Flori Bruqi,PHD
Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20.05.1799 Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendome , ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi.
Studioi në kolegjin e Tours e më pas në Paris, ku u transferua së bashku me familjen.
U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.
Në një dhomë të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829 , shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L'or de rhoon nder të cilat veçohen : L'héritié de Bïrag
(trashëgimtari i Birag, 1821), Le Vicaire des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), dhe Argow le pirate (Argow pirati, 1824).
Në 1822 Balzac u njoh me L'or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë prane deri në ditën e vdekjes së saj(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi Le lit de la vallée (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bërë tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.
Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë , ku u përpoq të risillte në punë minierat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia .
Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për t'u pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.
Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e "monarkisë borgjese" të Luigjit Filipit.
E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La peau de chagrin (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjent Grande (1833), Le medicin de champagne (Mjeku i fshatit, 1833), Illusions perdues (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendeur et misère des courtisanes (Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve, 1839-47).
Balzaku ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.
Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një "loje salloni" por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).
Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.
Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.
Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).
Në 1937 realizoi "La vielle fille" që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzaku u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.
Në 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska".
Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.
Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.
Jeta private dhe frymëzimi
Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu një ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë së znj. Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, zinj. de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut,madje ai thote:"Nje grua ne moshe kanonike ben gjithcka per ty ndersa nje vazjze e re asgje".Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqën tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.
Bizneset dhe veprat e para më vlerë
Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananaseve në Paris. Pra ai është i detyruar ti rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik, sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tonë humori institucionin e martesës. Skenat e para të jetës private do të shfaqën në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.
Gazetar politik
Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë të rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie modernë. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me veprën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”
Suksesi
Sipas të tjerëve dhe sipas dëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri. Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.
Krijimi i një universi
Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara.
Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.
Veprat me te rendesishme
- Xha Gorio (frëngjisht: Père Goriot)
- Gobseku (frëngjisht: Le Gobsèque)
- Evgjeni Grande (frëngjisht: Eugénie Grandet)
- Fajdexhiu (frëngjisht: L'Usurier)
- Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve (frëngjisht: Splendeurs et misères des courtisanes)
- Fshatarë
- Kushëriri Pons (frëngjisht: Le cousin Pons)
- Kushërira Betë (frëngjisht: La cousine Bette)
- Iluzionet të humbura (frëngjisht: Les illusions perdues)
Romani “Xha Gorio”, botuar për herë të parë në vitin 1834 në Paris, përbën boshtin e Komedisë Njerëzore të Balzakut. Ai shërben si udhëkryq ku takohen disa prej heronjve kryesorë të veprës së tij. Balzaku u bë shkrimtari i parë në botë që hartoi një vepër, e cila me të gjithë përmbajtjen dhe hollësitë artistike si dhe strukturën, mbështetet në realitet. Ndaj ajo u bë dhe themeluese e epokës letrare të Realizmit.
Lloji dhe Periudha Letrare
Vepra e Xha Gorioit i perkët romanit të shkruar nën frymën e realizmit kritik. Realizmi kritik është drejtimi letrar, i cili ka për qëllim pasqyrimin me besnikëri të jetës, zbulimin e kontradiktave të ndryshme, por që nuk i jep atyre rrugëzgjidhjen përgjegjëse.
Tematika në romanin “Xha Gorio”
Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së ardhmes, një mesazh aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë universale pra, për cdo kohë e për cdo vend.
Subjekti i romanit “Xha Gorio”
Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letërsisë botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin as në shtratin e vdekjes. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithcka për to, deri në vetëshkatërrimin e tij të plotë.
Në fund Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm mos tu shkaktojë dhimbje vajzave të veta. Vetëm pak para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon të shikojë të vërtetën në sy. Gorioi i thoshte Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej vetvetes. Heroi pranon se ato të dyja kane një zemër guri, se me para mund të blesh gjithcka madje edhe dashurinë e bijave dhe se ai i ka dhënë gjithë jetën atyre, e tani ato nuk duan t’i japin qoftë dhe një orë. Për të gjitha këto ngjarje, ai fajëson veten e tij.
Vendi ku zhvillohen ngjarjet:
Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një hotel për të varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët vërtet s’kanë ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i familjarizon. Për të depërtuar në thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i mjediseve ku ata veprojnë. Balzaku pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.
