2021-09-30

Sllobodan Millosheviq është gjallë në Rusi me familje…

 Nga Flori Bruqi 



Admirali ushtarak  Davor Domazet Lošo  së bashku me dy gjeneralë të tjerë kroat, kanë mbajtur ligjërata në një asamble të përgjithshme në Kroaci, shkruajnë media serbe.




Admirali kroat  Davor Domazet Lošo



Davor Domazet Lošo dha një deklaratë shokuese kur tha se kasapi i Ballkanit  Sllobodan Millosheviç mund të jetë gjallë, pasi sipas tij, arkivoli i tij në vitin 2006 ishte bosh.

Rezultate imazhesh për a eshte gjalle sllobodan millosheviqi

“Arkivoli në funeralin e Millosheviqit në vitin 2006, ishte bosh. Nuk është e garantuar se Millosheviq është varrosur nën një pemë bliri në Pozharvec. Ai mund të jetë gjallë”, ka thënë ai.Së bashku me gjeneralët tjerë, ligjërata e tyre ishin kryesisht rreth luftës në Kosovë e në Kroaci


Rezultate imazhesh për a eshte gjalle sllobodan millosheviqi


Dyshimi se diaktorit Milosheviq pas “vdekjes” ende është gjallë dita ditës shtohen. Sidomos pas asaj se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm, e cila i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”.

Veç kësaj, të vërtetës më shumë i afrohet edhe fakti se askush nuk do të zhvarrosë trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Millosheviçi ende është gjallë


Pa dyshim “vdekja” e tij është shumë më e përshtatshme. Megjithatë, fakti që askush nuk e ka parë kufomën e tij “live” me përjashtim të patologëve holandezë, rusë dhe serbë.Nuk është çudi që edhe vdekja e Sllobodan Millosheviçit ende të lidhet me histori të ndryshme.


https://www.kurir.rs/vesti/politika/2739965/hrvati-tvrde-slobodan-milosevic-je-ziv-zakopali-prazan-sanduk


Burimet nga ICTY nga Haga thonë se më 11 mars të vitit 2006 sipas informacioneve nga njësia e paraburgimit në burgun Sheveningen është kumtuar lajmi se vdiq presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç.

Është e qartë se të gjithë këtë kohë përhapën historinë se si vdiq Millosheviçi në paraburgim në Hagë, por vdekjen e tij e bënë në të vërtetë në ato momente kur priteshin dëshmi të mëdha.




Që Millosheviçi u varros në një vend mjaft të pazakontë, që askush nuk e ka parë kufomën e tij..këto janë thënë për varrin e tij deri sot.


Nuk është e pamundur që Millosheviçi dhe gjithë familja e tij (gruaja , vajza, djali dhe vëllai jetojnë në Rusi).


MIRA MARKOVIĆ OTKRILA TAJNU KAKO JE PORODICA MILOŠEVIĆ PREŽIVELA ATENTAT NA AUTO PUTU: Stajali smo pored slupanog auta, niko nije hteo da nam stane, a ja pitam Slobodana gde je moj cvet iz kose

Veç kësaj presidenti aktual serb, Tomislav Nikoliç para disa ditësh kishte akorduar për t’i dhënë amnisti të vesë së diktatorit serb, Mirjana Markoviçit dhe birit të saj, edhe pse janë në listën e Interpol-it.




Kryetari  serb, Slobodan Millosheviq, i cili u gjykua edhe në Tribunalin e Hagës, thuhet se është ende gjallë dhe jeton në Rusi. 
Kështu  po pretendon profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviq.


Sipas tij, Millosheviqi ishte profil ideal për periudhën transitore midis komunizmit dhe nacionalizmit.

“Ku është Millosheviqi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Millosheviqi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Millosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto…”, u shpreh Abramoviq për një televizion serb.


Ndryshe, e bija e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, pretendoi se babai i saj, kasapi i Ballkanit, nuk ka vdekur nga ndonjë sëmundje, por është vrarë në qelinë e tij në Hagë, ku po edhe po gjykohej për krime lufte të kryera në Kosovë, Bosnje e edhe në Kroaci.

