2019-05-24

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë


Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me shumicë votash.

Akademikët e kanë votuar me 35 vota pro dhe 6 kundër, kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, pozicion për të cilin i vetmi në garë ishte Skënder Gjinushi.

Ndërkohë që për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

***



Rezultate imazhesh për skender gjinushi

Skënder Gjinushi (Vlorë, 24 dhjetor 1949) është politikan dhe matematicien shqiptar, ish Zëvendës Kryeministër si dhe Ministër i Arsimit dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Gjinushi kreu Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë 5-vjeçare. Doktoraturë në Universitetin "Pierre et Marie Curie", Paris (Francë). Doktor i Shkencave, Universiteti i Tiranës. Mban titullin Profesor Doktor në Matematikë.

Veprimtaria profesionale

Gjatë viteve 1973 - 1987: pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;

Gjatë viteve 1987 - 1990: Ministër i Arsimit;

Që nga viti 1986: Profesor;

Që nga viti 1989: anëtar i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria politike

Gjatë viteve 1987 - 1991: Ministër i Arsimit; shkurt 1991: jep dorëheqjen;

Në vitin 1991 dhe në vazhdim: Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, anëtare e I.S; deputet në Legjislaturat XI, XIII, XV e XVI;

Gjatë viteve 1997 - 2001: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;

Që nga korriku i vitit 2002 e gjer në shtator të vitit 2005: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.



Rezultate imazhesh për sofokli tole

Vasil Sofokli  Tole (22 nëntor 1963, Përmet) është kompozitor dhe etnomuzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.


Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 në shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Në periudhën 1983-1987 kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e kompozicionit dhe pas diplomimit deri më 1991, punon në Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri" të qytetit të Përmetit. Prej vitit 1991 është pedagog i kompozicionit dhe i folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt-it dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, barazvlerës i Profesorit të Asociuar.

Është autor i këtyre librave: “Muzika dhe Letërsia”, Onufri (1997); “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Teknotrade (1998); “Folklori muzikor-polifonia shqiptare” vëllimi I, Sh.B.L.U. (1999); “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U. (2000); si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.

Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi, etj.

Krijimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo, të performuara edhe në vende të tjera veç Shqipërisë, në Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi e të tjera.

Ka fituar mjaft çmime, përfshirë atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), apo çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998).

Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika” në Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të shoqatës bibliografike botërore Literatura e Abstrakteve Muzikore RILM me qendër në Nju Jork (1995), bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike CIOFF, president i Këshillit të Muzikës Shqiptare dhe si i tillë, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s, anëtar i shoqatës gjermane për të drejtat autoriale të muzikës GEMA që prej 1997-ës, anëtar i SEM-it (1999) në Sh.B.A.,

Organizatës Ndërkombëtare për Artet Popullore IOV në Austri, Shoqatës për Etnomuzikologji SEM në Indiana të Shteteve të Bashkuara, si dhe për dy vjet, nga 1997-a në 1999 drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.Etj.


Rezultate imazhesh për Salvator Bushati


Akademik Prof. dr. eng.Salvator L. Bushati(26.5.1949) është  Gjeofizikant, përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme “Ismail Qemali” në Tiranë, Shqipëri dhe u diplomua si inxhinier gjeofizikant pranë Fakultetit të Gjeologji Minierave,Universiteti Politeknik i Tiranës (1970-1974).

