2019-05-24

Dashuri në kohërat e kolerës




“Qau për herë të parë që nga mbrëmja e gjëmës, pa dëshmitarë, se vetëm ashtu mund të qante ajo. Qau për të shoqin e vdekur, për vetminë dhe mllefin e saj dhe kur, hyri në dhomën e gjumit, qau për veten, sepse shumë pak herë kishte fjetur vetëm në këtë shtrat, qëkurse humbi vajzërinë.
Gjithçka e të shoqit e bënte t’ia shkrepte vajit: pantoflat me xhufkë, pizhamat nën jastëk, vendi i tij bosh i pasqyruar tek tualeti, aroma e tij në lëkurën e saj. E bëri të dridhej një mendim i vagëlluar: “Njeriu që ti dashuron, duhet të vdesë me gjithçka ka të tijat.”

Fjeti pa e kuptuar, por duke e ndjerë në gjumë se po vazhdonte të ishte gjallë se i dilte e i tepronte gjysma e krevatit dhe se dergjej në brinjë në krahun e majtë, si gjithmonë, por që i mungonte kundërpesha tjetër në bregun e djathtë.
Duke menduar në gjumë, mendoi se kurrë më nuk do të mundte të flinte ashtu si më parë dhe zuri të denestëte pa u zgjuar dhe vazhdoi të flinte pa ndërruar pozicion, në bregun e saj, deri shumë vonë pasi kishin kënduar gjelat, kur e zgjoi dielli i padëshirueshëm i një mëngjesi pa të.

Vetëm atëherë i ra mendjes se kishte fjetur shumë, duke dënesur në gjumë dhe, ndërsa flinte duke dënesur, kishte menduar më tepër per Florentino Arizën sesa për të shoqin e vdekur…”

Gabriel Garcia Marquez

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...