“Është shumë e mundur se Sllobodan Millosheviq të ketë vdekur një ditë më herët se që është publikuar në versionin zyrtar, por trupi i tij është mbajtur me qëllim në qelinë E 04 disa orë në mënyrë që të avullohet bari për lepër “Rifampicin”, i cili i është dhënë për ta vrarë”.





Këto përfundime i paraqet në librin “Anatomia e vrasjes gjyqësore” autori Dr. Vukasin Andriq, njëri nga mjekët e Millosheviqit, e në këtë libër ka punuar edhe Marija Millosheviq si redaktore.


PRIJATELJ MIRE MARKOVIĆ OTKRIO DA LI ĆE JE SAHRANITI U SRBIJI: Marko mi je poslao poruku, ovako on i Marija podnose SMRT MAJKE

“E helmuan me bari për lepër”

Trupi i Sllobodan Milosheviqit u gjend të shtunën në mëngjes më 11 mars 2006. Sipas raportit zyrtar, vdekja besohet se ka ndodhur në mes të orës 7 dhe 9:45, mirëpo, autori i librit pretendon se koha e vdekjes është kontestuese, sepse ekzistojnë dyshimet se Millosheviq ka vdekur më 10 mars në mbrëmje.

Në libër pretendohet se toksikologu holandez Donald Uges ka konstatuar se rezultatet e gjakut nga janari 2006 tregojnë praninë e “rimfapicinit”, i cili neutralizon efektin e barërave kundër shtypjes së lartë të gjakut. Pikërisht ky rezultat ka ngritur dyshimin se Millosheviqi “është helmuar me ushqim apo me ujë një kohë të gjatë”.





Mediat serbe publikojnë pamje ku Millosheviq shfaqet i gjallë në Serbi 


Dyshimi se diaktorit Milosheviq pas “vdekjes” ende është gjallë dita ditës shtohen. Sidomos pas asaj se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm, e cila i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”.

Veç kësaj, të vërtetës më shumë i afrohet edhe fakti se askush nuk do të zhvarrosë trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Millosheviçi ende është gjallë


https://floripress.blogspot.com/2019/04/millosheviq-eshte-gjalle-ne-rusi-me.html

“Serbët janë popull i urrejtjes, ata po sillen si qentë”, deklarata e ish admiralit kroat “çmend” Serbinë





 Gazeta serbe “Informer” ka shkruar për “skandalin më të ri kroat në regji të një ustashi”, ku një ish-admiral i ka quajtur serbët, popull të urrejtjes dhe qen.

Sipas këtij mediumi, është skandaloze deklarata e admiralit të dikurshëm kroat, Davor Domazet Losho, në një video në Youtube, derisa komenton ngjarjet e fundit me rastin e ardhjes në detyrë të mitropolitit Joanakije në Cetinje, ku serbët i quan qen.






“Serbët i urrejnë të gjithë tjerët. Ata janë popull i urrejtjes. Nuk ka në shpirtin e tyre asgjë nga ajo i mëson Krishti. Te ata kjo është pro-formë. Në objektin më të shenjtë të popullit malazez ti vjen, po nuk mundesh të vish aty me forcë. Ky është një okultizëm i kulluar dhe i paparë. Ata sillen si qentë”, ka thënë admirali Davor Domazet Sholo në një video.

Më pas, ai ka përshkruar edhe kinse mbrojtjen ndaj drejtuesve të Kishë Ortodokse Serbe, nga snajperistët.

Zv/Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Evropën -Gabriel Escobar ,flet për situatën në veri


 Zoti Escobar cilat do të jenë përparësitë tuaja për Ballkanin Perëndimor? Cilat do të jenë çështjet më të ngutshme me të cilat do të merreni?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Janë dy çështje shumë, shumë të rëndësishme. Çështja e parë, që është afatmesme, ne do të donim të shihnim integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne mendojmë se këto vende kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, sepse janë kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht evropianë. Shumë nga vendet kanë bërë tashmë reforma të jashtëzakonshme. Dhe për Evropën, ky është një hap që ia vlen ta ndërmarrë.

