Nga Flori Bruqi : Historia serbe është gënjeshtër, krijoi rrejshëm mitin mbi Kosovën

Rezultate imazhesh për kush eshte sonja biserko biografija

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.
“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve
ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta.

Dhe memorandumi Ëndrra është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.


Sonja Biserko ka  lindur më 14 shkurt 1948, Beograd, RSF Jugosllavi është aktiviste serbe për të drejtat e njeriut. Ajo është themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Më 8 Maj të vitit 2013, u emërua anëtare e Hetimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, me Michael Kirby dhe Marzuki Darusman. Më 18 shkurt 2014, ata publikuan një raport që ka marrë vëmendje mbarëbotërore.


Sonja Biserko është e diplomuar në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo ka shërbyer si diplomate për ish-Jugosllavinë në Londër dhe në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për mbi 20 vjet, deri në vitin 1991, kur dha dorëheqjen nga posti diplomatik, si shenjë proteste ndaj politikave të Sllobodan Millosheviqit gjatë rritjes së nacionalizmit në mbarë Jugosllavinë. Në Gjenevë, më 1991, organizoi një nga takimet e para të opozitës jugosllave ndaj Millosheviqit. Në vitin 1994 ajo themeloi Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS) dhe është Presidentja aktuale e organizatës. HCHRS-ja, anëtare e rrjetit europian të Komiteteve të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe ish-pjesëtare e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, që është shkrirë, është një organizatë profesionale që punon për të promovuar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Serbi,[6] duke sfiduar dogmën nacionaliste, dokumentuar krimet e luftës dhe shërbyer si mbrojtëse e të përndjekurve dhe të dhunuarve.

Puna e vazhdueshme e Biserkos ka përfshirë dokumentimin e ringjalljes së ndjenjave nacionaliste që vijuan pas luftës në Kosovë, kërcënimeve të vazhdueshme ndaj pakicave, përpjekjeve për të falsifikuar apo mohuar të dhënat historike dhe përpjekjet për të minuar shoqërinë multi-etnike në ish-Jugosllavi. Përmes mbështetjes aktive për komunitetet e pakicave dhe refugjatëve brenda Serbisë dhe Kosovës ajo ka kërkuar veçanërisht të promovojë dialogun mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Si një zë disident që ka kritikuar axhendën nacionaliste, ajo ka qenë figurë kontradiktore. Në prill të vitit 1997 mbajti fjalim në Konferencën mbi Gjenocidin, Krimet kundër Njerëzimit dhe Luftës sponsorizuar nga Universiteti i Kalifornisë në Qendrën e të Drejtave të Njeriut të Bërklit për rolin e mediave serbe në përgatitjen e rrugës drejt gjenocidit në ish-Jugosllavi, me titull "Duke Raportuar nga Fushat Vrastare".

Në një debat në Parlamentin Europian mbi dialogun ndër-kulturor dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor, ajo deklaroi që elita politike serbe vazhdonte të mbetej "rob i miteve etnocentrike serbomadhe, dhe i teorisë se Serbia është viktima e një komploti ndërkombëtar" dhe argumentoi se progresi i ndalur i integrimit të Serbisë në Europë ishte për shkak të angazhimit të vazhdueshëm të elitës ndaj një aneksimi përfundimtar të Republika Srpskas.[nevojitet citimi]

Në fjalimin e saj në 2009 ku pranonte Çmimin e të Drejtave të Njeriut të Qytetit të Vajmarit, ajo pohoi qëndrimin se e shkuara e afërt e Serbisë dhe traumat që shoqëroheshin me të mund të kapërceheshin vetëm duke e njohur dhe kuptuar këtë të shkuar. Puna e HCHRS-së kërkonte të hidhte dritë mbi fshirjen ose falsifikimin e së shkuarës. Harresa dhe riinterpretimi i orkestruar i së shkuarës, si historike edhe të afërt, ka sjellë si rrjedhim dështimin për t'u përballur me të vërtetën dhe braktisur trashëgiminë e aspiratave nacionaliste. Ndryshimi mund të arrihet në Serbi, në veçanti, dhe në rajon, në tërësi, vetëm nëse thuhet e vërteta.

