2018-02-28

Shkrimtari Fatos Kongoli në QSUT, ka nevojë për gjak

Shkrimitari i njohur shqiptar Fatos Kongoli është në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për gjak. Ish deputeti socialist Fatmir Toci, president i shtëpisë botuese “Toena” ka postuar një apel në facebook për dhurim gjaku

“Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku… Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore” shkuan Toci në postimin e tij në facebook

FATOS KONGOLI ËSHTË I SËMURË…

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30 – vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku.

Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…

Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.
Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967.

Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000).

Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika". Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004) Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për vitin 2006, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani .Ne vitin 2016 eshte shpallur "Shkrimtari me i mire i vitit", nga Fondacioni Kulturor "Harpa" ne Fier.

Tituj të veprave


Tregime - 1978
Ne të tre (1985),
"Karuseli" (1990),
I humburi (1992),
Kufoma (1994),
Dragoi i fildishtë (1999)
Ëndrra e Damokleut (2004),
Lëkura e qenit (2003),
Te porta e Shën Pjetrit (2005)
Jetë në një kuti shkrepësesh, roman, 2007,
Karuseli, roman, 2007,
Bolero në vilën e pleqve, roman, 2008,
Iluzione në sirtar, roman, 2010,
Si-do-re-la, roman, 2011,
Njeriu me fat, roman, 2013

Etj.

Kush është stomatologia mashtruese që përfitoi 900 mijë euro

Sipas hetimeve shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasira parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.




Stomatologia 38-vjeçare, Olesia Duka u la në burg nga gjykata e Durrësit, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta cilësuar si një “person me rrezikshmeri të lartë” pasi ka mashtruar me shuma të mëdha të paktën 11-të biznesmentë, emrat e të cilëve janë përmendur sot në gjyq.

Emrat e tyre dhe se si e ka justifikuar Olesia marrjen e shumave të majme, nga disa prej tyre.

Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule. “Më kanë kërcënuar me jetë. Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë ajo ndër të tjera.




EMRAT E PLOTË

Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)



Një 38-vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrim”.

Në dosjen e Prokurorisë bëhet e ditur se nëpërmjet mashtrimit ajo ka përvetësuar një shumë prej 900 mijë eurosh.
Historia daton që prej vitit 2016.

Olesia Duka kishte vetëm një qëllim ndaj shtetasit I.H: Atë të grabitjes përmes mashtrimit.



Mirëpo, mashtrimi i Olesia Dukës është kuptuar dhe është paditur.

Prokuroria sqaron se autorja e ngjarjes, ka vazhduar të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes së shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen Olesia Duka, me banim në Tiranë.


Nisur nga dëmet e mëdha të shkaktuara, Gjykata ka vendosur sekuestron preventive për pesë pasuri të autores dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi 300 mijë euro.


Skema e mashtrimit:

Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash.

Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës.

Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.



Burime të Report Tv bëjnë me dije se stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë.

Burimet nga Prokuroria thonë se stomatologia Duka ishte një person i njohur, pasi kishte marrë pjesë në disa fondacione bamirësie dhe klinika e saj në kryeqytet është ndër më të njohurat, dhe kështu ajo përdorte famën, duke krijuar lidhje me biznesmenë dhe persona të ndryshëm, të cilët më pas i mashtronte.

Dosja e prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases Olesia Duka banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale Olesia Duka (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

\

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.




Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Image result for Olesia Duka

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.

Image result for Olesia Duka
Ndërkohë përpos daljeve në emisione televizive, Olesia duke kishte njohje edhe ne rangjet e politikës. Në datën 8 mars 2016 Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:

Image result for Olesia Duka

“Me Olesia Duken @shendident dhe Fredi Kokoneshin ne Divjake;

Feste dhe dhurata per nenat e vetme dhe femijet e tyre per te uruar 8 Marsin!! I jemi mirnjohes Olesias, sipermarrjes se saj qe nxiti dhe mundesoi gjithcka ne nje dimension te ri e pergjegjesi te re sociale te sipermarrjes se saj Shendident!

Projekti vec nis sot!!”


https://www.instagram.com/p/BCsHFazF43b/



Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.


Vajzat e reja e të bukura që përfunduan në burg



Vajza të reja, të bukura, të shkolluara, ose në karrierë që kanë devijuar në një moment dhe kanë përfunduar mbrapa hekurave.

Olesia Duka

38-vjeçarja Olesia Duka është kthyer në kryefjalën e lajmeve në media ditët e fundit pasi kishte mashtruar dhe kishte përfituar një shumë prej 900 mijë eurosh. Olesia me profesion stomatologe, që shumë mund ta njohin si ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, i kishte marrë shumën e majme të parave shtetasit me iniciale I.H që kishte bërë dhe denoncimin. Aktualisht autoritetet po marrin masa ndaj saj, ndërsa i janë sekuestruar pasuritë asaj dhe familjarëve që shkojnë në vlerën 300 mijë euro.

Anjeza Shabini

Njerëzit mbetën të shokuar nga dhuna që Anjeza Shabani ushtroi ndaj një fëmije 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë. Ngjarja që ndodhi në 2016-tën revoltoi të gjithë opinionin publik, madje në fare pak kohë pati shumë denoncime të ngjashme. Anjeza u dënua me 2 vite burg, ndërsa asokohe familjarët u zotuan të çojnë çështjen më tej duke apeluar vendimin e gjykatës. Para se të administronte kopshtin ‘Diren’, Anjeza ka punuar si gazetare në disa media të ndryshme, frekuentonte jetën e natës dhe bazuar në postimet e saj në rrjete sociale të jepte përshtypjen se kishte një jetë sociale shumë aktive.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Nënë e bijë, janë dënuar respektivisht me 10 dhe 8 vite burg pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada, duke mos marrë asgjë në këmbim. Lulja dhe Adela ndodheshin në Kanada në periudhën që janë denoncuar nga 27 persona në qytete të ndryshme të vendit, janë deportuar si shtetase me dokumente të parregullta dhe janë arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Uarda Çota

Ajo u bë shkas i një aksidenti automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë tre vite më parë, ku i mori jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djalit t ëish-zv/ministrit Avenir Peka. Uarda ishte me shpejtësi dhe kishte 0.88 % alkool në gjak. U dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia dhe ishte një nga 10 gratë që u liruan që vuanin dënimin në burgjet e Tiranës.

Desara Mançellari

Asokohe 23-vjeç, i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit për të trembur këtë të fundit. Në dëshminë e saj Desara tregonte se ai i ushtronte presion për t’u lidhur sërish dhe ajo çfarë bëri? Bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve për ta trembur. Pas kësaj shkoi në shtëpi, hoqi këpucët, vuri një lavatriçe dhe vijoi normalisht jetën e saj. Desara u dënua fillimisht me 3 vjet e gjashtë muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj dhe u lehtësua përfundimisht me arrest shtëpie.




F.B

Nga Përparim Hysi : Të jesh i drejtë


Përparim Hysi.jpg


1. Të jesh i drejtë

Të jesh i drejtë, është pak "luks" i vështirë
Dhe këtë gjë e kam provuar vet.
Kushdo që në jetë pati vetëm një fytyrë
E kalon me vuajtje e mundime këtë jetë.

Kush lozi si arlekin a si klloun në cirk
Jetën e pati, ku e ku më të lehtë.
Ndërron "fytyrën" në një moment kritik
Dhe arriti të vërë pasuri e të ketë pushtet.

Të jesh i drejtë,është pak si vetshkatërrim
I drejti të zezës kurrë nuk i thotë: e bardhë!
Kështu ka ndodhur dhe e jap me firmë
Pa më gjeni qoftë dhe një të drejtë që të jetë pasuruar!