Ato ndajnë të njëjtat vlera e interesa të përbashkëta me pjesën tjetër të Evropës. Pra, kjo është e rëndësishme dhe do të jetë një përparësi. Paralel me këtë është edhe anëtarësimi në NATO, për ata që janë të interesuar. Kjo padyshim do të më kërkojë që të punoj shumë ngushtë me partnerët tanë evropianë, shumë prej të cilëve ndajnë pikëpamjen tonë rreth kësaj çështjeje. Por nga perspektiva jonë, ky duhet të jetë një proces, që duhet bërë dinamik dhe aktiv. Kështu që do të doja të shihja njëfarë dinamizmi në këtë proces.

A jeni i shqetësuar për rolin e Rusisë dhe Kinës në rajon? Analistët thonë se mungesa e një roli të fuqishëm të SHBA-së do të bëjë që boshllëku të mbushet nga Rusia dhe Kina.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po jam i shqetësuar. Të jem i sinqertë, mendoj se në hapësirën Evropiane dhe në atë të Evropës Perëndimore, vendet duhet të ndihen se kanë mundësi të tjera përveç Kinës nga pikëpamja ekonomike. Hapja e zyrës së Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim në Beograd ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit tonë në rajon. Unë po punoj shumë ngushtë me Dhomat Amerikane të Tregtisë në të gjitha këto vende, si një mënyrë për të inkurajuar njerëzit që të shohin përtej Kinës për projekte të mëdha infrastrukturore dhe investime, sepse investimi ynë në fakt, vjen me përfitime afatgjata për rajonin.

Në rastin e Rusisë ne mendojmë se shumë nga gjërat që bën Rusia për të ndërhyrë në politikën e brendshme të vendeve, veçanërisht në Mali të Zi, është shumë destabilizuese, na largon më shumë nga rruga e integrimit evropian dhe akoma më larg nga pajtimi shumë-etnik.

Sa i shqetësuar jeni nga tensionet e fundit që kanë shpërthyer mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave? A po e bëjnë të dyja palët për përfitime politike me zgjedhësit e tyre, apo ekziston një mundësi serioze e përshkallëzimit të situatës?

Për sa i takon çështjes më të gjerë të dialogut, ka shumë gjëra në tryezë, duke përfshirë disa çështje të menjëhershme, që mendoj se duhet të ndodhin, si ajo e personave të zhdukur, ose ajo e energjisë, për shembull. Por përsëri, përmes dialogut, ky është kanali të cilin ne e mbështesim.

SHBA dëshiron të shohë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë të bazuar në njohjen reciproke mes dy vendeve dhe mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që zvarritet prej 10 vitesh, pa shumë përparim. A është koha për një qasje të re?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Jo qasje, mendoj se është koha për një përpjekje të përtërirë për dialogun. Dialogu ka nevojë për mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të thoja se, me gjithë respektin për kolegët tanë evropianë, njerëzit në rajon, nuk janë gjithmonë të bindur se Evropa i pranon ata. Pra Evropa duhet t'u japë atyre një mesazh, se këto vende do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian dhe se do të anëtarësohen brenda një periudhe të arsyeshme kohore. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë është pjesë e kësaj përpjekjeje. Por përpjekja ka të bëjë me të gjithë rajonin. Ajo përfshin Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë për popujt e këtyre vendeve, se ata do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në Bashkimin Evropian ka 5 vende që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo është një pengesë për BE për të dalë me një qëndrim. A mund të ndihmojë SHBA-ja në njohjen e Kosovës nga këto vende?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Mendoj se në fund, nëse arrihet përparim në Bashkimin Evropian, në procesin e udhëhequr nga BE-ja, njohja nga këto pesë vende do të ndodhë. Nuk është se këto pesë vende besojnë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, por për arsyet e tyre të brendshme, kanë vendosur të presin për të parë rezultatet e dialogut. Prandaj dialogu është i rëndësishëm.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shpresoj të jetë kështu, pasi ne duhet të ecim përpara me çështje e tjera, siç është ajo e statusit të vendit kandidat dhe integrimi ekonomik për të gjithë rajonin.