Personazhet e romanit “Xha Gorio”
Cdo personazh sjell një temë dhe një ide të re:
- Zonja Voker – njeriu mikroborgjez shpirtngushtë, pronaria e hotelit.
- Bijat e Xha Gorioit: Delfina dhe Anastasia – jeta mondane me rënien shpirtërore
- Votreni – inteligjenca e së keqes.
- Rastinjaku – i riu provincial që, sa më tepër ngjit shkallët e shoqerisë së lartë, aq më shumë humbet vlerat morale.
- Xha Gorioi – babai fatkeq, që adhuron të bijat; dashuria e tij shndërrohet në një ves.
- Bajnshon – rruga e së drejtës dhe ndershmërisë, shoku i Rostinjakut
- De Bosua – cinizmi i shoqërisë së lartë, e afërme e Rostinjakut
Linjat e romanit “Xha Gorio”
Njëra prej qendrave është e lidhur me figurën e xha Gorioit (familja). Gorioi të gjithë pasurinë e tij ua jep të bijave, duke e martuar Anastasinë me kontin e shquar De Resto, ndërsa Delfinën me bankierin shumë të pasur, baronin De Nusingen, por të bijat kanë turp prej të atit, i kthejnë shpinën, nuk i shkojnë madje as në varrim, duke dërguar kaloshinat bosh vetëm me stemat e tyre. Kjo është vetëm njëra linjë e subjektit.
Linja tjetër merret me heroin tipik balzakian, Rostinjakun (rritja sociale, karriera). Rostinjaku ishte një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nakti e në varfëri, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Me të lidhen edhe tri linja të tjera të romanit. Secila prej tyre shënjon rrugën e mundimshme të jetës për të:
- Votreni është njëkohësisht një personalitet enigmatik, tërheqës dhe i papranueshëm; ai propozon rrugën e krimit si mundësinë më të shpejtë të pasurimit dhe të ngritjes në pozitë shoqërore. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re, ndërkaq qe tjetri, një njeri pa pikë lidhje me ta, do të vrasë në të njëjtën kohë, vëllain e saj, dhe vetëm atëherë ajo do të bëhet trashëgimtare e miliona frangave të të atit, Tajferit. Votreni është një filozof në mënyrën e vet. Ai e mëson Rastinjakun: “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh si epidemi.” Rastinjaku luhatet, por nuk vendos ta pranojë ofertën. Kjo rrugë duket shumë e rrezikshme. Votrenin e ndjek dhe e arreston policia, ai del se është i arratisur nga burgjet.
- Rruga tjetër e mundimshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, mjekut të shquar. Kjo është rruga e ndershme e punës në jetë, por ajo të con shumë ngadalë drejt suksesit.
- Rrugën e tretë ia propozon kontesha De Bosean: duhet t’i flakësh përfytyrimet romantike mbi nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë, duhet të armatosesh me cinizëm, të veprosh nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Vikontesha e thotë këtë me dhimbje e sarkazëm, por vetë ajo nuk mundet te jetojë ashtu, prandaj dhe e braktis duke i dhënë fund jetës. Rostinjaku zgjedh këtë rrugë. Ishte Xha Gorioi që e solli atë në këtë zgjedhje, prandaj dhe romani merr këtë emër.
Vecori të krijimit
Marrëdhëniet personazh-mjedis jepen në varësi të njëri-tjetrit. Ndërmjet personazheve e mjediseve ka përplasje pasionesh dhe interesash.