I drejti, në këtë tranzicion,mbeti me gisht në gojë
Se i drejti kurrë nuk i shkel "vijat e bardha"
Në këtë tranzicion,vetëm shumëfytyrshat hodhën "bojë"
Dhe pasqyrat i kemi përpara.

Mbushur politika me shumëfytyrsha
Politika dhe pushteti mbushur me"derra të kënaqur"
Mbi të gjithë këta,le të bjerë mynxyrra
Rrofshin të drejtët" Këta "SOKRATË TË VUAJTUR"!

Tiranë, 17 shkurt 2018



2. " Mafiozë! Ju jemi qepur pas!" *

Gjeta një poezi që e kam shkruar në Amerikë
(E paskam shkruar më 1 nëntor 2003)
Por ndodhitë dhe sot qenkan pikë për pikë
Se mafiozët politikanë lozin arushë me ne.

"Mafiozë! Ju jemi qepur pas!"
(Kështu ambasadori amerikan ka lëshuar kushtrimin)
A nuk ndodh dhe sot,po i njëjti avaz
Dhe ne, si popull, na trondit besimin.

Akuzë e rëndë! Po emrat ku janë?
Ç'është ky lakim me emra të përgjithshëm?
Ne, si popull,presim të bjerë një "cunam"
Që të fshijë nga politika,ç'janë të rrezikshëm.

Jo vetëm fjalë, se fjalët i merr era
Fajtorët para ligjit dhe mos të shpëtojë asnji
Se vetëm kështu do të vijë "pranvera"
Që të ketë drejtësi në Shqipëri.

* Xhesi XHEFRI- ambasador amerikan në Shqipëri
Florida,1 nëntor 2003
Tiranë, 24 shkurt 2018

3.Zgjuarësia dhe injoranca

Injoranaca i rri mbi kokë zgjuarësisë
E vë atë nën terror
Zgjuarësia gati plasë prej mërzisë
Sa dhe frymë merr me zor.

Natyrshëm, zgjuarësia humb durimin
Dhe mbushet me inat
Kur sheh që puna sjell rrënimin
Epror? Një militant.

Një militant që fresk i bën liderit
Lideri vet? NJë pare kallp.
Zgjuarësia tkurret prej tmerrit
Kur ke në krye një veshgjatë.

Kjo "panoramë" është krejt gri
(Fund e krye: veç militantë!)
Dhe punët kudo leshë e li
Por ç'pret nga injorantë?

Pasojat i vuan veç ky popull
(Po ku ka nga shqiptarët më bujarë?!)
Të paaftët popullit ia sjellin rrotull
Por zgjohuni, o shqiptarë!

Tiranë, 25 shkurt 2018

4.Emigrimi

Nuk di pse fjala "emigrim"
Rimon me fjalën "rrënim"
Nuk flas kot dhe e kam provuar
Kush është në emigrim dhe është i gëzuar?

Dhe kush në këtë botë e"shpiku" emigrimin
Nga kushdo ka mbi vete mallkimin
Kombi,pak nga pak,sa vjen e "zvogëlohet"
Dhe peizazhi i bukur i Shqipërisë po rrënohet.

Cilado qeveri shqiptare që nuk "zvogëlon" emigrimin
Nga shqiptarët,brezash, kanë mallkmin.
Se u shkatërruan familjet dhe vdiq tradita
Politikanëve dhe pushtetarëve t'ju bjerë pika.

Tiranë, 28 shkurt 2018


NUK E SHKOVA JETËN NË GJUMË

Nuk e shkova jetën në gjumë
Si ujë i ndënjur nuk kam qenë
Kam qenë i zoti në timen punë
Tani që nuk e kam punën, më dhëmp.

Më dhëmb, se jam i papunë
Dhe ndjej në shpirt zbrazëtësirë
Jetën, po e shkove në gjumë,
Zëre se nuk ke jetuar, më mirë.

Puna të mban gjallë e të jep dinjitet
(Pa punë? Po si mund të rrohej , vallë)
Çdo punëmirë me këtë varg e përshëndet
Unë, i”vdekuri”, i gjallë.

Tiranë, 18 qershor 2017



NË GULÇOJ NË GJUMË?!

Në gulçoj dhe shfrej në gjumë,
Ti me dorë mos më trazo
Se me dikë zë flas unë
Me Dikë? E njoh, s’e njoh?!!!

Kushedi si vjen , më gjen
Më zë frymën, më rëndon
Ndoshta thotë:- Përse nuk vjen?
Është një IKS a YPSILON.

Ndodh kështu… mos u çudit
Nëse frymë me gulçe marr
Le ta zëmë se vjen një “shpirt”
Për një”shpirt”, unë shkoj në djall.

Kështu s’ndodh vetëm me mua
( epo kush s’gulçoi në gjumë)
Shpirti mua më tha:- Të dua!
E kërkoj… më zë me shkumë.

Tiranë, 17 qershor 2017



KUJTOJ VITET E RINISË…

Kujtoj vitet e rinisë
Ato vite s’kthehen prapë
Edhe kapem nostalgjisë
Se kanë ikur vjet… jo pak?

Po s’mjafton veç nostagjia
Që rininë zë e kujtoj
Se ka ardhur pleqëria
Edhe bëj sikur s’e shikoj!!!

S’e shikoj?! Po kot e kam
Mu si rrodhe qepur pas
Dhe si kone leh ham-ham
Nga e keqja sa nuk plas.

Sa nuk plas, se qeshë mirë e bukur
Mu në vërsën e rinisë
Tash, kur ec, sikur jam turbull
Se është vërsë e pleqërisë.

Eci, eci… zë e lodhem
E kuptoj që tash jam plak
Dhe kërkoj që pak të çlodhem
O rini, pse s’kthehesh prapë?

Tiranë, 15 qershor 2017



NËNË!

Sa e trishtë kjo ditë sot
Për mua, o moj NËNË!
Them një fjalë e tak një lot
Shpirti seç më dhëmb.

Shkuan 13-vjet plot
Që ike në amshim
Më e vogël është kjo botë
Shpirti më mbërdhin.

Sado verë, sikur kam ftohtë
Pse më dridhet zëmra?
Ike, ike nga kjo botë
Po ku ka si nëna?

Ti më qe rryma e Golfstrimit
Që ngrohje shpirtin tim
I mungon ti Përparimit
Në qershor mbërdhin.

Ishe ozon i mushkërisë
Gjaku i pastër në aortë
Loti bie për dashurisë
Lot dhe vetëm lot.

S’qaj veç unë, po një”tabor”
Që pas i ke lënë
Në këtë ditë, në qershor
Që ke ikur, NËNË!

Mblidhemi tok se sot është dita
Që ty të kujtojmë
Vjen KOKOJA,FATUA,SIKA ”
Mbi filxhan kullojmë.

Po”tabori” është i madh
Gjer në Amerikë
T’i rreshtoj, i gjatë ky “gardh”
Të kujtojmë dhe pikë.

Në Mbrostar është Hurmaja **
Që ishte pengu yt
GRETA që nga KANADAJA***
Të ka sjellë një nip.

Po NIKU dhe ERMALI****
Eh, sa të shërbyen
Kur vjen Niku mu tek varri
Në pasqyrë pllakën ta kthyen.

Po ç’të them, o nënë e dashur
Të tëra s’i them dot
Vjen kjo ditë…jemi buzëplasur
Të kujtojmë me lot.

Është ndarë nga jeta më 16 qershor 2004

*Dy motrat e mia dhe ime shoqe
**Motra ime e vogël-dobësia e sime ëmë
***Mbesa që i ka qëndruar tek koka.

