për fatin e presidentit serb, edhe pse ai nuk po pranon të dorëzohet.Nga ajo që thamë më lartë, edhe kur një ditë Aleksandar Vuçiq të largohet nga pushteti, me vullnet apo me forcë, dikush tjetër do ta marrë fronin, dhe se kush do të jetë për momentin është e paqartë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment