Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX."
Vitet e para të jetës Viktor Hygo i
në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte gjeneral në fushatat aktive Napoleniane.
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhë, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mijë franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhë nisi të frekuentoje rrethin e romantikëve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë: Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lirë; e dashura e tij për gati 50 vjet u bë Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.
Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njohë nga shefi i shkollës së re romantike. Vetë Hernani u kompozua me muzikë dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjerë.
Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.
Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim.
Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas ti dorezohej traditës historike letrare. Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë: në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet.
Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike.
Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887).
U rikthye sërisht të bëjë pjesë në Senat në 1876.
Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi - pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij - të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.
80 vjetori i tij u festua nga një turmë festuesish që i vendoste lule përpara shtëpisë; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhulietë. Hygoi qëndroi për ta qarë në vetmi deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje, në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSË
"Bug-Zhargal" - botuar më 1820. Vepra e parë, roman.
"Oda e poezi të ndryshme" - botuar më 1822
"Kromuel" – dramë, nuk u luajt asnjëherë, traktat dhe manifest për romantizmin. I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit. Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike, formës letrare, të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale, të shprishen rregullat e ngurtatë dramës etj.
"Ernoni" - dramë 1830 zhvillon betejë mes romantizmit dhe klasicizmit.
"Katedralja e Parisit", roman 1831
"Mbreti dëfren"
"Vepra dhe fjalët" - libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe i mbron kryengritësit
"Historia e një krimi"
"Napoleoni i vogël"
"Ndëshkimet"
"Soditjet‟
"Të mjerët"
"Njeriu që qesh".
"Viti 93" roman flet për ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez.
"Legjenda e shekujve"
"Arti i të qenurit gjysh"
- Katedralja e Parisit
Ky roman i jashtëzakonshëm historik i stilit gotik, i vendosur në Parisin mesjetar te kullat binjake të strukturës së tij më të madhe dhe simbolit suprem, katedrales së Notre-Dame, është drama tronditëse e Kuazimodos, një person me aftësi të kufizuara, ndërsa Lufton për t’iu kundërvënë kujdestarit Claude Frollo, i cili gjithashtu dëshiron të kryejë gjenocid kundër popullatës rome të Parisit.
Ngjashmëria dhe uniteti i të dy figurave
- Te dy këta personazhe edhe pse në dukje të kundërt në thelbet e tyre ishin të njëjte. Në të dy ishte mishëruar mjerimi njerëzor. Dukej sikur kishin ardhur në këtë dhe nga bota e hijeve : ai nga pjesa ku mbretëron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbretëron errësira. Këtë terr Dea e kishte brenda në veten e saj, kurse Guinpeni në fytyrën e tij. Dea kishte diçka si fantazem, kurse Guinpleni diçka si hije. Dea rrethohej nga një hon i zi, Guinpleni diçka edhe më të tmerrshme. Për Guinplenin që kishte sy ekzistonte edhe mundësia për tu krahasuar me të tjerët.
Te kesh sy në të cilët nuk pasqyrohet bota e jashtme, është një fatkeqësi shumë e rende, por jo aq e madhe sa të jesh enigma e vetvetes. Dea kish një tis mbi sytë e saj, Guinpleni kish një maske : fytyrën e tij.
- Te dy ishin të vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar : ajo nuk shihte asgjë. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzezë : ai shihte gjithçka.
- Mbi ta rëndonte dënimi i kobshëm i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurrë me aq mjeshteri jetën e dy qenieve njerëzore të pafajshme në një vuajtje të paprere, në një torture të skëterrshme.
- Dhe, megjithatë, ata ishin në parajse : duheshin.
- I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet përkundrejt figurës së Deas dhe njëkohësisht është i lidhur me të në mënyre të pazgjidhshme. Nga njëra anë kemi një shëmtim të dukshëm, nga ana tjetër një bukuri të natyrshme dhe të verbër.
- Te dy janë mishërim i vetive pozitive që karakterizojnë njerëzit e popullit : pastërti morale, pasuri shpirtërore, dliresi ndjenjash, aftësi për të dashuruar dhe vetëmohim.
- Fatët e tyre janë të pandashëm nga njeri – tjetri. Ai është sytë e saj, dhe ajo fytyre e tije.
- Viktor Hugo për Adele Foucher
1821 E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t'u rigjetur në më fund..., një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato... fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë..., një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej... Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve. I yti përgjithmonë V.H
Romantizmi në veprën e Hygoit
Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.
Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.
“Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.
Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjale.
Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte.
Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse të R.
No comments:
Post a Comment