****Dy nipat e mi që Ditën e varrimit na e zbardhën faqen,se Unë dhe dy vëllezërit ishim në Amerikë.

Tiranë, 16 qershor 2017


MË KISHIT VËNË LULE!

Më kishit vënë lule mu nëmes librit tim
Sikur librin e kisha herbarium
Ndaj dhe të putha, pa të marrë pëlqim
Të puthurën time vër në “album”.

Ti u befasove nga kjo sjellja ime
Por unë jam”magjistar”, të fshehtat di t’i lexoj
Ndaj të putha pa të pyetur, moj mikja ime
Se “në këso punësh”,unë kam përvojë.

Dhe nuk u gabova,kuptova seç thoshe
Shpesh me simbole flasin dashuritë
Ajo lule në libër ishte “dëshmi prove”
Ndaj pas kësaj”dëshmie”, bashkë “shkëmbyem tepsitë”.



ËSHTË E KOTË

Është e kotë që ju shkruaj tani
T’ju them,çfarë nuk ju thashë
Mike, moj, në çupëri
Pas teje mendjen lashë.

Zë kokën dhe e rrah me grushta
Dhe veten hiç s’e fal
Ma mbylli gojën atëherë turpa
Frigac qeshë si djall.

Natyrisht, fitoi një tjetër
Guximtarët,- thonë,- kanë fat
Mendoj tani që jam i vjetër
Dhe veten kam inat.

Tek shkruaj tani, zë e dridhem
Po pse shkruaj? Është fare kot
Fajtor për jetë unë ndihem
Dhe fajin më s’e fsheh dot.



UNË DHE JETA IME *

55-vjet e mbajta jetën time mbi kurriz
Qeshë i ri atëherë,i fuqishëm,gjelbëroja si lis
Pas kësaj,”ndërruam portat”:është ajo që më mban
Dhe atë, kur ta “lënë frocat”, më lëshon pa çak e pa bam.

Kur kjo do ndodhë? Askush s’e di.Kur jeta të”lodhet”
Por gjithmonë nuk më mban(do shkojë që të “çlodhet”
Ja, kështu e kemi”kontratën”: unë e mbajta sa qeshë i ri
Dhe ajo më kthen”doganën”, tani, në pleqëri.

* deri 55-vjeç,- thotë mjekësia,- je i fuqishën,pastaj
fillojnë”avazet”.



SI NUK NDODHI?!!!

Si nuk ndodhi,qoftë njëherë,
Që ne prapë të ishim parë
Çdo gjë vallë mos u bë erë
Po ku shkoi gjithë ai mall?

Ti më doje; unë të doja
Edhe bashkë lidhëm një “pakt”
Ja që”paktit” i dol boja
Kur dikush na “zuri mat?!!!”

Pa zu vuri ulërimën
(-Gjeta mbretin lakuriq!!!)
“Pakti” mori rrokullimën
Mua si Krisht më vunë në kryq!!!

Dhe u ndamë, por mizorisht
Për çudi, kurrë më s’u pamë
Ndjej pak dhimbje, natyrisht
(Dashurinë e parë ma vranë)



JAM “DEHUR” NGA DASHURIA!!!

Jam aq i “dehur” nga dashuria
Se kam pirë e jam bërë karroqe
Se aq e”fortë” qe “rakia”
Që më”fali” një bukuroshe.

Bukuroshe nga ato”jashtëserie”
Prodhuar, pak ashtu, si me porosi
Ta dini,ta dini se çfarë”rakie”
Më “dehu” tani, në pleqëri.

Çfarë? Si? Nuk më besoni?
(E shoh që tundni kokën me dyshim!!!)
JU vë re se, tek lexoni,
Thoni:- Paske lajthitur,Përparimi!!!

Nuk kam lajthitur hiç fare
Po jam transparent si xham
Më ishte si një xhindpërralle
Ajo që më fali të sajin-xhan!

E putha atë ngadalë- ngadal[ë
Se nuk ngutet një si unë,:gjysh!
Pastaj e “hëngra” të gjallë
E ç’paska, pastaj, për si a qysh?

Se, kur zbrita poshtë tek “çairi”
Gjeta atje goxha”kullotë”
Po dihet se çfarë bën ” i piri”
( të “dehurit” s’ i dënon kush në botë.

Florida, 8 korrik 2010



HAJRIE RONDO

Kjo Hajrie Rondo,nsusja nga Delvina
Në Teatër të Fierit seç e bëri prima
Seç ia bëri fora në aq e aq role
Na lë me gojëhapur(vallë,mos është “fallxhore?”)

Se mos është fallxhore dhe na zë “magjia”
Shpirtin vë në role ARTISTE HAJRIA!
Ju kujtohet TANA (TANA nga Sheperi?)
S’është më nga Sheperi,por është nga FIERI!

E mori HAJRIA, e solli në FIER;
Kot e pret, moj Kote, nuk bën dot”sherr”
E pret në Sheper,aty tek mulliri
Të filloni sherret: pesë para sehiri.

Po s’qe vetem Tana, plot role të tjerë
A ia gjeni shoqen, gjëkundi, në Fier.
Jo vetëm në Fier.E do gjithë Shqipëria.
Se në të gjithë rolet, shkëlqente HAJRIA!

Role… vetëm role; ka mbi tridhjetë vjet
Në të gjitha rolet: mbretëreshë e vërtetë.
Sa e mirë na doii, nusja nga Delvina
Ndaj dhe lëshohemi ne me brohorima.

Në skenë ka një jetë.Shpirtin vë në role
Është kthyer në legjendë. Të duam, moj “fallxhore!”
Nëse sot po ikën si dhimbje e madhe
Në zemra të kemi, moj ARTISTE e MADHE!

Tiranë, 9 shtator 2017



MOZAIKË ME MBRESA

1. Letër për një mike

Nga malli për ty, lebetitem
Çdo ditë që kalon,sfilitem
Dua që të kem,këtu: me vete!
Nuk të kam dhe jam me “ethe”.

Kam ethe të forta(ethe gushti)
Dhe nuk pyes fare nga turpi
Zë thërres me sa kam në kokë:
-Të dua si askënd në botë!

2.Të thashë…

Të thashë që hajde vetëm!
(Ti erdhe, por vet i dytë)
Tani që”ngatërrove” fletën
Nuk”lexoj” dot,se nuk shoh nga sytë.

3. U dogjëm mall

Mbi buzën tënde, vura buzën time
Dhe qëlloi që qe “goxha kapak”
U ndezëm si të qemë furrë kamine
U dogjëm maliit:zjarr e flakë.

4. Si…

Si dy brgije të një lumi
Që nuk takohen dot
Për ty kam një plagëplumbi
Që s’po e shëroj dot.

5.Pse nuk më shkruan?

Mund të ndodh që të vdes këtu
Dhe nuk është fare çudi
Por që nuk do më shkruanit ju
Nuk e besoja. Nuk ka se si?

Ç’është kjo heshtje kaq banale?
Të lutem a nuk më thuaj?
Dhe gjumin e fle me alarme
Sa vuaj, ta dish: sa vuaj!

Florida, 3 korrik 2010



C I G A N K A… *

Qe pasdite dhe vetëm isha në shtëpi
Pa erdhi ciganka me fokët korb të zi
E pashë, më pa dhe lojta nga burgjia
Qe aq e bukur sa rrotull më erdh shtëpia.

Cigankën e përfshiva se aq ma desh xhani
As pyeta nga turpi dhe në më dilte nami
Aq qe e ëmbël sa e kujtoj dhe tani
Po dihet që më i ëmbël është fiku i zi..

