2019-05-19

O ZOT ! ATDHEUN E GJERGJIT PO, E HAN DREQI!


Image results for fritz radovani


Nga Fritz RADOVANI:


Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu, ka thanë: “Madhështia e drejtuesit të një shteti asht lumtunia e Popullit tij.”

Një thanje e mbetun e shkrueme në mur po, n’ Atdheun e Tij kurr e vume n’ jetë.


Image results for O ZOT!  ATDHEUN OF GEORGE YES, HAVE DREKA!


 Prej 1913 modeli i drejtuesve të shtetit asht edhe sot Esad Pash Toptani...

Rezultate imazhesh për fishta

 E, per çudi, edhe streha e “mkatnorve” mbasi mbushin xhepat me thesaret e shtetit, në Paris gjejnë “token e premtueme”, per të cilen kanë “sakrifikue” edhe rininë.., deshta me thanë pleqninë e tyne: “Anadollakët me pikpamje Europjane revolucionare”.

Rezultate imazhesh për edi rama dhe lulzim basha

Kryeministri i sotem Edi Rama, besimtar i “madh” që kerkon me “rilindë” të vdekunit dhe, me ata (mbasi ti drogojnë në çadren e Lulzim Bashës), me coptue Shqipninë që i ka mbetë në dorë pa mend e pa gojë, qyshë prej “mbretnisë” Pashiqit, ose Ahmet Zogut...

Rezultate imazhesh për enver hoxha nexhmije hoxha


Fashizmi i shkretë boll u mundue me na “shpetue” me antarsimin e Nexhmije Hoxhes në parti fashiste e gjysen e byroistave sllavo komunista.., po shyqyr edhe ai deshtoi...

Rezultate imazhesh për tito stalin

Jalta na siguroi nen “ombrellon” e Titos e Stalinit, me vorrmihsin e palodhun të shtëpisë së njohun të sokakut budallenjëve të Gjinokastres, fidanin e bylykbashit.., që pat ujitë me aq dashuni Miladini i Popoviqve të “Ballkanit perëndimor” në Tiranën e Toptanëve.

Imazh i ngjashëm

Luli i vocerr i Bashejve të “bllokut të ri”, boll po ecë.., po nuk po e lanë ma ba hajer, ata i huptë fara: “Katolikët e Veriut të Shqipnisë”... 

E pra, boll i kemi vra e pre si berret... E një kullë nuk ka mbetë aty, e pasha një Katolik nuk asht në Kryesi të PD, e prapseprap, nuk e ulin koken... Edhe pse i pret kmesa e sllavit, tue i ra pernatë “Lahutës”...

Po, me votue per ke doni o Shqiptarë! Shikoni listen e deputetëve të 1945, e fundin e tyne mbas Shpalljes së Republikës Popullore të Jugosllavisë, të “Shqipnisë deshta me thanë”.

Ose, pyetni “Akademinë e Malit t’ Zi”, gabova.., të Tiranës Beogradit se, m’ shkoj goja...

Rezultate imazhesh për fishta


E, BESOJ, DO T’ JU KUJTOHET I MADHI AT FISHTA...

Imazh i ngjashëm


NJI GJAMË DISHPRIMIT

1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk ka;
Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit
Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá
Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:
Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,
Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

2. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;
Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,
E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina
Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,
Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé
Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

3. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,
Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,
Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,
Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,
Burrat e dheut do t’ xêtê n’ gjumë pështetun,
Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!...

4. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit
Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,
Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,
Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme
E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,
E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...

5. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset
E popujt rregullon e i mban ndër caqe?
Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset
Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe...
Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit
Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

6. E mallkue kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,
E e shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

8. O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,
T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

9. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota
Mburojë iu bam Europës, pa dijtë shk’ asht tuta,
Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota
Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta
U dridhte nji Sulltan, qi njaso here
Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,
Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume
Tartarit, e pre’ Europet larg rrezikun
Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
Por kurr Europa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;
Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

11. E kur per pesqind vjet na nder veriga
Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,
E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga
Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,
N’ harresë Europa edhe m’ atëherë na qiti
E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

12. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,
Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,
E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,
Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;
Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,
Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

13. Veç sod pse Europa, sod qi asht t’ gjith uzdaja
Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,
Pse sod Europa, - do Mbretni të Mdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë
E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

14. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
As nalt mbi qiell, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
***
Melbourne, Maji 2019


Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. 

Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. 

U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për nevoja shendetsore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. 

Mbas katër vjetësh,kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. 

Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. 

Në vitin 1969, u largua nga arsimi dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. 

Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull Piktor dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist.

 Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg.

 Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. 

Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. 

Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri.

 Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. 

Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë.

 Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi.

 Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993.

 Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. 

Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. 

Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti Radovani po punon mbi një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...