2019-05-19

Jo marrëveshje pa ndëshkim të së Keqes…

Kastriot Islami.jpg
Nga Prof.Dr.  Kastriot Islami 


Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër… Kjo nuk do të mjaftonte për të nxjerrë vëndin nga humnera ku gjëndet… apo ndaluar rrukullisjen e saj më thellë..

Që vëndi të futet në rrugën e normalitetit dhe të mos zhytet më thellë apo të rikthehet përsëri në të njëjtën trajektore vdekje ku e futit Rilindja, duhet NDËSHKIM.

NDËSHKIM I MODELIT TË SË KEQES…


Duhet të ndëshkohet blerja e votave me paratë e korrupsionit dhe kërcënimi i votuesve me kriminelët në pushtet.

Duhet të ndëshkohet të gjthë rastet e Kapjes së Shtetit nga Edi Rama dhe kupola e qeverisë së tij dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e politikanëve oligarkë, të biznesmenëve oligarkë dhe të gjithë manjatëve të medias oligarkë…

Duhet të ndëshkohen të gjitha rastet e lidhjës së qeverisë Rama me kriminelët dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vëna përmes aferave kriminale…

Duhet të ndëshkohen të gjiithë rastet e lidhjes së qeverisë Rama me trafikanët e familjet mafioze dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vendosura nga politikanët e lidhur me trafikantët dhe të gjithë trafikantëve të lidhur me politikanët e pushtetit qëndroe e lokal…

Thënë më konkretisht:

Duhet të ndëshkohet më së pari, ideatori, frymëzuesi, organizatori dhe përfituesi më i madh i kësaj skeme korruptive e kriminale Edi Rama. Nuk mjafton që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër, por duhet të ndëshkohet si kryeoligarku, që zotëronte që ditën e parë të uljes në karriken e kryeministrit 200 milion euro pasuri të paligjshme. Si personi që ka ideuar dhe realizuar lidhjet me krimin dhe ka promovuar kriminelët si deputetë e zyrtarë të lartë. S i organizatori i kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta. Si ideatori dhe orkestruesi i blerjes së votave dhe kërcëinimit të votuesve. Si ideatori dhe organizatori i keqpërdorimit të reformës në drejtësi për të vënë nën kontroll gjyqsorin. Si ideatori i nxitjes së emigrimit masiv të shqiptarëve… Si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të destabilitetit të rajonit përmes rolir të tij kryesor në zbatimin e projektit famëkeq Rama-Thaci-Vucic.. E tjerë e tjerë.

Duhet po ashtu të ndëshkohen edhe disa nga anëtarët më aktiv të kupolës së ngushtë të Edi Ramës. Këtoij gjykimi dhe ndëshkimi nuk duhet ti shpëtojnë Damian Gjiknuri, i cili ndër të tjera rezulton në skemën e blerjes korruptive të votave në Dibër e me shumë gjasa edhe në Vlorë. Sajmir Tahiri i lidhur ngushtë me bandat mafioze. Vangjush Dako, i cili ndër të tjera rezulton i lidhur ngushte me bandat kriminale për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. E shumë të tjerë…

Që të realizohet ky ndëshkim kaq masiv e i thellë që ndokujt mund ti duket e pamundur duhet “rivendosur” në shinat e ndershmërisë dhe të normalitet reforma në drejtësi e cila me pak vullnet do të mund të gjeneronte një gjyqsor profesional, me integritet dhe mbi të gjitha të pavarur nga politika dhe që ndëshkon cdo politikan apo ishpolitikan të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Dhe kjo nuk e vështirë të realizohet por nëse nuk do të realizohet qverisja e ardhshme nuk do të mund të qëndrojë në këmbë as 3 muaj…

Që të realizohet ky ndëshkim, do të duhet që ‘kjo gijotinë ndëshkimi të së keqes” duhet të bjerë pa asnjë hezitim mbi këdo që ka qënë pjesëtar i ndërtimit të modelit të së Keqes. Kujtdo pa dallim. Nuk duhet të kursehet aksush. Duke filluar nga Edi Rama dhe vazhduar me politikanë shumë të lartë të oligarkisë. Biznesmenë “të fuqishëm” të oligarkisë. Manjatë të “fuqishëm” të oligarkisë. Kriminelë dhe banditë, trafikantë dhe mafiozë të lidhur apo në shërbim të politikanëve oligarkë.

Nuk duhet që këta personazhe të pranohen në tavolinën për gjetjen e zgjidhjes. Nuk duhet të jetë asnjë prej tyre pjesë e zgjidhjes. Sepse edhe nëse këta personazhe largojnë duart përkohësisht nga pushteti por nuk ndëshkohen dhe nuk ju konfiskohet pasuria e paligjshme shumë shpejt qytetarët do tju kthehen me forcë më të madhe dhe revoltë të shumëfishtë qeveritarëve të “rinj”.

Në Shqipëri, që e keqja të mos përsëritet, ajo duhet ndëshkuar.

Duhet të marr fund mendimi se një skandal zgjat vetëm tre ditë dhe ai zëvëndësohet nga skandali i rradhës.

Duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë praktika se ai që vjen në pushtet nuk ndëshkon të keqen që luftoi për të crrënjosur por sapo ulët në karriken e qeveritarit e ka mëndjen të rruajë ndonjë gjë për vetë për të mos u futur në konflikt me bartësin e së keqes së mëparshme që vazhdon të gëzojë gjithcka kishte realizuar pa iu future asnjë gjemb në këmbë…

Shqipëria nuk do të mund të marrë kthesën e nevojshme nëse nuk i jep fund kulturës së PANDËSHKUESHMËRISË… Vendi do të vazhdojë të shytet tjellë e thellë në greminë dhe/ose do të boshatiset gjithnjë e më shumë nëse bartësit e së keqes nuk ndëshkohen…

Kap përshtypjen se këtë rradhë nuk do të funksionojë më zvëndësimi i së keqes më të madhe me të keqen më të vogël…Nëse kjo do të ndodhte, dhe kjo do të kishte shumë mundësi të ndodhte nëse Rama nuk do të ndëshkohet por do të pranohej si pjesë e zgjidhjes qoftë edhe i dorëhequr, atëhere cunami i revoltës qytetare do të ishte i parapashikueshëm. Ose turavrapi i i shqiptarëve për të emigruar do të ishte i pashëmbullt.



****

Kastriot Islami (lindur në Tiranë më 18 gusht 1952) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.


Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë Speciale. Doktoratë në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, Universiteti i Parisit XI, 1981-1985. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.

Doktor i Shkencave, Profesor.

Veprimtaria profesionale

Profesioni: Fizikan

Punonjës kërkimor-shkencor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës; Zëvendësdekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Zëvendëskryetar i Këshillit Shkencor; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ballkanik të Fizikës; anëtar i Editorial Board of Journal "Fisica Balkanica".

Veprimtaria politike

Kastriot Islami ishte një nga veprimtarët e parë të transformimit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Partinë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1991 edhe pse nuk ishte anëtar i saj. Ai u bë anëtar i Partisë Socialiste në vitin 1996.

Mbas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunëshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.

Në dhjetor të vitit 2011 Edi Rama i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste përjashtimin e Kastriot Islamit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me arësyen se nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku do të votohej për kryetarin e Kontrollit të Shtetit. Ky propozim u kritikua nga deputetët Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi kërkoi që të paktën, deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist Rama. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të vendoset në kryesi dhe nga kryetari përjashtimi i deputetit, por kjo duhet kaluar në grupin parlamentar. Malaj e konsideroi metodën e përjashtimit të dëmshme për Partinë Socialiste.[1]

Funksionet drejtuese

1996-2013: anëtar i PS-së; 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së; 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së; 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS; 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; 1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës; 1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese; 2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme; 1991: Ministër i Arsimit; 1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër; 2002-2004: Ministër i Financave; 2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme; 1999: Koordinator për Krizën e Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...