E mora prej dore se aq ma kish ënda
Bëmë me cigankën ca”punë të rënda”
Ia putha buzën mafishe të mbushur me lëng
Pa gjirin ia thitha sa koka ma bëri”tëng”

Shkurt, po ju them: më zuri “magjia”
Se nga Ciganak desh më ra “vilania”
Qe aq e nxehtë sikur qe llavë vullkani
Dhe ju them të vërtetën: desh më doli xhani.

* djalërisë


1.Mesazh politikanëve dhe qeverisë

(nga një pensionist)

I mbërdhirë nga dimri i egër, i kërrusur pleqërisë
Politikanëve u shkruaj letër ( ca më shumë:qeverisë!)
Mua pensioni nuk më del dhe në punë unë u sëmura
(Dil, o shpirti im, pse s’del? Do spitali 7 lëkura!!!)

Mbi dyzet vjet kam punuar, imeshoqe po kaq vjet
Por pensioni i”rrëngjuar” dhe jetojmë për ibret,
Nuk i njohim hiç qejfet, kemi rrojtur veç me nder
Pleqërisë filluan sikletet,sa pensioni hiç nuk del.

Ne e dinim që punonim,kujdestar do kishim shtetin
Dhe të mirë kishim pensionin der sa jepnim “selametin”
Mirëpo puna erdhi ndryshe dhe pensioni minimal
Ne në xhep s’kemi kacidhe, mezi shpirtin e mbajmë gjallë.

Kur ju shoh të veshur “shik” dhe më mbani “ligjërata”
Zë e bëhem unë nevrik; kini shpirt të zi si nata!
Po ju pyes:- A kini prindër? Pensionistët a i shihni?
Dhe beharin ua kthyet dimër ( Jini në vete a s’jini?)

Zutë e vutë pasuri… Pupu! Se ç’listë e gjatë?!!!
As që pyesni për njeri,sa dhe ditën na kthyet natë.
Në kuvend luani”teatër” ( se për ne e bëni sherrin)
Ne nuk kemi zjarr në vatër, ju me pasuri zutë ylberin.

Për të gjithë kam një dëshirë:- Dua t’ju shoh para drejtësisë
Se jini kthyer mynxyrë( Ju? Turpi i Shqipërisë!)
Populli do veç qetësi, juve ju pëlqen veç zhurma
Dhe uroj për këtë vit të ri: të pandershmëve u humbtë vula!



31 dhjetor 2017

2. Viti i ri 2018

“Kjoft mallkue kush qet ngatrrime
Ndër kta vllazën shoq më shoq
Kush e ndan me fjalë e shkrime
Ça natyra vet përpoq…”
NDRE MJEDJAErdhi viti 2018 dhe ta ketë këmbën e mbarë
Shqipëria të buçasë jetë,edhe viti krejt i bardhë!
Të jetë i bardhë e pa tenisone, populli s’do sherre e zhurmë
Mallkuar qoftë që me”devocione”,popullin kush të kthejë në turmë!
Populli s’është as i majtë dhe asi djathtë,populli do paqë e qetësi
(Ku dallon djalli nga djajtë? A s’ kanë derrat një turi?)
Popull ruaj drejtgjykimin, mos beso “kaviet ” arkaike”
Dhe besoje,Përparimin:-Lufta bëhet për karrike!

Për karriken e pushtetit që është kthyer në”mollësherri”
Pse ia dinë mirë kimetin,tym e flakë Parlamenti!!!
– Mor rrugaç,- bërtet dikush; dil këtu, po ta mbajti?!!!
-Plaç,or plaç, or karabush! Shiko se m’ka hip inati!

Pa shikoni! S’ka më turp! Deputetë të dalë nga shpella
(Duan”luftime trup me trup”,aq sa më kap e vjella.)
Na turpëruan para botës, nuk kanë erz dhe as kanë nder
Le t’i qërojmë me anë të votës! Le të shkojnë mu në esfel!


1 dhjetor 2018

3.Deri kur?!

Rrapo Hekali fali gjakun e babait
At GJERGJ FISHTA fali gjakun e vëllait.Shtet gjumash! Çohu nga gjumi!
Deri kur do vrasë kanuni?
Sa familje nën frengji
Mbyllur gra, mbyllur fëmijë.
Pse u kthye në vend “MESJETA?”
Ku është ligji? Pesë lekë jeta.
Nën frengji dhjetra familje
S’pyet kanuni, në ka ligje.

Një”stafetë” e gjitha turp
Shteti turpin ha me bukë
Dhe kanuni e rrit kurbën
S’del askush që t’i presë rrugën.

Shtet! Të kam lënë në porvim në vjeshtë
Mos i zërë me dyllë ata veshë
Kur kanuni fare të vdesë
Veç atherë shtet të përshëndes!


2 dhjetor 2018

4.Letër deputetit

Na këputi malli;- Ku je, deputet?
– Si të vete puna? Si je me shëndet?
Mes nesh qe”dje”,kur kërkoje votën
Po më nuk u pe (ndryshe ktheve”rrotën”)

E di. Je i zënë. Eh,se sa probleme!
(mua më hanë brirët veç për thashë e theme)
Hop bëre në jetë (dyqane e vila)
(Për vilën deklarove:”Dhuratë nga kushërira!!!”)

“Kushërirën” e njoh: made in ryshfet!
T’m’i gëzosh që,oh! Rrofsh, o deputet!
( ma bëj hallall, mua mendjeligut)
Mezi pres të dalësh ti para VENTTINGUT!


4 dhjetor 2018

5. Përgjigja e deputetit *

Unë e di mirë që ti më ke inat
Se, mor vargaxhi,ke qenë kandidat **
Ke qenë kandidat dhe, ngaqë nuk fitove,
Zure kundër meje këtë letër shkrove.

Vila që kam unë ( më është dhënë “dhuratë)
As nuk pyes për ty; të pjerdhë mu në varg!
Më kanos me votën? As që e dua fare
Pse i kam “WAN DAMËT” që”gjuajnë” nëpër lagje.

Cipëplasur si ti, nuk më lënë rehat
Kam ngritur padi: drejt e në gjykatë!
Bën mirë, vargaxhi, ta mbyllësh atë gojë
Se ti e di mirë: të keqen s’e harroj.

Ti veç thur vjersha (kot i bie legenit)
Por fati i POETIT,kudo bishti i qenit
Deputet kam qenë e deputet jam
Sa të kem “liderin”, ti plas e bëj”bam!”.


* përgjigja është e supozuar
** kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e para pluraliste(1991) si përfaqësues i PD dhe nuk fitova.5 dhjetor 2018
Tiranë, 6 dhjetor 2018




Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi.

Ka botuar katër libra me poezi:
“Rektimat e dashurisë”,
 “Prushi i dashurisë”,
“Më piku dashuria”,
 ““Luftë” me dashurinë”.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë:

"Tregime",
"Faji" i Isakovskit,
"Një meshë për "Rrobaqepsin"

e Konti Monte Kristos",
 "Lotët e Kumurisë"
dhe librat me poezi:
"Eh,si qenka dashuria!"
,"Kurthi i mallit",
"Kot s'jam i vdekshëm",
"Njerëz që dua"

dhe "Mbeta dashurive".

Etj.

Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime.

Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë.

Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.

FLORI BRUQI , PENË E NDRITUR E KOMBIT…

Image result for fLORI BRUQI


( Disa fjalë për romancierin, poetin,  publicistin, studiuesin shkencor  FLORI BRUQI )


Nga Prof.Dr.Sabit Jashari



Disa fjalë për romancierin, poetin, publicistin dhe studiuesin , Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D , shkrimtar me vlera të qëndrueshme artistike, shkrimtar i kompletuar me të gjitha zhanret letrare, i shpërblyer me shumë çmime, si në fushën e poezisë, poashtu edhe në prozë, i përkthyer në gjuhën angleze , i prezantuar nëpër shumë revista prestigjioze .