Ajo argumentoi se këmbëngulja e aspiratave nacionaliste ka ushqyer një klimë armiqësore kundrejt të gjitha vlerave jo-nacionaliste, përfshirë të drejtat e njeriut, dhe nxori në pah nevojën për një ndryshim strategjik, duke bërë thirrje për vendosjen e një 'minimumi moral' në shoqëri dhe në politikë si bazën e shtetit serb, duke hapur rrugën për konsolidimin e demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal. Ky "minimum moral" do të përfshinte bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë dhe njohjen e punës së Gjykatës si pikë morale referimi.

Biserko dhe stafi i HCHRS-së kanë provuar kërcënime dhe kanosje. Sulmet fizike mbi Biserkon dhe bastisjet në shtëpinë e saj në 2005 dhe 2006 janë raportuar se kanë pasur lidhje me zyrtarë qeveritarë që kishin nisur një fushatë sulmesh dhe kanosjesh kundrejt drejtueseve femra të disa OJQ-ve serbe për të drejtat e njeriut. Në 2008 një grup i madh protestuesish, ku bënin pjesë anëtarë të Lëvizjes 1389 dhe Protestës, u mblodhën përpara zyrës së HCHRS-së me thirrje kërcënuese, shumë prej të cilave iu drejtoheshin veçanërisht Sonja Biserkos, dhe lanë një karton të madh me shenjën e svastikës jashtë ndërtesës.

HCHRS-ja mori shumë letra kanosjeje, disa prej të cilave përfshinin kërcënime të detajuara për vrasje kundrejt Sonja Biserkos, e cila nuk përfitoi mbrojtje policore. Një artikull gazete e quajti "tradhtare ndaj serbtarisë homogjene", duke publikuar adresën e shtëpisë dhe informacion mbi familjen. Informacion personal mbi të u botua edhe në faqen e internetit të gazetës. Këto sulme mediatike dhe veprime kanosjesh agresive besohet të jenë lidhur me botimin e Raportit Vjetor të HCHRS-së për 2007-tën, që trajtonin krimet kundër njerëzimit të administratës serbe në rajonin e Ballkanit gjatë viteve '90.

Sonja Biserko është autorja e Srbija na Orijentu (Serbia në Lindje) dhe Implozioni i Jugosllavisë: Tërheqja Fatale e Nacionalizmit Serb.[9] Ndër rreth 140 punimeve të tjera ka shkruar për Gjenocidin e Srebrenicës, rënien e Vukovarit, luftërat në ish-Jugosllavi dhe krimet e luftës dhe raportet e gjyqeve të Sllobodan Milosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit. Punët e saj kanë dokumentuar rolin e institucioneve serbe, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në inkurajimin e ekstremizmit serb dhe kanë kontribuuar në punën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Jugosllavi.

Sonja Biserko ishte anëtare themeluese e një lëvizjeje europiane në Jugosllavi, Qendra për Aksion Anti-Luftë në Forumin e Beogradit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ajo është pjesëtare e vjetër në Institutin e Paqes e Shteteve të Bashkuara.

Vëllai i Sonja Biserkos u vra si anëtar i së ashtuquajturës "Garda Kombëtare Kroate" gjatë betejave me serbët e Krajinës (serbë që jetonin në zona të Kroacisë së sotme). Vdekja e tij e goditi Sonja Biserkon dhe ajo njihet në Serbi si kritike e egër ndaj gjithçkaje që lidhet me nacionalizmin serb, madje dhe përtej kësaj.

Çmimet:

Në 1994 mori Çmimin e të Drejtave të Njeriut të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Nju Jork. Në 2005 ishte një prej 1000 grave në grupin 1000 Gra për Paqen të nominuara për Çmimin Nobel për Paqe. Në 2009 iu dha Çmimi i të Drejtave të Njeriut 2009 i Qytetit të Vajmarit (Gjermani) së bashku me Jestina Mukokon. Në 2010 iu dha Çmimi i të Drejtave të Njeriut i Universitetit të Oslos.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)