Gjeniu i letrave është një takim i vazhdueshëm dhe një dialog i pafund. Për akademikun, është shoku i pazëvendësueshëm i ftuar në ishullin e shkretë. Për ambasadorin e leximit, një pyll që hap gjithë shtigjet e imagjinatës, duke na çuar si në pallate luksoze dhe baraka modeste. Për shkrimtarin udhëtues, Hygo është forca e oqeaneve, e mërgimit, e angazhimit të drejtpërdrejtë. Një gjigant që mbart pasione njerëzore, jehona universale e të cilit bën jehonë te secili prej nesh. Të rrallë janë shkrimtarët, me përjashtim të Homerit, Shekspirit, Servantesit apo Balzakut, vepra e të cilëve përqafon një “tërësi” të tillë, sepse Hygoi është pasioni i të jetuarit. Ai eksploron të gjitha moshat, nga fëmija tek i moshuari, natyrisht duke i trajtuar njëlloj si burrat dhe gratë. Na ballafaqon me pikat e forta dhe bukuritë e një natyre që është përtej nesh, na zhyt në thellësitë e legjendës, në zemër të të gjitha ëndrrave njerëzore. Krijimtaria e tij na çon në një eksplorim të mrekullueshëm të jetës, ku gjithçka është e lidhur dhe e ndërthurur. Rëndësia qëndron në saktësinë, e ushqyer përherë nga nuancat. Tek ai, njeriu dhe shkrimtari janë një. Nuk e braktisi jetën për punën. Mishëron njëherazi vetjaken dhe epopenë – është dëshpërimi i babait që vajton vdekjen e së bijës dhe legjenda e shekujve. Me vështrimin kritik dhe humanist, Hygo krijon kombinimin e mrekullisë dhe vigjilencës, magjepsjes dhe denoncimit.
Kryevepra “Të mjerët” dhe aktualiteti i saj i fortë
Kryevepra “Të mjerët” i dha zë vegjëlisë, histori që mund t’i hasim edhe sot në shoqërinë tonë. Romani historik, botuar në 1862, qe një sukses i vërtetë, drafti i parë daton në vitin 1843, por përfundoi vetëm gjatë viteve të mërgimit. Romani gjurmon historinë e Francës në Parisin pas restaurimit, që mbulon periudhën nga 1815 deri në 1833. “Të mjerët” rrëfen ngjarjet dramatike të viktimave të shoqërisë, të cilët shpesh njiheshin si kriminelë. Historia është e qartë dhe komplekse, ka personazhe të ndryshëm, thuajse të gjithë kanë një jetë që duan t’ia mbathin. Protagonistët e gjejnë veten në situata tragjike dhe fatkeqe për shkak të shkaqeve të jashtme, që i bëjnë të veprojnë në mënyrë të gabuar në sytë e njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja pse quhen të mjerë, sepse jetojnë në mjerim. “Të mjerët” kapi betejat, heroizmat dhe njerëzimin e atyre që ishin dënuar në të padobishmen. Aktualiteti i romanit jeton në dëshpërimin e migrantëve, qofshin ata në Mesdhe, në Meksikë apo në Mianmar. E shohim në vazhdën e varfërisë së shkaktuar nga koronavirusi, i atyre, që, si Fantina, kanë humbur punën. Gjithsecili duhet ta lexojë “Të mjerët”, ose, të paktën, të përpiqemi, të bëhemi pak më shumë më njerëzorë. Ne jemi “Të mjerët”, “Punëtorët e detit”, “Njeriu që qesh”, me plagën e përhershme që e quajmë buzëqeshje në fytyrën tonë. Po ashtu, jemi “Katedralja e Parisit”: ndërtesa në rrezik, të kërcënuara nga zjarret, ku monstrat çmenden për zonjat bukuroshe. Në një shekull të 19-të dhune, mizorie dhe përbuzjeje, Hygo nxjerr mësimin humanist, duke na treguar se njerëzimi qëndron te çdo qenie njerëzore, se në çdo kopsht është e gdhendur e gjithë kozmogonia. Ai gjurmon rrugën nga Perandoria në Republikë, mbron lirinë me respekt për jetën, merr në pyetje demokracinë. Duke dhënë më shumë sesa një mesazh, Hygo bën thirrje për vetëndërgjegjësim. Betejat e tij janë aktuale, asnjë nuk është fituar. Pra, ai mishëron gjeninë e vëllazërisë.
Viktor Hygo do të kthehet në Francë vetëm me shpalljen e Republikës, me një rikthim triumfal, tashmë gëzonte famë ndërkombëtare. Më 22 maj 1885, Viktor Hygo pati një funeral sa madhështor, aq edhe prekës. Trupi u ekspozua nën Harkun e Triumfit dhe u vëzhgua nga dymbëdhjetë poetë. Sot, prehet në Panteon së bashku me Aleksandër Dymanë dhe Emil Zolanë. Krahas bashkëkohësit Luis Pastër, poeti simbolizon triumfin e Republikës dhe lavdinë më të madhe të kulturës franceze.
No comments:
Post a Comment