Është laureat i çmimit “Drini poetik ” nga LSHK, për poezi më laureat i çmimit “Sofra poetike ” në Drenas  për poezi në vitin 2006.

Janë disa nga arritjet e tij në planin afirmativ letrar, me të cilat na bën të ndihemi mirë i gjithë komuniteti shqiptar që jeton në Dardaninա etnike dhe më gjerë.

Kjo pendë e ndritur e kombit nuk u ndal me kaq, ai na solli hiq më pak se 42 vepra letrare,
publicistike dhe shkencore, me profilin e tij prej shkrimtari ,shkencëtari që radhitet në rangun e shkrimtarëve  dhe shkencëtarëve të mëdhenj shqiptar në botë siç thotë edhe Akademiku i njohur Prof.Dr.Skender Kodra,për studiuesin Bruqi.

Librat e shkrimtarit dhe shkenctarit tonë Flori Bruqi, padyshim do të hyj në letërsinë  dhe shkencën shqiptare si vepra me vlera të larta artistike  dhe shkencore që i ka dhe mendoj që kritika letrare dhe studiuesit e letërsisë duhet seriozisht të merren me studimin dhe vlerësimin korrekt të veprave të zt. Bruqi.

2018-02-27

MARS 1945: TRIMAT E KASTRIOTIT


Nga Fritz RADOVANI:


Image result for fritz radovani skenderbeu

1948 – 2018 Asht 70 VJETORI I PUSHKATIMIT ...
USHTARËVE TRIMA E BESNIKË TË GJERGJ KASTRIOTIT NË TROJET E TIJ...
Me daten 8 Janar 1948, në gjyqin e mbyllun që po zhvillohej në mensen e burgut të Kishës së Fretenëve në Shkoder, Provinçiali At Mati Prennushi në fjalën e fundit tha:
Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit. Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njeni na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Europa e mos me u dallue për keq prej të tjerëvet. Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” (Nga E. Merlika, Revista “Buzuku”, nr. 18, me 22 tetor 2005, Ulqin.)
***
JO LARG NGA VORRI I GJERGJ KASTRIOTIT...
1 MARS 1945 VDES NË LEZHË IMZOT LUIGJ BUMÇI (1872 – 1945)
1920 Asht Kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Paqës në Paris.
Ka sekretar At Gjergj Fishten. Në 1919 shkon tek Papa Benedikti XV dhe denoncon veprimet e fqinjëve per Korçën e Gjinokastren me marrveshjen Titoni – Venizellos.
Papa takohet me ambasadorët anglez e amerikan, dhe dy krahinat i kthehen Shqipnisë.
Askush perveç Këtij Burra nuk ka mujtë me ua marrë fqinjve grabitës një pllambë Tokë. Vetem shka u kanë dhanë me traktatet e mëshefta per me ruejtë kolltukun e sundimin.
2 MARS 1925 Vritet tradhtisht në Bari Itali Heroi Kombtar Luigj GURAKUQI nga i sapoardhuni nga Beogradi Ahmet Zogu, mbasi nenshkroi Marrveshjen me Pashiqin...
29 MARS 1925 Vritet në Dragobi Trimi i Maleve Bajram CURRI, po nga A. Zogu.
●1 Mars 1945: Mbyllet në Tiranë Gjyqi Special ku u dënuen 60 të “pandehun”, prej të cilëve janë pushkatue 17 vetë: Fejzi Alizoti, Terenc Toçi,  Aqif Permeti, Gustav Mirdashi, Kostandin Kote, Hilmi Leka, Reshit Merlika, Beqir Valteri, Javer Hurshit, Dik Cami, Ismail Golemi,  Zef Kadarja, Tahsim Bishqemi, Shyqyri Borshi, Kolë Tromara, Daut Çarçani, Bahri Omari. Jo pak prej të tjerëve u zhdukën në burgje e kampe shfarosje...
●5 Mars 1945 Pushkatohet në Tiranë Don Lazer Shantoja, Martir i Parë i Klerit Katolik Shqiptar. Publiçist në Shqipninë e Veriut aqsa Faik Konica në Shqipninë e Jugut.
●8 Mars 1908 asht le At Lek Luli, i vramë tradhtisht në Bytyç të Tropojës në Korrik 1944.
●25 Mars 1945 pushkatohet në Shkoder grupi i Prekë Calit. Në muret e qytetit ngjitën afishe të mëdha me titullin: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”, ku, vijojnë emnat: 1. Prenk Cali, 2. Dom Ndre Zadeja, 3. Luigj Gjeto Kastrati, 4. Ndok Nik Bardhoku, 5. Ndrek Loka, 6. Arif Selim Hyseni, 7. Ded Lulash Smajli, 8. Gjok Nikaj,
9. Dul Bajrami, 10. Mark Luc Gjoni, 11. Tom Lek Daka, 12. Maliq Bajrami, 13. Gjok Nikoll Voci, 14. Pjetër Ded Gjedashi. Kësaj listë i mugojnë edhe 118 Burra të vramë në Malësi, me Trupat e Tyne të tretun nder lumej e prroje, mbasi ua djegën kullat... 
●4 Mars 1946 Pushkatohen me grupin e Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, në Shkoder: At Gjon Fausti, At Daniel Dajani,  At Gjon Shllaku, Seminaristi Mark Çuni, Gjelosh Lulashi, Qerim Sadiku, Frano Mirakaj (Korrik 1946, me urdhen të E.Hoxhës).
●23 Mars 1946 vritet Don Nikoll Gazulli, në Malsi të Madhe, në shpella të Vrithit.
●17 Mars 1947 arrestohet Don Nikoll Luli. Ka sherbye gjithnjë në Mirditë.
●28 Mars 1947 Pushkatohet Don Dedë Maçaj 27 vjeç, kur ishte ushtar në Permet. Fjala e fundit e Tij ishte kjo: “Shpalli perpara Zotit, perpara të cilit shpejt do të dal, dhe para jush të dashtun ushtar, që po vritem vetem per shkak të urrejtjes ndaj besimit Katolik.
E tham këte pa idhnim apo urrejtje per ata të cilët mbas pak do të më vrasin...”
●9 Mars 1948 Pushkatohet Don Anton Zogaj (1905 – 1948), në Porto Romano...
●11 Mars 1948 Pushkatohen në oren 5 të mengjezit,  në Zallin e Kirit në Shkoder, Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar me një grup qytetarësh të akuzuem per Lëvizjen e Postribës:
Imz. Frano Gjini, At Mati Prennushi, Imz. Nikoll Deda, At Çiprian Nika, Dulo Kali, Ingj. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjeter Prendush Pali, Cin Serreqi, Bilbil Hajmi, Xhelal Hardolli, Guljelm Suma, Caf Dragusha, Zef Kol Prela, Gasper Simon Gaspri, Murat Hysen Haxhija. (Në Dosje grupi nuk asht si dishmon Dr. Papavrami në 1993).
●19 Mars 1949 Vdes në burgun e Durrësit Imzot Vinçenc Prennushi, Argjipeshkëv i Tiranës dhe i Durrësit. Nuk pranoi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani...
●2 Mars 1950 interrnohet mësheftas At Marin Sirdani, kundershtar i Statutit qeveritar.
●26 Mars 1951 Arrestohet Don Marjan Arta dhe dënohet me 15 vjet burg...
●20 Mars 1952 vdes në Vaun e Dejës Don Nikoll Sheldija. Nuk ka firmue Statutin e 1951.
●19 Mars 1954 Shugurohet Meshtar Don Ndoc Nogaj e At Gjergj Vata nga Imz. E. Çoba.
●24 Mars 1963 Shugurohet Meshtar Don Luigj Kçira nga Imz. Ernesto Çoba.
●19 Mars 1967 Mbyllja perfundimtare e të gjitha Kishave Katolike në Shqipni, si pasojë e “Revolucionit Ideologjik e Kulturor 1967” nga diktatori terrorist Enver Hoxha.
●15 Mars 1974 Mbytet në fabriken gurore Krujë Don Prekë Nikçi. Nuk mohon Fenë!
●23 Mars 1976 Arrestohet Imz. Ernesto Çoba dhe Don Lec Sahatçija që vdesin në burg.
●Me 20 Mars 1991 vizitoi per herë të parë Shqipninë Kardinal Klaudio Çeli, pergjegjës i mardhanjeve të Vatikanit me KSBE, me të cilin jemi takue në Shkoder, kur unë ishe në BSPSH e Shkodres me detyren e mardhanjeve të Sindikatës me Besimet Fetare.
●20 Mars 2000 Papa Gjon Pali II shkon në pelegrinazhin e Tokave të Shenjta dhe vendet ku jetoi Krishti. Atje u ndalue dhe bani lutje tek Muri i Lotëve...
            Melbourne, 27 Shkurt 2018.