Një nga paraardhësit tuaj, Hoyt Yee e paralajmëroi Serbinë se nuk mund të rrijë e ulur në dy karrige, nga njera anë ShBA dhe BE dhe nga ana tjetër Rusia dhe Kina. Serbia është afruar me të dyja këto vende. Si e shihni ju këtë prirje? A është Serbia një partner i besueshëm në rajon?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Serbia është një partner i mirë. Ata janë partnerë të mirë në shumë çështje, si ajo e bashkëpunimit në fushën e zbatimit e ligjit, apo në disa prej përpjekjeve tona për migrimin për shembull. Ata po punojnë shumë ngushtë me ne për shumë çështje, qofshin rajonale apo bilaterale. Serbia është motori ekonomik i rajonit dhe e hapur për integrim ekonomik me pjesën tjetër të rajonit. Presidenti Vuçic na ka siguruar se ndërsa ai po bën përpara në nismën për Ballkanin e Hapur, ai është i hapur për të gjashtë (vendet). Pra, pyetja nuk është, nëse Serbia po i afrohet më shumë perëndimit, sepse në fakt, 70 ose 80 për qind e ekonomisë së saj është e lidhur me perëndimin, shumica e diasporave të saj ndodhen në Perëndim, shumica e investimeve të saj vijnë nga perëndimi. Kështu që pyetja është: a mund ta bindë ai publikun për këtë fakt? Ka diçka që njerëzit nuk e kuptojnë, se Rusia nuk investon në Serbi. Rusia nuk i jep ndihmë humanitare Serbisë. Ndërsa Kina, nuk ka investime cilësore si ato që ne ofrojmë. Kështu që Hoyt Yee kishte të drejtë, Serbia nuk mund të ulet në dy karrige. Nga ana kulturore, ekonomike, sociale, ata kanë bërë një zgjedhje dhe na takon ne t’i ndihmojmë të lëvizin në këtë drejtim, në mënyrë konkrete, përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Si e shikojnë Shtetet e Bashkuara konceptin e “Botës Serbe” dhe nismat e tjera, që ka ndërmarrë Presidenti Vuçiç për të promovuar “identitetin dhe unitetin serb” në rajon? A mund të bëhet kjo një prirje destabilizuese për rajonin?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Kjo mbetet për t'u parë. Por mund t'ju them se nuk ka asnjë konflikt mes njerëzve që duan të festojnë traditat e tyre kulturore duke jetuar në një vend tjetër. Këtu në ShBA ne festojmë traditat kulturore të njëri-tjetrit. Problemi lind kur kjo shdërrohet në një përparësi ushtarako-politike. Ne absolutisht besojmë se qytetarët e etnive të ndryshme, që jetojnë në një vend tjetër, janë qytetarë të vendit ku jetojnë dhe kanë përgjegjësi ndaj atij vendi. Vende të tjera nga jashtë, duhet ta kenë këtë të qartë, pavarësisht ku gjenden këto etni, në Kosovë, Maqedoni e Veriut, apo Mali të Zi. Është një çështje që krijon shumë pështjellim për njerëzit në rajon. Por ne besojmë se Ballkani, si një rajon shumë-etnik i botës, ka shumë për të festuar në aspektin kulturor.

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor po shprehin zhgënjim për shkak të vonesave të integrimit në BE. BE-ja vetë vuan nga e ashtuquajtura "lodhje" nga zgjerimi, ose ka problemet e saj të brendshme. Kohët e fundit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bllokuar për shkak të Bullgarisë. A mundet SHBA të nxisë për një zgjidhje dhe si e shihni procesin për të ardhmen e këtyre dy vendeve?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Për sa i takon çështjes së lodhjes nga zgjerimi; vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë shumë për t’i dhënë Bashkimin Evropian, do ta bëjnë Bashkimin Evropian më të fortë, do ta bëjnë atë ekonomikisht më të qëndrueshëm, sepse këto vende janë mjaft konkurruese.