Fillimisht, punoi në Ndërmarrjen Gjeofizike, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si inxhinier gjeofizikant. Ka kryer disa specializime pasuniversitare pranë univeristeteve të huaja si “Pierre and Marie Curie” dhe në mjaft vende të tjera europiane. Ka një karrierë të pasur shkencore, profesionale dhe pedagogjike. Në fillimet e para të veprimtarisë së tij ai drejtoi grupin kërkimor shkencor në studimet eksperimentale mbi mundësitë e përdorimit të
metodave gjeofizike në kërkimin e mineralit të kromit në Shqipëri, duke vendosur bazat metodike gjeofizike, teorike dhe praktike të përdorimit të gravimetrisë e magnetometrisë në kërkimin e kromit
(1974-1980), studime këto që u konkretizuan me projektime e zbulime të shumta të vendburimeve të mineralit të kromit në Shqipëri. Në vitin 1981 krijoi dhe drejtoi Departamentin e Kërkimeve Krahinore Gjeofizike dhe Gjeokimike dhe ndërmori kryerjen e disa studimeve, që realizoheshin për herë të parë në
Shqipëri. Gjatë viteve 1995-1999, drejtoi Ndërmarrjen Gjeofizike të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, duke e fuqizuar dhe lartësuar atë në një institucion me parametra bashkëkohor të studimeve e kërkimeve
aplikative e bazë, e shndërruar në Qendrën e Kërkimeve Gjeofizike, Gjeokimike dhe të Mjedisit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ai është autor i shumë studimeve të kryera për herë të parë në Shqipëri, si: “Rrjeti Gravimetrik i Shqipërisë” (1986); “Harta Gravimetrike e Shqipërisë”, “Rrjeti Magnetometrik i Shqipërisë” (1996), “Harta Magnetometrike e Shqipërisë” (1998), kontribut i Shqipërisë në “Harta Magnetike e Europës” (botimi i 1999 dhe ajo e rinovuar 2011) etj. Në vitin 1999 konkuron dhe punësohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku krijon dhe drejton një strukturë të re: Njësinë e Projekteve të Kërkimit, Zhvillimit Teknologjik e Inovacionit, të ASHSH. Në 2002 emërohet Sekretar
Shkencor i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike të ASHSH dhe më 2008 përzgjidhet Anëtar I Asamblesë së ASHSH dhe fiton titullin “Akademik” e më pas, nga Asambleja e ASHSH, zgjidhet Sekretar Shkencor i ASHSH, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë institucion (2009-2013); më pas (2014) zgjidhet Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike i ASHSH. Në vitin 2010 zgjidhet Anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve, Austri. Gjatë veprimtarisë në ASHSH ai drejton dhe
bashkëpunon në realizimin e shumë projekteve në kuadrin e programeve kombëtare si dhe ndërkombëtare me partnerë të Rrjetit të Akademisë së Shkencave në Europë (ALLEA); të Botës (IAP) e të
akademive të vendeve në zhvillim (TWAS); të institucioneve prestigjoze si CNR-Itali; Rrjetit të universiteteve italiane (CONISMA), etj. Ne këtë kuadër janë realizuar studime të shumta, si në “Studimi i Liqenit të Shkodrës dhe Bunës”; “Projektimi i Qëndrës Ndërkombëtare të Shkencave Detare (CISM)”, etj.
Aktualisht S.B. po punon për realizimin e projektit madhor “Studimi hidrogjeologjik, hidrologjik dhe hidraulik të Liqenit të Shkodrës në sistemin ujor Drin-Moraça-Liqeni i Shkodrës –Lumi Buna”, në kuadër tëprogramit IPA.

Prof. Bushati ka një veprimtari të gjerë shkencore botuese: autor i 29 librave, monografive e teksteve mësimore; mbi 156 artikujve të botuar jashtë e brënda vendit; pjesëmarrjes në mbi 119 veprimtari
shkencore; shumë studime (22) e projekte (52); organizime shkencore (35) dhe aktivitete të tjera të botuara (7); anëtar në mbi 27 institucione të huaja dhe 28 brënda vendit. Për veprimtarinë e tij ai ka marrë Medaljen e Punës: “Për veprimtari të shquar në përpilimin e intepretimin e hartave gjeofizike për Hartën e re Gjeologjike në shkallë 1: 200000 (1984); Diskun e Artë: “Për kontribut të veçantë për shkencën dhe shoqërinë ndërkombëtare”, përzgjedhur nga Bashkësia e Shkencave të Tokës, SHBA(1996); Medalje për kontributin në Simpoziumin e I-rë Ndërkombëtar të Studimeve të BESEC-ut (6-7 Maj,2005); Medalje për “Bashkëpunim të çmuar” akorduar nga Profesorët Italian të Institutit për KërkimeMjedisore Didaktike (Ireda, Napoli-21 Prill,2011).

Fusha shkencore të kompetencës

Shkencat e tokës dhe gjeofizike: Inxhinieri gjeofizike (prej 1974); Aplikimi i metodave Matematikore në përpunimin e të dhënave dhe interpretimin e informacionit me anë të kompjuterit, krijimi i programeve të algoritmit për këto qëllime(prej 1972); Aplikimi dhe baza e studimeve mbi metodat e reja gjeofizike, si Graviteti dhe Magnetizmi (prej 1974), dhe ajo e mikro rilevimeve magnetike (prej 1975) në zbulimin evendburimeve minerale, të kromit e bakrit; Studimet rajonale gjeofizike të gravitetit (prej 1980);
Studime rajonale gjeofizike magnetike (prej 1981); Zgjerimi i fushës së aplikimit të metodave gjeofizike në kërkimin e kromit, bakrit, asbestit, boksideve, kërkimit të mineraleve të rënda, të rralla dhe të çmuara; në studimin në fushën e inxhinierisë gjeologjike dhe hidrogjeologjisë; me aplikimin e gravitetit dhe metodat magnetike (prej 1980); Rrjeti Magnetik i Shqipërisë (prej 1987); 