****

Image result for fritz radovani




Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

Resmi Osmani : KAFE ME XHULIN

Image result for Resmi Osmani
Resmi Osmani 


Xhuli me dy të bijat ngadalësuan hapat, për të parë postatet e luleve në të dy anët e udhëzës e hyrjes për në hotel”Tirana”. Begonjat dhe lule salviat e harlisura,me të kuqen e tyre të ndezur e të gjaktë, dukej sikur kishin marrë zjarr. Midis tyre si gurët e një mozaiku, ishin shpërndarë vjollcat tringjyrëshe dhe ciklaminet, gjithëfarë ngjyrëshe. Bordurat qarkoheshin nga gardhi i ulët e i ngjeshur i shkurrëzave të bushit,të krasitura e formësuara për merak. Ishte një pamje e bukur midis masiveve të betonit dhe mermereve të përhinjta të Pallatit të Kulturës dhe Muzeut.
Asaj iu bë sikur i thirrën emrin. Zëri vinte nga drejtim i papercaktuar, si jehonë, sikur pluskonte bashkë me zhaurimën e makinave në ajrin e nxehtë të mesditës. Mos i ishte dukur? Sidoqoftë, u kthye dhe hodhi rrotull një shikim të hapërdarë,rrethor dhe pyetës. Nuk ishte gabuar. Në këmbësoren, përball muzeut dikush, i zhytur në dritën e diellit të mesditës dhe kalimtarëve të rastit, ngriti dorën, i buzëqeshi dhe ngau drejt saj. Ajo hoqi syzet e errëta që t’i dritësohej pamja e të shihte më qartasi.
E njohu. Ishte Agimi. Ai u nis drejt saj. Ajo u shtang si t’i ishte shfaqur një fantazmë dhe ndjeu që zemra i shpeshtoi rrahjet dhe gjaku i vrulloi në deje.
-Agim! Ti?
Zëri i saj, habitor e pyetës, ishte i shuar, zanorezgjatur, e në të kishte një si gulç marrafrymës
Ai qëndroi një hap para saj, i ndrojtur me pamje si i zënë në faj, me një buzëqeshje të vetvetishme.
-Po.- tha ai zëshuar dhe i zgjati dorën.
Ajo ja toku me të sajën dhe s’po ja shqiste shikimin nga drita e syrit. Pastaj e tërhoqi drejt vetes dhe e rroku në qafë. Qëndruan një valë herë ashtu. Pastaj e largoi paksa, i mbajti të dy duart dhe s’po ja shqiste shikimin, si të kërkonte aty atë që e kishin shlyer vitet e s’ishte më.
-Eh!- Ofshau ajo. Ishte një ofshamë e papërcaktuar, si t’i drejtohej hapësirës. –Vajza, afrohuni!. Ky është Agimi.
Dhe pas një stepjeje shtoi: i dashuri im i parë. Këto janë vajzat e mia,Bora dhe Zana.
Agimi u ndje si t’i kishte rënë mbi krye rrufeja, me shkrepëtimë verbuese, e si nën vete të ishte hapur toka. Fytyrën ia mbuloi të kuqtë, teksa vajzat,të mësuara me shakatë e së ëmës, mosbesuese e pak si të hutuara, i qepën sytë me kërshëri burrit të huaj, që e ëma tha se kish qenë i dashuri i saj i parë. Për to, ishte një e papritur e beftë, që kishte pikuar nga qielli i Tiranës. Agimi, pas hutimit të parë, e mblodhi veten. Para tij, pas afro tridhjetë vitesh, kishte Xhulin. Paksa të shëndetshme, por me atë bukurinë e fisme e rrëzëllitëse, që mosha nuk ia kishte fshirë.
-Dukesh mirë.
-Së jashtmi po.
-Pse me të zeza?
-Po bëhen dy vjet,që im shoq është ndarë nga jeta.
-Më vjen keq. Ngushëllime. Vetë shëndoshë! U prehtë në paqe!
-Faleminderit! Shëndosh shokët e miqtë!
Ai e dinte se ajo, që nga mesi i viteve nëntëdhjetë jetonte në Itali. Vuri re që të bijat e flisnin shqipen me theks të huaj.
-Keni ditë që keni ardhur?
-Po. Na ka sjellë, veç mallit për vendin dhe njerëzit, trashëgimi i një prone të tim shoqi. Një telash më vete ky që më ka sjellë dhimbje koke.
-Do rrini ditë?
-Sa të mbarojmë procedurat ligjore, të lodhshme e burokratike.
Bënte vapë. Dielli nxehte dhe nga asfalti ngrihej shkulmi i avullit të ngrohtë aromë zifti. Ata qëndronin në këmbë. Agimi i tha:
-Keni kohë sa për një kafe?
-Për ty, edhe po të mos kisha, do ta gjeja.
-Faleminderit. Ngjitemi të katër lart,te “La Pergola”. Është bukur.
- Ne të dy,po. Vajza, merrni ndonjë pije freskuese në barin e katit të parë dhe më prisni aty. Nuk vonohemi.
U ngjitën të heshtur shkallëve, përshkuan sallën e katit të dytë, që i nxori në ballkon, bënë djathtas dhe u gjendën te ajo që e quanin “La Pergola”.Ishin krijuar llozha me trina të thurura me ristela dërrase në formë katërkëndore, në të cilat ishin pleksur e ndërfutur lule drethkëla, dorëzonje dhe shermashek. Binin në sy këmbanëzat ngjyrë vjollcë të drethkëlave dhe lulet e vogla e të bardha të dorëezonjave, që çlironin një aromë të ëmbël. Mjedise të qeta për biseda intime. Përballë ishte ballina e mermertë, e ftohtë dhe e rëndë e muzeut, me dritaret e ngushta vertikale, si ca sy të verbër dhe në të djathtë universiteti me emrin e çuditshëm”UFO”. Midis hotelit dhe muzeut, bulevardi gëlonte nga lëvizjet e paprera të tufës së makinave që zukasnin si luzma e bletëve. Blirët e rritur, mbjellë në këmbesoret dhe lulishten e vogël para muzeut, ishin degëvarur nga pesha e luleve të bardha, që ishin në lulëzim të plotë dhe aromatizonin ajrin. Gjethet e blirëve kishin reflekse të argjendta.
Ndenjën në divanët e ulët, ballë njeri –tjetrit. I ndante tryeza e mesit, gjithashtu e ulët, me një qëndizmë dantellash në mes.Të dy nxorën paketat e cigareve. Paska filluar duhanin,mendoi Agimi. Atëhere në vitet e largëta, ajo nuk tymoste. I dha flakë çakmakut,ja ndezi Xhulit, pastaj të vetin. Midis tyre u shtri një perde e zberdhylët e si në të kaltëreme, luhatëse dhe e tejpashme e tymit, që i bënte fytyrat të dukeshin si të shformuara. Kur fjollën e tymit e davariti era, Xhuli i buzëqeshi, me buzëqeshjen e dikurshme, të çiltër, të pafajshme e të bukur, por disi enigmatike dhe pyetëse.
Erdhi djali I shërbimit.
-Porosinë , ju lutem!
- Kafe.
-Zonja?
-Për mua një lëng frutash. Sill edhe një konjak “Skënderbej” për zotërinë.
Ai e kuptoi domethënien e porosisë së saj. Ishte rikujtim i atyre viteve të hershme, kur ai pas leximit të “Tre shokëve” nisi ta shoqëronte kafen me konjak. Të dy po mendoheshin. Kishin kaluar aq shumë vite. Nga t’ia nisnin? Si ta kapërcenin ngërçin e kohës ?Në atë tablo të gjatë jete, ishte një fragment i ndritur, plot ngjyra të trandafilta, të rimta, me tone të gëzuara, ngazëllyese, në atë atmosferë si prej ëndrre, si dy re të bardha, të pezullt, vozisnin ata të dy. Pastaj vinte pjesa e përhinjte, e trishtë, njëngjyrëshe: ndarja , ku secili kishte humbur në mjegullën e kohës, në jetën e vet, me pak gëzime e me më shumë halle, andralla, por ku si thëngjijtë fshehur nën hirin e kohës regëtinte kujtesa dhe ai malli molisës për njeri-tjetrin. Ku ishte ajo? Ku ishte ai? A ishin mirë e të lumtur? Por e përditshmja,familja, fëmijët e fshinte atë përfytyurim të mjegullt, për të pranuar të tashmen, që sido që të qe, edhe si një fatalitet, ishte zgjedhje e tyre dhe ankesat nuk vlenin. Dita e sotme, kishte sjellë këtë të papritur, tronditëse e turbulluese, takim të përmalluar pas viteve të gjata të ndarjes.
Djali i shërbimit la porosinë dhe pas urimit “Ju bëftë mirë” , që ja bënte kujtdo, u largua.
-Për të mira e në gëzime! , - uroi Agimi.- Xhuli! Kanë rrjedhur kaqë vite nga jeta. Më thuaj dy gjëra për vete, se edhe unë do të them të miat.
Ajo nisi të tregojë ngadalë, mendueshëm e si mepadëshirë.I rrëfeu për dashuritë e saj zhgënjyese, për martesën e pafat, sëmundjen e burrit, përballimin e jetës dhe mundimet për të rritur e pa ndihmë të të dy vajzat dhe për vitet e emigracionit dhe punët e rëndomta për mbijetesë. Sidoqoftë, vajzat ishin rritur, arsimuar. E madhja ishte pianiste e talentuar, dhe e kishte bërë dhe gjyshe, mdërsa e dyta, piktore që premtonte.
-Kjo ka qenë rruga e jetës sime, pas ndarjes sonë. Treni i saj ka mbërritur në stacionin e fundit. Ditët që jetojmë janë dhuratë që na bën jeta. S’na mbetet tjetër veç të presim fundin me qetësi, të jetojmë të tashmen, duke lënë mënjanë pengjet.