Po a mendon BE-ja kështu?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Mendoj se disa vende të BE-së po. Por sinqerisht mendoj se BE-ja përfiton nga anëtarësimi i tyre. Kështu që ata duhet të kërkojnë të bëjnë një gjë të tillë. Nëse shikoni sjelljen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në NATO, ato kanë qenë anëtare të forta. Ato kanë qenë kontribues të mëdhenj dhe kanë qenë partnerë besnikë. Pra, kjo është ajo që Bashkimi Evropian mund të presë nga këto dy vende. Pra, po, ne do të angazhohemi me partnerët tanë evropianë për të gjetur një mënyrë për t'i bërë ata të lëvizin shpejt në procesin e anëtarësimit.

Vendimi i Sekretarit Blinken për përcaktimin publik të ish-Presidentit Sali Berisha për korrupsion madhor, ka shkaktuar polemika në Shqipëri, për faktin se ai nuk ka qenë në asnjë pozicion vendimmarrës në të paktën 8 vitet e fundit. Ndërsa ky është një vendim politik nga SHBA, për të çuar përpara interesat e saj kombëtare, disa njerëz ngrenë pikëpyetje se përse ky vendim u mor tani. Në mungesë të një procesi të rregullt ligjor në Shqipëri, a rrezikojnë këto përcaktime të mos arrijnë synimet e dëshiruara? Nësë një gjykatë shqiptare, apo autoritetet shqiptare do t’i kërkojnë SHBA-së të ndajë informacionet, pasi ju thoni se keni prova, nëse ata ua kërkojnë, a janë Shtetet e Bashkuara të gatshme të japin informacione?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda…

Kur them koha, kam parasysh që ndodhi pas 8 vitesh që ai nuk ishte në pushtet dhe jo koha kur u shpall, menjëherë pas zgjedhjeve.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit. Në lidhje me kalimin e informacionit tek Shqipëria, ne kemi tashmë një bashkëpunim shumë të fortë në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe në fushën ushtarake dhe përcjellim shumë informacione. Nuk do të komentoj për ndonjë procedurë të veçantë ligjore, por ne kemi partneritet të mirë me Shqipërinë.

Qeveria aktuale ka qenë në pushtet për 8 vjet dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë, po citoj këtu raportin e Departamentit të Shtetit: "i gjithë-përhapur". Por nuk kemi parë përcaktimin e ndonjë zyrtari në pushtet. A pritet të shohim përcaktime të tjera në të ardhmen?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.

Për sa i takon Malit të Zi, siç e përmendët, Rusia po luan një rol destabilizues atje. Çfarë po bëjnë bëjnë Shtetet e Bashkuara për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm të këtij vendi?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: E di që po e përsëris, por integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, janë mjete shumë të rëndësishme për ta bërë këtë. Gjithashtu dërgimi i mesazhe për palët e veçanta, se sjella në qeveri dhe qeverisje e faktorëve destabilizues, është një fenomen shumë shqetësues.

 Le të kalojmë tek Bosnja. Mathew Palmer, paraardhësi juaj, ka marrë pozicionin e të dërguarit për zgjedhjet në Bosnje Hercegovinë. Që nga viti 2006 BE-ja ka luajtur rolin udhëheqës në Bosnje, por pa arritur ndonjë përparim. A pritet që ShBA të luajnë tani një rol më aktiv?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Unë nuk do të thoja që BE ka patur rolin udhëheqës, por ka luajur rol kryesor. Shtetet e Bashkuara janë investuar gjithmonë shumë në Bosnje, që pas Dejtonit dhe vazhdojmë të jemi të tillë. Ne ofrojmë një sasi të konsiderueshme financimi për zyrën e Përfaqësuesit të Lartë. Nënkryetari kryesor i Përfaqësuesit të Lartë është gjithmonë një amerikan. Ne kemi një program të fuqishëm në kuadër të USAID-it në Bosnjë, kreu i OSBE-së, zyrtari tjetër i lartë, paralel me Përfaqësuesin e Lartë, është zakonisht një ambasador amerikan. Ne mbetemi të interesuar për sa i takon Bosnjës. Vazhdimi i zotit Palmer me Bosnjen, flet për përkushtimin tonë ndaj rajonit. Do të doja të shihja përparim më të shpejtë nga të gjitha anët, për ta bërë Bosnjës një shtet më funksional, një vend, që në fakt mund të shprehë një lloj konsensusi politik si komb, për të qenë në gjendje të bëjë gjërat që duhet të bëjë për popullin e vet.