Kartografimet magnetike

(të detajuara prej 1975 dhe ato rajonale prej 1978); Rrjeti gravitacional i Shqipërisë (prej 1988);

Kartografimet gravimetrike (të detajuar prej 1974 dhe ato rajonale prej 1978); Studime Paleomagnetike(prej 1992); Studime Gjeotermike (prej 2001);

Politika në S&TI: Programe Shkencore; Programe kombëtare për Kërkim-Zhvillim dhe Inovacion;

Strategji të kërkimit e të arsimit të lartë; Metodologji e ekpertiza mbi Politikat dhe Veprimet në lidhje me Zhvillimin e Qëndrueshëm; Strategji për RTD&I (kombëtare, rajonale & ndërkombëtare); Raporte shkencore kombëtare; Hartimin dhe menaxhimin e projekteve; Politika mjedisore; monitorime.Etj.

Rezultate imazhesh për Neki Frashëri

Neki Frashëri kreu studimet universitare dhe u diplomua me medaljen e artë në degën e Matematikës të Specialitetit, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës, në vitet 1971-1976.

Përfundoi disertacionin mbi “Aspekte matematike dhe algoritme të elementeve të fundme në përkuljen e pllakave” në Universitetin e Tiranës, më 1984-1985. Mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”nga Këshilli Shkencor i Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (ish-INIMA) më 1991,titullin “Drejtues kërkimesh (“Profesor)" nga Këshilli i Lartë i Atestimit më 1994, dhe titullin “Akademik” nga Akademia e Shkencave më 2008. Me mbarimin e studimeve universitare punoi si matematikan në
Drejtorinë e ndërtimit të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku realizoi zbatime të metodave matematike në fushën e ndërtimit. Njëkohësisht kontribuoi në fushën e modelimeve matematike në
gjeofizikë, për llogaritjen e kurbave të sondimeve elektrike vertikale në mjedis detar. Në periudhën 1978- 1979 punoi në grupin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave pranë Qendrës së Matematikës Llogaritëse në Tiranë. Me mbarimin e projektit të regjistrimit, kaloi në Katedrën e Matematikës të Specialitetit, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës. Më 1984 mbrojti para Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, disertacionin mbi zbatimin e elementeve të
fundme në përkuljen e pllakave elastike. Po në 1984 me krijimin e Katedrës së Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u transferua në këtë katedër dhe më pas, u dërgua në Francë në shkollën e kompanisë BULL, Francë, për studimin e sistemeve të shfrytëzimit të kompjuterëve dhe rrjetet informatike. Në 1988 u transferua pranë Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA).

Në fillim të viteve ’90, në rolin e nëndrejtorit të institutit (1993), kontribuoi në riorientimin e INIMA-s drejt rrjeteve lokale me teknologjinë Ethernet, sistemet Unix dhe Linux dhe protokollin e InternetitTCP/IP. Drejtoi ekipin e INIMA-s në pjesëmarrjen në tri projekte europiane në periudhat 1994-1997, me eksperimentimin e shërbimeve të internetit; drejtoi Projektin për Shqipërinë mbi problemin e kompjuterëve të vitit 2000, të financuar nga Programi InfoDev i Bankës Botërore në 1999-2000.

Kontribuoi në përfshirjen e INIMA-s në projektet europiane të Programeve Kuadër 5, 6 dhe 7, në veçanti në projektet e rëndësishme për rajonin e Ballkanit si SEEREN, SEE-GRID, HP-SEE dhe ISOTEIA për instalimin dhe shfrytëzimin e teknologjive të rrjeteve dhe sistemeve paralele në rajonin e Europës Juglindore dhe zbatimet e tyre në shkencat e tokës. Me shkrirjen e INIMA-s në vitin 2007, kaloi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, në rolin e drejtorit të Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim të Teknologjive
të Informacionit (ish- INIMA) të Fakultetit të sapokrijuar të Teknologjisë së Informacionit, më 2008. Po këtë vit u pranua si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Krahas punës kërkimore, vazhdon dhënien e leksioneve mbi programimin në mjedise të shpërndara dhe elementeve e kriptografisë në
degën e Inxhinierisë informatike të Universitetit Politeknik, dhe leksionet e sistemeve të shfrytëzimit dhe sistemet e shpërndara, në degën e Informatikës ekonomike në Universitetin e Tiranës.Etj.

Përgatiti: Akademik Prof.Dr.Flori Brruqi,Ph.D.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...