Edhe ai rrëfeu për vete: transferimin në Tiranë, jetën akademike mes studentëve, ngjitjen në hierarkinë shkencore, përfitimin e titujve dhe gradave, jetën e qetë familjare, rritjen e tre fëmijëve,të tre djem dhe së fundi daljen në pension. Kishte trokitur fundi. Ndjehej si i braktisur, jashtë vëmendjes, i hedhur tej si limon i shtrydhur.
Biseda kishte mbushur boshllëkun e viteve të panjohura.Të dy e dinin se në atë zinxhir ngjarjesh, mungonin shumë hallka të errta apo të dritësuara, që njeriu i mban për vete e si ndan me të tjerët. Në fund Agimit, nuk ju durua pa i bërë pyetjen, që e mundonte qyshkur u takuan:
-Xhuli, ç’qe ajo që u the vajzave ? Më bëre të skuqem e të ndjehem në zor para tyre.
-Që ta dinin me cilin kishin të bënin dhe për t’i pohuar vetes dhe ty, një të vërtetë që s’u tha kurrë.
Ajo heshti, gjerbi një gllënjkë lëng dhe buzëqeshi hidhur.
-Eh, burrat!Janë ata që na bëjnë të lumtura, hem ata që na bëjnë edhe fatkeqe,- pohoi e pastaj ndezi edhe një cigare.
- E njëjta vlen edhe për gratë,- iu përgjegj ai.
-Ashtu vërtet, por burrat janë gjithmonë një hap para, përveç teje që ishe një hap prapa!
Ai u ndje ligsht dhe po e kaplonin djersët, nga kthesa e beftë e bisedës.
- Kanë kaluar dyzet vite dhe sot e solli rasti dhe ora që të rrëfehesh në këtë llozhë të pjergullores: më thuaj të vërtetën, a më ke dashuruar?
Fliste qetë, por sytë zhbirues ia kishte ngulur në fytyrë dhe pyetja ishte bërë me ngulm dhe çuditërisht me një hakërrim të brendshëm, që priste një përgjigje. Agimit iu duk si të ishte një marrje në pyetje, por qetësia dhe ai përmallim i mezidukshëm i saj, që mundohej ta fshihte, bënë që ta mendonte ndryshe, si një hapje zemrash
-Po. Ti ishe dashuria ime e parë, e vetme, e pakrahasueshme me asgjë tjetër.
-Sa më ke dashur?
-Nuk e di qe të ketë masë vlerësimi për dashurinë, por nga ajo ndjesi e zemrës sime, e mbushur plot me emrin tënd, qenien tënde, dritësimin e syve, tingullin e zërit dhe të qeshurës sate, valëzimin e flokëve që t’i merrte era, ecja e bukur si një vallëzim, gjithçka jotja kishte bërë folenë në zemrën time. Ti ishe brenda meje, e shkrirë njësh me jetën time. Jeta ime sillej vetëm rreth teje, e pjesa pa ty ishte bosh, si një shkretëtire. Të kam dshur shumë, shumë.
Teksa fliste, mendja iku, mori arratinë, në ato vise të dashura të djalërisë,
U njohën në shtator,kur ajo u emërua mësuese në shkollën e sektorit të fermës.Shtatmesatare, me trup të formuar mirë, me gjallëri prej djali, por me hire vajzërore. E freskët si lule. Kurmi i saj mbante një aromë si qumësht, flokët jasemin,fryma e saj si aroma e mollës së pjekur.Ishte si një buqetë lulesh. Sytë i qeshnin tërë kohës. Zëri si këmbanë aegjendi. U miqësuan aq shumë, sa mezi prisnin të takoheshin, të kuvendonin ,të çuçrisnin, të komentonin filmat, librat që lexonin. Çdo fjalë, sado e zakontë , fliste për atë që ata e ndjenin, por nuk e thonin. Fliste për dashurinë. Dukej sikur ishin bërë për njëri-tjetrin. Në fund të orëve të mësimit, kur ndaheshin, i kaplonte trishtimi. Ai u futej punëve. Por do të vinte e nesërmja dhe lulet do të çelnin përsëri e blerimi do të mbulonte fushat. Në mëngjes ai s’e pinte kafen pa ardhur autobusi që sillte atë. E pinin bashkë, ndërsa ai ai edhe një gotë konjak. Diku te “Tre shokët” e Remarkut, njëri nga personazhet thonte se konjaku ishte “Pija e heronjve !” Dhe ditët rridhnin. Muajt iknin dhe ata ndjenin atë lumturi, atë lëngatë të ëmbël, atë molisje shpirti, atë regëtim zemre, atë pulsim gjaku, që është dhuratë e moshës së dashurisë.
Teksa me sytë e mendjes Agimi shihte pamjet e dashura të së shkuarës, dëgjoi Xhulin, që vazhdonte të pyeste:
-Ne duheshim, edhe të tjerët e vërenin dhe e dinin. Ti pse nuk ma the, pse nuk ma shprehe? Pse? Të mungonte guximi, ishe i turpshëm dhe i ndrojtur?Apo shkaku ishte biografia ime? Por, pavarësisht nga përkatësia fisnore, babai ishte mjek që e nderonte tërë qyteti dhe nëna mësuese.
-Jo –tha ai mendueshëm e me gjysmë zëri.- Nuk ishte ai shkaku.
I kujtohej si sot, kur ajo e ftoi në shtëpi për ditëlindjen e saj. Mbeti i befasuar dhe i topitur nga ajo që pa : vila me dy kate, thurur me avllinë e lartë, porta e hekurt me monogramet e familjes, shkalla e shtruar me tapet të kuq, dhoma e pritjes me kolltuqe të rëndë lëkure ngjyrë mjalti shtruar me qilim të shtrenjtë, tablotë veneciane në mure, mobiljet e shtrenjta dhe takëmet e argjendta dhe të kristalta, që shndërinin të serënditura në kristaliere me dru mogani të zi. Ai hyri bashkë me Xhulinm e në dorë mbante një tufë me trandafila. E ëma e Xhulit, sido që ai ishte përpjekur të vishej me kujdes, e pa shtrembër. Ishte një zonjë e rëndë, duart stolisur me unaza të shtrenjta dhe byzylikë të artë. E gostitën me liker vishnje të mrekullueshëm, të bërë në shtëpi, që fekste si rubin në një gotëz kristali, e pastaj një gotë me shurup trandafili. I ati i Xhulit, doktori, u tregua më i afruar e më i njerëzishëm. Sidoqoftë, ai u ndje si i ulur mbi gjemba. U kërkoj lejë dhe u largua. Xhuli e përcolli deri në rrugicën me kalldrëm. Atë ditë ndjenjat e tij pësuan një të krisur. Ai vinte nga kasollet e fshatit. Ku nëna e tij e mirë dhe e dashur e ku ajo zonjë që ishte nëna e saj. Ku vëllezërit e tij dhe kunata punëtore, që punonin arave, me atë familje intelektuale?
Jo, hendeku midis të dyve ishte i thellë. Gjetkë duhet ta kërkonte shortin e tij.
-Ti nuk ma the që më doje edhe kur unë ta kërkova. Të kujtohet? Ishim nën hijen e pishës te oborri I zyrave tuaja. Kisha kërkuar të drejtë studimi dhe më kishte dalë për në Institutin Dyvjeçar në Shkodër. Erdha dhe të pyeta, të shkoj apo të mos shkoj. Prisja të më thoje jo dhe unë do të qëndroja për ty, por ti pas një hezitimi të gjatë, më the që duhej të shkoja. Mu duk se mbi kokë mu shemb qielli dhe ika pa të thënë as ditën e mirë.
-Nuk ta shpreha dashurinë me fjalë , ngaqë të doja vërtet me shpirt. E dija që nuk mund të siguroja për ty vazhdimin e asaj jete që t’i bëje në familje. Sepse për të qënë e lumtur, veç dashurisë, duhen edhe ca gjëra të tjera. Kjo është urtësia e jetës, që tashmë besoj se e ke mësuar. Pastaj, pse të mos ta them, edhe dallimin midis familjeve tona.
-Ah,-shfreu ajo,- Paragjykimet e mallkuara. Për to ne humbëm njëri - tjetrin. Një dashuri të bukur. Për një fjalë, për një pohim dhe ne do të ishim martuar bashkë. Do të kishim ndërtuar një familje. Unë do të kisha lindur për ty tre djem. Jo, më shumë. Katër, pesë, sa të kishe dashur ti.
Ata i kishin thënë të gjitha.
-Duhet të ngrihemi, - tha Xhuli,- Vajzat po më presin.
Kur po ecnin në ballkonin e pjergullores, ajo mbajti këmbët.
-Ti s’ke ndryshuar fare,- i tha ajo,- Ke mbetur po ai i atyre viteve, për të cilat folëm. Nuk mendon se më ke një borxh të dyzet viteve më parë, që duhet ta shlyesh?
Ajo dukej e shkrehur, si në pritje të diçkaje. Trupi i saj thërriste, sytë luteshin, buzët ishin paksa të hapura, si një gonxhe luleshege, koka e vaisur paksa pas. Ai e tërhoqi vrulltas, e mbështeti në gjoksin e tij të gjerë e me dorën tjetër i pushtoi shpatullat dhe me sytë gjysmë të mbyllur, kërkoi gojën e saj. Buzët ishin të ngrohta, të plota e të mishta, mbushur me lëng jete dhe ai thithi nektarin e asaj goje të dashur. Ajo fërgëllonte dhe dridhej e tëra si e trallisur nga shija e asaj puthje që kishtë dyzet vjet që e priste. Kur u shkëputën, ishin duke dihatur. U panë në sy dhe ja krisën një të qeshure të hareshme . Ishte rikthimi I beftë në vitet e rinise së tyre dhe u bindën se dashuria mbetet përgjithmonë e re……