Korrupsioni është shumë i përhapur në Bosnje. Interesi i ShBA-së është që të luftojë korrupsionin në këtë vend, por çfarë mund të bëhet për ta kapërcyer status-quo-në?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vitin e kaluar, Presidenti Biden njoftoi një seri mekanizmash të reja që parashikojnë sanksione posaçërisht kundër korrupsionit, jo domosdoshmërisht kundër veprimtarive kriminale, por korrupsionit. Ne planifikojmë t'i përdorim këto mekanizma në mënyrë shumë agresive.

 Udhëheqësi serbo-boshnjak Milorad Dodik ka qenë në listën e sanksioneve që nga viti 2017. Pavarësisht përcaktimit të tij publik, zyrtarët amerikanë, si zoti Palmer dhe Ambasadori Nelson janë takuar me të kohët e fundit. A do të takoheni edhe ju dhe nëse po, cili do të ishte mesazhi juaj për të?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk besoj se do të takohem me të. Kjo mbetet për t’u parë. Vendimi im nëse do të takohem apo jo me Dodik, do të varet nga qëndrimi i tij. Përsa kohë që ai vazhdon të bojkotojë institucionet qendrore, nuk besoj se do të takohem me të. Por edhe nëse ndryshon qëndrim, takimi mbetet për t’u shqyrtuar.

STIPE Mesiq: Dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh

 




Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë.

Në këtë mënyrë, Mesiq komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mesiq thotë se, qartazi, “dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shihet ajo që po ndodh në Mal të Zi si një çështje e brendshme fetare apo një çështje e politikës së jashtme, me implikime të qarta për rajonin?

Stjepan Mesiq: Ngjarjet në Mal të Zi janë çështje e tij e brendshme, por ka edhe implikime të tjera. Është e qartë se bëhet fjalë për ndërhyrje të Kishës në punët shtetërore - gjë që nuk është e mirë.

Konkretisht, bëhet fjalë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe, të udhëheqjes së Kishës Ortodokse në Beograd, në çështjet fetare, por edhe në punët shtetërore të Malit të Zi.

Në Mal të Zi është treguar se kjo nuk është vetëm ndërhyrje e Kishës, por, përmes Kishës, ndërhyn edhe politika - ajo politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të “botës serbe”. Pra, kjo është vetëm një pjesë e asaj politike.

Kisha Ortodokse Malazeze ka qenë autoqefale dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kishës, as Kisha në punët e shtetit.

Radio Evropa e Lirë: Në përgjithësi, si e shihni politikën aktuale të Serbisë në rajon?

Stjepan Mesiq: E shoh nga një pikë kritike, për disa arsye. Të gjithë ata që merren me politikë, e dinë se ne mund të kishim kaluar pa luftë. Është shumë e qartë se Jugosllavia e Titos kishte tre faktorë kryesorë integrues. Një ishte Tito dhe karizma e tij si fitues i luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo u shndërrua në ushtri serbe dhe Sllobodan Millosheviq ishte i bindur se mund t’i arrinte qëllimet politike me atë ushtri. Qëllimi i tij politik nuk ishte as federata, as konfederata, ai ishte kundër kësaj. Millosheviq e ka mashtruar botën se lufton për Jugosllavinë. Bota ka qenë e ndjeshme ndaj Jugosllavisë për shkak të meritave të saj në dhe pas luftës.

Millosheviq i ka mashtruar edhe serbët. I ka mashtruar sepse ka thënë: “Ju keni jetuar në një shtet, do të jetoni akoma në një shtet”. Ai nuk ka menduar në Jugosllavi, sepse atë e ka shkatërruar me të gjitha mjetet. Ai u ka thënë atyre: “Ju duhet t’i jepni dhunti Serbisë së Madhe në territore”. Kjo ka qenë politika e tij; 65 për qind e Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga të tjerët çfarë të mundet.

