Shkup, fëmijët detyrohen të lypin sa më shumë para



Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Dhjetëra fëmijë çdo ditë mbushin rrugët e Shkupit, por edhe të qyteteve të tjera të vendit, në kërkim të lëmoshës. Të shfrytëzuar nga prindërit, gjyshërit apo personat e tjerë, ata nxirren në rrugë për të punuar ose lypur.

“Sa vjet i ke? 11 e gjysëm; Në shkollë shkon? – Po; Kur ishe në shkollë? – Në mëngjes; Kush të thotë të punosh? -Vetë; Pra ke dëshirë vetë që të punosh? – Po; Ke kohë për ti mësuar mësimet pastaj? – Po; Sa krembanana i shet në ditë? – I shes nji ose dy kuti; Edhe parat kujt ia jep? Në shtëpi i çoj, babit tim”, u shpreh fëmija.

Ndërsa moshatarët e tyre ndjekin mësimet, këta fëmijë janë të detyruar të bredhin rrugëve me qëllim që të fitojnë sa më shumë para.

“Unë mendoj që lypja apo keqpërdorimi i fëmijëve është fytyra e mjerimit dhe është vetëm simptom. Ne kemi problem me një sëmundje, ta quaj, më të thellë e cila është varfëria e skajshme në të cilën gjenden ato, prandaj ne apelojmë shpesh se duhet ndërmarr politika publike të cilat do të operojnë në nivele të ndryshme”, deklaroi Albulena Karaga – Punëtore e paqes në Ambasadën e fëmijëve “Megjashi”.

Avokati i popullit, Ixhet Mehmeti thotë se nuk ka të dhëna konkrete se sa është numri i fëmijëve që ekspozohen në rrugë dhe se ky është një problem mjaft shqetësues dhe aktual në Maqedoni. Edhe pse shfrytëzimi I fëmijëve dënohet me ligj , në Maqedoni nuk është bërë asgjë për parandalimin e kësaj dukurie.

“Është bërë dukuri në shtete me demokraci të brishtë apo ne tranzicion nëse doni më butë që të mendojnë se e kanë kry punën vetëm e vetëm se kanë miratu një ligj për një sferë apo per një fushë të caktuar po edhe ktu konkretisht. Nuk mjafton të miratohet vetëm norma juridike pra ligji që ajo të jetë e ndaluar por duhet të grumbullohen një mori kushtesh te tjera të sigurohet që të mos vijë deri te një dukuri e tillë dmth sa pushteti krijon kushte që të realiziohet ai ligj ashtu si është e shkruar”, theksoi Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.

Mos figurimi i këtyre fëmijëve në regjistrin amë paraqet një problem tjetër serioz. Nga ambasada e fëmijëve vazhdimisht apelojnë që këto fëmijë të kyçen në procesin arsimor, gjë që do të ndikonte dukshëm në zbutjen e dukshme të kësaj dukurie.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)