Shkëputur nga vëllimi me tregime”Leter mbretit”

****


Resmi Osmani u lind në Mazrek të Çamërisë më 5 maj 1940. Kreu studimet e larta për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1963. Ka kryer detyra të rëndësishme drejtuese në prodhimin bujqësor dhe administratën e lartë shtetërore.

Krahas detyrave të tjera ka qenë i angazhuar në veprimtari dhe kërkime shkencore. Ai ka botuar 19 tituj librash të profilit tekniko – shkencor, ka shkruar dhe botuar në revista tekniko – shkencore dhe shtypin periodik, brenda e jashtë vendit, mbi 150 tituj artikujsh që përfshijnë mbi tre mijë faqe. Për kontributin dhe kualifikimin shkencor mban gradën "Doktor i Shkencave" dhe titullin "Profesor".

Në gjysmën e dytë të viteve 2000,i është perkushtuar letërsise,kritikës së artit dhe publicistikës.Fryt i kesa pune janë një sërë botimesh si: biografitë e letrarizuara "Jeta e Bedri Lumanit", "Lule në gur" kushtuar jetes së specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Ka levruar kryesisht temat historike në romanet"Mbretërimi i Pirros së Eoirit", "Mbretëresh Olimpia", Esseja historike "Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe njeriu". Essene studimore "Bilal Xhaferri Poet i Zemrave Njerëzore" Essenë "Endrrat e ngrira të Enver Kushit, vellimin me tregime "Edhe yjet vdesin" etj. ne publicistikën e vet ka trajtuar probleme të çeshtjes çame, të zhvillimit të letërsisë dhe problemet aktuale. Në shtypin e shkruar dhe atë elektronik ka publikuar mbi tridhjetë tregime dhe novela. Krijimtaria e tij eshte pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare.

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...