Ai nuk e ka llogaritur Slloveninë. Në Slloveni nuk ka popullatë autoktone serbe.

Si anëtar i Presidencës së Jugosllavisë dhe më vonë si kryetar i Presidencës, unë kam bërë përpjekje në çdo mënyrë që të gjej një marrëveshje të re politike. Ajo ishte konfederata. Sikur ta kishim arritur atë, do ta kishim shmangur luftën, sepse do të ishim pajtuar.

Ajo do ta shpëtonte vendin në çdo rast; të gjithë elementët përbërës, të gjitha republikat do ta vazhdonin rrugën e tyre drejt Evropës më vete.

Kështu kemi fituar “copëtimin” e Jugosllavisë në luftën e provokuar, që e donte Millosheviqi.

Aty, ai ka gjetur bashkëpunëtor presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, sepse edhe ai ka menduar se mund t’i zgjerojë pak kufijtë kroatë. Pra, përpjekja për të rënë dakord për ndarjen e Bosnjës ka qenë shkaku i vërtetë i luftës.

Kemi pasur 100,000 të vdekur dhe kufiri nuk ka ndryshuar asnjë milimetër.

Radio Evropa e Lirë: A vëreni ngjashmëri në proceset e sotme në Mal të Zi, Bosnje, Kosovë me ngjarjet e fillimit të viteve ’90?

Stjepan Mesiq: Duket qartë se dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh.

Në vend që të luftojnë në vendin e tyre për më shumë të drejta civile, për standard më të lartë të jetesës, për më shumë punësim, për bashkëpunim më të madh midis vendeve të rajonit, ata përsëri ëndërrojnë për ndërhyrje të mëdha në kufij. Por, ndërhyrje në kufij nuk ka.

Nëse nuk kanë qenë të mundura ndryshimet e kufijve në rajonin tonë, me 100,000 viktima, me aq armë dhe ushtri, çfarë budallai duhet të jetë ai që mendon se kjo mund të ndodhë tani?

E gjithë bota, e mbi të gjitha Evropa, është kundër çdo shkeljeje të kufijve që ekzistojnë sot.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të ndikojë në rajon ajo që po ndodh në Mal të Zi? A mund të transferohet në rajon?

Stjepan Mesiq: Nuk do të përhapet në rajon, por do të ishte mirë që njerëzit në Mal të Zi të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se nuk ka ndryshim të kufijve. Sepse, në fakt, kjo është një përpjekje e Serbisë që, përmes fesë, ta bëjë atë që nuk ka mundur ta bëjë me politikën shtetërore. Kjo është përpjekja e fundit e disa qarqeve, nuk i akuzoj të gjithë. Këto janë iluzione dhe kjo nuk do të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: A kanë lidhje proceset negociuese mes Kosovës dhe Serbisë me atë që po ndodh në relacionin Podgoricë-Beograd?

Stjepan Mesiq: Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur sukses në atë që kanë kuptuar gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme.

Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën.

Ajo e akuzon Millosheviqin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre.

Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj.

Rrëfimet se ajo është “zemra e Serbisë” ose “shpirti i saj” mund të sjellin disa kujtime, por gjërat duhet shikuar në kontekstin aktual.

Serbia ka mundur të ketë një politikë ndryshe ndaj Kosovës. Në fund, Serbia ndoshta ka mundur të pranojë bashkëpunimin federal me Kosovën, marrëdhënie konfederale. Shumë ka mundur të bëhet. Por, pas luftës, e cila i është imponuar Kosovës, këto tani janë iluzione. Nuk ka më mundësi që të ndryshohet diçka në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta bëjnë këtë. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviqit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës.

Nëse Serbia, për arsye të brendshme, nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të bëjë diçka tjetër. Mund të lejojë që në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës të kalojë kapitali, qytetarët, kompanitë, të bëhet bashkëpunim ekonomik, njerëzit të mos kenë probleme për të kaluar kufirin, të stabilizohet... atëherë edhe zgjidhjet do të jenë më të mira

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...